Ngacmimet seksuale në punë, i akuzuari tani duhet provojë të kundërtën

26 Prill 2012, 11:51Sociale TEMA

Me ndryshimet e reja në Kodin e Punës, pritet që të bëhet me e lehtë që të akuzosh eprorin për ngacmim seksual. Deri më tani ngacmimi seksual në punë ndalohej në përgjithësi, por tani barra e provës do të bjerë mbi të akuzuarin, që do duhet të provojë të kundërtën. Megjithatë ligji është ende në fazë diskutimi.

Ndër propozimet e tjera janë edhe ato për të bërë të detyrueshme lejen vjetore, e cila nuk këmbehet me para. Po ashtu, një bashkëshort merr tre ditë leje kur e shoqja lind dhe këto ditë paguhen. Kush punon më shumë gjatë festave zyrtare, merr një pagesë 125 përqind. Në rast largimi pa shkak nga puna, periudha e dëmshpërblimit fillon kur çështja dërgohet në gjykatë deri në dhënien e një vendimi të formës së prerë. Kur lajmërohet për largim nga puna, punonjësit i duhen lejuar katër orë pune të paguar në javë për të kërkuar një punë të re.

17 komente në “Ngacmimet seksuale në punë, i akuzuari tani duhet provojë të kundërtën”

  1. aqifi says:

    Ligj per k… qe pas kesaj ta bejne boten lemsh!

  2. anticensurë says:

    “Deri më tani ngacmimi seksual në punë ndalohej në përgjithësi, por tani barra e provës do të bjerë mbi të akuzuarin, që do duhet të provojë të kundërtën.”
    me sa kam unë parasysh,akuza duhet të provojë fajsinë!në kohën që akuza jep prova për fajsinë e dikujt,atherë personi mund të akuzohet dhe ai duhet të provojë pafajsinë e tij!
    githkush mund të akuzohet në këtë mënyrë!nqs pala akuzuese nuk ka fakte për të mbështetur akuzën e saj,ku ti gjejë pala e akuzuar faktet për të hedhur poshtë akuzën?!
    të marim një shëmbull një person thotë se tjetri më ka ngacmuar seksualisht!i akuzuari mund te thotë se nuk e ka ngacmuar!dhe kështu mbaron!asnjëri nga të dy nuk mund të sjellë fakte!
    në rastin kur akuzuesi mund të sjellë fakte vetëm atëherë mund të fillohet një procedurë hetimore!dhe është normale që i akuzuari të ketë mundësinë për të provuar pafajsinë e tij!
    nuk e di por mënyra e të shkruarit,”por tani barra e provës do të bjerë mbi të akuzuarin, që do duhet të provojë të kundërtën.”,tregon se dikush ka mundësi të të akuzojë dhe pa prova!kjo mua më duket absurde!megjithëse absurditeti në shqipëri e sotme,është gjëja më normale!

    1. PALI says:

      Shume sakte! Ky ligj shkel nje nder parimet baze te drejte ate te ¨prezumimit te pafajesise¨. N.q.s deri me sot cdo njeri konsiderohej si i pafajshem deri ne castin kur vertetohej e kunderta, tani ky parim permbyset dhe mund te themi se cdo njeri (qofte edhe i akuazuar pa asnje lloj prove) konsiderohet fajtor, deri ne castin kur verteton se eshte i pafajshem. Me pak fjal, ky eshte nje ligj i paligjshem.

  3. juliano says:

    FUTJA SI KAU PELES SE E HA GOMARI FAJIN,PA LIDHJE FARE PSE MOS DUHET TE RROJNE NJERZIT ME CIP-KAMERA NE TRU QE TE VERTETOJNE PAFAJSINE APO FAJESINE?!!!!!!!

  4. albi says:

    ore nuk po e kuptoj dot kete pune,

    me cfare provohet pafajesia mor vlla,

    duhet me marr certifikate “ndershmerie” per ate tjetren …………

  5. Xhozi Plehra says:

    Ky ligj nuk eshte bere sepse deputeteve tane te nderuar ju dhimbsen femrat qe pesojne ngacmime seksuale per faktin e thjeshte se keta horra jane me te cenuarit nga ky ligj.

    Ky ligj po perdoret per te familjarizuar popullaten me konceptin:
    “por tani barra e provës do të bjerë mbi të akuzuarin, që do duhet të provojë të kundërtën.”

    Provimi i akuzes nga akuzuesi eshte koncept baze i demokracise, cdo kalim i barres se provimit te pafajesise drejt te akuzuarit eshte thellesisht antidemokratik dhe rruge e shtruar drejt tiranise.

    Ky standart i ndyre antidemokratik nuk prezantohet per here te pare ne Shqiperi. Ne ligjin e para pak koheve per gjobat e vena nga tatimet – barra e provimit te pafajesise i mbetet te akuzuarit, dmth subjektit tregtar.

    Por ama eshte hera e pare qe ky koncept zbret tek individi.

    Ky ligj po perdoret ne nje pike shume te ndjeshme te opinionit publik sic eshte abuzimi me femrat, eshte zgjedhur ky problem kaq i ndjeshem per te shmangur vemendjen nga thelbi i problemit qe eshte si me lart.

    Deputetet tane te qelbur, minimalisht e thene, nuk kane as konceptet me bazike te demokracise.

    Shume shpejt shteti yne malok do filloje ti akuzoje qytetaret per “agjitacion dhe propagande kunder pushtetit berishian” – me barren e provimit te pafajesise ne kurriz te qytetarit.

    Sali ! Enver !
    Jemi gati kurdohere !!!

  6. DRINI says:

    Mire le te rrine femrat pa pune ose te qepen per siguri.

  7. dritani says:

    Parim baze qe e di edhe lopa:

    “Cdo individ konsiderohet i pafajshem deri sa te provohet e kunderta”!

    Te akuzuarit i duhet si ne cdo ceshtje tjeter te hedhe poshte provat.

    Ne kod duhet te sanksionohet demshperblimi qe merr i akuzuari nese akuzat bien se sipas kesaj logjike kujt t’i teket mund t’ia nxije jeten profesionale dhe familjare tjetrit/tjetres.

    Mendoj se asgje nuk ka per te ndodhur.
    Ai qe do te kurveroje do te punesoje kurva;
    ato qe jane te lekundura kane shanse te kurverojne duke u justifikuar me logjiken tashme kombetare “keshtu bejne te gjitha” apo “keshtu ecet perpara” ;
    me ato qe nuk kane plan (X %) nuk do ta krruaje njeri sic ka ndodhur gjithnje pasi ne Shqiperi keto ceshtje zgjidhen ende edhe me Kodin E Rruges (mos e ngaterroni me Kodin Rrugor)

  8. selimeja says:

    pa lidhje fare
    1. me e lehte te kuzosh shefin…..pse rojen te dera apo pastrusen jo?!
    2. ma ka lujt thote ai/ajo…… kush ti ka hudh qurret thone ata/ato…
    3. a ka qene pagesa 150% per dite festash, na e ngulen tani na e hoqen dhe ate 2 mij leksh?

  9. hitler says:

    me siguri kta kan qen te dehur kur kan ber formulimin e ktij ligji.
    tani te presim kur tu dali pija te na e shpegojn.

  10. Koli says:

    ky eshte kulmi. Tamam si sherihati. vetem se atje duhet femra te vertetoje te kunderten ndryshe mund te qellohet me gure. hajde shtet hajde.

  11. juristi says:

    Tani në Shqipëri filloi era e re e ndryshimeve ligjore. Duket që këta prpozues e njohin shumë mirë fushën legjislative.

    Mjerë drejtësia dhe e drejta!

  12. Korabi says:

    Nuk e dime si do jete ligji , por nje gje eshte e sigurte, qe eproret ne shqiperi ja kerkojne haptazi vartesve dhe nese sja japin i heqin, dhe kjo duhet ndeshkuar, se ne cfare formash ate ta gjejne ligjvenesit dhe ligjzbatuesit.

  13. gjon zaveri says:

    Asgje nuk mund te shtoj komenteve te me siperme,vecse nje rast i tille pershkruhet shume bukur nga J.hashek 100 vjet me pare ne perandorine e mykur austro hungareze.Nga nje denoncim i tille u denua nje mesues i cili kishte 25 vjet impotent si shkak i nje aksidenti e megjithate u denua.Paralelja ne kete rast eshte e qarte,regjime te dekompozituara ne prag te shperberjes lejojne absurditete te tilla.

  14. Bim Kalaja says:

    si duket Saliu do ta coj ne gjyq Fatosin se i ka prek shalet..vari bidonat,,,,, qe te dyve ju pelqen hajdari….argita do merret me Lulzime Boshen…slobodanka me ajli alushanin ..josefina me pashukun etje tje..vetem te heqin vemendjen nga problemet e verteta qe ka shqiperia

  15. MEMEDHETARI says:

    Une nje gje nuk kuptoj:
    Pse duhet qe i akuzuari te provoje te kunderten???
    Mos na e provoi gje te kunderten imorali Pango???
    Jo vetem qe nuk na e provoi,por edhe u shperblye me disa miliona,akorduar nga Gjykatat Berishiane te Shqiperise…
    Atehere pse duhet provuar e kunderta?
    Qe te humbasin “shperblimin” ?????…

  16. dino says:

    spo di ça me than, veç nje gje e di se eshte e vertete se ktu ne kukes po kemi edhe femra qe po perdhunojne meshkujt nen emrin dhe forcen e eprores, keshtuqe skane faj edhe ligjvenesit se eshte e veshtire te gjesh te drejten.Po nje gje e kemi te sigurte se askush me zor nuk te ben gje,keto pislleqe behen me pelqimin e te dyja paleve, me vjen keq ta them qe ky fenomen eshte kthyer ne nje tradite ne Shqiperi, sepse dashje pa dashje po i fusin te gjithe ne nje thes si te miret dhe te keqinjte dhe spo i lene edhe te ndershmit te punojne rehat me ndershmerine dhe perkushtimin e tyre ne pune.Dhe ketyre pislleqeve me shume u kane hapur rruget pushtetaret si deputetet,drejtuesit vendore, drejtoret etj hale si keto,qe skane pike personalitetit ne veten e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje