Familjarët e “Shtëpisë së verdhë” kundërshtojnë hetimet e EULEX-it

12 Maj 2012, 10:15Politika TEMA

Familjarët e së ashtuquajturës ”Shtëpia e verdhë”, në Gurrë të Vogël të Matit, deklarojnë se do të kundërshtojnë kontrollin e shtëpisë së tyre nga prokurorët e Task Forcës së EULEX-it për të hetuar në lidhje me akuzat e ish-senatorit Dick Marty për trafik organesh.

Deklarata e tyre vjen vetëm një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me unanimitet ligjin për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it. Miratimi i ligjit të posaçëm është bërë me kërkesën e kryeprokurorit të Task Forcës Speciale hetimore të BE-së, ambasadorit John Clint Williamson, i cili drejton hetimet e EULEX-it në lidhje me pretendimet e ngritura në raportin e Dick Martit.

Mersim Katuçi, djali i madh i “Shtëpisë së verdhë” aq shumë të përfolur, ka deklaruar për “Kohën Ditore” se ai dhe familja e tij nuk janë dakord që EULEX-i të rikthehet në shtëpinë e tij për hetime e kontroll, pasi një gjë të tillë ata si familjarë e kishin kërkuar për 8 vjet me radhë. Djali i madh i Katuçëve ka kërcënuar se do të bllokojë hetuesit  e EULEX-it, ashtu siç vepruan më 10 gusht të vitit 2009 me reporterët e KE-së.

17 komente në “Familjarët e “Shtëpisë së verdhë” kundërshtojnë hetimet e EULEX-it”

  1. nastradini says:

    Nje here thane se gjaku ne muret e shtepise ishte nga lindja e nuses, me pas deklaruan se murret ishin sperkatur nga therrja e lopes per kurban. Tani edhe pse pas pilafit nuk duan fare te hetohen fare, edhe pse kane lyer edhe muret nga boja e verdhe me gelqere te bardhe. Me siguri te yshtur nga mafia ne pushtet ne Shqiperi dhe Kosove. Qe po e perdor PATRIOTIZMIN fals per interesat e saj financiare. Me mire keta fshatare mirditore te thone te verteten, se mallkimi i viktimave pavaresisht kombesise se tyre do t’i ndjeke brez pas brezi ne Boten e pertejme.

    1. Sali=Geddaf says:

      O nastradin, si fillim nuk jan Mirditor por jan Matjan, e dyta kete familje ka vite qe e persekutojne e nuk i lejne te qete ne hallet e tyre, e treta nuk kan se cfare te vertete te thone se nuk kan bere asgje, keto akuza jan bere nga nje fare Kar-la Delponte (qe pika qe si bie) e nje fare Dick (heat) martin, e keto akuza nuk kan asnje lloje baze por behen per propoganden serbe qe Shqiptaret jan te keqinje, kan ardhur shume here hetues ne ate shtepi dhe asgje nuk kan gjetur e perseri vazhdojne ta persekutojne kete familje, se po te ishin marr me ato gjera te jesh i sigurte qe nuk do ishin ne ate varferi qe eshte aktualisht ajo familje, po kjo pune behet per te na ven dhe ne ne nje peshore me Serbet..por kjo familje duhet ti lej te hetojne, se qenin e ngordhur do gjejne, e kuptoj qe ju ka ardhur ne maj te hundes kjo histori, dhe jan perfolur ne mbar boten, po kjo histori duhet te mbyllet njehere e mire, pasi te mbyllet me ndihmen e ndonjerit ose shtetit kjo familje duhet te hidhet ne sulm per demshperblim.

      1. elinor says:

        @Sali=Geddaf; atehere, meqe qenkan te pafajshem, nuk ka pse te kundershtojne nje hetim te tille, apo??

  2. mira says:

    Tjeter kund fle leppuri!. Njerzit me dy pare mend ne koke e dine shume mire se nuk mund te behen transplante ne kushtet e shtepise se verdhe apo qofte dhe te ndonje shtepie tjeter ne cfardo pozicioni qofte ajo. Dhe Dik Martet epo Williamsonet e dine me mire se ne kete gje.
    Por ne jemi popull jetim me politikane te qelbur dhe te pafte, servile dhe pa dinjitet.
    Pse nuk u kerkohet ketyre organizmave qe te hetohen vendet(jane shtete te europes se bashkuar apo dhe fqinje) ku kane shkuar keto organe??!! Shqiperia qenka e korruptuar dhe vepron mafia,-po vendet qe i pranojne keto organe cfare jane?!
    Dihet se ky eshte nje skenar i bashkerenduar per te mbajtur nen presion ca laro-qeveritare dhe nje popull te nenshtruar.

    1. elinor says:

      @mira; veprimet e nje individi apo nje grup individesh nuk kriminalizojne nje popull te tere. Qetesohuni pak se e keni marre me shume nxitim! Cfare nuk ndodh ne Shqiperi, keshtu qe mos u cudit shume. Keta nuk jane prokuroret e sali pushtit qe te falsifikojne provat dhe te cojne ne gjyq njerez te pafajshem. Gjithcka do te kontrollohet nepermjet ADN-se (DNA).

  3. nastradini says:

    Pershendetje nga nastradini o Mira, sepse ke thene nje te VERTETE te madhe ne SHEKULL, qe nuk do ta pranoje askush. Qe organet njerezore nga shkrepat e Burrelit mirditor apo matjan te Ahmet Zogut sin eshte e mundur te kene “udhetuar” ne tregun Evropian dhe Boteror per te realizuar fitimin e bosave te mafies se organeve njerezore? Kush e ka bere kete biznes fitimprures ne gerxhet e Shqypnise? Mire do te ishte ne vend te Mires apo te nastradinit te pergjigjej SHIK-u famoz shqiptar, sepse me siguri di shume te pathena. Sepse eshte e qarte qe nuk eshte zoti Katuci, cuni i LOKES prej mirdite qe ka vertitur milionat ne valute me organet njerezore te trafikuara, por shkencetare te vertete me perparse te bardha. Prandaj nastradini thote, se kjo e VERTETE nuk ka kombesi, shqiptare apo serbe, greke apo maqedonase, kjo e VERTETE nuk ka pamje dhe forme vetem se i vjen era LEKA nga trafiku mafioz. Para do kohe kapen me presh ne dore funksionare te larte te Hashim Thacit dy hapa larg EULEX-it famos dhe pothuaj ngjitur me zyren e kryeministrit akoma me famoz kosovar Hashim Thaci. Ne kliniken FRANKENSHTJAN per heqje dhe trafik organesh njerezore MEDICUS. Me pas cdo gje u harrua. Sepse nje fjale e urte thote: “CUDITE ZGJESIN VETEM TRE DITE!” Keshtu edhe kauza e kryeprokurorit Dick Martit prej Zvicre, eshte “NJE MISION I PAMUNDUR”. Si nje tentative e nderkombetareve sa per te imituar veprimtari per te justifikuar pagat e larta qe marin. Por kursesi per te zbardhur te VERTETEN. QE E KA ZNAFILLEN TEK MAFIA NDERKOMBETARE.

    1. regont says:

      Ore Nastradin ti qenke fort i informuar,sa qe dhe SHIK-ut ia shkoke per informacione.Duhet te jesh pa mend te besosh faktin qe ne nje shtepi te tille behej transplant organesh,pa te permendur ketu ne se ti sigurisht ke dijeni,qe ne ate periudhe pervec gazetareve nga e gjithe bota i gjithe brezi kufitar survejohej dhe nga shume sherbime inteligjente te vendeve me te fuqishme te globit.E dicka e tille mbeti per tu zbuluar nga Dik&Karla qe vetem ata e dine ndoshta dhe ti,se per cfare arsye pompojne kete lloj akuze.

    2. regont says:

      Ore Nastradin ti qenke fort i informuar,sa qe dhe SHIK-ut ia shkoke per informacione.Duhet te jesh pa mend te besosh faktin qe ne nje shtepi te tille behej transplant organesh,pa te permendur ketu ne se ti sigurisht ke dijeni,qe ne ate periudhe pervec gazetareve nga e gjithe bota i gjithe brezi kufitar survejohej dhe nga shume sherbime inteligjente te vendeve me te fuqishme te globit.E dicka e tille mbeti per tu zbuluar nga Dik&Karla qe vetem ata e dine ndoshta dhe ti,se per cfare arsye pompojne kete lloj akuze.
      Faleminderit!

  4. V.F.L.P says:

    z Mersim Katuci per mendimin tim lejoji por vendosu kushte, vendos nji afat kohor qe ju te jeni ne regull me moralin tuaj si familje (e diskriminuar nga shteti yne) dhe kerkoju nje shifer modeste tipo jo me pak se 5000 euro ne dite per hetimet….

  5. Drini says:

    Eshte e vertet qe transplante nuk behen ne kete shtepi fshataresh. po ashtu eshte edhe e vertet qe veshkat mund te hiqen dhe te futen neper termusa per tu transplantuar ne nje klinike te perparuar. Kjo e dyta behet kollaj edhe ne ate shtepi fshataresh.
    Ishalla dalin te lare nga kjo histori. Po kur kan miell te paster ne thes, pse e kan problem kontrollin? Dhe ato te dhenat kontraverse, jo lindi nusja, jo therem delet sikur nuk jane te bindhsme. Kush eshte ai fshatar ne Shqiperi qe ther delet ne mes te shtepise? Nje sali protopapa e ka bere tek filmi i teti ne bronx.

  6. Koli says:

    Mjeshtra te vertete tregohen keta te UDB-s. Ende vazhdojne te mbjene te karikuar opinionin publik me gjoja trafikun qe na qenka bere ne nje fshat te humbur ku duhet prishir nje furistrade per te vajtur. NEse ne perudhen qe do filloje “hetimi” mediat (qe patjeter do sponzorizohen) do i bejne jehone, atehere kan apo jo faj shqiptaret, do “njollosen” me kete hipoteze te mynxyrte. Vete kasapet e ballkanit, nuk kane nedrmarre asnje hetim serioz mer 10-ra mijra te zhdukur nga kosova e gjithe ish jugosllavia. Keta te zhdukur po. keta mund te jene shkulur organesh si ndoshta mijra te tjere te qindra vareve masive te mmasakruar nga serbet. Nje specialist trapiantesh, spjegoi para ca kohesh se procedura e heqjes, ruajtjes dhe e pas transportitte organeve eshte nje procedure tejet delikate dhe eshte teorikisht e pamundur te behej ne ate fshat te matit. Nderkohe qe me kollaj do mund te behej ne Tirane, ku derri dhe dosa kalojne ne mes te dites pa problem.
    Fiction shume i bukur per nje film. Dh ene fakt UDBa perte cilen thone se ka agjent deri ne qeverine tone, eshte e zonja. Eshte ngritur “kurva e motit” duke bere avokatine e agresorit cinizmi i te cileve eshte i tmerrshem. kjo pra eshte “europa e motit” qe ne duam te aderojme”. Turp e faqja e zeze.

  7. Treviso says:

    Ne radhe te pare pushtetaret e kan quajtur shtepi te pa banueshme ne kohen kur jane ngritur akuzat nga nderkombetaret.
    Ne radhe te dyte familjaret qe jetojne brenda nuk qendrojne fare ne keto akuza.
    Ne radhe te trete nderkombtaret e kane fotografuar shtepine e verdhe kur muret ishin te lyera me gjak dhe nuk kan gjetur banore mrenda.
    Ne qofte se banojne tani ne shtepine e verdhe,jane vetem viktimat e mafjes dhe bejne kot rezistense me hetuesit nderkombetare .
    Ne qofte se do vertetohet ky skandal, populli i thjeshte nuk qendron fare me kete.Ne kete skandal jane vetem peshkaqenet e dy qeverive shqiptare.
    Shpresoj qe nuk do jete e vertete.

  8. mergimtari says:

    Delponte+Marti nane rracista anti shqiptare per te vetmen arsye se emiracioni me i madh ne Zvicer eshte shqiptar me shumice nga Kosova,duan te njollosin luften çlirimtare te u.ç.k. dhe te gjithe kombin tone,mos harroni dhe Shmidin e famshem qe shtremberon dhe historine shqiptare ne pergjithesi e Skenderbeun ne veçanti. Paris

  9. Thuhet nje fjal pa henger huder era ste vjen, mbeshtes pro hetimin plotsisht, se o njerz flitet per akuz shum te rend po ti shofish kta se si sillen ne kosove dhe vepra qe kan ber dhe po bejn ateher diqka po mshifet koha le te tregoj uroj qe mos te jet e vertet se pastaj vaj halli.

  10. Koli says:

    O xhaviti norveghi. ajo puna e “hudrave” besoj se eshte kryekeput gabim. Ja psh nese une filloj te shpif per ty dhe te them se ti shkruan keshtu se je agjent i UDB. Kj dmth se duhet te dyshojme per ty? Aspak, sepse ishte nje trillim qe bera une. Nga njra ana jane faktet dhe nga ana tjeter shpifjet. duhet te zgjedhim ne krah te se vertetes dhe trillimit. Po te pyesesh nje qe ka qene ne lufte do te tregoje se te kaloje ne kosove ne kohen e luftes ishte tragjedia me e madhe. Shume veta kame lene kockat vetemd uke ka;oar kufirin dhe koj situaate ndodhte deri sa hyri NTO. Keta mostrat thone se eshte bere trafik organesh. Une qe e njoh ate terren them se eshte cmenduri vetem ta mendosh itenerari e jo me te pretendosh se paskan ardhe deri ne mat. Atehere ska pas as autostrade o bir.

    1. nastradini says:

      O xha Koli, po degjo nastradinin bre burre malesie. Se ate kohe kane kaluar kufirin fet e fet kamiona ne kollone, te mbushur plot me arme te Armatimit te Ushtrise shqiptare te Enver Hoxhes drejt Kosoves. Jo per UCK-ne, por per ke thua ti more xha Koli nga Stambolli? Per kontrabande drejt vendeve terroriste te Botes se trete te Afrikes dhe Azise. Me ndihmen e sekesereve profesioniste serbe te kohes se Titos. Qe kishin edhe dijenite edhe lidhjet e nevojeshme nga UDB-ja famoze jugosllave. Pushtetaret tane Fatos Nano, Sali Berisha dhe kosovari prej Zvicre Hashim Thaci bene pare te madhe me kete kontrabande dhe hiqeshin si PATRIOTE me lekure dele me kockat qe u hidhnin here pas here UCK-se kosovare te Ali Ahmetit. Me pas Saliu kur mori ne dore pushtetin e pakufizuar, qe ja fali Toz Nano Pijaneci e vazhdoi vete avazin e vjeter. Qe solli edhe menxyren e Gerdecit dhe shume zullume te tjera me karakter nderkombetar. Prandaj degjoje nastradinin o xha Koli nga Stambolli. Se jo CDO GJE QE FLUTURON MUND TE HAET DHE KOLLOFITET.

  11. Tepelena. says:

    Do të ishte gabim fatal i këtij djalit (nuk ja di moshën…)të shtëpisë,që thotë se nuk do lejojë hetuesit të kryejnë punën e tyre hetimore që është në ndihmë të së vërtetës…!Të zotët e shtëpisë nuk janë(të paktën kështu mund të mendosh…duke parë nga jashtë gjërat…)mpleksur në këtë histori….!Kështu që,ata duhet të ndihmojnë të zbardhet e vërteta….!Nëse..(ka gjasa të mëdha ..të mos ketë ndodhur gjë në këtë shtëpi…)shtëpia del faqebardhë….Banorëve të shtëpisë..(jo atyre në B-Bradher..)do tju kërkohet falje…!Urojmë të jetë kështu,pas faljes së Hetuesve ndërkombëtarë,i mëson puna vetë se si të veprojnë për të çuar nderin e humbur ..(Të K.Blumit..)në vend…!Kundërshtimi dhe sjellja prej Kapoje..do dëshmonte për të kundërtën..pra se Kasaposjet..kanë ndodhur këtu,(është derdhur shumë gjak,do mendonte,dikush..)aq sa ka tepruar të spërkaten edhe muret me të…(Del,si krim i përbindshëm.. )…dhe duhet të përgjigjen edhe vetë këta banorë…Nervozizmi i të zotëve të shtëpisë,nuk është as patriotizëm,dhe as ndonjë sjellje e respektuar shqiptarësh..(as të implikuar dhe as të paimplikuar..)të dalën dhe të ndalojnë hetuesit,(Të mos gjejnë provat..)është baras,me pranimin e fajësisë…kur Ti,djalosh nuk e ke kryer këtë vepër…(mos e merr përsipër këtë akt..)-Nderi i banorëve dhe i shtëpisë,(edhe në bbradhër,vetëm dialogu nxjerr të vërtetën…)vihet në vend,duke ftuar grupin e ekspertëve të kontrollojnë dhe të verifikojnë çdo skutë,që vetë ata,të pranojnë se nuk ka ndodhur asgjë në këtë shtëpi…Kapadaillëku shqiptar,thjesht do të implikonte,qoftë edhe me shtimin e dyshimeve se provat që nuk janë gjetur,nuk u provuan..do të mendonin hetuesit,-jo për faj të ekspertëve,por të pjesëtarëve të familjes…!Thjesht,kjo familje,nuk është e implikuar,por koketëria,bëhet thjesht një shkak që rrit dozën e dyshimeve…!Edhe unë besoj se shtëpisë së verdhë,do ti zbardhet faqja…Vetëm se duhet pak durim..I duruari,i fituari-kështu nuk thotë populli jonë..???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje