Si ka mundësi që TVSH-së nuk i dalin 9 milion euro?

26 Prill 2012, 19:08Sociale TEMA
Si ka mundësi që TVSH-së nuk i dalin 9 milion euro?

Sali Berisha, Vjollca Vokshi, Petrit Beci

Shqiptarët janë të detyruar të paguajnë taksën e TVSH edhe për stallën apo haurin e lopëve, a thua lopët shohin televizor. Shqiptarët janë të detyruar të paguajnë taksën e televizionit të Saliut edhe për motorpompën elektrike në arë, paguajnë taksën e televizionit të Saliut edhe kioskat e byrekëve sepse CEZ e mbledh taksën e televizionit të Saliut për çdo sahat.

 

Nga Taulant Balla*

 

Dje iu bashkova protestës së banorëve të fshatit Pishkash në Librazhd, të cilët prej 20 ditësh nuk kanë energji elektrike.

Nuk kanë energji elektrike sepse disa hajdutë elektricista vodhën transformatorin.

Në fakt e njëjta histori edhe në 20 fshatra të tjerë të qarkut Elbasan.

Kanë vjedhur transformatorin apo është prishur dhe banorët 20 ditë, 30 ditë madje edhe muaj pa drita.

Ndërsa përgjigja nga CEZ është: nuk kemi transformatorë të rinj, ndërsa për të vjetërit nuk kemi fonde për të blerë vaj.

Do thotë dikush po ç’lidhje ka kjo me raportin e RTSH. Ka posi.

Sepse CEZ mbledh tarifën mbi aparatin marrës televiziv, taksën për të parë Saliun me zor 20 herë në ditë në TVSH.

Banorët e Pishkashit dhe të shumë fshatrave të tjerë në Elbasan kanë paguar taksën e TVSH, megjithëse nuk kanë pasur asnjë ditë drita.

Në këtë raport Tufa dhe këshilli ankohen se CEZ nuk u paska mbledhur të ardhurat. Dhe se mosrespektimi i mbledhjes së kësaj takse paska sjellë mungesën e cilësisë së programeve të TVSH.

Megjithatë buxheti i shpenzimeve të RTSH qenka një buxhet marramendës, në krahasim me të gjitha grupet e tjera mediatike private në vend.

Shqiptarët janë të detyruar të paguajnë taksën e TVSH edhe për stallën apo haurin e lopëve, a thua lopët shohin televizor.

Shqiptarët janë të detyruar të paguajnë taksën e televizionit të Saliut edhe për motorpompën elektrike në arë, paguajnë taksën e televizionit të Saliut edhe kioskat e byrekëve sepse CEZ e mbledh taksën e televizionit të Saliut për çdo sahat.

Shqipëria është i vetmi vend në botë, e pakrahasueshme as me Korenë e Veriut, as me Kubën as me Sirinë dhe Libinë deri para një viti, ku çdo familje paguan 12 dollarë në vit për të parë televizionin e udhëheqësit.

Shqiptarët paguajnë një shërbim të cilin nuk e konsumojnë, të cilin në mijëra raste as nuk e përfitojnë.

Shqiptarët janë të detyruar të paguajnë një shërbim që nuk bën.

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Jemi duke diskutuar për një institucion paçavure, karikaturë mediatike të regjimit.

Për shqiptarët që na dëgjojnë nga televizionet private, më lejoni të them që në TVSH ka një kopan që njeh vetëm katër figura, si dikur Marksin, Engelsin, Leninin dhe Stalinin. Sot Kopani njeh vetëm Saliun, Saliun, Saliun, Xhozefinën dhe pak Lulin.

Do doja t’ju rendisja disa shembuj shumë kuptimplotë të lajmeve të kopanit të TVSH.

 

Edicioni Qendror i Lajmeve ora 20.00, datë 20 Shkurt 2012, në TVSH

 

Lajmi i Parë:

Kryeministri Berisha: 20 shkurti faktoi për shqiptarët se forca e të gjitha forcave është tek liria dhe pasioni i saj

Kryeministri Berisha mori pjesë sot pasdite, në ceremoninë festive “21 vjet liri”, organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, me rastin e 20 shkurtit, ditës së rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, 21 vjet më parë, në Tiranë ….

Në këtë aktivitet festiv kënduan Çiljeta, Greta, Odeta, Xhozi (Noizi më fal) etj.

 

Lajmi i Dytë:

Kryeministri Berisha flet në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së Kryeministri u ndal në dy çështje kryesore, në ngjarjen e 20 shkurtit 1991 dhe në situatën e zonave të bllokuara nga dëbora

 

Lajmi i tretë:

Kryeministri Berisha pret në takim Drejtorin Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të NDI, z.Robert D. Benjamin

Kryeministri Berisha priti sot në takim Drejtorin Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Kombëtar.

 

Lajmi i katërt

Një komando shqiptare ka rënë pre e një sulmi në Kandahar të Afganistanit. Mësohet se kanë humbur jetë dy ushtarakë shqiptarë (emrat).

Më pas lajmi vazhdon: Kryeministri Berisha i shpreh ngushëllimet më të thella  familjes së Kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës, në Kandahar, Afganistan, në përmbushje të misionit të tij fisnik dhe të detyrimeve të Shqipërisë si vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ai sot ju mungon juve, vëllezërve të armëve, me të cilët luftoi në Kandahar, Forcave tona të Armatosura dhe kombit që e nisën në këtë mision të rëndësishëm paqeje. Vepra dhe kujtimi tij do të nderohet gjithmonë. Shpirti i tij do të prehet në altarin e lirisë së kombit shqiptar dhe kombit afgan, për të cilën flijoi jetën e tij.

Kryeministri Berisha, gjithashtu, ishte në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u informua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Xhemal Gjunkshi dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami, mbi ngjarjen dhe rrethanat, në të cilat Kapiten Vogli ra në krye të detyrës dhe nëntetar Aleksandër Peci u plagos rëndë, si dhe reagimin e menjëhershëm e të vendosur të njësisë luftarake të përbashkët shqiptaro-amerikane ndaj sulmit të pabesë.

Lajmi i katërt, lajmi i rëndë i rënies në krye të detyrës së një ushtaraku shqiptar.

 

Edicioni Qëndror i Lajmeve ora 20.00, datë 5 nëntor 2011, në TVSH

 

Lajmi i Parë: Berisha ngjitet në Dajt.

Lajmi i Dytë: Berisha takim me të rinjtë në Dajt.

Lajmi i Tretë: PS zhvillon Kongresin. Reagon Partia Demokratike. Të ndjekim reagimin e plotë të Deputetit të PD Gerti Bogdani. Pra reagimi i PD është lajmi për kongresin e PS.

 

Mjaftojnë këto dy edicione lajmesh për të dhënë shembullin e deregjesë së lajmeve që jep një televizion që shqiptarët paguajnë për ta parë.

 

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Ligji për Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, në nenin 108 – Transmetimi nga Televizioni Publik Shqiptar, thotë se:

1.    Miratimi i programit politik dhe i përbërjes së Këshillit të Ministrave, seancat e pyetjeve, seanca e përjavshme e pyetje-përgjigjeve, interpelancat, interpelancat urgjente, mocionet, mocionet e besimit dhe të mosbesimit, si dhe raportet e komisioneve hetimore transmetohen të plota nga Televizioni Publik Shqiptar.

Interpelancat e zhvilluara nga deputetët e opozitës jo vetëm që janë transmetuar në orën 12 të natës, por edhe atëherë janë transmetuar vetëm parashtrimet 7 minuta të deputetëve të opozitës, ndërsa të plota 23 minuta fjala e Kryeministrit apo e ministrave.

Kur po përgatisja fjalën për këtë raport, dikush më tha po ç’merresh me TVSH se nuk e sheh njeri.

Por kur pashë se RTSH harxhon 9 milionë euro, pjesa më e madhe para publike të qytetarëve, mendoj se ka ardhur koha që ta çlirojmë televizionin publik nga kopanët dhe t’jua japim atë qytetareve.

Sepse sfida e televizionit publik shqiptar është ose të reformohet dhe të bëhet i konsumueshëm, ose të mbyllet. Nëse nuk bëhet dot i konsumueshëm, fondet që harxhohen nga paratë publike t’i shkojnë televizioneve private, të ndara sipas nivelit të shikueshmërisë.

Sot TVSH është bërë aneksi apo magazine e një televizioni tjetër kombëtar privat. Janë tre emisione të rëndësishme që financohen nga TVSH dhe transmetohen nga një televizion kombëtar. Prisni kur të blejë këtë vit TVSH një transmetues HD, që e përdor aktualisht një televizion privat.

Në raport Tufa dhe këshilli ankohen se TVSH ka nevojë për gazetarë dhe staf teknik avangardë, por duhen para. Si ka mundësi që nuk iu dalin 9 milionë euro, ndërkohë që në sektorin privat me shumë më pak para në buxhet mbajnë edhe gazetarë të mirë edhe staf teknik avangardë.

Problemi i TVSH nuk janë gazetarët as stafi, por kopanët në dorën e Saliut, që e kanë shndërruar këtë televizion në një 55 televizive.

Këshilli aktual i RTSH dhe drejtorët që ka emëruar duhet të ikin që sot në shtëpi, të merren me ndonjë punë tjetër, por jo me media, se nuk dinë ta bëjnë këtë punë.

RTSH ka nevojë për një Këshill të balancuar, ndërsa TVSH, radio Tirana, kanë nevojë për drejtues profesionistë që mund të ngrenë një televizion të shikueshëm dhe të gjithëpranuar.

RTSH duhet të shpëtojë nga kontrolli politik i qeverive, duhet të kontrollohet vetëm nga telekomanda e qytetarëve.

Zoti Tufa, Zoti Beci, Zoti Kopani shkoni merruni me ndonjë punë tjetër.

*Fjala e deputetit Taulant Balla mbi veprimtarinë vjetore të RTSH për vitin 2011

 

11 komente në “Si ka mundësi që TVSH-së nuk i dalin 9 milion euro?”

  1. erjoni says:

    kuse te gjitha edicionet e lajmeve ne radio Tirana fillojne me kryefjalen Kryeministri Sali Berisha…….. dhe brenda lajmit emri sali berisha permendet mbi 4 here per nje lajm,5 lajme 20 here,3 sekonda per cdo here per thenien e emrit=1 min ne nje edicion lajmesh 15 minutesh.Propogande shkaterruese per veshet dhe mendjen e njerezve,

    1. fule says:

      9 milion dollare per propaganden pro regjimit te zgjebeve?

      O Zot, ky qenka krim me vete.

    2. Shkodrani prej Puket says:

      Hjekeni mer kyt drejtor e venosni njat Frrok Qupin. Njaj asht adapt e ja ka ba yzmetin ksaj punet. Kur ishte drejtor i ATSH ishte nkry tpunvet dhe sa akoma vazhdopn te shkelqej ATSH -ja.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html

  2. e verteta says:

    Nuk ka vend per cudi,perderi sa ato kermat TVC-s,mbajne me pare dhe klanin

  3. askushi says:

    Gjysmat i merr tv KLAN.

  4. florenc lala says:

    Une nuk kuptoj se kush e shikon me ish TVSH-n ….

  5. titbeci says:

    TVSH nuk do t’i dalin as taksat e rritura te shqiptareve, sepse nuk i administron mire ato. Sot TVSH eshte bere nje vegel e poshter e grupit Klan dhe Supersport ne zaptimin e padrejte te tregut te te drejtave televizive sportive ne Shqiperi. A e dini se Kampionati Evropjan dhe Lojrat Olimpike jane e drejte ekskluzive e TVSH, por kete pasuri te madhe publike BECI, si asnje drejtor tjeter ne Evrope, ia jep Supersportit qe te mbushe periudhen e vdekur te muajve te veres dhe te shtoje ofertat e veta?

    Ketu do kishte material te bollshem edhe per hetim te prokurorise, ndoshta shqiptaret jane te zene me korrupsionet shume te dukshme te medha dhe nuk e kuptojne se me keto te drejta luhen qindramijera euro pa u ndjere fare.

  6. sul korriku says:

    Eshte e vertete qe TVSH-ne nuk e sheh me njeri. Une per vete e kam renditur ne telekomande pas nr 20 dhe nuk me shkon mendja te formoj ate numur.
    Nje dite tek ulesha ne divan shkela telekomanden. Menjeher doli Saliu. Ne fillim shava por me pas fillova te qesh. Thash me vete: te pakten e komandova nje here Saliun me bythe (!)
    Menjane shakate!
    Politikane dhe njerez te shtypit. Na organizoni ne mosbindje civile per detyrimin e takses se TVSH.
    Ne shqiperi eshte kulmi: Ngarkohet nje hajdut (CEZ)per te mbledhur taksat per nje hajdut tjeter (TVSH) per tja percjelle hajdutit te madh – SALIUT

  7. Ivani i madh says:

    e cmireni me nje televizion te vdekur qe vetem fantazmat qe vertiten neper Shqiperi jep ,populli yne paguan taksen e qendrimit te ketij vari ne vareza edhe pse sdo qe tja shohe syte.Ne na ndodhi si puna e atij te vdekurit qe i lane litare jashte varit e ne me mender TVSH keshtu po na ndodh. Ky nuk eshte tv publik ky eshte tv vari K….,

  8. Ramy says:

    ne aparatin tim t.v. nuk eshte memorizuar tvsh

  9. arbeni says:

    me force dhe me sharje nuk mund t’ja heqesh kete qe ka rrembyer saliu. kam qene prezent kur flitej njehere per kete drejtorin e tvsh becin qe kur e mori saliu mender beri urinen ne breke. per me teper beci eshte vegla e frangajt dhe krimi tjeter eshte se po ja shte te gjithe arkiven vetem tv klan qe e shet pastaj kete si mallin e babait te frangajt nga fshatrat e lezhes. mendoj se te dilet nga kjo situate duhet qe te japin mendimin e tyre specialiste te kushtetueses pasi kjo qe ben tvsh shkel te drejtat me elementare te individit ne shqiperi dhe se ne kete rast mundet qe me ligj te detyrohet shteti i saliut te mos e mbledhe me me dhune taksen e tvsh qe shkon fillimisht pjesa me e madhe tek saliu dhe pjese tjeter tek klani i klanit te frangajt dhe co

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje