Gjykata lë të lirë Ilia Bashon: Nuk ka prova se ka vrarë gruan

14 Maj 2012, 17:31Politika TEMA

Ilia Basho, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij tre muaj më parë, Eleni Basho, është lënë i lirë gjatë ditës së sotme nga ana e Gjykatës së Tiranës. Kjo e fundit ka thënë se nuk ka prova që Ilia të jetë autor i vrasjes së bashkëshortes së tij. Për këtë arsye, ai tashmë do të jetë i lirë deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Prokuroria kishte kërkuar që Basho të mbahej në burg deri në përfundimin e procesit, por gjykata e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.

Vrasja e farmacistes Eleni Basho tronditi opinionin, ndërsa prokuroria akuzoi të shoqin për vrasjen, që mendohet se ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore para krimit.

9 komente në “Gjykata lë të lirë Ilia Bashon: Nuk ka prova se ka vrarë gruan”

  1. ladi says:

    Po na iken truri. Mediat deri me sot na kane dhene informacione deri bindese se vrasesi ishte ky Ilia. Tani qe “vrasesi” po del i pafajshem po pyes veten ne eshte vrare apo jo Eleni Basho?!. Keto organet tona te drejtesise po na cudisin deri ne cmenduri.

  2. em says:

    turp i madh!na trashet ne fillim,qerrum syte neper internete duke lexuar thrilerin e ktij kurse tani del i pafajshem.pupupu faqja e zeze seshte me lexu me asigje ktu ne ket vend,cdo gje behet kot sa per sy e faqe,llafe boshe pafund!!!ktu ka mbaru cdo gje ktu fajtore eshte viktima qe u kalb ne dhe e la femijet jetim.ky eshte tamam teater!!

  3. vlonjati firenze says:

    ca nuk po na degjojne veshet. pupupupup

  4. tironsi says:

    familja te marr hak ne dhe eleni ne dhe dhe ky plehravetem keshtu do te vendoset drejtesiadhe do te qetesohet shpirti i saj femijet jetim se jetim ngelen vetegjygjesi se shteti jone ka pjerdhur me ca para cdo gje mboron ketu turp dhe mllef i madh nuk di si te shprehem

  5. Xhozi Plehra says:

    Prisni more mos ja fusni kot pa ditur gje.

    Policite ne gjithe boten, sidomos kjo e jona qe jane avdalla fare, e kane zakon qe kur behet ndonje krim trondites dhe me efekt te madh ne opinionin publik, rrasin sa me shpejt ndonjerin brenda, me apo pa prova, sa per te qetesuar miletin.

    Shpeshhere keshtu jane marre ne qafe te pafajshmit qe me vone edhe e kane vertetuar pafajesine e tyre.

  6. arvanites says:

    Ky eshte roli i medias dhe shplarjes se trurit qe i ben ajo popullit. Ktij ja dhane denimin mediat vetem sepse zbuluan nje sms qe i kishte cuar te dashures.

  7. Nadia Shabani says:

    Po nuk ka prova nje fjale goje. Kush tjeter mund ta vriste gruan e tij pa aresye te forte? dhe aresyeja e forte ishte se ajo e zbuloj qe ai kishte te dashur dhe i ka kerkuar divorcin. Dhe ky per te shpeuar pasurine i dha nje kokerr plumbi dhe nje pjese te pasurise ja ka dhene avokatit dhe gjykates dhe Eleni i shkrete u prefte ne paqe qe zor se mund ta beje ne kete padrejtesi qe u be ne kurriz te saj. Turp i madh dhe qe te na mbushet mendja qe drejtesia u vu ne vend prokuroria duhet te gjeje vrasesin e vertete n.q.s nuk eshte i shoqi qe une e ve ne dyshim pafajesine e tij.Mjere ajo qe iku po nuk gjen drejtesi ne kete shtet mafiozesh me.

  8. shqip shqip says:

    Perse cuditeni?!! A ka ndonje ndryshim me Gerdecin? Kush eshte ne burg per te vraret e te plagosurit? Po per miliardat e lekeve tona qe shkuan ne ere?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html

  9. Elvisi says:

    E do thoja qe duhen prova qe te vertetohet dhe kjo i takon prokuroris dhe policis ti gjeje ,pastaj varet ne ca gjendje jane xhepat e ktyre organeve te ligjit(maliqit)…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje