Rama: Politika jonë për shëndetësinë është secili sipas mundësive, shteti për të gjithë

9 Maj 2012, 20:22Sociale TEMA

Pas takimeve me ekspertët, Tryeza e Shëndetësisë e opozitës zbriti në qytetin bregdetar të Durrësit, në një takim të hapur me qytetarët e interesuar.

Në këtë fazë të dytë, diskutimet kaluan në një tjetër rrafsh, ku grupi i punës sqaroi me detaje çfarë Partia Socialiste do të bëjë konkretisht për Shëndetësinë. Duke folur në një sallë të mbushur plot me njerëz të sistemit të shëndetësisë, por edhe qytetarë të interesuar durrsakë, Edi Rama vuri në dukje dallimin midis dy modeleve atij që ofron PS dhe atij që ofron qeverisja aktuale: “Sistemi sot bazohet në parimin secili për vete dhe Zoti për të gjithë, ndërsa politika jonë është secili sipas mundësive dhe shteti për të gjithë”. Lideri i PS theksoi fort faktin se është pikërisht ky dallimi themelor mes dy modeleve. Rama vlerësoi se modeli që PS u shtron si alternativë sot shqiptarëve është radikalisht i ndryshëm me atë çka ata gjejnë sot në sistemin shëndetësor.

Për Edi Ramën dhe grupin e punës për Shëndetësinë nuk mund të vazhdohet më me këtë model në sistemin shëndetësor i cili ka dështuar dhe për më tepër po kalbet përditë nga korrupsioni kapilar që është shtrirë në çdo qelizë të tij.

Kryetari Rama gjatë kësaj tryeze theksoi se “ne duam që kushtet të ndryshojnë dhe dinjiteti i shqiptarëve të jetë i respektuar sa herë e kapërcejnë pragun e institucioneve të shërbimit shëndetësor”.

“Një nga angazhimet tona më të forta, një nga politikat më radikale të ndryshimit është ndryshimi në themel i sistemit shëndetësor në Shqipëri. Sepse, faktikisht, të gjithë e dimë që shëndetësia shqiptare sot nuk arrin të realizojë asnjë nga funksionet e shkruara në qëllimet e saj. Sot në Shqipëri nuk ka parandalim, nuk ka diagnostikim, nuk ka kurim, dhe nuk ka rehabilitim dhe këtu flasim për sistemin si i tërë. Ne dëshirojmë që t’ua  themi qartë qytetarëve shqiptarë; Ata marrin një shërbim gjithnjë e më pak të sigurt për shëndetin dhe gjithnjë e më fyes për dinjitetin e tyre njerëzor dhe qytetar në kushtet e sotme. Jemi në shekullin e XXI, jemi në 100 vjet shtet shqiptar, jemi në mes të Europës dhe kemi një shërbim shëndetësor i cili nuk ka lidhje fare as me shekullin ku jetojmë, as me kontinentin ku jetojmë dhe as me faktin që kemi 100 vjet që përpiqemi të ndërtojmë shtet. Madje, do të thoja se gjendja e sistemit shëndetësor është një nga shembujt më tipik të faktit që ne ende nuk kemi arritur të ndërtojmë një shtet në shërbim të qytetarëve,” tha Rama.   

6 komente në “Rama: Politika jonë për shëndetësinë është secili sipas mundësive, shteti për të gjithë”

  1. elinor says:

    Si tha, “secili te punoje sa mundet dhe te marre sa te doje”?? Kjo eshte motoja e komunizmit me sa di une! A jeni te sigurte se ky nuk ka henger ndonje derrase kokes me 21 Janar se qysh atehere sikur nuk eshte ndje mire?!!

    1. shqip shqip says:

      Ndarje pjes pjes e koalicionit te turpit, qe te qerrohen nje here e mire bastardet!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html

  2. BERISHA LARGOHU. MBESHTES C'DO FORCE POLITIKE QE HEDH BERISHEN NGA PUSHTETI PARA 2013! says:

    Humbje kohe.

  3. gaitano says:

    zoti rama….tashme ke mare figuren e plote te djalit qe te imiton te portokallia.mbase permbushe detyren e kryetarit te bashkise se tiranes por te mbare shqiprise?zotrote e din qe te besh nje skuader te sukseshme duhet te kesh ndonje te talentuar dhe te ndonje ekipi kundershtar,por ti o zoteri po na perkthen neve apo po na sugjeron per ndonje ish…qe ne ndaj besuam tek ty se vesh corape te reja jo vec sa i kthen ato mrapsh.vrate njerez,dhe per ata fatkeqe ju duhet te shpjegoheni para ligjit dhe zotit njesoj,darkat dhe takimet nuk falin mekatet e perbashketa qe ju krijoni.turp qe gjaku shqiptar derdhet pa asnje lloj llogjike,pasi ne si popull spo dime cfare prej politikes kerkojme.po nuk erdhi dita qe nje pushtetar te kete hijen e frike kur menderen te vej ne kolltuk ky popull to merkembet si perher eshte merkembur.

  4. Arsen says:

    Flet per mjeksine sepse do te shtoje votues ? Ata qe vuajne spitaleve te ndyra te Shqiperise nuk e degjojne fare Ramen. Ata vetem kruajne xhepat mos u ka mbetur ndonej 200 lekesh per infermieren e radhes.

    Rama ka permbysur perfundimisht shpresen e se majtes.
    Politika e tij eshte krejt pa strategji.

  5. Kritiku says:

    Edi Rama, nuk eshte ne rrugen e duhur me keto deklarata. Ne rradhe te pare thenia e tij “secili sipas mundësive dhe shteti për të gjithë” nuk mund te funksionoje nga ana financiare. Vete shtetet e fuqishme nuk e zbatojne dot kete gje dhe jo me Shqiperia me ekonomine e dobet qe ka. Nje gje duhet te dije Rama, qe ne kete gjendje ekonomike te mjeruar qe e ka katandisur Berisha, nuk ka qeveri ne bote qe ta kete te lehte qe ne nje kohe te shkurter te jape rezultate te duhura. Borxhi eshte aq i larte sa nuk te le me fushe veprimi per projektet ekzistuese dhe jo me ato qe duhet te vijne. Te mos harrojme qe kjo deklarate eshte per nje shoqeri te perparuar moralisht dhe ideologjikisht ne menyre utopike. Kjo deklarate nuk vlen per shoqerine tone. Kush do te paguante vullneratisht leke ne arken e shendetesise ne Shqiperi?! Asnjeri!!!!!!!!!! Rama me mire te flase hapur me njerezit pa u bere deklarata boshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje