Aleanca KuqeZi proteston para Ministrisë së Arsimit për skandalin e diplomave: Të dorëhiqet Tafaj

4 Maj 2012, 12:37Sociale TEMA

Aleanca KuqeZi zhvilloi mesditën e të premtes një protestë me aktivistët e saj përpara Ministrisë së Arsimit duke reaguar për nivelin kritik të universiteteve private pas skandalit të bërë publik nga mediat vendase dhe ato italiane.

“Ne jemi sot këtu përpara Ministrisë së Arsimit për t’i dhënë shkarkimin e merituar Z.Myqerem Tafaj, nëse ai bën rezistencë ne do të nisim revoltat për dinjitet në të gjitha fakultetet e vendit deri në mosbindje studentore”, u shpreh kryetari i Aleancës Rinore KuqeZi, Adriatik Lapaj.

“Ky sistem arsimor i ngritur i gjithi mbi korrupsion për 22 vjet, i ka ndërlikuar jetën të rinjve shqiptarë, ndërsa sot për turpin e tyre na nxinë faqen duke fabrikuar diploma false”, vijoi kryetari i Aleancës Rinore KuqeZi. “Nuk do të ndalemi deri kur ministri i Arsimit, i kapur në flagrancë për paaftësi, të japë dorëheqje. N e shpallim këtë ministri vend krimi”, përfundoi Adriatik Lapaj.

Aleanca KuqeZi dhe Aleanca Rinore KuqeZi do të nisin një valë protestash në mbarë vendin me qëllim largimin e ministrit Tafaj dhe rritjen e cilësisë së arsmit publik dhe privat për të rinjtë shqiptare.

47 komente në “Aleanca KuqeZi proteston para Ministrisë së Arsimit për skandalin e diplomave: Të dorëhiqet Tafaj”

  1. fule says:

    Nje nisme vertet per tu pershendetur. Opozita mos mjaftohet vetem me perseritje denoncimesh.

    1. erjon says:

      aleanca kuq e zi duhet te jete forca e cila do qeverise vendin ne zgjedhjet e ardhshme jemi me ju bravoooooo kuq e zi

    2. Nadia Shabani says:

      Nuk kemi opozite, opozita i ben fresk Saliut. A nuk e shikoni se Saliu po tall ……….me te dhe me gjithe shqiptaret? Nuk ben me protesta opozita se ka frike se i vret Saliu.

  2. alba says:

    poshte myqeremi me shoke!
    bravo kuq e zinjte!
    shqiperia kuq e zi!

    1. artan vebiu says:

      kuq e zi deri ne vdekje. te cohemi te rrezojme sali berishen. kreshnik spahiu kryeminister i shqiperise se bashkuar

  3. Ola says:

    Turp per ministrine qe ben te tilla gjera. e kane kthyer universitetin ne biznes ,dhe jo me qellim te mire, por nje biznes i piste nga i cili jemi prekur te tere.Bravo AK qe e ngre zerin e popullit dhe nuk na le memece ne nje situate kaq te turpshme

    1. anti - grek says:

      te gjithe jemi kreshnik. aleanca kuq e zi jeni te mrekuullueshem. do u mbeshtesim deri ne vdekje. te shporim sali berishen, edi ramen dhe bamir topin nga skena politike. votat tona jane per ju.

  4. emiliano says:

    Ve bast qe me shitjen e nenshtetesise, te tere arabet ka mundesi qe me te marre nje nenshtetesi shqiptare, e blejne dhe nje diplome,nje rruge e 2 pune.

  5. Koli says:

    Te dorehiqet Tafaj? As mos tju shkoje nder mend se berish do heqe ndonjehere zagaret e vet besnike

  6. eri says:

    nuk eshte ministria ajo qe nxjerr diploma fallco por universiteti privat KRISTAL

    1. Era says:

      eri,eshte ministria qe i lejon keto pseudouniversitete te leshojne diploma.akreditimi behet nga ministria

    2. ana says:

      eri, a m thua si e ka marr licensen universiteti ”Kristal” dhe cilet jan pergjegjes qe ai merr frym akoma?
      te gjith e dim qe Kristali jep diplloma brenda dites per disa mijra euro, ateher pse heshtin?

    3. Shpresa says:

      Eri, ministria eshte fajtorja kryesore.

  7. Vadiola says:

    nuk eshte rasti i pare qe ministria ben poshtersira.duke filluar qe nga zyrtarizimi i gjuhes angleze, a thua se diku ketu ne Shqiperi jeton nje minoritet anglisht-foles. pastaj,meqe jemi vullnetare te devotshem(veti e ngelur nga komunizmi),studentit te sapodiplomuar i duhet te punoje dhe nje vit per shtetin.pastaj,meqe univeristetet private kane buxhet te vogel(te shkretat), duhet qe shteterori te ndaje buxhetin e tij te majme me keta te shkretet e privatit.ka edhe me;ata petagoge qe na e kane nxire jeten per 5 vite, duhet edhe te na peshojne njohurite me provimin e ushtrimit te profesionit……etj etj,kjo ministri ka nxjerre aq shume gjera,sa do habitesha nqse do i kete bere te tera keto me studime te mirefillta.por asnje grup interesi nuk eshte pyetur per te tera keto.dhe ne durojme,se nuk kemi cfare tjeter te bejme.

    1. dorela says:

      kjo qeveria po i ben shqiperise ate qe nuk ia ka bere as pushtuesi, po i degjenron sistemin arsimor….. ormain un sistema di merda…

      Ne Shqiperi nuk ka universitete private po kioska lavatrice qe jane ngritur per te pastruar para ku deshtaket pa ideale dhe pa kapacitete shkojne e zene veten me studime. Eshte per te ardhur keq….Universitet eshet fjale e madhe…. ju qe studioni ne privat ju genjen mendja se studioni….. shumica atyre qe studiojne atje s’dien te shkruajne shqip ne menyre korrekte.. imagjino te bejne detyra apo projekte…. plagjatura…. Sistemia rsimor eshte nej turp i vertete…
      per tu regjistruar jashte ne nje program mesimor master me eshte dashur te vertetoj e paguaj tarifa konfirmini diplome nga rektorati per nje Diplome qe e kam marre nga UT pas 4 vjet studimesh.. nderkohe qe kur merr diplome jashte ne Universitete qe jane me emer duhet te vish tek minsitria jone e qelbur per te njohur diplomen kur kjo ministry shet diploma ose u jep diploma atyre qe jane kunguj….

      Ndersa sa per anglishten.. shyqyr qe Myqeremi paska bere nje gje te zgjuar…. gjithe researchet publikohen ne anglisht shumica dhe gjuhet e huaja te hapin horizontin…. rrini me ato palo universitet dhe do beheni kaudro vixhidoli……Ata studentet tane qe mbarojne ato palo u thencin universitete as pastrues katedre nuk i pranojne ketej jashte….

  8. elinor says:

    He me ja u lumsha…keshtu duhet te vazhdohet, me protesta dhe jo me deklarata “te bukura” e denoncime “te forta”!!
    Bravo AK-se! Sa te mbaroni pune me kete, kaloni njehere andej nga zyra e barbarit!

  9. TROJA says:

    Jo vetem diplomat,por edhe te gjitha vendet e punes po i shesin,duke filluar ne ministri e duke perfunduar ne rrethe.Nuk eshte vetem kjo ministri,por gjithe sistemi sot eshte kalbur,eshte degraduar dhe populli vetem te AK ka shpresen e shkaterimit te ketij pushteti.Femijet e mij dhe te gjithe shqiptareve,po punojne kamarjere me gjithe masterat qe kane mbaruar.Ju te rinj shqiptare po heshtet do perfundoni duke fshire halet e botes,rruget e Europes.Mos u ndaloni nga kercenimet e ketij pushteti fashist.

  10. askushi says:

    Duhen reforma te reja.Ministria duhet te beje reforma per vlersimin e nxensve dhe studenteve ne shkollat private dhe publike.Ministria ben reforma si te shkurtoi mesuesit,si te ngreje normen mesimore dhe numrin e nxensve,si te shkurtoi fondet per bazen materiale etj.
    Ne keto vite vetem ka nxjerre ligje ne mbeshtetje te arsimit privat,duke demtuar ate publik.
    Eshte urgjente ngrija e grupeve profesioniste te vlersimit te nxensve ne fund te kapitujve.Po qe se do shpjegojne dhe do vlersojne pedagoget e shkollave,nuk do kete vlersime reale,do vlersohet sipas orekseve te pronarve.Kjo reforme i duhet shkolles shqiptare.Ministria duhet ti jape fund reformave per shkurtimin e punonjesve nga sistemi arsimor.

  11. *king says:

    Me sa dije une ai universitet ku behet fjal per dipllom eshte privat,cfar don ministri ne universitetin privat

    1. o_dyl says:

      Po pse o mbret-inteligjence me buton hapen universitet? Duhet te plotesoje standarte te cilat i vendos dhe i inspekton Ministria perkatese. Nuk eshte shtypshkronje universiteti.

    2. gjergj thanasi says:

      O King arsyetimi yt se eshte privat universiteti me kujton narsyetimin e Armand Telitit se firma koncesionare Aleat-safran-Sagem eshte private, prandaj shteti shqiptar nuk mban pergjegjesi per paishjen me pashaporta biometrike shqiptare te terroristeve islamike.Universiteti privat a nuk lincensohet dhe akreditohet nga ministria shteterore e arsimit? Kontrolli i universiteteve private a nuk kryhet po nga kjo ministri/ Sipas jush o King ,nese dikush ne vend te sherohet ne spitalet private, vritet me keq mjekim, ministria e shendetesise nuk ka pergjegjesi per vrasjen se privati e paska bere me koke te vet??!!

  12. Aleanca Kuq e Zi says:

    Keshtu duhet te vazhdohet,sepse keto njerez qe po e drejtojne kete vend,po na turpurojne cdo dite e me shume ne sy te botes.Turp per kete shet,dhe turp per kete Minister te korruptuar.

  13. Adem says:

    Jam mbeshtetes i AKZ por ta kthesh ceshtjen e cilesise se Universiteteve Private ne primare eshte energji e shpenzuar kot. Behet fjale per 1 diplome fallco.

    Energjite duhet te perqendrohen ne vende te tjera qe jane shume here me te rendesishme sesa 1 diplome fallco. Sic jane pushtimi i Shqiperise nga bizneset serbe. Shitja e pasurive kombetare me 1 euro ketyre bizneseve etj etj.

    1. nena says:

      Ju Adem thoni se behet fjale vetem per nje diplome, keni te drejte se vetem nje diplome u be publike por po ti behet nje inspektim ketij universiteti e disa te tjereve do te gjenden me qindra apo mijera diploma te kesaj natyre, ajsbergut gjithmone vetem koka i duket por ajo cka i duket eshte vetem nje e treta e tij….

  14. Aleanca Kuq e Zi says:

    Nje levizje qe duhet pershendetur.Nje minister qe nuk eshte gje tjeter vecse nje turp per shqiptaret.

    1. LORA says:

      Mendoj se kjo levizje e meriton jo vetem te cmohet, por edhe te mos ndalet deri ne doreheqjen e nje ministri karagjoz e destruktiv si m.tafaj.Ky ofiqar, me duket si nje druvar me spate ne dore kunder arsimit shqiptar ne te gjithe ngrehinen e tij,qe nga ai parashkollori e deri tek ai niveli universitar.

  15. Orgest says:

    Universitetet private dihen qe japin diploma fallco ose fiktive sic dihet qe programet e licensimit te Universitetit Kristal jane te pa akredituara……. ketu nuk ka arsye te bertitet per egoo politike.

    Nuk me pelqen fakti qe AK luan me njerezit apo pushtetin duke manipuluar nacionalizmin. Po krijoj neveri ashtu sic krijova per Erion Veline te
    G-99.
    O miq mos u manipuloni duke u kthyer ne TURME….. SEPSE VIKTIMA JENI JU.
    (une nuk jam as i kuq, as blu dhe aq me teper as i zi)

    1. arla says:

      Me falni, por juve e pranoni qe universitetet private japin diploma fallco? Dhe per kete nuk beni asgje??? E vetmja gje qe mund te beni eshte te protestoni sepse si djali i mafiozit italian ka me mijra studente ai universitet. Me vone, ky universitet do te akreditohet dhe te gjithe do te jetojne te lumtur me diplomat e tyre te marra me djerse!

  16. arla says:

    Shpresoj qe ketu te mos me censurohet shkrimi sic me ndodhi ne faqe te tjera! Ne Shqiperi calon sistemi i drejtesise, calon ekonomia dhe calon gjithashtu sistemi shkollor! Gjithashtu, sot vertetova dhe qe calojne te drejtat e njeriut! Liria e shprehjes censurohet dhe protestuesit kercenohen! Por nuk e di qeveria se rinia nuk ndalet nga keto presione??? Rinia deshiron nje bote ndryshe! Nuk mund te arnosh nje vjetersire me nje cope te re sepse edhe vjetersira griset dhe arna e re nuk e kryen funksionin!

  17. Arditi says:

    Revolt!!!
    Me te vertet nje problem shum madhor per rinine me vejen shum inati me te rijt se jane shum indiferent, une sa mora informacion edha direkt per te mbeshtetur kete kauze. uroj qe te mos ndalojn protestat dhe denoncimet kur ka shkelje te tilla se si keto skandale kemi ngelur mbrapa dhe nuk futemi as ne BE.

  18. Arditi25 says:

    Revolt!
    Me te vertet nje problem shum madhor per rinine me vejen shum inati me te rijt se jane shum indiferent, une sa mora informacion edha direkt per te mbeshtetur kete kauze. uroj qe te mos ndalojn protestat dhe denoncimet kur ka shkelje te tilla se si keto skandale kemi ngelur mbrapa dhe nuk futemi as ne BE.

  19. Arjani says:

    @Arla – Po je njajo qi njof un, nuk ta lun kush fjalen ty ;p

  20. arsen says:

    Veprimi shume i drejte. Me siguri jane zene ngushte edhe forcat e tjera politike te cilave nuk “u shkoi ne mend” nje veprim i tille. Vetem PS u mjaftua me nje deklarate nen ze te Edi Rames.

    Turp per shtetin shqiptar. Pak te ngrihet “mushamaja” e dalin rryzhgetyrat e sistemit qe kane krijuar e konsoliduar me korrupsion, neglizhence e idiotesi te pashembullt.

  21. voica says:

    Po qe se e arrijne ta doreheqin, me gjithe shpirt -hallall! Nje “tulle” ne murin qe duhej ngritur me kohe ndaj cudirave te ketyre feudaleve do te jete, duke patur parasysh gjendjen e jetes te cdo fushe ne kete vend, por do te jete nje “tulle” shume e rendesishme. Bravo AK.

  22. mali says:

    Nuk pje… per twiter duhen aksione dhe eshte fatkeqesi qe opozita nuk eshte aktive

  23. Pavaresia says:

    He,me te lumte, o KING-mbret! Vertete, ci duhet ministrit te fusi hundet tek privati? Cdo sektor privat eshte i ndare nga njeri tjetri, pervec se kur kane mardhenie ne interes reciorok me njeri tjetrin. Ne rastin konkret universiteti ,,KRISTAL” eshte privat. Po keshtu dhe ministria e aresimit eshte private, prone e qeverise. Ata mund te kene maredhenie reciprociteti mes tyre po jo nderhyrje ne punet e brendeshme te njeri tjetrit. Keshtu KING. Jam i nje mendje me ty.

  24. AKZ te vijoje me force, pas protestes per doreheqjen e ministrit, te vijoje me protesten para Kryeministrise ku te kerkoje ne emer te kushtetutes Te Drejten e Shqiptareve per Siguri, Mireqenie, Arsim, me moron:
    ‘Stop Genocidit kunder Arsimit Shqiptar, kunder Te Ardhmes se Shqiperise!!’
    Poshte Klikat Antishqiptare!!
    Jemi me ju!!

    Do jete demaskuese per ju, te lejoni qe edhe ky Gerdec te kaloje si Kristal-skandal
    ( “si na meson Rural-Mostra 101she: sal-joz Dizenjator te Frymes’)

    Te nderuar shqiptare te AKZ,
    Nese Nuk vijoni, do ju rradhisnim edhe ju si 99 ça, ne bisht te YRNEK- Opozites Rilindase
    (me Vizionar-Rilindasin edvin 99çin ne krye, qe I rreh krahet salKucedres me 7000…0 krena
    I thote: jepi sali, cdo dite nje Fazllic-Gerdec e ‘1euro Shqiperi’;
    Ta bejme ket vend Meksike e Kolumbi,
    Per njat’ Serbi … e LUKUNI,
    si e kena Misionin e VJETER e te RI !!
    Une Piktor Rilindasi te vij mbrapa me: ci ci!!).

    Bashkohena burra e shtrengohemi, S’ka me prit!!
    AKZ, Jep Kushtrimin ( po te jeni edhe Ju me Ne) dhe e mbara na prifte!!!!

  25. I--liri says:

    Jane ca injorante ketu ( shqip-te paditur), qe thone se universiteti qenka privat dhe ministria nuk mban pergjegjesi. Pa shikojeni diplomen nga paraqitja e jashteme. Edhe ata qe kane mbaruar studimet ne menyre te rregullt, kane mare nje diplome, nuk po themi fallco, por te pakten nga formatimi jo ligjore.
    Me c’te drejte Kristal,perdor stemen e Republikes mbi emertimin e tij. Kete gje e ndalon ligji mbi perdorimin e simboleve shteterore. As Universiteti i Tiranes qe eshte shteteror, nuk e ben nje gje te tille. Perdorimi i stemes te RSH, eshte nje skandal me vete. Po kete nuk e shohin ne ministrine e arsimit?Ja pra dhe nje arsye pse Ministri duhet te jap doreheqjen.
    A e miraton kush, paraqitjen e jashteme te diplomes, apo universitetet private ,mund te bejne c’te duan.
    Turp! Qeveri leshi.C’do dite nga nje skandal. Na nxite para botes…

  26. shkodrani says:

    Privati e ka me te lehte se per me fitue i ka hape universitetet e jo me i dhane dije e kulture studenteve. Por duhet njekohesishte te shikohen edhe universitetet publike e sidomos ai i Shkodres L.Gurakuqi,ku po behet nami e sidomos ne fakultetin e drejtesise. Ministi Tafai i din te gjitha, por eshte pjese e fitimeve dhe qendron ne heshtje.

  27. aliko says:

    Shiko per cfare protestojne keta te rekrutuarit e saliut. Ky sot eshte ptroblem i dores se peste. Ne kemi se pari problem me tradhtine kombetare, krimin njerezor dhe ekonomik te mafies qeveritare, shkaterrimin e shtetit dhe faljen e trojeve shqiptare.

    Keta legenat e Saliut qe kane mare pagen e muajit, hiqen sikur protestojne per gjera pa rendesi qe te duken sikur jane levizje e rendesishme dhe fshihen pas sloganeve per flamur dhe patriotizem.
    Meqe Meta nuk e ben dot perseri ate qe beri ne 2009 Saliu ka pregatitur asin nen menge Kreshnik Spahiun i cili ato vota qe do te marri do tja bashkoje me pas Saliut “Per te miren e Kombit”.

  28. dantes says:

    kreshnik ! pjesa jote qe te kompromenton dhe qe nuk je i besushem eshte se nuk kem ide por dhe se drejtesine e bere ankand pasojat jane te pariparushme qe te besojne njerezit duhet te kerkosh falje per ate qe bere keq ne kld dhe per ate qe nuk arrite te besh mire se me sha saliun dine te gjithe .eshte parimore ne nje lider politik qe te jete njerezor te kerkoje ndjese qe ke punuar sipas interesa jo te publikut. po sa per kosoven e camerine nuk te paten degjuar asnjehere te flisje kur ishe keshilltare i saliut . sigurisht shqiperise i kane ne hak fuqite e medhe historikisht duke e coptuar dhe atje ku gurit i thone gure dhe bukes buke duhet te jete kufiri shqiptare por nuk je personi qe duhet per te bere kete.shqiperise demin me te madh ja kane bere shqiptaret. prandaj ate flamur kuq e zi t lare me gjakun ketij kombi mos e perdor si lecke shte e vetmja gje qe po i ngel popullit mos e perdor vend e pa vend simbolin e kombit .hajduteria shteterore shitja e inresave kombetar dhe territoreve per pushtet ky eshte krimi i madh qe ka bere saliu ketij vendi midis krimeve te shumta te ketij dhe ti kur ishe aty ne kld nuk fole asnjehere kerkoju falje shqiptareve per ket qe te besojne mos merr si flake jashte se ajo nuk ben kurre prush qe te mbaje gjate

  29. dantes says:

    krimi qe ka bere me arsimin berisha mor krshnik nuk eshte se i ka dhen dipllome troftes se bosit por qe ka prodhuar nje brez te tere injorantesh me dipllome nga uni private por edhe shteterore dhe ky brez eshte ai qe do drejtoje vendin ne te ardhme .per kete dil dhe protesto

  30. abati says:

    po te shikojme njehere mor kreshnik do ta mbashe fjalen do qendrosh derisa te dorehiqet ministri . nuk e besoj nuk sakrifikon gjumin ti per padrejtesite ndaj ketij vendi. sigurisht qe mbeshtes dhe perkrah cdo levizje apo organizim qe ke ne themel shqetesimet e komunitetit por sidomos kombit dhe ardhmerise se tije .ashtu qe nuk dua qe keto te jene vetem per fitimin e nje vendi ne kuvend per cilindoqofte

  31. dantes says:

    nuk kemi me kohe mor mero .kemi prit shume per kete kohe dhe ti thua postoje ne ngadale po ku ta postojme tek 55 e farruqes po shyqyr qe kemi nje gazete qe flet per ato qe duam te dime dhe cfar duam te bejme.te pershendes shume

  32. abati says:

    po do iki nje tafaj do vije nje tafe apo salusht tjetre po nuk eshte kjo zgjidhje . do larguar e keqja e te gjithate keqijave qe eshte berisha mor kreshnik .kete duhet te bejme te gjithe te largojme sa me pare saliun me hire apo me pahire per ket duhet bashkim i te gjithe forcave opozitare dhe jo te shash ate qe nuk eshte me ty por qe eshte kunder saliut se keto jene gabime infantile qe cojne uje tek mulliri i saliut

  33. Olti says:

    Fajtori kryesore Eshte Salih Berisha me modelin e tij ekonomik te deshtuar, Ne vend te krijoje vende Pune e shkolla profesionale, nderton universitete qe edukojne te pa-afte e parazit! Pergjegjesi Kane edhe Prinderit e shkrete qe Jane ende te terhequr nga Nje cope leter pa vlere qe quhet diplome!
    REspect!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje