Gatuzo: Të rinjtë e sotëm nuk të dëgjojnë, fitojnë shumë para dhe bëjnë si fenomenë

14 Maj 2012, 19:20Sport TEMA

Një ditë pas lamtumirës së tij nga Milani, Ivan Xhenaro Gatuzo ka transmetuar një sinjal shumë të rëndësishëm në adresë të drejtuesve të ish-skuadrës së tij, duke u kujtuar se si kanë ndryshuar gjërat.

“Dhomat e zhveshjes kontrolloheshin më lehtësisht në të kaluarën, të rinjtë e sotëm janë ndryshe nga si ishim ne”.

“Nuk mund t’u thuash asgjë, fitojnë shumë para, bëjnë si fenomenë dhe kanë shumë pak dëshirë për të mësuar. Kur unë isha djalosh, Kostakurta dhe Maldini të impononin respekt. Tani El Sharaui të kthen përgjigje”.

“Nuk është çështje vetëm e futbollit italian, është problem i futbollit botëror. Po marr për shembull El Sharauin, edhe pse është një djalë i mirë”.

“A ka të shqetësuar për lamtumirën tonë? Ambrosini është shumë i shqetësuar…”, ishin fjalët e mesfushorit që ka treguar qartësisht se “familja” e Milanit nuk është më si një herë e një kohë.

3 komente në “Gatuzo: Të rinjtë e sotëm nuk të dëgjojnë, fitojnë shumë para dhe bëjnë si fenomenë”

  1. Gerti says:

    Cfare respekti te kesh per ty mor majmun i droguar, mor kalabrez qe lavderon Umberto Bossin.

  2. niku. s says:

    Respekt per cfare ka dhene ne vite ne fushen e blerte o Gert….sic duket ,nuk kupton shume nga shpirti gladiator i Gatuzos….!

  3. gallata says:

    Thuaja troç: nuk kupton “un cazz ” sepse duket qarte qe paska moshen e El Sharawi-t,kur te duket qe di shume e ne te vertete di “un cazz”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje