Sherr në Labinot, këshilltari demokrat qëllon kreun e PS-së

14 Maj 2012, 16:58Politika TEMA
Sherr në Labinot, këshilltari demokrat qëllon kreun e PS-së

Një mbledhje mes zyrtarëve të komunës Labinot Fushë në Elbasan dhe banorëve është shndërruar në arenë përleshjeje mes të djathtëve e të majtëve. Kreu i PS së zonës, njëherësh specialist në komunë, Tahir Duka, ka denoncuar në polici dhunën fizike të ushtruar ndaj tij nga këshilltari demokrat Enver Salla, që mban edhe postin e kryetarit të PD për fshatin Mengel. Salla akuzohet se e ka gjuajtur me grushte Dukën.

Por, nga ana tjetër, i akuzuari Salla pretendon se gjithçka është trillim, madje thotë se është goditur me karrige prej Dukës, raporton Vizion Plus. Nga policia e Elbasanit mësohet se kanë mbërritur denoncime nga të dyja palët. Pas thirrjes së dëshmitarëve që kanë qenë të pranishëm në takim, pritet të vendoset edhe nëse çështja do t’i kalojë ose jo Prokurorisë. Komuna Labinot Fushë drejtohet nga të majtët, ndërsa në këshillin komunal, shumicën e kane të djathtët.

4 komente në “Sherr në Labinot, këshilltari demokrat qëllon kreun e PS-së”

  1. Shqiperia si ne 97-ten ... says:

    Ja si po e percan dhe vret shqipetaret Sali Rom Bisha ….. tw kapet dhe zvarritet si GADAFI.

  2. ben says:

    Mos boni keshtu,se jemi prane Europes,edhe pak dum me hy,thote Sala,s’ka lezet se ne jemi popull me katunare te edukum.

  3. TEFTA ALIKAJ says:

    MOS JA BENI QEJFIN ARMIKUT

  4. Elvisi says:

    Un do thoja qe ti linim te lire dhe te rrifeshin dhe keta te dy me njeri-tjetrin si ata te fortet ne parlament, dhe ska nevoj as per polici e gjykata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje