Prokuroria nis hetimet për “Bossi-n”. Monti e Berisha s’lejojnë pyetje në konferencën e tyre

7 Maj 2012, 19:42Sociale TEMA

Mediat italiane shkruajnë se kryeministrat Mario Monti dhe Sali Berisha nuk lejuan asnjë pyetje në konferencën për shtyp. Ato shkruajnë se gazetarët donin patjetër të bënin pyetje për çështjen Bossi

 

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar në “Universitetin Kristal” një sërë dokumentesh, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimeve të plota për të zbardhur rastin e diplomimit të djalit të ish-liderit të Ligës së Veriut, Umberto Bossi, i denoncuar pak ditë më pare nga media italiane, por edhe raste te tjera të supozuara me studentë shqiptarë.

Sipas burimeve jo zyrtare, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar hetimin penal për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Hetimet do të zhvillohen nga Njësia Task-Forcë për të zbardhur nëse ka apo jo falsifikim në këto dokumente, qe nisin nga regjistrimi i Renzo Bossi-t, si student deri tek diplomimi i tij.

Vetëm dy dite pas fillimit të verifikimeve, lidhur me dyshimet e medias, prokurorët deklarojnë jozyrtarisht se kanë nisur hetimet penale.

Megjithatë gjatë publikimit të këtij skandali nga mediat italiane dhe me pas edhe ato shqiptare, vetë “Universiteti Kristal”, në Tiranë ka reaguar duke njoftuar se Renzo Bossi është regjistruar në baze të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit, për vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacioneve ne fuqi.

Ndërkohe media italiane ka njoftuar se Bossi në 2009 ka marrë diplomën e shkollës së mesme dhe në 2010 është diplomuar në Tiranë në ciklin 3-vjeçar të biznesit. Por sipas policisë Renzo Bossi nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri. Dyshimet e para ranë mbi një operacion të mundshëm të shitjes së diplomës, jo vetëm ndaj dy shtetasve italiane, por edhe ndaj studentëve të tjerë në Shqipëri.

Megjithatë do të jenë prokuroret tashmë që do të verifikojnë nëse të paktën Renzo Bossi i ka zhvilluar apo jo tre vite mësim në këtë universitet para se të marrë diplomën. Prokuroria e Napolit dhe Milanos deklaruan më herët për mediat italiane, se Bossi rezulton i regjistruar me numër amze 482, është diplomuar për Menaxhim-Biznesi, dega Ekonomik dhe diploma e tij rezulton të jetë lëshuar në datën 8 tetor 2010./TCH

7 komente në “Prokuroria nis hetimet për “Bossi-n”. Monti e Berisha s’lejojnë pyetje në konferencën e tyre”

  1. Anton Nepravishta says:

    He se do mbyllet si ceshtje se dhe vete prokuroret qe po e hetojne aty i kane marre diplomat.

    1. hasan says:

      Haaaaaaaaaaaaaaa…….ha

  2. Hesapi says:

    çfare injorantesh prokuroria e tiranes,kur do te mbledhi fakte mbas nji jave kur eshte prishur qumeshti.Prokuraria e italise e ka faktin ne dore,keta tanet do te hetojne rrushte,qysh nuk ju ha nje mortje o qypa.Si nuk ju vjen turp asnjerit jeni te gjithe pa fytyre pisa.

  3. hahaha says:

    natyrisht qe “dokumentat” do “verifikohen” ashtu sic u “verifikua” edhe vidio e metes…

  4. pseudo-Diploma-hetimi says:

    Hetime nga Prokuroria dhe Task-force… Cfare hetimi!
    Sa nga at qe do te hetojne, apo me keq, drejtuesit e tyre i kane marre diplomat te KRISTAL,te “Plepat” apo edhe tek Un.Shteteror (juridik) pa lexuar ndonjehere libra te juridikut….ironi e fatit tone!.
    Gjykata jone mori si ekspert te videos Meta_Prifti njerin nga fallsikatoret kryesor te Kristal, qe dhe vet ka nje diplome fallco (Ermal Beqirin). Edhe tani, bashke me Ermalin do gjejne klonin e tij dhe do ta “sqarojn” çeshtjen.

  5. Populli says:

    Seshte ndonje hata e madhe se te kristali ka marre gyjsma e deputetve te parlamentit diploma, jo me ai qumeshtori i bossit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje