Analisti i gazetarisë hetuese, Xhon Holland u bën thirrje gazetarëve shqiptarë: Hetoni gjyqtarët, ju nuk mund të bëni asnjë reformë nëse gjyqtarët i lirojnë politikanët e korruptuar
Zyrat rajonale të organizatës së njohur Transparency International të Shqipërisë dhe Kosovës po i mësojnë gazetarët e rinj të dy vendeve për të hetuar me kujdes mbi korrupsionin zyrtar dhe financimet e dyshimta të partive politike. Nisma ka ardhur pas skepticizmit të rritur në Tiranë dhe Prishtinë mbi fuqinë reale të medias për të luftuar korrupsionin.
Analisti i njohur i gazetarisë hetuese, Xhon Holland, mbajti fjalën kryesore në takim. Ai thotë se gazetarët mund të bëjnë më tepër kundër korrupsionit dhe të mos kenë frikë, edhe pse zyrtarët dhe bizneset që ata ndjekin janë të mëdhenj dhe të fortë. “Përkundrazi, të korruptuarit duhet ta kenë frikë median,” thotë ai. “Për të goditur korrupsionin gazetarët dhe qytetarë të tjerë mund të fillojnë nga kryesorja; të ndjekin paratë që politikanët lëvizin në vendin e tyre. Të studiohet çdo tender, çdo prokurim, çdo blerje, kush e porositi, sa janë çmimet dhe sa e bleu dikush tjetër. Zyrtar qendror apo vendor, janë njëlloj; të gjithë këta kanë punë me kompani vendase dhe të huaja, që sjellin diçka për shkollat, spitalet, kush i fton këto dhe si fitojnë këto në tendera. Korrupsioni mund të luftohet duke ditur të gjithë këto fakte që i dinë edhe kriminelët”, thotë ai.
Analisti Holland thotë se vende me demokraci të re si Shqipëria dhe Kosova janë të rrezikuara nga korrupsioni i lartë.
“Gjykatat nuk i dënojnë zyrtarët edhe pasi gazetarët shkruajnë për korrupsionin? Ky është problemi më i madh në Shqipëri e Kosovë dhe në gjithë Europën Lindore. Nëse gjyqtarët nuk ndëshkojnë politikanët e korruptuar, – thotë ai – atëherë shtypi duhet të hetojë gjyqtarët.”
“Rruga e vetme është që të hetohen gjyqtarët; ku i gjejnë ata paratë? Gjyqtarët janë çelësi për gjithçka. Ju nuk mund të bëni dot asnjë reformë, nëse gjyqtarët i lirojnë politikanët e korruptuar. Në të gjithë rajonin ka shumë pyetje të tilla; si e ngriti gjyqtari një vilë 3-4 qind mijë euro, kur ai paguhet rreth 10 mijë dollarë në vit? Gjyqtarët duhet të mendohen mirë nëse duan të jenë në krahun e qytetarëve të ndershëm, apo në krahun e kriminelëve që vjedhin fondet, pastrojnë para apo fshehin dokumente korrupsioni. Gazetarët duhet t’ua kujtojnë gjyqtarëve dhe politikanëve se detyra e tyre është t’u shërbejnë qytetarëve”, thotë ai.
Përfaqësuesi i Transparency International për Kosovën, Ismet Kryeziu, thotë se “partitë politike në Prishtinë nuk bëjnë transparencën e mjaftueshme për financimet. Ka shumë pikëpyetje se nga vijnë këto para, dhe nëse janë para të pastra apo janë para të pista. Shoqëri civile në Kosovë ka propozuar që partitë të financohen nga fondet shtetërore, ndërsa edhe gjykatat janë ende të pafuqishme që të ndeshen me korrupsionin që buron kryesisht nga politika”.
Lutfi Dervishi përfaqësuesi i Transparency International për Shqipërinë thotë se “partitë bëjnë fushata zgjedhore luksoze pa deklaruar asnjë burim të aq shumë parave, por transparenca e financimeve duhet bërë gjatë gjithë kohës, jo vetëm për një muaj fushatë. Jemi të shqetësuar se kultura e korrupsionit brenda partive gjatë gjithë vitit bartet edhe në kulturën e punës së qeverisë kur ato vijnë në pushtet”.
Analistët mendojnë se mediat shqiptare duhet të përfshihen më shumë në hetimin e korrupsionit, që të rritet presioni qytetar për të zvogëluar sa më shumë abuzimin e zyrtarëve me pushtetin. Gazetarët nuk ka pse mërziten nga ndonjë rast i pandëshkuar korrupsioni, por ata duhet të këmbëngulin në shumë raste të tjera; të hetojnë zyrtarin që vjedh, policin që nuk e kap, gjyqtarin që nuk e dënon, këdo që nuk dënon korrupsionin, sepse suksesi parë i hajdutëve, pohojnë analistët, është që të dekurajojnë gazetarët./VOA
Ke te drejte Xhon Holland po 100E kushton koka e njeriut ne shqiperi. Kush do ti mbroje gazetaret nga trimat e nates ????? Arvidhuja ?? Apo burri i shtetit ?
Aman nqs Lutfi Dervishi na qenka përfaqësuesi i Transparency International, me te vertete qenkemi katandisur keq. Cfare korrupsioni ka denoncuar ndonjehere ky skuth i politikanve ne pushtet?
Jo vetem kaq. Por ky Dervishi i ben fresk PD-se dhe Berishes ne te gjitha emisionet TV ku e ftojne.
Super koment
O zoti Holland!!!Cfare kerkon nga gazetaret zotrote,kur LUTFI DERVISHI,qenka perfaqesues i TRANSPARENCY INTERNATIONAL per Shqiperine,nje ZAGAR I PUSHTETIT TE BERISHES??”
Ne vend,qe te ishte gazetari TRIM DHE I ZOTI,MERO BAZE,na qenka kelyshi i Berishes????
Mjafton te hetohet ceshtja e Gerdecit, qe Amerika e zgjidhi per pak muaj.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html
Po si me ja be kur edhe media eshte e korruptuar.Qeveria dhe drejtesia ne Shqiperi jane te certifikuar per korrupsion,kane license,edhe media 90% po ashtu e licensuar per korrupsion.Cfare duhet me bo z.analist?
Te lutem Mero Baze kthej nje pergjigje keti
Xhonit se ky me duket Shqiperis I dinka vetem
emrin se nuk shef se cfar behet me kete qeveri komunistash
e mafjozesh
Ky zotnia po flet per Angline,Gjermanine apo ndonje vend tjeter?O vllajo jemi ne Shqipeni,apo ke ngatarru shtet,se di ku nodhesh?
Po kur ky njeriu,qe koka i kushtoka 100 euro,te ishte gjyqtar si do mbroheshe ti Enzo???????????Patjeter qe duhet te jesh pjese e nahijes kriminale te gjyqtareve,prandaj edhe te dogji lajmi kaq shume.
Nese do te filloje te behet investigimi,qe Xhon Holland,u sugjeron gazetareve dhe publikimi i rezultateve te tij,,,atehere do te shohim me sy rrudhjen e “lagjes” se ristaneve,fullaneve, becajve,,,,,,,,e dine vete ata qe u kruhet qerja e zullumit.
Kushton edhe 1 fjale goje jeta ne shqiperi…
Jemi icik kafshe si natyre ne si njerez,shiko Saliun.
Esht nje shembull i nje pjese te Shqiptarve.
Ne urrehemi me njeri tjetrin.
Shiko ate Ilia Bashon qe u la i lir sot,sa mira euro ka paguar vall?
Sali Berisha njeriu me i mencur ne Shqiperi prandaj ka vu at pasuri,urrejeni sa te doni ai po ju heq buken femijeve tuaj.
Teorikisht ky Xhon Holland ka shume te drejte por broblemi eshte se gjyqtaret stimulohen nga politika per favoret qe ata ju bejne dhe politikes i vjen per shtat nje gje e tille.Problemi tjeter eshte se ketu ne çdo fushe e ke korrupsionin galopant. Ketu perveç se nje Mani pulite duhen te kesh edhe bracci di ferro.
Para dy javesh pashe nje emision ku njeri(me duket se ai drejtori per kontrollin e pasurise) dha disa shembuj dhe misdis te tjerash tha se filan gjykates(emer mbiemer nuk me kujtohen) ka marre tre vjet rrjesht dhurata prej 100.000 euro . A mund te ndodhe qe bingo te beje nje njeri i vetem tre here rresht ?
Nuk e di nese shprehem mire. Kam nje pyetje per kulture: me qe jemi ne kapitalizem, keta gayt, me aktivitetin e tyre fitojne leke, humbasin apo e kane per hobby?
Ne nuk jemi per keto leksione,jemi per nje pranvere arabe,per te pastruar te koruptuarit si brenda vendit dhe ata nderkombetare qe pasurohen me korupsionin ne Shqiperi.
Njehere minjte vendosen nje plan te mrekullueshem kunder Macokut te Zi me Mustaqe. Vendosen ti varin ne qafe nje zile kumbuese. Sa here qe ky tu afrohej, zilja do t’i njoftonte prej se largu dhe ata do te largoheshin ne kohe. Plani dukej shume i mire dhe minjte shperthyen ne duartrokitje te gezueshme. Nje mi, vetem nje… beri nje pyetje ; Shume i mire plani – tha ai duke u pertypur – por … Kush do tia vere zilen ne qafe Macokut ?
Ra heshtja.
Nese kete nuk e bejne Devishet me shoke le te ngrihemi te gjithe bashke dhe denojme keta hora gjyqtare qe po e cojne Shqiperine ne vella-vrasje. Gjyqtare maskarenj si Zamir Poda me shoke qe na shkruajne edhe publicistike per drejtesine shqiptare por qe japin vndime ne favor te shkelesve te ligjit por edhe te Kushtetutes duhet te denohen. Le te shkojne ne burg me shioket e tyre kriminele. Prandaj nese nuk e bejme ne si popull do te vrasim njeri-tjetrin. durimi e ka nje kufi
Ky xhon Hollandi qe na qenka dhe analist i gazetarise hetuese nuk e di te verteten e thjeshte se gjyqtaret e prokuroret e Shqiperise sikur te gjithe nepunsit shqiptare do te jene objektivisht te korruptuar perderisa kane paga mjerane e qe vene ne pune ne kembe dhe punojne me avokater e te pandehur milio nere qe bredhin me benze. Po te mos jene te korruptuar, pergjithesisht dalin gomere ne syte e botes ……e te grave te tyre. Fitimi
o xhon rri i qet vlla.. Qe neser do ta shpartalloj korrupsionin e gjyqtareve Blendi Fevziu dora vete. Ma gazetar se ai, nuk e bo nona