PD: Kemi pasur 4 milion turistë në vit nga çdo kontinent i botës

24 Prill 2012, 17:57Sociale TEMA

Partia Demokratike reagoi me anë të zëdhënëses së saj pas tryezës së opozitës për turizmin. Edhe pse Rama tha se strategjia e turizmit do përgatitet pa kufij Shqipëri- Kosovë, PD deklaroi se Rama po fyen shqiptarët e Kosovës.

“Zoti Rama sot ironizoi turizmin duke e quajtur atë si etnik në një tryezë të mbledhur gjoja për Turizmin, por që në të vërtetë del se e ka mbledhur për skafet për të cilat ka paraqitur dhe ligjin për rikthimin e tyre. Lidhur me ironizimin e turizmit etnik nga ju zoti Rama, tregon thjesht mosmirënjohjen e tij ndaj atyre qindra mijëra shqiptarëve që vijnë gjatë verës nga rajoni dhe mbarë Europa për të kaluar pushimet duke shijuar dhe çlodhur me bukuritë mahnitëse të dheut të tyre të dashur. Ne jemi krenarë me ta dhe shumë mirënjohës për zgjedhjen që i bëjnë Shqipërisë për të kaluar pushimet dhe i sigurojmë se do të bëjmë edhe më shumë për t’i kënaqur sa më shumë ata. Partia Demokratike gjithashtu i kujton zotit Rama se nga 300 mijë turistë dhe vizitorë që erdhën në Shqipëri në vitin 2004, vitin që kaloi vendi priti mbi 4 milionë turistë dhe vizitorë dhe se miliona prej tyre vinin nga dhjetëra vende të të gjitha kontinenteve të botës. Kjo sepse Shqipëria pavarësisht nga balta dhe pluhuri që hidhni cdo ditë mbi të, është shpallur cdo vit nga agjencitë turistike më prestigjioze, si destinacioni turistik kryesor i planetit.

Bumi i jashtëzakonshëm turistik, pra rritja e numrit të turistëve, nga 300 mijë në vitin 2004 në mbi 4 milionë në vitin 2011, ndodhi pikërisht në vitet në të cilat kjo maxhorancë e shndërroi Shqipërinë nga Skafo-Republikë Socialiste, në të bukurën e dheut – Destinacionin kryesor turistik të botës,” thuhet në deklaratën e PD.

24 komente në “PD: Kemi pasur 4 milion turistë në vit nga çdo kontinent i botës”

  1. andon ashiku says:

    Me duket se kto te PD-se nuk e shitkan ma marijuanen e tymosin vete, se ska kuptim me gjithe kto marrina si thone cdo dite

    1. Labi Vlore says:

      Hahahahahahahhahahahhahaha.E forte kjo batute

    2. Tashtina kjo “destinacioni turistik kryesor i planetit” asht icik e teper ene per mu si Lym qi jom, ndaj s’jom tu u perzi mo.
      Megjithse zonjusha duhet pergzue per entuziazmin kamikaz, qi kshu ti kemi tan militantet o e sigurt e ardhmja e ndritun e Dokotorit

    3. fieri says:

      Rrofte Partia dhe shoku Sali Koqja. Urraaaaaaaaaa.
      A pika qe sju bie, plehra.

    4. Kuksiani says:

      kte vit nuk do iperballojm dot turistat, do bahen 8 milion e dueht me thirr ne ndihm greket me i mbajt me sherbime hoteleri-restorant!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html

      1. raimondi says:

        hahahahahahahaha E bukur kjo

      2. Hasan Mertiri says:

        Greqia po vuan renien e turizmit dhe ne kete rest duhet te kishte perfituar Shqiperia. Po ce do, fitoi Turqia! Uli cmimet dhe cilesi e bollek!

    5. levko says:

      Po po moj partia e sali shpelles po kemi patur 4 milione turiste nga Irani , Iraku,Taxhikistani, Azerbajxhani, Afganistani, Somalia,dhe nga xhungla….keta jane Touristet e Turkut mahmud sali kapartoni.

  2. elinor says:

    Na shikojne ne emigrantet si turiste ne vendin tone!! Po kush vjen te pushoje ne mes te pisllekut dhe rremujes o shpellare te pandreqshem!! Ne vijme te shohim ata te shkrete njerez qe na kane ngele andej, se per tjeter me mire ne Karaibe (me lire, me mire, me bukur).
    Ke frike me shiku nga dritarja e avionit sapo i afrohesh Rinasit se shikohen shtepite e ndertuara vend e pa vend, pa pike rregullsie, trecereku i tyre jane vetem skelet. Duket sikur sapo ka mbaru lufta e dyte.
    Futesh ne det per nje not dhe ta kalon nje “dicka” si ngjyre kafe! Leje me trafiku me shoferat shqiptare si me qene te gjithe te drogu. Ato rrotullaket e kryqezimeve ku futen makinat njena ne tjetren me keq se ne Indi. S’merret vesh kush e ka te drejten e kalimit, kurse pulicin 1 meter e 1 qebab te gjate, 45 kile ne kamdar e ke tu pi kafe e konjak te lokali perballe.
    Kane fytyre e flasin per turizem! Turiste te mirefillte kishte me shume ne kohen e monizmit sesa sot.

    1. APOKALYPSIS says:

      Ha ha ha … ti mbase ke kto pershtypje, po qe shkon si turist ne Allbvani shkon ate mbaje!! ?
      Dy zgjedhje ke me birishen: o prano qe hyn si turrist o si terrorist ?

  3. Lomi pri Baldushku says:

    Ksaj i thon me flutru me pras m’byth si Tritan Shehu m’Lushbje. Tyrqeta Sale pri Lomit m’Baldushk.

  4. skifteri says:

    o sali trapi, mua dhe ato si puna ime mos na numero si turiste se vijm ne shqipri per te taku te afermit jo per te pa mrekullite qe po i ben vendit, te hengert mortja me mire

    1. NYC says:

      Per nje gje ka te drejte gollaku; kur thote qe vijne nga te gjitha kontinentet. Ashtu si e ka katandisur ai dhe paraardhesi i tij NANO ate vend shqiptaret e shkrehete jane shperndare ne te gjitha kontinentet per te mbijetuar. Idiot i lindur SALU mos na numero per turiste, se ata qe kane tru e bejne llogarine. Ku rrine 4 milione vete? A i takson ti hotelet qe strehojne keta “turiste”? Shut the f..k up monster!

  5. Landi- Sverige says:

    Me llogjiken e ketyre llogaritet qe ne Shqiperi te futen cdo dite 11000 turista!!!!! Sikur te llogarisin edhe hyrjet e emigranteve shqiptare, qe ndoshta llogariten ne 1.5 milion ne te gjith boten (dhe sikur te gjith te shkojne ne Shqiperi cdo vit), perseri kjo shume eshte teper e egzagjeruar. Vetem ne disa dite te pushimeve te korrik-gushtit, kur emigrantet kthehen ne vendi e tyre te lindjes, mund te arrihet kjo dyndje “turistash”, pra 11000 persona (me falni turista) ne dite. Genjeni more shpellare, por te pakten genjeni me lezet per “destinacionin me prestigjoz dhe kryesor te planetit”!!!!!!

  6. TEFTA ALIKAJ says:

    KEMI PATUR 4 MILION TURIST SHQIPTARE TE TE GJITHE BOTES!

  7. e verteta says:

    Keta te pd-s me sa duket i vret llastiku i brekve dhe u ben kontakt gjuha me zorren e trashe.Po na mahnisin me argumentat xhevaire qe nxjerrin.Jallah qe na late me goje hapur.

  8. Toni .I. says:

    Turizmi nè SHqipèri nè teori jemi vend i buku si bregdetar dhe malor por njeriu SHqiptarè po e shkatrron kèt mrekulli qè na ka dhuruar natyra dhe zoti ,qeverija SHqiptare nuk bon asgjè pèr turizmin
    tè marr thjeshtè bregdetin ku plazhet publike nuk kanè dushe ose ujè tè rrjedhshèm ,tualete etj pèr çdo nevojè personale do tè shkosh tek privati.Para 2 vjetèsh isha DHèrrmi mrekulli e zotit paserti kudo dhe
    si ushqim i pèrsosur por pèr HOTELE dobèt gjè qè nè darkè ktheheshim
    nè VLORè(qytet),2011 GJiri i lalzit(pèr herè tè parè qè shkoja pasi
    n’zhiro u fliste shumè)3-4 km para bregdeti pèrfundonte rruga e asfaltume oo zot gropa e tym ,pisllik kudo si ujè deti ishte fatastik
    dhe mè fantastik ishte ushqimi(RESORANTE ishin tè shumtè)me pak fjalè
    si privat kemi zhvillim por si komuna,bashki,shtet investimet janè o.

  9. Treviso says:

    Ku gjendet kjo harta turistike, se kam kerkuar ne te gjithe agjencite e Trevisos dhe nuk e kam gjetur. A mos gjenden ne zyren e partise Demokratike ne Tirane.

  10. Turisti says:

    Si ka mundesi qe te gjitha zedheneset e PD, megjithese jane femra, jane njera me kare se tjetra? Sipas perllogaritjeve del qe cdo dite ne Shqiperi hyjne vetem turiste rreth 11 mije turiste, o te rafte kari kokes ty dhe atij kryeturistit tat!

    1. APOKALYPSIS says:

      Ha ha ha ha ha ha per here te pare nuk qortoj dot nje percaktim vulgar!!
      Fiks e meritojne!!

  11. martin says:

    greqia ka ne vit me sa kam lexuar pak a shume 12millione turiste,dhe fiton pak a shume 12miliarde euro ne vit,me rrenat e PD i bie qe e pakta shqipnia te fitojne nga 4millione turiste eshte 3miliarde euro,ose 1/3 qe ka buxheti i shtetit shqiptar prej 12miliarde euro ne vit.keto jane spekullime dhe rrena dhe te ju vijne turp qe kujtojne se njerezit hajne bar dhe nuk marrin vesh .kush ka shkuar qofte edhe nji here jashte me siguri e din se diferenca midis shqipnise dhe vendeve te tjera ne fushen e turizmit eshte shume shume e madhe.vetem nji i marre ose nji qe pin bar shkon ne shqipni per turizem.natyra eshte e bukur,por ato qe ka bere dora e majmunave ne shqiperi eshte turp dhe ofenduese te krahasohet me vendet qe kane turizem.republika e plehut dhe korupsionit vetem genjen veten dhe disa militante te partise me te keqe ne historine e vendit.Partia demokratike,ne leter se ne praktike jane nje vater hajnash dhe korupsioni qe ka nji lider 22vjet.ata te pastrojne halen e tyne ne fillim pastaj te merren me turizmin.

  12. baca mertur says:

    ha ha ha ha haaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  13. plaku says:

    Ja destinacjoni kryesor turistik i botes sic thote PD :

    http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/04/plazhi.jpg

    Ja se cfare do shofin turistet ne minieren me moderne ne bote te Bulqizes :

    http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/04/femijet-bulqize.jpg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje