Nga Erion Braçe
1 maj- Sot ditë për të kujtuar:
– Minatorët e Bulqizës, ata që Mafia e Kromit i shfrytëzon deri në 1600 metra nën dhe! I vret dhe i paguan për vdekjen, jo për jetën!
– Metalurgët e Elbasanit, ata që biznesi i çelikut, më primitivi, i pjek të gjallë nga shpërthimet e furrave! I lë edhe pa punë, nëse paratë e fitimit nuk janë aq sa pronarët duan të marrin!
– Naftëtarët e Ballshit, Marinzës, Gorishtit, në puse apo në rafineri, që kanë muaj të tërë që nuk marrin rrogat apo marrin rrogat qesharake në krahasim me ato që pronarët e rinj të naftës shqiptare deklarojnë për të shmangur tatim fitimin!
– Punëtorët e gurorëve të Urës Vajgurore, Malit të Tomorrit, Krujës etj, të cilët Mafia e Gurit i shfrytëzon barbarisht atje mes maleve, 12 orë në punë, në kushte çnjerëzore! Madje i përdor për të rrënuar pasuritë lokale, kombëtare që kurrë nuk do t’i bëjnë të pasur!
– Punëtorët e bujqësisë, kudo, të cilët tokën e shohin si mbijetesë, kanë nxjerrë edhe një herë parmendat si qëmoti duke vuajtur mbi kurriz të çdo moshe politikën barbare të një qeverie tul!
– Edukatorët, mësuesit e pedagogët, kudo, të cilët edukimin qytetar e kanë zëvendësuar me dhunë me edukimin politik për partinë në pushtet! Mjerë ju!
– Infermierët, mjekët e punonjësit e shëndetit, kudo, të cilët qeveria i ka vënë në një rol të ri, atë të pritësit të mllefit të çdo shqiptari që nuk gjen shërbimin e shkatërruar nga qeveria e një doktori!
– Policët, kudo, ata që për shkak të lidhjeve kriminale të kësaj qeverie nuk dinë më se me kë duhet të jenë, me qytetarin-të drejtat e të cilit duhet të mbrojnë, apo me kriminelin-të drejtat e të cilit i mbron qeveria e tyre!
– Ushtarakët, kudo, ata të cilët tashmë i kanë kthyer në magazinierë të plaçkës së ushtrisë së nxjerrë në shitje, toka, ndërtesa, nëndetëse-për skrap!
Ka akoma, por po e lë me kaq!
Një gjë dua të them:
E drejta për punë, tashmë kudo, konsiderohet e drejtë themelore e njeriut. Beteja për këtë të drejte është betejë për lirinë! Nuk ka liri ai që nuk ka punë. Lufto për punën tënde që të jesh i lirë.
Vec e vec per secilen nga keto qe permendet, duhet te ndryshoje nje Qeveri. Te gjitha bashke vetem nje Barbar ne krye mund ti sjelle brenda te njejtit vend.
Nje nga profesionet “pune dore” me te sukseshme ne Shqiperi! Mbledhja e mbeturinave ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html
SA FOTO DMTH-NSE…. DO TE SHTOJA ILIRIN SIPER QE TE FORMONIN TREKENDSHIN E BERMUDES……. TOSIN SHTOJENI PO FITOJ NE KORRIK.
“1 maji, dita për të kujtuar”
– Minatoret e Bulqizes
– Metalurget e Elbasanit
– Naftetaret e Ballshit
– Punetoret e guroreve te Ures Vajgurore
– Punetoret e bujqesise
– Edukatoret
– Infermieret, mjeket e punonjesit e shendetit
– Policet,
– Ushtaraket
Ka akoma, por po e le me kaq!”
ti po e lë me kaq o braçe,kurse unë po e filloj këtu ku e lë ti!!!!
ku je ti si parti e majtë që çdo dy vjet kërkon votat e këtyre njerëzve?????
ku je ti si parti e majtë që nuk ke organizuar asnjëherë të vetme një miting,demostratë ose grevë për interesat ekonomike të 90%të shqipëtarëve????
ku jeeeeeeeeeeee!???
të vetmet demostrime,mitingje greva i keni bërë për votimet!për vëndin tuaj të punës!për të pasur njërrogë si “përfaqsues i popullit të varfër shqiptar!në radhët e parlamentarëve tuaj nukk ka asnjë puntor!të gjithë ii keni milionerë!të gjithë i keni të trashë e më të trashë!përveç kryetarit!ai është i hollë në trup po i trashë në kokë!
ti dhe partia tënde shumngjyrshe duhet të jeni të vetmit që duhet të turpëroheni në këtë 1 maj!
duhet të turpëroheni dhe për faktin se 2 vjet më parë me një mbështetje prej çerek milioni njerëz u vutë në lojë nga një njeri gjymak!nga një i çmëndur!në atë gjëndje sa sot nuk jeni në gjëndje të grumbulloni 10 veta!
turp për ju që e quani veten parti e majtë,parti e popullit!!!!!!!!!!!
Anticensure kur nuk e kupton per cfar bejn luften e majta me mir mos fole sepse dukesh aq itrashe ne koke sa qe nje njeri normal e ka veshtir te imagjinoi.Thelbi I te githa ketyre marrzirave qe behen sot e gjith kohe ne Shqiperi fillon pikrisht tek cenimi i VOTES lire:per ket arsyje te thjeshte e kemi Flliqesiren sali berisha ne pushtet qe te vazhdoi marrzirat pa fund sepse ju dhe shume si puna jote jan te zent duke kritikuar edi ramen ne kete menyr e ndihmon marrziren sali berisha dhe ati si I till I duhesh:
Braçe ku eshte ajo e ashtuquajtura Konfederata juaj e punonjesve.Sa per Sindikaten e “pavarur” te Kalase dihet me kohe qe e ka marre lumi.Ne te gjitha qytetet shikon qytetare te shumte qe kane dale rrugve ne menyre te pa organizuar,mungojne kreret e sindikatave.Ata nuk i sherbejne me puntorve por pushtetit.Ky eshte modeli i sindikalizmit qe prefrojne forcat politike ne Shqiperi.Fajin z. Braçe nuk e kane puntoret por kreret e sindikatave tuaja.
Emisioni “Muzike per te gjithe”!!
kur flet ne gazeta duket se iqan hallin popullit por aty ne baze ne nje bisht komune ku ke pushtetin nuk le lar e lamash pa punesuar duke hedhur mes kater rrugeve njerez qe vertet kane nevoje dhe qe e meritojne punen.fjalet e tua jane demagogji .shfrytezoni idealizmin e elektoratit per te fituar pike per vete ,por ju jeni me keqe tani qe jeni ne opozite por le te merrni pushtetin.
Mos ju hakërroni Braces…ai bën detyrën e tij si qytetar, mos prisni t’ju nxjerrin në protestë…dilni nëse e ndjeni, por unë mendoj se shumë nga aktivët ose kanë marrë arratinë ose përvoja e të vrarit edhe në protestë paqësore, i ka bërë njerëzit të humbin të vetmen shpresë që u kish mbetur, të protestojnë duke menduar se janë të lirë ta bëjnë. Por s’është kështu, Sala e mbyti idenë e protestës duke vrarë të pafajshëm ditën për diell. Një tjetër faktor është edhe përpjekja që bëjnë emigrantët për të ndihmuar të afërmit e tyre, punojnë në të bardhë e në të zezë që të dërgojnë dicka në familjet e tyre…dhe ata që arrijnë të përballojnë muajin…kënaqen me këtë. Jeni qarë për metalurgjikun, por as s’u mbyll e as u filtrua ajri…vetëm u ndrrua pronari, nga punëtorët shqiptarë dhe shteti që ishte i tyre, e morën turqit privatë…dhe ata që vjedhin shtetin cdo ditë duke përdorur pushtetin.