Shqiptarët, të ndarë për monumentin e 100-vjetorit

26 Prill 2012, 12:13Sociale TEMA

Një monument për 100- vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ka sjellë përplasje mes qeverisë dhe opozitës dhe ka marrë kritika nga komuniteti artistik

 

Nga Besar Likmeta, BIRN

 

Lideri i opozitës, Edi Rama, e ka quajtur qeverinë injorante, për shkak të planifikimit të dobët të një memoriali që do kujtojë 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

“Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që qeveria të shpallë një projekt për një monument e më pas të thotë se do shohim se ku do e vendosim,” shkroi Rama në Twitter.

“Ky do jetë monumenti i parë në botë për të përkujtuar 100 vjetorin e një ngjarje, dhe jo ngjarjen vetë, edhe pse ne e kemi një monument për ngjarjen,” tha lideri socialist, një piktor i dikurshëm.

Një komision ad- hoc, i drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, të martën shpalli fitues projektin e arkitektëve me bazë në Gjermani, Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas.

Struktura e lartë tetë metra, që duket si një shtëpi e ndarë në dysh, do ketë simbolet kombëtare si shqiponjën me dy krerë dhe deklaratën e pavarësisë, të gdhendura nga brenda.

Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, e vlerësoi projektin e dy arkitektëve, që janë të vendosur në Mynih, duke thënë se është frymëzuar nga arkitektura tradicionale shqiptare.

“Hapja e shtëpisë simbolizon çlirimin e Shqipërisë nga izolimi drejt lirisë, duke parë nga e ardhmja,” tha ai.

Disa pjesëmarrës në garë janë ankuar se organizatorët e shpallën konkursin shumë vonë dhe mungesa e një vendimi nëse monumenti do vendosej në një shesh ose park, ishte një pengesë.

Gara u hap në janar dhe propozimet duhej të bëheshin brenda tre muajsh.

Një skulptor, që mori pjesë në garë dhe foli për Balkan Insight në kushtet e anonimatit, tha se kishte konfuzion mes atyre që morën pjesë në lidhje me qëllimin e projektit.

“Nuk ishte e qartë nëse thirrjet për propozim ishin për një monument të pavarësisë apo për një monument për të kujtuar 100- vjetorin e pavarësisë,” tha ai.

“Monumentet për një përvjetor të ngjarjeve të rëndësishme janë normalisht në formë obelisku ose gurë përkujtimorë,” theksoi ai.

Shqipëria shënon 100 vjetorin e deklaratës së pavarësisë nga Perandoria Osmane më 28 nëntor 1912, dhe si një ditëlindje e rëndësishme, qeveria ka premtuar se do e festojë atë me stil.

Megjithatë, pavarësisht komisioneve të shumta dhe premtimeve të mëdha, fondet në dispozicion janë të pakta. Ndërsa Galeria Kombëtare ka bërë thirrje për monumente të reja, ajo ka dështuar deri më tani të kompensojë artistët që morën pjesë në konkursin e parë.

13 komente në “Shqiptarët, të ndarë për monumentin e 100-vjetorit”

  1. Sugjeronjesi. says:

    Nje monument ne dy copa,ne dy pjese,te kuiton nje Shqiperi ne dy copa,ne dy pjese.Kur kemi nevoje pe nje dhe vetem nje Shqiperi.

    1. Albana Mustafaraj says:

      Shqiptaret jane te ndare sepse i pari i vendit ka si moto ” Perca e sundo!Keshtu qe:
      50 % e shqiptareve flasin shqip.
      30-40 % nuk flasin fare(preferojne te heshtin)
      20-10% e shqiptareve flasin berish
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html

    2. feniks says:

      KY PALO “MONUMENT” ESHTE TURPI I RADHES QE BEN SERBI SALI BERISHA KUNDER HISTORISE SE SHQIPERISE!!!Duket hapur,se ai e ben kete jo per ta nderuar 100 vjetorin e PAVARESISE,por per ta PERDHOSUR EDHE KETE NGJASRJE,SIC KA BERE ME 29 NENTORIN ,DITEN E CLIRIMIT TE SHQIPEISE!!!A KA NJERI,NE SHQIPERI,QE T’I NDALE DOREN GJAKATARE KETIJ ARMIKU TE POPULLIT SHQIPTAR???NGRIHU,O AVNI RUSTEMI NGA VARRI SE U DOGJ SHQIPERIA NGA HORRI???

  2. albani says:

    e papame kjo, bota kujton ngjarjet ne kujtojme pervjetorin e ngjarjes,

    vetem aldo atack dog-u mund ti vej pas me marrira te tilla saliut

  3. Aleksander Ndoja says:

    Mund te jete cdo gje, por ne veshtrim te pare duket si tualet portabel qe vendosen ne qytete bregdetare ne sezone plazhi. Vendosja e monumenteve kohet e fundit ka marre nje trajte aksidentale, pasi edhe Nene Tereza ne Rinas eshte bere si te ishte nje pastruese rrugesh, ndekohe qe ne sheshin qendror te Lezhes ate Gjergj Fishta eshte i ridenuar per te veshtruar ore e minute drejt nje nudoje te shemtuar…

  4. Rrapi i celos says:

    Cdo histori e SHqiperise ka filluar me VLOREN dhe me DRENICEN ,dhe keshtu do te jete per jete. Mos provoko o PJELLE E SERBIT o percues dhe mashe e U.D.B-SE o SALI KRIMINELI.FRIKACAKU ,KUISLINGU.TRADHETARI o FUNDERRINE sepse po te afrohet LITARI. Ti ke mare detyren per te ndare SHqiperine dhe per te mos e BASHKUAR KURRE ate me KOSOVEN. Ti luan me ndjenjat e disa KOSOVAREVE qe niveli i disa prej tyre le shume per te deshiruar dhe po i perdor ata si mish per TOP .Ata po te njohin por kane burreri sepse te kane dhene besn O i PA BESE !

  5. Dicitura says:

    Me lejoni miq te shpall konkursin per dicituren e ketij maketi.
    Po kap rasjen te shpreh variantin Tim, ja: – ‘Qivuri 3 Nuts Pavaresise’ (anglishtja e Jezuitbumqit te tredh)
    – ‘ 3 Arrat te Qivuri Pavaresise’
    -Vendi?!
    -Te Arra babemyslymit, doemos!
    -e pse?
    -Se aty filloi PUNA (aldobumqi e tha tamom qe babmyslymi ne konf. Pezes ….u hodhen themelet dhe SOT e heme KalaKuqen e TIRANISE!!
    -U tha Arra babes?!
    -Kemi Arrat e sales!!!
    Urojme zonjen Clinton per arritjen!
    Kujtese:
    Ja pse zgerdhihesh saliMostra atje; kurse…Clintonia (s’e mbante dot zgerdhimjen) me politese per miratim (si Ndrikulla e TIRANISE shqiptare)…(tallen leshte e rradhes)
    Ah, Mjere ne!!
    Lutem vijoni konkursin (edhe pse i Zi)! Kaq kemi ne dore…, Tirona

  6. Vo qe Qivuri eshte I hap dhe ‘ ne kembe’!!
    Pret te futet ‘ e Vdekmia’, qe eshte Shqiperia per fatin tone te Zi,
    Dhe, Mos beni me vec:’ beje zot enderr!’, miq!
    Disave le t’i rroje edvinPalluaTredhmi/ 99çi Pervers!

    1. ciccio nga vlora says:

      qeveria e berishes eshte e cmendur fare… nuk ka nevoje shqiperia per monumente te pavaresise dhe ne qoftese duhet… duhet te behet ne vlore atje ku ismail qemali ngriti flamurin shqiptar me 28/29 nentor 1912 ne vloren bregdetare…

  7. Ne Vicidol ai projekt,me shtesen qe une them, po e lejuan Vicidolasit.
    Ne ate “halle”projekt monumenti duhet pa tjeter mes dy pllakave te vendoset monomenti Sali berishes .Kjo do ishte zgjidhia me e mire e te vendoset ne VICIdol,po e lejuan VICIDOLASIT.
    Nipi Vicidolas.

  8. Shkopi says:

    “Hapja e shtëpisë simbolizon…. “-thote Bumci. -Po ajo nuk eshte shtepi o Bumc, por shurrtore. Edhe shurrtoret jane me te bukura nga pikepamja arkitektonike. I ke pare ndonjehere shurrtoret jashte shtetit. Te vjen keq t’i ndotesh kur ben shurren. Ajo shurrtore eshte turpi qeveritar per 100 vjetorin

  9. drita bashaj says:

    Titulli i monumentit: 100 vjet turp- akoma pa shtet!!!!!!

  10. robert th. says:

    Duket si stacion autobuzi. Lere po disa zera thone se eshte gati kopje e nje vepre tjeter arti, e prezantuar ne Pogradec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje