Media perëndimore kryqëzon vëllain azer të Berishës, ne u stërvitim trupat komando

2 Maj 2012, 17:54Sociale TEMA
Media perëndimore kryqëzon vëllain azer të Berishës, ne

Nje protestues i opozites ne Azerbajxhan

Para dy ditësh, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit deklaroi se në Shqipëri do të trajnohen komandot e trupave tokësore të këtij vendi. Një nder i vogël i Berishës për vëllain e tij azer, autokratin Ilham Alijev.

Si për ters, në këtë periudhë vëmendja e medias perëndimore është përqendruar pikërisht në Azerbajxhan, për shkak se aty do të zhvillohet festivali evropian i këngës. Por më mirë është të jesh larg syve të medias botërore. Çdo ditë mediat, sidomos ato gjermane, raportojnë për një regjim autokratik dhe për represion shtetëror, aq sa Azerbajxhani po e quan këtë një fushatë të orkestruar me qëllim fyerjen e tyre.

Spiegel Online për tu kundërvënë ndaj këtyre fjalëve ka botuar një raport sekret të Ministrisë së Brendshme gjermane, ku Alijev cilësohet si një boss i mafias si në filmin Kumbari. Por sipas Spiegel, janë amerikanët që po mbyllin një sy dhe ndoshta shkak për këtë është një marrëveshje armësh e shkurtit 2012 mes Izraelit dhe Azerbajxhanit me vlerë 1.6 miliard dollarë. Po ashtu mendohet se bazat ajrore të Azerbajxhanit mund të përdoren nga Izraeli për të sulmuar Iranin. Për këtë arsye po mbyllet një sy ndaj një regjimi represiv.

E vetmja mënyrë që kundërshtarët e regjimit të thonë diçka në sy të botës është më 26 maj, kur zhvillohet festivali evropian i këngës. Por masat e sigurisë janë shumë të rrepta.

3 komente në “Media perëndimore kryqëzon vëllain azer të Berishës, ne u stërvitim trupat komando”

  1. Tironsi "Zogu i Zi" says:

    Ky asht refugjat ameriket! Vjen e na tregon ktu ne vendet tona demokratike demokraci. Kur punoja un ke Zeri i Popullit …
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html

    1. O te morrsha te ligat ktij burri shteti nga Kaukazi. E shyqyr qi Doktori nuk asht vetem ne ket beteje kunder tan opozitave puqiste anti-denmokratike n’bot.

      1. levko says:

        o Lym demokrati taleban nga humbetirat e kosoves sa here qe ti shkruan mua me vjen per te dhje…….re. Po ik o fare e keqe turku se ti nuk di te shkruash shqip e ngaterron ate me gjuhen tende turko-kosovare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje