Antiplumbat e rinj të policisë janë si kanotiere përballë “kallashit”

15 Maj 2012, 10:56Politika TEMA
Antiplumbat e rinj të policisë janë si kanotiere

Te pakten dikush e ka jelekun e sigurt!

Skandali me uniformat e reja të policisë shtrihet edhe tek jelekët antiplumb. Siç raporton e përditshmja Shqip, e cila e ka ndjekur në vazhdimësi këtë çështje, në Korçë është zhvilluar një testim për jelekët e rinj antiplumb. Por ato nuk i kanë rezistuar plumbave të kallashnikovit. Në bazë të testimeve të bëra rezulton se një polic me këtë jelek antiplumb është sikur ka dalë në kanatiere përballë kriminelëve. Kjo bëhet edhe më shqetësuese për faktin se shumica e armëve në duart e shqiptarëve janë pikërisht automatikë kallash, të cilët u shpërndanë në vitin 1997.

13 komente në “Antiplumbat e rinj të policisë janë si kanotiere përballë “kallashit””

  1. Tironsi "Zogu i Zi" says:

    Sepse jan per arme me te lehta (fisheke me kaliber ma te vogel) e jo per fisheket e kallasheve dhe pushkeve model 56.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html

  2. elio says:

    Pune pazaresh e tenderash…

  3. saliu says:

    po hajdeni shihni jelekun qe vesh une dhe pastaj flisni .

  4. Ben Chicago says:

    jelek te mire anti plumb ka berisha
    por eshte shume i shtrenjte dhe nuk ja blejme dot cdo polici

  5. hasani says:

    Mos ja fusni kot, deri tani nuk ka antiplumb qe te mbaje plumbin e kallashit nga qitje deri ne 200 metra. Antiplumbat jane per te mbrojtur nga qitjet e armeve deri ne 9mm. dhe ne fakt keto jane armet me te cilat kryen atentatet. Vetem ne vende rrumpalle mund te mendohet qe dikusht do te dale me kallash ne mes te rruges pa u diktuar nga forcat e rendit. nejse pune shqiperie

  6. Marin says:

    Anti-plumbi qe te mbron nga pushket e gjata (assault rifles), kategori ku hyn edhe Kallashnikovi (pavaresisht se rendom e quajme automatik), eshte goxha i rende, dhe perbehet nga disa pllaka qeramike speciale + celik. Edhe ne SHBA, Europe, etj. vetem forcat si RENEA e mbajne dhe vetem ne operacione te rrezikshme.
    Megjithate korrupsioni ne ushtri e polici eshte galopant: tenderi i uniformave, blerjet e armeve te cilesise se dobet (psh PX4) per shuma te medhaja, cmontimi i armatimeve te nevojshme dhe trafikimi, e keshtu me rradhe.

  7. aron says:

    Jelek te tille te veshe dhe berisha valle,do bere prova.

  8. sheqerja says:

    Te pakte sala eka tamam antiplumb ,pse te caje bythe per te tjeret,ju befte nena ju befte

  9. BARO CORROGJAFI says:

    NE VITIN E MBRAPSHTE TE ’97 , DISA DJEM TE QYTETIT TIM BENE NJE TESTIM:MOREN NJE JELEK ANTIPLUMB,JA VESHEN NJE GOMARI DHE E QELLUAN ME KALLASHNIKOV. PER FATIN E KEQ TE GOMARIT,JELEKU U TEJSHPUA NGA PLUMBAT DHE GOMARI I KTHEU PATKONJTE NGA DIELLI. PRANDAJ EDHE KETA JELEKET E SOTME DUHET BERE TESTIMI ME NJE NGA GOMARET E TANISHEM,PASI VETEM KESHTU ATA MUND TA NDIEJNE VETEN TE SIGURTE.

  10. Koli says:

    Mos ja fusni P*rdhes kot. Asnje polici ne bote nuk ka ne paimet standarte jeleke qe i rezistojne kallashit. Madje jo rralle kallashnikovi ka shpuar dhe vazhdon te shpoje edhe jeleket e NATO-s. Kostoja e nje jeleku te tille do te duhej ta dyfishonte buxhetin e MB-s. Te tille jeleke duhet te kete dhe kane RENEA FNSH etj.
    sa per abuzimet, hajdutet tane ncerrin para dhe nga lidheset e kepuceve.

  11. beso says:

    Gallate e madhe eshte kjo historia e antiplumbit.Po sikur t’i japesh”plum ballit”a ka nevoje per antiplumb?Kallashnikovi dhe karabinat me fuqi shpuese te larte(e sidomos me plumba specifike-blindshpues)ia shpojne edhe saliut jelekun,po deshet vereni me bast.Pushka mod-53 me plumb blindshpues dhe ne qitje te afert e shkaterron barrieren e leshit deri edhe lamina metalike te kualitetit te larte,mirepo keto gjera nuk jane ne dijeni te te gjitheve.Pra,shkurt fjala,nese nje atentat organizohet mire(ashtu si urdheron zoti)jeleku eshte fare i panevojshem.

  12. Semani says:

    Sales t’i japin nja 5 cope e t’i veshi siper njeri tjetrit e te duket si thes me bar,mbase i bejne efekt.

  13. Elvisi says:

    Ore vetem ne Afghanistan dhe Irak perdor policia jelek qe i rezistojne kallashnilovit , po dhe ne aty afer jemi!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje