Zlatan Ibrahimoviç kërkon një Milan më të fortë në sezonin e ardhshëm dhe u ka bërë thirrje drejtuesve të skuadrës të bëjnë maksimumin për t’i garantuar sa më shpejt një gjë të tillë. Sulmuesi që fitonte titullin kampion prej 8 sezonesh radhazi me skuadrat ku është aktivizuar, mendon se kuqezinjtë ia kanë dhuruar trofeun Juventusit falë gabimeve të tyre.
“Unë nuk jam mësuar të mos fitoj. Juventusi nuk ka humbur asnjë ndeshje dhe duhet t’i bëjmë komplimente. Por titullin kampion ia dhuruam mbi të gjitha ne. Prisja me padurim këtë vit dhe nuk mund të them se nuk ka shkuar mirë në planin persona, kam thyer çdo rekord të Milanit dhe më mbetet vetëm ai i Nordhal. Por këtë radhë nuk kam fituar asgjë”, ka treguar suedezi për “Aftonbladet”.
“Alegri ka besimin e skuadrës dhe unë nuk kam ndërruar mendje. Kam një kontratë për dy vite të tjera dhe jam i lumtur të qëndroj te Milani, dua të fitoj këtu. Nuk kam dyshime mbi veten, por çështja është se mos klubi ka dyshime mbi të gjithë projektin, lojtarët, të ardhmen”, ishte komenti i tij.
Më pas, ai ka nxitur drejtuesit të marrin sa më shpejt masa, sidomos për të zgjidhur situatën problematike të dëmtimeve që ka shkatërruar sezonin e kuqezinjve.
“Nuk mund të ndodhë në një klub të madh që gjatë të gjithë kohës të mungojnë 14-15 lojtarë nga 30 që ka një ekip. Nuk është normale, nuk më kishte ndodhur asnjëherë, ka diçka që nuk shkon dhe ajo duhet ndryshuar sa më parë”.
“Nëse do të kishim të gjithë ekipin në dispozicion, do të kishim mundësi më të mëdha për të marrë titullin. Por dëmtimet kanë vazhduar gjatë të gjithë sezonit, edhe në derbi patëm dy të tjerë”, tregoi sulmuesi, ndërsa mediat italiane pas kësaj deklarate kanë filluar menjëherë të spekulojnë mbi të ardhmen e tij.
Zllatani i la te 31 vjetet dhe pjestaret e tij i ka me moshe te larte.Te harroje kampionatin se nuk ka per te marre 15 penallti si sivjet
Nuk i ka bo akoma o shoku 31,nejse matematika nuk eshte shkence ekzakte,ashtu si sporti edhe ajo eshte thjesht opinion.
e cuitshme, ibra dhe vetem e merr kampionatin ne itali,
por sivjet, nesta dhe pleqte e tjere te krujes nuk patem me pike fuqie me ndjeke lojtaret e rinj
ne fillim te sezonit ky hundederri bashke me ate palacon qe rri ne pankine mburreshin e na thoshnin se jemi ne nje nivel me barcen. haha me gajasi fare !!!!
Kto pepinot e Milanit per mu duhet te morin prap Maldinin ene Kostakurten e te fitojne. by the way si nuk u ankun hic per penalltine qe moren dhe golin e anullu Interit
Maldinin,Costacurten dhe P.e.S.
Mere ni me mend se sa dobet eshte MILANI KUR ARRIN DHE “SHKELQEN”””‘””’ TURKO-SUEDEZO MYSLIMANO-SERBO BOSHNJAKO- IBRAHIM -O VIC ! PO te ishte per te qene ky derri i eger DERGONTE SUEDINE NE EUROPIAN 2012 DHE E DERGONTE DHE NE BOTERORIN E 2010 . RONALDUA TE PAKTEN E DERGOI PORTUGALINE DHE NE BOTEROR DHE NE EUROPIAN ,PAMVARESISHT SE E DERGOI ME BREKE NEPER KEMBE ( ME PLAY-OFF).
O dyrdyl,injorant,Suedia eshte ne Europianin 2012.Mjaft shkrujte budalleqe