Hej-Çisora, ndeshje në korrik për të shuar sherrin

5 Maj 2012, 13:27Sport TEMA

Devid Hej dhe Derek Çisora do të rrezikojnë të ardhmen e tyre duke planifikuar një ndeshje të palicencuar, pasi po mendojnë të zgjidhin zënkën e tyre të Mynihut në një ring gjatë verës.

Sipas mediave angleze, pritet që ditën e martë, promotori i njohur Frenk Uorren,të bëjë publik vendimin rreth zhvillimit të kësaj ndeshje në korrik, në ringun që do të ndërtohet brenda fushës së stadiumit të futbollit të Uest Hem.

Çisora nuk ka një licencë, që i është revokuar nga Bordi Britanik i Boksit dhe apeli i tij është shtyrë në fundin qershorit apo në fillimin e korrikut.

Ndërsa Hej, duhet të aplikojë përsëri për një licencë nëse dëshiron të kthehet nga pensioni, por do ta ketë shumë të vështirë ta sigurojë një të tillë në territorin britanik, sipas fjalëve të vetë sekretarit të këtij Bordi, Robert Smith.

“I kam dëgjuar edhe unë zërat por nëse ata po e planifikojnë një gjë të tillë, kjo nuk do të ketë licencën tonë. Asnjë prej këtyre dy boksierëve nuk ka licencë për të boksuar në Britaninë e Madhe”, tha ai.

Pak kohë më parë, promotori Frek Uorren deklaroi se një ndeshje e tillë do të tërhiqte më shumë vëmendje se një përballje e vëllezërve Kliçko.

“Kjo do të jetë një ndeshje më e madhe se duke u përplasur me Vladimir apo Vitali Kliçko. Kanë shumë gjëra për të cilat mund të luftojnë kundër njëri-tjetrit. Ringu është vendi i duhur që ata të zgjidhin mosmarrëveshjet”, ishin fjalët e Uorren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje