Ambasadori danez u bën thirrje shqiptarëve ta shkundin ... bllokun

12 Maj 2012, 19:58Sociale TEMA

Ambasadori danez, Karsten Jensen, njihet për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë. Edhe kur flet në një aktivitet kulturor, ai sërish do e përçojë një mesazh politik. Kësaj here ai ka folur në kuadër të lancimit të një projekti kulturor e festiv, të quajtur “Rock the Block”. Është hera e katërt që në Shqipëri organizohet koncerti “Rock the Block”. Më përpara është organizuar në mars, në Ditën e Verës. Vjet u festua në qershor, kurse sivjet do bëhet në maj, në kuadër të Muajit të Europës. Dhe meqë mesazhi i koncertit është ‘ta shkundim Bllokun’, ambasadori danez ka bërë një lojë fjalësh kur u ka kërkuar të rinjve shqiptarë që të shkundin të kaluarën.

“Të gjithë në Shqipëri e dinë se ku dhe çfarë është Blloku. Duke thënë “rock the block”, ne po përpiqemi të çojmë edhe një mesazh të vogël politik. Ndoshta duhet të shkundim edhe një pjesë të së kaluarës së këtij vendi dhe të shikojmë rreth të ardhmes. E mendoj se këta të rinj që ne i sjellim nga vende të ndryshme të Europës e tregojnë të ardhmen”, tha ai.

Në fakt blloku në Shqipëri ka disa kuptime, është blloku ku jetonte nomenklatura, blloku ku jeton sot rina e patrazuar shqiptare, blloku i të pasurve, por edhe blloku i Ilir Metës, që u bë i famshëm në videon e tij me Priftin.

23 komente në “Ambasadori danez u bën thirrje shqiptarëve ta shkundin … bllokun”

  1. Denis says:

    Jo po blloku i Ana Frank!

  2. geno says:

    Ne 21 janar o i nderuari Ambasador, shqiptaret u vrane per te shkundur e zhdukur bllokun, po ja qe pas 1 viti na doli Edi Rama dhe hengri corben e qelbur te krimit ne nje tenxhere me shefin e bllokut. Keto familje mafioze i shkund dhe i zhduk vetem heqja zvarre si ne Rumani, rrugeve te Tiranes, ndryshe me fjale as qe duan t’ia dine keta plehurina.

    1. Kkoli says:

      Më saktë ska ku të vej.
      100% dakort me ty.

    2. myzeqari says:

      MIRE E KE TI O AMBASADOR , PO EDI RAMA KA GELLTITUR NJE LUG CORB TE VJETER DHE KA PER TE VJELLUR GJITHE JETEN.

  3. haskoduka says:

    O Denis djali, fjala bllok dhe Ditar nuk besoj te jene e njejta gje. Ku blloku i Ilir Kokmadhit dhe ku i famshmi Ditar i Anna Frankut .

    1. Denis says:

      haskoduka,

      E di shume mire dallimin por ishte ironi me keta sharlatane qe vijne dhe i bejne gjerat corbe duke futur hundet ku nuk i takojne. Dhe pastaj fusin hundet dhe sa e qelbin me shume.

      Respekte,

  4. trust_no1 says:

    Fatkeqesisht i nderuar z.Ambasador ju keni qelluar ne ambasaden e gabuar per ne shqiptaret. Do ishte mire qe te rruga Elbasanit te kishim nje si ju. Po nejse… Sa per bllokun, jane shkruar fjale e shifra te tjera tek gjiri i Lalzit. Eshte renduar aq shume sa veshtire se shkundet.

  5. Ben Chicago says:

    a di gje ky danezi qe saliu do ndertoje hekurudhen tirane pekin?

    1. homeri says:

      Kur te perfundoi hekurudha Siberi – Alaske do ta sjellim trenin bashke me SALIUN deri ne cikago te shmallet me ty

  6. Aleksander says:

    Nje MIK i vertete i shqiptareve !-Keni mirenjohjen e shqiptareve te ndershem z. Ambasador, falemnderit.

  7. kelmendasi says:

    Kur kane hy te gjithe tu dhane mend se kush dhe si duhet npresidenti del ky tutkuni e nxjerr kunjin me te tane e thote vendosni nje budalla president e te tallin te gjithe me te.
    A spo e kuptoni o truthare cthote ky derdimend?

    1. adi_bonn says:

      Sa i mencen qe je mer malok…hallall

  8. lili says:

    si gjithmone njeri qe flet per te miren e shqiptarise!Mik i vertet i shqiptareve

  9. Geri says:

    Te gjithe politikanet me bllok ne dore jane shoku ambasador i Mbreterise se Te Mires!

  10. Zgjohuni says:

    Pershendetje Zoti Ambasador,rrespekt e nderim per punen Tuaj ne mbrojtje te lirise e demokracise te neperkembur ne vite nga mostrat e pjellat e bllokqenerve te diktatures komuniste ne Shqiperine.Vendi i bllokqenerve eshte ne bangen e akuzes e jo te kakarisin si gjeli siper plehut te tyre ne maje te tre pushteteve.

  11. Andrea says:

    z.Ambasador,ju gjithmone i trajtoni problemet drejt dhe shume te kuptushme,por eshte e veshtire per tu kuptuar nga kjo mase qe ju po i flisni.Pjesa me e madhe e djemve dhe vajzave tane jane jasht atdheut,pra ata qe luftuan per nje shtet demokratik dhe ne shqiperi mbeten pensionistet dhe alabaket e zbritur nga shpellat.Eshte kjo arsyeja qe xhdo gje ne shqiperi u shkaterua u vodh dhe po vidhet nga keta indigjene apo me mire kafshe me dy kembe.Shkollimi i ketyre majmuneve me universitetet e tipit Shkozeti i vuri keta injorante ne pozicione pune ku zhvilluan korupsionin ne menyren me fantastike,groposen e zhduken xhdo mendim te fuqishem intelektual pasi mbeshteten dhe mbrohen nga Ai qe me pak shpenzime do ndertoje rrugen e trenit Tirane -Pekin.Prandaj z.Ambasador eshte veshtire per tu perballur me kete lloj blloku (MAFJE)qe eshte krijuar pasi dikush tjeter i quan bure shteti dhe populli i handakosur hap syte dhe nuk dallojne dot se kush eshte bure dhe kush eshte pjese e bllokut(mafjes).Sidoqofte ju faleminderit per kurajon qe tregoni duke shprehur gjithmone te verteten.

  12. drini says:

    Me pelqen shume fraza e fundit e formuluar me mjeshteri,por do te doja te shtoja vetem nj detaj te vogel,krahas bl-loqeve te shumta te permendura te mos harrojme edhe blokun e Arvizut!

  13. Shqiptari says:

    ik mor psikopat danez, neve na pret nje e ardhme e arte, ku ka me mire se te zgjohesh ne mengjes e pasi te pish kafen te vendosesh qe se bashku me shoket ti hipesh trenit e te udhetosh per ne kryeqytetin Kinez ne Azine e larget

  14. Julia says:

    Ambasador, ju e mbajtet bllokun dhe vazhdoni t’a sponsorizoni per interesat tuaja dhe duke zhgenjyer nje popull te varfer dhe te izoluar per dekada. Dhe pastaj beni sikur i qani hallin. Nuk i ha me njeri denglat e ambasadoreve ne Tirane.

  15. koti says:

    Ambasadori ka 4 breshka ne ballkonin e shtepis ku banon.
    A e di njeri si i kan emrat?
    Njeren po ja u them un.GERDECI quhet.

  16. dritani says:

    Z. Ambasador,

    Nese Ilir Meta, per te cilin ne mos gaboj ju keni thene duhet ta mbaje gojen mbyllur, merr nje cmim vleresimi nga disa Europiane dhe nese takimi i probabilisht kryeministrit te ardhshem Rama me Z. Meta (gjithnje ai qe nuk duhet te duket ne publik sipas jush) vleresohet nga nje kolegu juaj, Ambasadori Holandez, a mund ta na thoni me stilit tuaj te drejperdrejte:
    Ke duhet te shkundin Shqiptaret?

    Me llogarite e mia (si popull i thjeshte) me rezulton se duhet te shkundim Europen por me duket pak e pamundur.
    Si mendoni?
    Te zgjedhim ate qe vjedh me pak dhe qe nuk shfaq pangopesi? Cili eshte limiti sipas jush?

  17. wert says:

    Me shume se blloku te cilit i referohet ambasadori, do ishte e udhes qe shqiptaret te cliroheshin nga kthetrat e bllokut te lokaleve dhe te mos parazitojne gjithe diten perpara nje filxhani kafeje

  18. Viktor says:

    Flm z.ambasador per te vertetat e drejteperdrejta qe thoni gjithemone.Je nje mik i cmuar i popullit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje