“Lideri shqiptar gërmon për investime kanadeze gjatë vizitës joceremoniale”. Ky është titulli i një shkrimi të gazetës së madhe kanadeze, Globe and Mail, që i referohet vizitës së Ministrit të Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, në Kanada.
Në shkrim thuhet se kryediplomatin tonë nuk e ka qasur kush.
“Mbërritja e zotit Haxhinasto kaloi virtualisht pa u vënë re në Otava. Ndërsa kryeministri polak, Donald Tusk u prit në mënyrë madhështore gjatë vizitës në Otava të hënën, Shqipëria mori shumë pak vëmendje. Nuk pati flamuj kuqezi përgjatë Wellington Street përballë parlamentit, nuk pati as takim dhe as mundësi për foto me kryeministrin Stephen Harper, nuk pati asnjë njoftim për këtë vizitë nga Departamenti i Çështjeve të Jashtme. Por politikani shqiptar nuk është shqetësuar nga mungesa e ceremonisë,” shkruan Globe and Mail.
Në fakt nuk shqetësohet Haxhinasto dhe as ka për tu shqetësuar fare. Siç e tregon shkrimi, ai ka shkuar atje se e ka dërguar një kompani kanadeze që gërmon në minierat shqiptare. Atij nuk i skuqet faqja, por shqiptarëve u skuqet se ai na përfaqëson ne, shtetin tonë. Janë simbolet tona që shpërfillen. Kjo na dhemb. Se për politikanët, i kemi harruar prej kohësh që ekzistojnë.
Po kta kanadezat nuk e njofin Gjinin e lalzit?!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/parku-zoologjik-gjiri-i-lalzit.html
E turpshme, e kane kthyer shtetin ne prone private.
E cfar skuqje faqeje prisni nga Haxhi-llacifaco-Nasto…? Ai eshte i kenaqur qe zgjat listen e vendeve te vizituara neper bote, per te cilat do te tregoje se shpejti, i mbetur ne rruge pa pune etj…
histori e vertete
Me pyet nje shok qe ri ne Stokholm:Ke kemi minister te jashtem?U cudita se sme kish pyetur ndonjehere,dhe para se ti pergjigjem e pyes PSE?
Ka ardhur ketu tha dhe eshte i shoqeruar nga nje limuzine, 3 makina shoqerimi, bodyguard zhurme e madhe cudite gjith banoret tha, se kryeministri tone shkon me biciklete ne pune dhe jane bere te gjith kurioz kush eshte ky qe ka ardhur !?
Keta jane Politikanet tane qe jane shume provinciale qe kane qejf te hipin ne limuzine se te tregojne vlera
ky sikur e nderoi mbiemrin ne haxhi pordha e paska kthyer perseri?
A thuuueee e ka ma atë “katër minutshin” magjik Salibegu i Parë, që pasi e hoqi mërtheckarin (fjala lexohet njëherësh), i dha një pushim të shkurtër dhe e uli në një pllajë agjencie për të vazhduar mjeljen për FAMILJEN paraMBRETERORE? Nese e ka ta nxjerre “katër minutshin”, pra, e te beje ritualin, qe t’i beje nje cike kozmetike BANDES SE TIJ.
Turp, njemije here turp, si te ishte konviktor qe ka ikur pa leje per t’i marre kujdestarit nje kacile me fiq puca. Cfare “ruan” ky Salibegu i Pare, te cilit s’i kane te sosur skandalet, tashme nderkombetare, si Bossi ne Itali, ky trapi (gazeta, fatmiresisht ruan etiken, po nje mik kanadez per dergoi tjeter e-mail)ne Kanada etj, etj.
Dhe, kur e mendon kallëkeqesin (fjale qe e “zbuloi” Bracja i vogel dhe i madh) Salibegu i Pare, ne penxheren e grupit parlamentar tuj sha E. Ramen, tuj e anatemue per te ndjerin Dan Klosin, si ATO te ish-Hotel Cetinjes ne Shkoder, qe i njihshin ushtaret, gjimnazistet, studentet e Institutit etj.
Po mire, nuk ka asnje nga sherbimi diplomatik per te shkruar dy fjale per kete incident diplomatik, pertallje. Them nga ata qe jane grazhduar ne kete sherbim per 50 vjet dhe 20 vitet e fundit?
http://www.theglobeandmail.com/news/politics/albanian-leader-digs-for-canadian-investment-during-unceremonial-visit/article2432688/
Bravo TemA! E lexova lajmin edhe tek Globe and Mail. Na e moren fytyren keta pisa! Te mbajme profil te ulet per nja dy jave sa te harrohet kjo dhe mos t’i themi kujt se jemi shqiptare.
Gazeta kanadeze thote se Shqiperia eshte epidemuar nga krimi i organizuar si dhe nga droga dhe prostitucioni. Nje nga kompanite kanadeze, Tyrex Resources Ltd., qe ka ndemend te ndertoje nje miniere bakri ka investuar rreth 35 milione dollare ne eksplorim por eshte acaruar nervash nga nje pritje e gjate per nje leje ndertimi te minieres. “Eshte akoma per t’u pare”, thote gazeta, “se si do te reagojne politikanet shqiptare kur firmat e huaja do te duan te nxjerrin perfitime nga vendi mbas investimeve te tyre.” Shefi i kesaj kompanise thote qe “shume njerez (investues) do te ndjekin Tyrex per te pare vertetimin se ne fund do t’u takoje te shijojne pudingun e gatuar”.
Imagjinoje se si perfundojne investuesit e huaj qe, mbasi bejne investime, presin te shohin frytet e tyre por, jooo,…prit njehere se me perpara e ka radhen te fitoje Familja, mandej ju! Ata thjeshte po presin te shohin a do te “digjet” Tyrex apo jo qe te vendosin a ia vlen te investosh ne Shqiperi apo jo.
Nji fjale e urte e popullit thote”Kushe shkone i pa thirrure e gjen te pa shtruare”.Nuke duhet shqetesohemi per lajme te ketilla,politika e jashteme e shtetit Shqiptare jashte tashma ka dale e zbuluare,aty ne perfajsit tona diplomatike ka vetem militante dhe familjare te rrethit Berisha,Topalli dhe Meta.
Ambasadat jane kethyer ne qendra ku grumbullohen njerze te inkriminuare po mbrohen nga pushteti ne kalbezim.
Ministri eshte nji figure qe levize si ti thone,gure shahu.
Pa rrezimin dhe burgosjen e pushtetareve hajdut dhe te inkriminuareve ne dikastere Shqiperia eshte large demokracise,large Europes.
Shteti do pushtetare,jo diktatore dhe mafje. Gj.Musa
Qeveria shqipetare eshte izoluar nga mbare “BOTA” pasi ata e njohin shpellarin Sali BEmen, Sali Katilin qe ka percare dhe vrare popullin e tij.
Ju flisni per viziten e ministrit te jashtem SHQIPTAR,ku nuk kishte flamuj kuq e zi!!!!!!!!
Dikush me ka treguar se: ne Konsullaten Shqiptare ne Kanadsa ishte vendosur vetem flamuri Kanadez(me te ardhur turp kur sheh perreth te gjithe me dy flamujt perkrah,siç e do protokolli)pra ju ç’prisni te na nderojne ato me flamur ku ne nuk nderojme veten(pra ndjehen keq qe jane Shqipetar pavaresisht se paguhe dhe krekosek se jane perfaqesues te nje qeverie.
Ne nje aktivitet artistik ne Kanada organizuar diten e SHTUNE 12 Maj “konsulli i nderit” njoftoi se ambasadorja nuk vinte dot se kishte per te shoqeruar ministrin qe kishte nje axhende te njgjeshur takimesh !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Zoti na ndihmofte se po vazhduam keshtu, do te kendojme kengen “O ç’fare turpi me qene shqipetar”
Hej ju kamanista (komune=istave)!
Asgje nuk ju pelqen juve, nuk ju rrihet pa enverin….iku, vate ay, harrojeni ate, beni durim edhe pa ate.
Asnjeri nuk ju pelqen ore, nje enver ishte..iku dhe ay.
Ne ambasate, kosulate ka dy flamur (ay Shqiptare, dhe ay Kanadez)..te pelcisni..plaset, do te pelcisni.
Keni pare ju qe duani banderolla dhe flamur ne bulevarde, sepse erdhi per vizite ministri i jashtem. hyja komunista te enverit
Haxhinasto, erdhi, pau, fitoj……sipas rangut te tije. Shiptaret aq sa ka ne Ottawa e rrespektuan…doni me..hyja komunsta….ush…ush…hhja.
Asgje nuk ju qetson juve deri sa te marri kryeministrine Ramushi….hyja komunista…ush..ush…se Rama do qeverisi…..dikure hyja…ush …ush!
Kjo zuske politike ( Haxipordha) e ka vendin ne shtepine publike te Beogradit. Eshte transferta e pare gjeopederaste e LSI
SIC DUKET ” PORDHET E EUROPIANEVE NGA BRUKSELI ” JANE DEGJUAR DERI TEJ OQEANIT ,NE KANADA. DHE ATA SHPREHEN: – MOS JA VINI VESHN SE ESHTE NJE MINISTER ALBANEZ QE S’I KA QEF PORDHET E EUROPES !
po si mbetem fshatare dhe te pa cipe o njerez. Po flitet me kete gjuhe ore. kam pershtypjen qe nuk keni me cfare merreni dhe shtyni kohen me komente cubash.
nuk eshte asgje e vertete se mire qe ne ja fusim kot po edhe bota ja fut kot ne protokolle etj etj etj.
mos llapni kot sikur ju dini gjithcka dhe ne fakt nga komentet beni komente nga te njohurit dini dhe ja fusni me gjykime idiote me pas.
mos harroni vetem nje gje qe ne jemi te keqinjte e vetes. edhe nese eshte ngritur gjith kjo eshte paguar per e bere bla bla kot. se veshtire te shkruash sot ne shtype ne favor te llumeve qe qarkullojne
zoti lart i di te gjitha dhe e drejta shkon edhe sikur te mundohem te te bejne keq.
haram kush ka shpirt te keq. zoti vonon por nuk harron. mbajeni mend kete….