Topi niset për në Britani, do mbajë fjalim në Cambridge. Savage: Studentët shqiptarë, ndër më të mirët

24 Prill 2012, 21:42Sociale TEMA

Presidenti Bamir Topi është nisur për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, me ftesë të Presidentit të “Cambridge Union Society”, zotit Majkëll Blek.

“Gjatë kësaj vizite, Presidenti Topi do të njihet nga afër me historikun e themelimit të Unionit “Cambridge Union Society”, nga më të vjetrit dhe më prestigjiozët në botën akademike dhe njëkohësisht njërës prej organizatave më të gjera studentore të Universitetit të Kembrixhit. Në auditorët e këtij universiteti kanë mbajtur ligjërata në periudha delikate e të rëndësishme historike të vendeve tyre, disa prej udhëheqësve e politikanëve më të shquar, që nga Kryeministri britanik Uinston Çurçill dhe Presidenti amerikan Ruzvelt gjatë Luftës së Dytë Botërore, Presidenti amerikan Regan në fund të Luftës së Ftohtë, në vitin 1990, Kancelari Helmut Kohl menjëherë pas ribashkimit të Gjermanisë, Dalai Lama për pavarësinë e Tibetit dhe kundër abuzimeve të të drejtave të njeriut, Leh Valesa, udhëheqësi i Lëvizjes ‘Solidarnosh” dhe ish-presidenti i Polonisë, e deri së fundmi Presidenti i parë i zgjedhur i Irakut, Xhalal Talabani, mbi shpresën e tij për të ardhmen e vendit. Gjithashtu, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, si i ftuar i veçantë i “Cambridge Union Society”, do të mbajë një ligjëratë të rëndësishme për situatën aktuale në Shqipëri dhe në rajonin e Evropës Juglindore. Kreu i Shtetit shqiptar pritet të ketë edhe një takim me bashkësinë shqiptare në Londër,” thuhet në njoftimin e presidencës.

Ndërkohë në një njoftim të Cambridge Neës thuhet se drejtuesi i CATS College, Dr. Kevin Savage, ka deklaruar se studentët shqiptarë aty janë ambasadorët më të mirë. “Shqiptarët e rinj, që ne kemi mirëpritur në Cambridge janë ambasadorë të shkëlqyer të vendit tuaj, punojnë shumë, janë shumë të motivuar dhe studentë të suksesshëm,” tha ai.

10 komente në “Topi niset për në Britani, do mbajë fjalim në Cambridge. Savage: Studentët shqiptarë, ndër më të mirët”

  1. LORA says:

    Ne kete lajm ndjej krenari per te rinjte qe arsimohen ne Cambridge.Uroj qe shembulli i tyre te behet motiv frymezimi e pergjegjshmerie te larte kombetare per Presidentin Topi.

  2. T.Rushi says:

    Kur te mesojne parlamentaret tane c’eshte ne praktike drejtimi demokratik i nje shteti,do jene ne prag te lamtumires nga kjo bote.

  3. Rani says:

    O Tema ate qe ka thene ai drejtuesi e thote per te gjitha nacionalitetet prandaj mos u merrni me broçkulla te tilla “studentet shqiptare me te miret” se kemi qejf ne te fluturojme me fjale boshe.

    1. Nadia Shabani says:

      Kjo eshte e vertete qe studentet shqiptare jane me te miret, edhe une jam jashte shtetit dhe nje mesuese ne kolegj qe une kisha shume muhabet me tha qe nxenesit dhe studentet shqiptare jane shume te zgjuar sidomos ne gjuhet e huaja dhe ne matematik.Prandaj nuk jane brockulla Rani jane te verteta dhe duhet te jemi krenare per kete.

  4. england says:

    O Rani je shume negativ!
    ku jeton ti o njeri i zotit qe di gjithcka?
    edhe nese eshte ashtu sic ti thua,pse duhet qe Shqiptaret te bejne perjashtim,pra dhe ne futemi ne te gjithe ncionalitetet,apo jo
    E di ti se ne ate universitet numri i Shqiptareve eshte i vogel
    por qe jane te gjithe shembull(kam nje mikun tim qe studion atje prandaj e kam kete informacion)mundohu te tregohesh me pozitiv…

  5. ben says:

    Kjo ligjerata e Bamir Topit s’ka asnje lloj vlere.Edhe keto studentet qe jane te mire atje,bravo u qofte,po jane per veten e tyre.Sigurisht,qe dijet qe marrin aty,s’jane te luajtur mendsh ti zbatojne ne Shqiperi,per nje arsye te vetme,ato nuk kthehen,dhe per kete kane shume arsye dhe kane shume te drejte.Topi do flasi si flasin te gjithe,sigurisht do i thote qe duhet te ktheheni ne vendin tuaj,me nje fjale pese me hic.

  6. Tirona says:

    Nga auditori i ketij universiteti, perpara studenteve shqiptare, Z. Topi duhet te hedhi kanditaturen per tu rizgjedhur President i Shqiperise.

    1. sinan hibro says:

      Edhe une e gjej ide shume te mire !

  7. Gazmir Piku says:

    PO të ishin të gjitha shtetet si Anglia; bota nuk do fliste për krizë terorizëm fe apo kufi.

  8. skenderi says:

    shume interesante ,studentet e kane shansin te behen presidente,sepse edhe me nje veterineri te shkolles koder kamzes,si te presidentit e ardhmja jone, si e shkuara dhe e nesermja eshte e garantuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje