Rikthehet "Zonja e Vjetër", Juventusi, kampione e Italisë

6 Maj 2012, 23:09Sport TEMA

Juventusi shpallet kampione e Italisë një javë para përfundimit të kampionatit, duke marrë një trofe që pakkush e kishte besuar të mundshëm në fillimin e sezonit. Si për ironi të fatit, për këtë titull ata duhet të falënderojnë armiqtë e urryer të Interit që fituan derbin ndaj Milanit dhe i dhanë sigurinë matematike të fitores së trofeut.

Juventusi kishte një transfertë të lehtë në letër përballë Kaljarit, ndeshje e luajtur në fushën asnjanëse të Triestes ku thuajse e gjithë tifozeria ka qenë bardhezi. Si rrjedhojë, ndeshja ka folur kryesisht për skuadrën e Kontes që ka gjetur golin në minutën e 6-të me Vuçiniç, e më pas e ka patur më të lehtë për të kontrolluar takimin e për të shënuar golin e dytë kur mbeteshin 15 minuta nga fundi i sfidës, falë autogolit të Kaninit në portën e tij. Festa ka filluar vetëm kur nga Milano erdhi lajmi se Milani ishte mundur në derbi dhe se tashmë mund të festohej ky titull i shumëpritur nga tifozeria.

Pikërisht derbi ishte ndeshja që mbajti të mbërthyer me miliona spektatorë, pasi ka qenë një sfidë emocionuese, me gola spekatakolarë, “gola fantazmë”, polemika dhe 3 penallti, ku në fund ka dalë fituese 4-2 Inter. Skuadra e drejtuar nga Stramaçioni ka dominuar me meritë ndeshjen dhe ka shuar ëndrrat e titullit të kushërinjve të Milan, ndonëse në këtë mënyrë ka ndihmuar armiqtë e përbetuar të Juventus.

27 komente në “Rikthehet “Zonja e Vjetër”, Juventusi, kampione e Italisë”

  1. 1444 says:

    200 milion zemra ne mbare boten sot gezojne….!!

    Forca Juventus !!

    1. Edi Detroit says:

      Ne mbare boten!!!.Hajde more ,prape me ofsajt goli I pare,nejse kishin me shume deshire ,dhe it’s k ,por mos na bej per te qeshur ,200 milion,me gjithe juventinet e Kamzes.

      1. studenti says:

        Edi, shko shih bejsboll lali, se nuk je per kete pune. te gjitha gazetat e italise shkruajne sot se goli nuk qe ofsajt!!! Forca JUVEEEEEEEEE!!!!!!!!!!!!

      2. fule says:

        Pergezime tifozave per kampionatin Nr. 30

        Historike…

      3. daku says:

        ik pi noi kafe,14 e livernois,ti edo,se juventinet i kalojne 200 milionet

      4. edi tirone says:

        o ed bathore,nqs goli i juves ishte 1 cm ne pozicion jashte loje,atehere cfare mund te thuhet per penalltine skandal qe iu dha milanit,apo per golin qe nuk ja quajten,apo per penalltine e Lucios…ik ha fara aty,ne nje kohe qe gjithe italia e duartrokiti juvneutsin,del nje kokezqebur nga malet e arushes dhe na tregon ceshte futbolli!

        ps: vetem ne indonezi dhe kine,japoni juventusi ka mbi 100 milion tifoze…langaraq.

      5. 1444 says:

        pirdh pirdh se lirohesh…

      6. 1 says:

        ed Rrashbull,ku e pe pozicionin jashte loje,ja c’thote gazeta e milanit,

        La gazzeta dello Sport;

        “Vucinic in gol: non è fuorigioco”

        http://www.gazzetta.it/Calcio/Squadre/SerieA/2012-05-07/quanti-casi-udine-atalanta-palermo-manca-rigore-vaio-era-rosso-911153303596.shtml

        …ik ha nje pjate pace dhe nje pras nga mbrapa tani IDIOT !

      7. Sali=Geddaf says:

        hahahaha Edi Detroit, te qenkan versul juventinat keq, mos jua ver re se jan te frustruar te shkretet, kan ca vite qe nuk fitojne, e jan eksituar me kete fitore ?

        O Juventina ngadal mor ngadal se si shume me vrull e keni marr, nje kampionat keni fituar, e nuk keni fituar tripleten ?

    2. aqif pallaska says:

      Juve eshte padyshim ekipi me i mire sot ne Itali, dhe Milani me ato lojtare pleq qe ka!!!! se di ku do veje.
      Lojtaret e Interit profesioniste te vertete.

      P.S
      Alegrin e paguajne????? se te largosh nje futbollist si PIRLO e te mbash “kasape” si Van Boomel!!!!

  2. daku says:

    bravo arusha e vjeter

  3. Sali=Geddaf says:

    Pata frike se Inter do bente leshime ndeshjen e mbremshme se ka pas ca presione nga tifozet qe mos ta fitonin ndeshjen, por jo inter beri nje ndeshje te madhe mbrem, “per inat te vjeherres shkon e flen me mullizhiun” nuk e bejme kete gje ne ?

    P.S Urime Juventinave per fitoren e kampionatit, e keni merituar, keni qene skuadra me stabel dhe me e mira kete vit ne Itali.

    URIME!

  4. Qytetari says:

    Po per “Luftetarin “e Gjirokastres qe kryesoi me merite gjate gjithe kampionatit,megjithese kunder tij u trokuan shume ndeshje,nuk foli njeri nga te “Temes”.

  5. Qytetari says:

    Urime Juventusit…!

  6. Latif Dreqi says:

    Fitoi ekipi me i padenje, nje futboll i merzitshem, nje futboll alla-Lipi, mbrojtes, i ashper..tipik juventin! Mos te harrojne qe kishin nje dhurate nga Milani, Pirlon i cili doli si lojtari me i mire i Juventusit me mbi 60% te votave..Milani beri nje kampionat te madh, duke pasur parasysh mungesat, demtimet e mbi 15 lojtareve..Allegri eshte trajner i mire, ka guxim dhe Milanin e do..Kjo ka rendesi!Vitin e ardhshem, Robinjo apo ndonje tjeter duhet ta lene skuadren..

    1. studenti says:

      Latif, siç ke mbiemrin e paske edhe komentin. Vetem mbrojtes nuk ishte futbolli i Juventusit kete vit! Kush jua ka fajin se ju munden te gjitha ekipet me te mira te Italise?! Sa per Alegrin, shko shihe se kishte dale te Partizani i panjohur, po kerkonte pune!!! Forca JUVEEEEEEEE!!!!!!!!

    2. prandaj them says:

      quhet futboll total,o latifke,dhe ket futboll e ka shpik hollanda,,,,pranej nuk duhen pranu ne komente,femije te piset,se na o shpif,shoku latif

      1. Latif Dreqi says:

        Juventusi futboll total??!!Juve futboll hollandez?!!ka mundesi te jete kampionati i pare qe do kesh pare..Ne Itali dhe jo vetem, revolucion ne futboll ka bere Milani dhe tani Barca..
        Mos me bej te qesh tani or plak, mqs ne qenkemi femije..Dihet si fiton Juventusi..mos u hapni kaq..Nejse xhanem, keni shume vite thate, dhe coc ju duket kjo..Juventusi qe te krahasohet ne loje, ne fame,me Milanin i duhet rruge e gjate, edhe 30 te tjere te fitoje, Milan nuk behet dot..

        1. prandaj them says:

          futu shif sa ka dale milani me juven qysh kur jane kriju,dhe hajde fol pastaj per famen

        2. enio says:

          Latif ngushellime, te paska djegur shume! Mbaju he burre se humbjet per burrat jane! Hajt ne koke te Galianit here tjeter!

        3. studenti says:

          O Latif Berlusconi! Me pleqte e Milanit do fitonit ju??? Hahahahaha. te vetmin lojtar qe kishit na e dhate ne, rrini hani paçe tani! Ose paguani ndonje rruspie, se per ate pune e keni te parin ate presidentin qe pi viagra tre here ne dite!

  7. agnelli IV says:

    Kjo eshte shenje e qarte se kampionatet nuk i fitonte vetem Moggi.
    por deshira , vullneti pasioni kembengulja, e nje klubi qe ne ne themel te stilit te vet ka pasur gjithmone parrullen ” asnjehere e dorezuar” deri ne ne minuten e 90. Dilet kampion edhe pa milionat e mourinjos, Moratit dhe Berlusconit. Dilet kampion edhe ME 8 LOJTARE ITALIAN NE FUSHE , ME NJE BALLKANAS DHE NJE KILIAN. Ky eshte thelbi i asaj qe perfaqson esenca Juve

  8. AK says:

    TURP PER SERIE A

    1. Enio says:

      Turp per ata qe kane 30 kampionate? Hahahahahahahahahahahahahahahahahaha! Ca gallate jane keta milanistat e lodhur!

    2. sabriu says:

      O AK!!! Ku jeton ti or mik? Qenke rrjedhur fare, me keq se shef Berlusconi qe s’po le viagra pa pire! Juventus eshte historia e futbollit italian. Prit dhe pak dite e shih sa lojtare te Juves do kete kombetarja italiane ne Ukraine! Atehere fol per turpin, o i paturp!

  9. Beni_i_FEDit says:

    Urime Juventusit, por tifozat me kembe ne toke. Nuk ka me gje te keqe se te pranosh vendimin, sepse ne fjalet e avokatit mund te perfundonte me “C”, dhe pastaj cdo vit te besh gam gam si nje gore, dhe jo si nje zonje se na kane bere hile. Pa mare parasysh qe puna e dopingut me Agricolen ju la historise, dhe telefonat para 2 sezoneve qe ju hoqen Juventusit as edhe nuk u hapen me. Demin qe i ka shkaktuar Moggi kampionatit Italian duket qarte, qe tani po rrezikon te ja kaloj dhe Portugalia. Juventusi ne Evrope mezi bente dicka kur kishte ekip, e jo me tani qe te shkrijne ekipet e tjera. Italia do vazhdoj te humbi pike dhe vende. Kaq te semure ishin per te fituar sa edhe Cragnottin, edhe Cecchi Gorin, edhe Tanzin i hoqi duopoli Milan-Juve. Dakort, monstra ishin dhe ata, por dhe nga krahu kendej kemi te bejme me nje Bilderberger(Agnelli-Elkan), dhe me njeriun me te korruptuar ne Itali, Silvio Berlusconi. U be lufte per pushtet dhe u shperbe Lazio, Parma dhe literalisht Fiorentina e cila perfundoi ne C.

    Italia keto 10 vjet persa i perket futbollit, ka ndjekur rrugen e ekonomise dhe te qeverisjes qe ka patur. Te flitet per Interin pastaj eshte qesharake qe paska fuqi. Moratti eshte bishti i kavallit. As krahasohet me Pozzon ose De Laurentisin per nga fuqia e pushteti ekonomik, njerez qe kane disa ekipe, industrira konglomerate etj, e jo me te krahasohet me fuqine princerore qe kane Bilgerbergerat e Agnelleve qe i shkon historia 5-600 vjet mbrapa me lidhjet me familjet me ne ze princerore elitare ne Evrope. Per pushtetin absolut te Berluskonit as nuk flitet pastaj.

    Ajo qe ndodhi, ishte sepse ishte bere megjithmend BOZE kur themi ne Shqiptaret nga hilerat e pislliqet, sepse kurren e kurres Moratti nuk mund ti mundi dot keta njerez, vec po e mori Interin ndonje sheik, por ne Itali nuk investon askush nga jashte. Edhe Sorosi qe eshte Soros u tremb dhe e la Romen, sepse e di qe atje mbizotron duopoli Milan-Juventus, dicka qe u pa qarte edhe Derbyn e fundit me hilerat e arbitrave.

  10. Sali=Geddaf says:

    Beni_i_FEDit, te pershendes, komenti jote eshte shume i sakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje