Anulohen planet për një paradë homoseksualësh të enjten

15 Maj 2012, 12:23Sociale TEMA

Reuters

 

Një duzinë me aktivistë gej dhe lezbike pedaluan përmes kryeqytetit shqiptar të hënën, duke mbajtur një demonstrim të guximshëm në një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, po ku vlerat konservatore janë të rrënjosura thellë.

Aktivistët i kanë braktisur planet për një paradë të madhe të homoseksualëve të enjten, që do përkonte me Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, pasi një zëvendësministër i Mbrojtjes tha se ata duhen rrahur me shkopinj gome.

Të shoqëruar nga policia, çiklistët sapo e kishin nisur protestën e tyre në shi, kur disa të rinj të maskuar u hodhën bomba tymuese. Ato shpërthyen dhe tymi u përhap në ajër, por demonstruesit nuk u dëmtuan dhe vazhduan të pedalojnë.

Një nga aktivistët kishte mbuluar fytyrën, nga frika se familja do e njihte.

“Ne ia dolëm,” tha Kristi Pinderi, drejtor ekzekutiv i Pro LGBT.

Xheni Karaj, një tjetër aktiviste e të drejtave të njeriut, ngriti duart si shenjë triumfi në fund të xhiros me biçikletë.

“Ne nuk jemi të frikësuar më. Mendoj se është koha që të thyejmë rrethin e frikës në të cilin kemi jetuar gjatë këtyre viteve,” tha për Reuters Karaj.

Këtë javë lëvizja LGBT planifikon që të organizojë një ekspozitë fotografike dhe një takim përpara parlamentit shqiptar për të bërë presion për të drejtat e homoseksualëve dhe për të dërguar një mesazh tek ligjvënësit që e kanë quajtur grupin “të sëmurë”.

Njësoj si vendet e tjera të Ballkanit që duan të bëhen anëtare të Bashkimit Europian, edhe Shqipëria duhet të tregojë gatishmëri për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe ka kaluar një ligj kundër diskriminimit për shkaqe seksuale.

Por shoqëritë tradicionale konservatore në Ballkan kanë qenë të avashta në pranimin e homoseksualitetit të hapur dhe shumë aktivitete për të drejtat e homoseksualëve në Ballkan kanë përfunduar me dhunë.

11 komente në “Anulohen planet për një paradë homoseksualësh të enjten”

  1. Marin says:

    “Lum si ne qe jemi me kancer !”

  2. Nentori Kuq e Zi says:

    Sa keq !!!!!!!!!! Ishim mprehur te shihnim Lul Bashen ne krye te tyre..por nuk prish pune..ai eshte i ri dhe ka kohe te na e tregoje kete

  3. salistalin says:

    SICK MO-FO’S !

  4. anticensurë says:

    “Por shoqëritë tradicionale konservatore në Ballkan kanë qenë të avashta”
    jo mor zotërinj!nuk janë të avashta!kanë të njëjtin ritëm që ka gjithë shoqëria njerëzore!ndryshimi i mentalitetit do kohë nuk mund të bëhet bënda ditës!nuk mund të zhbëhen 1500 vjetë dogmë fetare për një a dy vjetë!dhe vëndet që sot janë të “hapura” ndaj homoseksualitetit nuk është se e filluan dhe mbaruan hapjen e tyre brënda ditës!dhe atyre ju ka dashur kohë e gjatë,bile me shumë shumë viktima!për fat të mirë tek ne viktima nuk ka!
    deri para 20 vjetësh homoseksualiteti dënohej penalisht!u hoq dënimi penal,është gjë e thjeshtë,por nuk është e thjeshtë heqja e mendimit,ndryshimi i mentalitetit!o ju njerëz që keni preferenca të ndryshme seksuale,prisni mos i sforconi gjërat!çdo gjë ka kohën e vet,do kohën e vetë!
    po të marrim si shëmbull thënjen e biblës”zotit ju deshën 7 ditë për të bërë botën”kështu dhe ju mos u përpiqni ta bëni më shpejt!

  5. heteroseksuali says:

    Anulohet? Ku ne artikull thuhet qe anullohet???????

    1. Erjoni says:

      kjo eshte gazetaria e sotme… fusin nje titull idiot sa per te terhequr vemendje (edhe po te jete pa lidhje fare me shkrimin).

      sa bukur do ishte sikur te kishim gazetare qe lexojne perpara se te shkruajne…

      vec faktit qe nuk permendet asnje anullim ne artikull, duhet theksuar dhe fakti se eshte sqaruar me kohe qe “parada” ishte thjeshte nje egzagjerim nga ana e medias duke vene tituj si ky me larte…

  6. hitler says:

    gjith kjo vemendje per 5 bY..Q.

  7. Lom Stermosi says:

    u anollua se u semur lideri i tyre Sali Berisha

  8. Topi_Topi says:

    Akoma s’e kane marre vesh keta qe ne europe nuki hyet me bythe….

  9. vLorA says:

    “Unë jam i tronditur nga fakti që një zyrtar i lartë i qeverisë bën thirrje për dhunë kundër një demonstrate paqësor LGBT” (Human Rights Watch)
    Shqipëria ka nënshkruar në vitin 2010 rekomandimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës:
    Neni 7 thotë se “qeveritë duhet të rrisin ndërgjegjësimin mes autoriteteve publike dhe institucioneve në të gjitha nivelet për përgjegjësinë e tyre për t’u vetëpërmbajtur nga deklaratat që mund të interpretohen si legjitimim për urrejtje apo diskriminim.”

    Ne nje vend ‘demokratik’ si Albanistani me ne krye Berishejadin dil ne demostrata paqesore po ta mbajti bytha… Ja ka merre dores Sala, te ekzekuton menjehere!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje