Berisha ngushëllon familjen e Klosit: Ishte personalitet i shquar. Ngushëllime dhe nga PS dhe Topalli

27 Prill 2012, 17:12Sociale TEMA
Berisha ngushëllon familjen e Klosit: Ishte personalitet i shquar.

Kryeministri Sali Berisha, përmes një mesazhi, i shprehu sot ngushëllimet familjes së publicistit të njohur Ardian Klosi, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme.

“Ndarja tragjike nga jeta e njeriut tuaj më të dashur më ka pikëlluar thellë dhe duke ndarë me ju këtë dhimbje, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ndarja nga jeta e Ardianit, njeriut tuaj më të dashur, është një humbje e pakompensueshme për ju, por dhe një humbje e madhe për letrat, publicistikën dhe shoqërinë civile shqiptare, të cilat humbasin një personalitet të shquar të tyre. Në këto ditë zie për ju, unë i lutem Zotit që shpirti i bashkëshortit, babait dhe njeriut tuaj më të afërt, të gjejë paqen e merituar,” thuhet në mesazhin e Berishës.

Pak më herët ishte Partia Socialiste, që dërgoi një mesazh ngushëllimi.

Duke ngushëlluar ngrohtësisht gruan, vajzat, motrat, të afërmit dhe miqtë e Ardian Klosit, Partia Socialiste ndjen dhimbje të thellë për humbjen tragjike të këtij njeriu mendjendritur e shqiptari të mirë. Kjo është një humbje e madhe për botën shqiptare të fjalës së lirë, për shoqërinë civile dhe për kulturën bashkëkohore të kombit tonë.

Ardian Klosi krijoi një vlerë të çmuar me shembullin e vet të intelektualit të angazhuar në përpjekjet për demokraci e drejtësi shoqërore dhe për një Shqipëri të mbrojtur në bukuritë e në pasuritë e saj. Ai do të mbahet mend nga bashkëkohësit si një qytetar i paepur në betejat civile kundër rrënimeve mjedisore, si edhe në angazhimet në vijë të parë për të bërë të dëgjohet zëri i pavarur i qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.

Publicistika e mprehtë, përkthimet mjeshtërore, botimet e vyera e bëjnë Ardian Klosin një protagonist të dorës së parë në letrat e shkruara shqipe. I paharruar gjithmonë kujtimi i tij për të gjithë ata që e njohën dhe e lexuan dhe për brezat që vijnë,” thuhet në mesazhin e PS.

Edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehu ngushëllimet e thella për ndarjen e parakohshme nga jeta të publicistit të njohur Ardian Klosi.

“Njoftimi i hidhur për ndarjen nga jeta e Ardian Klosit, është një lajm tejet i trishtë për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Familja humbi njeriun e dashur dhe bota akademike dhe e letrave shqipe ka humbur një nga publicistët më të njohur të saj. Të gjithë do ta kujtojnë atë si një përkthyes dhe shqipërues i talentuar. Do ta kujtojnë, si autorin që bëri të flasin shqip në mënyrën më të bukur Heinrich Mann, Franz Kafka, Bertol Brecht si dhe shumë autorë të tjerë të huaj,” thuhet në mesazhin e saj.

12 komente në “Berisha ngushëllon familjen e Klosit: Ishte personalitet i shquar. Ngushëllime dhe nga PS dhe Topalli”

  1. zefi says:

    U kthye KRIMINELI NE VENDIN E KRIMIT!!!Keshtu beri edhe per TREBICKEN ky HORR!!!Klosi ka qene nje nga INTELEKTUALET ME ANTI BERISHE NE SHQIPERI (PAS MERO BAZES)!!!Sali Berishes i duhen me shume BURGAXHINJTE,GARDISTET,POLICET DHE HORDHITE E BATHORES E KAMZES PER TE MBAJTUR E FITUAR PUSHTETIN SE SA INTELEKTUALET E ZOTE SI ARDIAN KLOSI!!!Berisha eshte si LAKURIQI I NATES,QE PUNON E JETON NE ERRESIRE,ndresa Berisha JETON E PUNON NE KRIME!!!

      1. raimondi says:

        Po ca ka ketu per hipokrizi ?

        Berisha e ngushelloi si njeri , pavaresisht se ai e ka share Berishen dhe ishte edhe shok i Edit

        Shume ligesi keni o elektroati i gazetes Tema…

  2. elinor says:

    Hipokrit patetik! Ky eshte i fundit qe duhet ta ngushelloje familjen e Klosit per vete faktin se i ndjeri, sa ishte gjalle, ishte me te gjithe forcen kunder pervesiteteve te politikaneve te llojit berisha.

  3. n.gjoka says:

    NUK KA LENE NJERI NE SHQIPERI MONSTRA BERISHE PA E KRYQEZUAR.PERSONALISHT E KA QUAJTUR TE NDJERIN ARDIAN KLOSI SI “ALEANCE PLEHU”
    ResPublica | October 23, 2011 at 8:24 pm
    Pak ditë pasi Berisha ka përmendur “Aleancën e Plehut”, një grup aktivistësh të shoqërisë civile kanë krijuar “Aleancën kundër importit të plehrave”. Në krye të nismës së re kanë qenë “të dyshuarit e zakonshëm” Blendi Kajsiu, Ardian Klosi, Lavdosh Ferruni e të tjerë. E veçanta e përfaqësimit të këtij grupimi të ri ambjentalist është “prezantimi” i tij nga Sali Berisha i cili, i priu kësaj nisme të shoqërisë civile me batutën “Aleanca e Plehut”. Një tjetër e veçantë është fakti se në këtë grup përfshihet një mbështetës i kryetarit socialist Rama, si Ardian Klosi si pjese e kesaj Aleance “Plehu”.

  4. Lida says:

    do ishte me mire te shkelej per kete rast e drejta per informim e publikut dhe te mos botohej ky pisllek i radhes i berishe, i cili vetem sa e ndyn gjithcka te vlere qe ka krijuar Ardiani. . .

  5. Grigor says:

    Klosi e ka demaskuar publikisht kete sharlatan si ne median e shkruar dhe na te vizive. Tani Saliut i vika keq, eshte jashtezakonisht i pikelluar! Ai ka urrejtje patologjike per kedo qe ka shpirt te lire dhe nuk behet skllav e servil i tij. Ardiani ishte i tille. Asnjehere nuk u shit per perfitime personale kur mund ta kishte bere fare mire. Ai asnjehere nuk u be Frrok Cup apo Gjergj Zhej. E kete Saliu nuk ka ja ka falur sa ishte gjalle as ka per t’ia falur tani qe eshte vdekur. Eshte fatkeqsia jone kolektive qe ne mbajme akoma kete njeri qe ka ndertuar kete sistem tribalo-partiako-korruptiv qe ngjan me shume me nje kopesht zoologjik, ku te perndjek, te poshteron, te fyen, te ben te kalosh ne depresion, te arrish ne vetvrasje dhe ne fund te vjen dhe te pin kafen. Dhe ne momentin e percjelljes nga kjo bote Saliu duhet te jete ai qe na percjell! O zot po as ne vdekje nuk mund te na ndahet ky njeri!

  6. eno says:

    ka marre ndonje mesazh nga Berisha qe arriti deri ketu Klosi…eshte taktike e malokut, shantazhi….

  7. sali berisha djalli vete! says:

    une te vras naten dhe te qaj diten, e kam mesuar nga tutori im enver mut hoxha.

  8. Skenderbeu i vjeter says:

    PLEHRA BERISHA DHE KUCKA TOPALLI JANE NJERZIT ME TE POSHTER DHE PASHPIRT NE SHQIPERI SEPSE ME HIPOKRIZINE E NGUSHELLIMIT BEJNE TALLJEN NDAJ NJERIUT QE GJITHE JETEN I TALLI DHER VURI NE LOJE.POPULLI DUHET TI MBYTE ME THONJ KETA BASTARDE TE SHQIPERISE. QE TE PREHEMI TE QETE.

  9. Liri Doka says:

    Zoti Klosi iku nga kjo jete pasi nuk mundi te bejhet sahan lepires i politikaneve që te fitonte pasuri.
    Ai gjithnje medoje per nje jete dhe nje familje ideale.
    Zoti e çofte ne paqe shpirtin dhe deshirat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje