Çfarë të kujton ky gisht zoti Basha?

14 Maj 2012, 19:39Politika TEMA
Çfarë të kujton ky gisht zoti Basha?

Ky gisht te ben te ulesh koken dhe te qeshesh!

Këshilltarët socialistë i kërkojnë Bashës llogari për hidrocentralin e Dollapit. Lulzim Basha nuk ka folur për këtë operacion të rrezikshëm financiar të një institucioni në varësi të tij. E qartë është se ai nuk mund të flasë sepse kryebashkiakun e kemi në krye të qeverisë

Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak i kanë kërkuar llogari kryebashkiakut Lulzim Basha për blerjen e një hidrocentrali nga Ujësjellësi i Tiranës, një institucion i Bashkisë.

“Opinioni publik është njohur në mënyrë të papritur me një marrëveshje për blerjen e Hidrocentralit Lanabregas nga një institucion i Bashkisë së Tiranës me një vlerë mbi 15 milion euro bashkë me interesat e kredisë. Nuk ka pasur transparencë për një veprim të tillë. Ne si këshilltarë të opozitës jemi thellësisht të shqetësuar kur gjendemi përballë faktit të kryer, ndërsa mbi 15 milionë euro trajtohen si pronë private. Në fakt e vërteta është se kemi të bëjmë me një akt blerjeje mes dy subjekteve që janë pasuri publike si përsa i përket Ujësjellësit të Tiranës, institucion i bashkisë, ashtu dhe HEC të Lanabregasit. Bashkia e Tiranës dhe kryetari Lulzim Basha ka heshtur. Bëjnë të njëjtën gjë sa herë u duhet të kryejnë hapa joligjorë,” tha drejtuesi i këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi.

Ai i ka shtruar disa pyetje Bashës.

“Duke vlerësuar si një akt antiligjor, transaksione të mëdha bankare, në ndihmë të qeverisë së dështuar financiarisht, këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkojnë thirrjen, në raport, interpelancë, bazuar në ligj,  të Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha i cili duhet t’i sqarojë qytetarët dhe mos zgjedhë heshtjen. Mbi 15 milion euro duhet t’i paguajnë taksapaguesit e kryeqytetit dhe për këtë Lulzim Basha duhet të japë llogari, të ketë transparencë përballë opinionit publik.

Disa nga pyetjet për të cilat qytetarët kërkojnë përgjigje janë:

-Mbi çfarë baze e procedure ligjore është bërë marrëveshja e blerjes së HEC-it Lanabregas?

-Si është bërë përzgjedhja e kompanisë fituese?

-Sa janë interesat e kredisë dhe vlera totale e këtij transaksioni?

-A ka pasur një procedurë përzgjedhëse për një variant më të mirë dhe më të lirë?

-Me ç’të drejtë penalizohen qytetarët e Tiranës me këtë transaksion dhe pagesë të panevojshme?

Për të gjitha këto pyetje dhe të tjera që lidhen dhe me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë duke vënë qytetarët në vështirësi serioze ne kërkojmë sa më parë një seancë të posaçme të Këshillit Bashkiak ku Lulzim Basha t’u përgjigjet pyetjeve në respekt të ligjit dhe transparencës,” deklaroi Dalipi.

Ujësjellësi i Tiranës, i drejtuar nga Sahit Dollapi, i bleu qeverisë ujësjellësin e Lanabregasit para pak ditësh, në një lëvizje të dyshimtë, që duket se synimin e vetëm ka të mbushë arkën e zbrazur të qeverisë.

10 komente në “Çfarë të kujton ky gisht zoti Basha?”

  1. tironsi says:

    prisni akoma deri ne fund te mandatit shume gjera do te degjojme ne dhe rrugen tone e shtroi ky gejeshtar na mori voten dhe kaq por 1 here ska me mashtruesi

    1. DHELPRA says:

      Kaq donte ky 1 shtys,se mandatin tjeter e vjedh… ska nevoj per voten tende. Te pakten mos beni te njejtin gabim ne 2013….

    2. Feder says:

      Mire ua beri, mire tua beje, e meritoni

    3. Dede Gjini, Nju Jork says:

      Kudo ku asht telekomandue ka ba krime ky Lulzimi i bashajve. Mos prisni qy te jete i ndershem ma tutje.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/nuk-duhet-ajnshtajn-kryebashkiaku-basha.html

  2. olsi says:

    ku eshte ai grupi intelektual i Tiranes qe hengren nga nje qofte dhe dy krika
    seç po me ngjasojne me Ver Llapen tashi qe po mbytet Tirana me parqe

  3. Xhema nga Tirana says:

    Që HEC I LANABREGAS-i duhet të kalonte në pronësi të Ujësjellësit të Tiranës ishte një domosdoshmëri;sepse formohet një cikël i mbyllur menaxhimi (Uji i burimeve të Selitës dhe Shënmërisë lëviz turbinat e HEC Lanabregas-it). Ky kalim në pronësi, me metodën e privatizimit (sikur po e blen një privat këtë HEC nga Shteti) është krejtësisht e gabuar sepse Shoqëria Ujësjellës-kanalizime Sh.a. është një NDËRMARJE ME VETËFINANCIM ME KAPITALIN E SAJ TËRËSISHT SHTETËROR.
    Do të ishte krejtësisht normal veprimi i kalimit të këtij HEC-i, në pronësi të Ujësjellësit të Tiranës vetëm me një Vendim të Këshillit të Ministrave.
    Veprimi aktual i K.M. ( edhe sikur vlera e blerjes të ishte vetëm 1 Euro ) është krejtësisht i gabuar dhe antiligjor.
    Shkurt hesapi: Qeverria , me këtë veprim po i vjedh në mes të ditës qytetarëve të tiranës një shumë prej 15 milionë dollarësh që reflektohet në rritjen e çmimit të ujit (para disa muajsh) si dhe rritjen e re që do të kërkojë ujësjellësi (pas disa muajsh).
    PARADOKSI ËSHTË QË POPULLI HESHT SIKUR NUK PO NDODH ASGJË!!!!!!!
    XHEMA !

    1. RREMA says:

      O XHEMA kujt ja ke marre borxh keto tru mor djale… kjo blerje perkthehet shum thjesht dhe eshte totalisht ne sherbim te qytetareve te Tiranes… UKT sot i paguan fatura OSSH rreth 380 000 USD ne muaj qe do te thote brenda 3 vitesh investimi i kryer nga UKT kthehet i gjithi,qe do te thote 380 000 USD ne muaj do jene jo lek te derdhura ne arken e OSSH por investime per ti sherbyer me mire qytetareve te Tiranes.
      PARADOKSI ESHTE QE GJITHCKA SHIHET VETEM E ZEZE NGA TIPA OPOZITARE TE PERJETSHEM SI PUNA JOTE DHE CA DALIPEVE DHE NUK MARRIN LAPS E LETER PER TE BERE CA LLOGARI PARA SE TE HAPIN GURRMAZIN DHE TE VJELLIN VRERE..

  4. Xhema nga Tirana says:

    O Rrema ( Ndoshta Rrena )!
    Unë lapsin dhe letrën di t’i përdor por Ç’ti bëjsh disa tipave si ti që nuk kapin thelbin e problemit.
    Lexoji me vëmëndje rrjeshtat që kam shkruar dhe do gjesh aty :
    – “Që HEC LANABREGAS duhet të kalonte në pronësi të Ujësjellësit të Tiranës ishte një domosdoshmëri sepse formohet një cikël i mbyllur menaxhimi.”
    – “Veprimi aktual I K.M. (edhe sikur vlera e blerjes të ishte vetëm 1 Euro) është krejtësisht i gabuar dhe antiligjor.”
    A m’kuptoveeeeeeee O Rrema? (Më fal U gabova…. O Rrena).
    XHEMA !

  5. lanabregasi says:

    po ty o rrem kushti dha keto tru idioti apo sala,xhema thote qe mund ta merrte me nje vendim qeveria pa u paguar 15 milione dollare,po aq kupton nga bathorja je,pastaj linjat e ketij heci furnizojne me energji elektrike edhe qendren e tiranes dhe ojektet e rendesise se vecante ne qender ,o keto ujesjellesi do i furnizoje me energji

  6. d.ademi says:

    nuk eshte e vertet ajo qe thua rreme se ukt i merrte leke hidrocentralit sepse uji qe kalon ne turbinat e hec eshte uji i ukt qe ti pin perdite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje