Euro 2012, shpresa se David Vija mund të luajë

8 Maj 2012, 13:46Sport TEMA

Pavarësisht se ka pothuajse gjithë sezonin që nuk luan, pas një dëmtimit të rëndë, David Vija mund të marrë pjesë në Europianin e Ukraniës dhe Polonisë, qënisnë qershor. Kjo është konfirmuar nga ana e doktorit të ekipit kombëtar të Spanjës, Havier Minan.

“Vija duhet t’i bashkohet grupit të trajnimit për të vazhduar me përshtatjen, por gjithashtu duhet të vazhdojë të përparojë. Ne pamë ditë më parë se shërimi i tij është duke shkuar mirë. Unë jam optimist, besoj se ai do të luajë në kampionatin evropian, “tha Minan.

Vija ka qenë sulmuesi kryesor në sukseset e Spanjës në shpalljen kampione e Europës dhe Botës. Prania e tij do të ishte shumë e rëndësishme për Spanjën, duke parë edhe formën jo shumë të mirë të Fernando Tores. Spanjë do të ndeshet në Grupin C me Italinë, Kroacinë dhe Republikën e Irlandës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje