Horge Valdano ka cilësuar “mediokër” ata persona të botës së futbollit të cilët nuk kanë dinjitetin “të vlerësojnë Barcelonën”, ndërsa nuk ka patur problem të pranojë se personi që e largoi nga Real Madrid, Zhoze Murinjo, ka një “raport të padiskutueshëm me suksesin”.
“Është mediokre të mos vlerësosh Barcelonën. Qëkur kam filluar të shoh futboll, nuk kam parë asnjë skuadër të luajë si kjo Barcelonë, duke treguar talent, zemërgjerësi dhe hierarki. Ka një vazhdueshmëri të madhe dhe një nivel të lartë pragmatizmi. Barcelona ka luajtur gjithmonë njëlloj dhe të gjitha variacionet e Guardiolës erdhën në mes të periudhës më të suksesshme”, tha ai në një intervistë televizivet dhënë për “TYC Sports Argentina”.
“Guardiola kishte guximin të ndryshonte përbërjen e futbollit në mes të një periudhe të suksesshme. Kjo i solli klubit fanticizmin ndaj stilit të lojës dhe është e drejtë të vazhdohet në rrugën e tij. E para vjen loja, pastaj vjen rezultati”.
Por ish-drejtuesi i Realit ka patur fjalë të mira edhe për klubin madrilen që u shpall kampion në Spanjë këtë sezon.
“Ka treguar një nivel shumë të lartë loje. Ka burime të pakufizuara në përbërje të ekipit. Nuk luan si Barcelona, por duhet thënë që është një ekip me konkurrencë të jashtëzakonshme. Murinjo është pragmatik dhe ka një raport të padiskutueshëm me suksesin”.
Në fund ai ka folur për dy argjentinas që aktualisht po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, Lionel Mesi dhe trajneri Marcelo Bielsa.
“Gjenitë e futbollit zakonisht kanë ulje dhe ngritje të cilat i falën në momente të vështira, por Lionel Mesi është një gjeni pa ndërprerje të tilla forme. Dukej e pamundur që të shfaqej në botë një tjetër Maradona, por ndodhi që ai lindi në të njëjtin djep (Argjentinë). Mesi është një mënyrë e ekzagjeruar e të qenit futbollist argjentinas”.
“Bielsa? Ka ndryshuar mënyrën e të luajturit dhe sjelljes te Atletik Bilbao. U kthye në një skuadër që mban më shumë topin, nga një ekip që e mbante më pak se të tjerët. Tani çdo ballkon në Bilbao mban një flamur të skuadrës dhe është krenar për atë që bën ky ekip. Një gjë është të arrish madhështinë me shumë burime dhe një gjë krejtësisht tjetër është të arrish madhështinë pa burime. Ndaj jam krenar për Bielsën”, deklaroi Valdano.
Futbolli cic – mic i barcelones eshte antifutbolli qe po i heq bukurine futbollit dhe eshte koqe ai qe e lavderon
ah……….. po fatkeqesisht s’qekeni pak ju koqet, qe smerrni ere fare nga magjia qe ka emrin e Barcelones (se sotme) dhe Messi-t. Ju kuptoj vetem nqs jeni tifoza sh te semure te RM (Valdano eshte tifoz madrilen)
Ky Plehna tash kerkon me u ba Tranier i Barcelones qe po serviloset ka shume apo ??
Ku di dhia se c’eshte TAGJIA . KUSH luan cic-mic BARCELONA ? VETEM MEDIOKRI MURINJO nuk do qe t;a vleresoj . PO kush can B ..HE per legenat si puna e MURINJOS dhe me ata qe i mbajne ison atij. FUTBOLLI I BARCELONES ESHTE FUTBOLLI ME SPEKTAKOLAR QE ESHTE LUAJTUR NDONJEHERE NE BOTE DHE NUK DO TE LUHET ME PER SHUME E SHUME KOHE SEPSE BUKA NUK ESHTE PJEKUR ME MIELL HUA POR ME MIELLIN E SHTEPISE. KETE E THONE KOKAT E FUTBOLLIT BOTEROR SI BECKENBAUER ,MULLER CRUIF ETJ DHE TRAJNETET ME TE MIRE TE BOTES QE JANE NE QARKULIM ME FERGUSON ,WENGER ,KAPELLO ,LIPI E SHUME TE TJERE . BARCELONA PERVEC SE MORI 14 TITUJ PER 2 VJET E GJYSEM MORI DHE KAMPIONATIN EUROPIAN DHE ATE BOTEROR 2008 DHE 2010 DHE ESHTE GATI QE TE MARE DHE EUROPIANIN . BARCEELONA KA NE GJIUN E VET GJENIALIN MESSI QE THEU CDO REKORD SIVJET DHE QE KA SHENUAR 72 GOLA . ASNJE NUK DO TI AFROHET DHE QE TANI E KA TE FITUAR TOPIN E ARTE PER TE KATYERTEN HERE TE NDODHE C’TE DOJE NE EUROPIAN. FAKTET JANE KOKEFORTA DHE NUK LENE VEND PER EKUIVOKE DHE HAMENDJE TE TJERA .
O fshatare te mjere qe keni filluar te shihni futboll para 5 vjetesh . une more fshatare te mjere e ndjek rregullisht futbollin qysh nga viti 1968 , por ju more tagji-ngrenes nuk mund ta dini se cfare eshte futbolli i vertete. Ju nuk e keni idene se cfar ka qene futbolli i Brazilit i vitit 1970 , e nuk mund ta kuptoni qe bacebytha juaj nuk i vjen as te themra Ajaxit te madh te Krojfit te 1971 -73 , Bajernit te madh te Beckembauer – Myller te 1974 -1977 , Liverpoolit te Kavin Kiganit te 1977 1981 , Te Juventusit te Platini – Bonjek 1982 -1985 , te Milanit te Sakit 1991 – 1995 me Gulit – Van Basten – Raikard , e te Realit Te Zidan – Beckam – Roberto Carlos te viteve 2000 , kerkoni neper arkiva shikoni ndeshjet e ketyre ekipeve dhe shikoni cfar eshte futbolli i vertete e spektakolar. , e pastaj krahasojeni me keta bythecerit e Barcelones qe bejne vetem futboll te merzitshem.
Ndersa persa i perket rekordeve te bythecit Messi , hapni statistikat dhe shikoni qe eshte akoma shume larg Gert Muller e shume te tjereve.
Thagma, mga koha qe po na tregon se kur e ke pare futbollin, dukesh qe je i mocem. Ne rastin tend nuk shkon ajo fjala qe te mocmit vetem pordhen mos i degjo. sepse ti nuk e ke idene se c’eshte futbolli i vertete.
I kam pare shpesh ekipet qe permende me lart. Kane qene pa diskutim ekipet me te mira per kohen e tyre, por per kohen ama. Sepse duke filluar nga ai me i famshmi “Holande 1974”, po ti krahasosh me kete futboll qe po shohim nga Barcelona, duket sikur luan Apolonia me Pashtrikun. Me vjen keq qe po ta them, por edhe finalja e ’74-es ishte futboll “bjeri topit lart, sa te mblidhen shoket”. Ndersa kete futboll qe ben Barcelona, nuk do ta shohim me sa te jemi gjalle.
Edhe pseudonimin e paske sh fantastik.
komentet tona pertej moshes se njerit apo tjetrit (se ka edhe me te mocem se ty) jane nul, ku komplimentet per ekipin me te madh te gjitha koherave vine nga ata protagoniste qe i kane luajtur ato ndeshje te medha qe thua ti, kushtu qe çeshtja e fshatarit eshte per t’u ripare pamvaresisht “shijeve te tua” futbollistike.
O thagma…nuk merrke vesh nga futbolli shko merru me midhjen dhe peshkun.
Kush e njeh lojen e di qe Barsa eshte esenca futbollit.
o Ju Tifot e Barcelones po mjaft se na ngaterruat zorret e barkut me ate Barcelonen …po neve e pame se kush ishte Barcelona tani mos na derdellisni me per ate ekip ku luajne Minjte Futbolli luhet me pasa te gjata o dhe jo kic mic si mizat e dheut..sic luan Barcelona. Mourinio ia arriti qellimit e shkaterroj ekipin e karkalecave te Barcelones tani mos beni me gam gam se Barcelona ishte vetem nje flake kashte ne Futboll tani e tutje do e shihni sesi ka per te perfunduar….Une jam fans i Bajern Münschen dhe Skuadrat Spanjolle asnjehere nuk i kam preferuar..por per Real Madrid dua te them qe eshte ekipi me i mire ne Spanje sot per sot dhe Barcelonen e juaj kurre nuk mund ta krahasosh me Madrilenet kete e trgoj edhe ndeshja e fundit ne Kappnou se kush ishte Reali…dhe i cili e mposhti Barecelonen 2-1 urime per ju bashkevuajtesit e Barcelones.
marko shko luj ping-pong se nuk esht per ty futbolli!
Thagma e marko shkoni kullotni ndonje tufe lopesh se nuk e paskeni idene e futbollit pff