“Tre arsyet pse Klosi vrau veten”

3 Maj 2012, 10:07Sociale TEMA

Kozara Kati, një emër i njohur i shoqërisë civile në Shqipëri dhe mikeshë fëmijërie e Ardian Klosit, në një intervistë të gjatë për Panorama, ka rrëfyer problemet që kishte publicisti përpara se të shkonte drejt aktit ekstrem. Kati thotë se nuk ishte në varrim sepse nuk e përballonte dot humbjen, ndërkohë që akuzon se për Danin nuk u bë aq sa duhej. Më poshtë pjesë nga intervista.

 

Çfarë natyre kishte Klosi?

Në vogëli Dani ka qenë një fëmijë i brishtë, por që mbante në fytyrë gjithnjë një buzëqeshje, çka e bënte simpatik. Kur fliste, kishte një zë shumë të ëmbël dhe nuk shprehte asnjëherë zemërim dhe agresivitet. Ishte shumë i afruar me motrat e tij, Emirën dhe Etlevën, siç edhe i deshi deri në fund të jetës. Po ashtu edhe më nënën e tij, Jolandën. I rritur në një familje me vlera dhe me produkt impakti në shoqëri. Dani nuk mund të ishte veçse një pasues modest i gjyshit të tij.

 

Gjyshi i tij ishte…?

Gjyshi i tij ishte i madhi Aleksandër Xhuvani. Për çudinë e të gjithëve, ai nuk e përdori kurrë emrin e gjyshit, edhe pse ishte pasues i denjë i tij.

 

A keni dalluar tek ai ndonjë gjë që nuk shkonte?

Po. Në fakt ai ishte i shqetësuar dhe këtë ma shprehu. Më tha që nuk kishte më as zyrë dhe as rrogë. Më tha: “Kur të kesh ti ndonjë përkthim për të bërë, më thuaj. Ti e di që jam shumë mirë me përkthimet”. Pa merak, ia ktheva, ti e ke kur të duash zyrën time. Megjithatë, shqetësimi nuk e linte.

 

Pse nuk kishte më as zyrë dhe as rrogë?

Sepse e kishin përzënë nga puna. Pas shumë vitesh kontribut në atë institucion, e hoqën në momentin më të vështirë të jetës.

 

Për çfarë institucioni e keni fjalën?

Për institucionin Gëte. Dani punonte aty si drejtor ekzekutiv i shoqatës kulturore shqiptaro- gjermane “Robert Shvarc”. Ai personifikonte marrëdhëniet kulturore, si edhe bashkëpunonte ngushtë me institutet Gëte në Greqi dhe Gjermani.

 

Para sa kohësh e hoqën dhe me çfarë shkaku?

E hoqën nga puna në momentin më të vështirë të jetës së tij. Pasi kishte humbur nënën e tij, me të cilën ishte shumë i lidhur dhe ndërkohë kishte tentuar t’i jepte fund jetës. Pra bëhet fjalë për në janar.

 

T’ju ndërpres për një saktësim. Pezullimi nga puna ishte pas tentativës së parë apo të dy për vetëvrasje?

Pas tentativës së parë. Dani ishte në spital duke u kuruar kur një funksionare e re pranë institutit i kishte bërë gati librat dhe të gjithë dokumentacionin. Kut pas daljes nga spitali, Dani u paraqit sërish në punë, u përball me shkarkimin. Motivi që i kishte dhënë zonja në fjalë kishte qenë: menduam se nuk do të vije për një kohë të gjatë në punë. Nuk na shkoi në mendje se do të ktheheshe shpejt…

 

Po Klosi a reagoi në lidhje me pezullimin nga puna. Mesa dimë nuk e ka denoncuar këtë fakt?

Jo, nuk e denoncoi. As e diskutoi nëpër tavolina. U tregoi vetëm disa miqve shumë të ngushtë, përfshirë mua. Dani nuk ishte tipi që krijonte debate për problemet personale. Ato i mbante brenda. Dani si Dani, pa bërë zë, pa bujë, pa bërë debat, ishte larguar. Me sa më tregoi gjatë bisedës, kishte marrë librat dhe gjithçka kishte pasur aty ndër vite dhe ishte larguar. Gjatë gjithë këtyre muajve pa punë, nuk akuzoi njeri, nuk shfryu, siç ndodh zakonisht, por vetëm ndër miq të mirë qau problemin e vajzave.

 

Çfarë problemi kishin vajzat?

Vajzat nuk kishin asnjë problem, por çështja ishte se duhej të shkolloheshin. E madhja ndodhej në Paris, ku priste t’i dilte e drejta e studimit. Ndërsa vajza e vogël, e cila është shumë e talentuar në muzikë, shkonte në kurse private. I kishte pikë të dobët të dyja vajzat dhe kërkonte më të mirën për to. Edhe kur më tha për çështjen e pezullimit nga puna, vetëm vajzat mendonte. Kur punonim tek Aleanca Kundër Importit të Plehrave, kur ndodhte që puna zgjaste me orë të tëra, Dani kërkonte leje gjysëm ore ose një orë, në mënyrë që t’i merrte nga shkolla apo t’i çonte në kurset përkatëse. Ishte i çmendur pas tyre.

 

Gjatë intervistës ju përmendni vajzat e Klosit, nënën, motrat, e deri tek kunata. Po për bashkëshorten e tij, Jutën, a ju fliste ai?

Bisedat për Jutën janë krejt private, shumë konfidenciale dhe nuk mundem që t’i tregoj. Më pati thënë që ka pasur probleme në familje, por për këto askush më mirë se Juta nuk e di. Ndaj kur pyetjet përmbajnë emrin e saj, duhet pyetur ajo dhe jo unë.

44 komente në ““Tre arsyet pse Klosi vrau veten””

    1. Nentori Kuq e Zi says:

      Shume dakort dhe jane te verteta!! Vetem se kemi dhe nje vertete shume te hidhur. A u ka sherbyer vajzave te tij qe i donte aq shume me vetevrasjen e tij ?? Une them se jo,vetem se i ka hapur probleme sociale dhe shpirterore akoma me te medha…Respekt te thelle per Danin dhe shprti ju prefte ne paqe.. Er war zu gut fuer diese beschissene Land.!!

  1. Vlora says:

    bravo kozara ti je shoqe e vertete…….
    me problemet personale nuk ka pun njeri te meret..
    u prefte ne paqe.

  2. Dean says:

    ”Gjyshi i tij ishte i madhi Aleksandër Xhuvani. Për çudinë e të gjithëve, ai nuk e përdori kurrë emrin e gjyshit, edhe pse ishte pasues i denjë i tij…”

    E po ai nuk ishte malo qe mburrej me topet e axhes.Ja kjo eshte Skiperia jon e dhime,qe VRET njerezit e urte e te ndjeshem dhe mban ne jete Hajvanet,Hajdutet dhe Kriminelet.
    Njeri eshte pasardhes i Aleksander Xhuvanit ndersa tjetri eshte pasardhes i ariut te shpellave te Bjeshkeve.Tek ky i dyti,dhe klanit qe ai perfaqeson,mungojne disa Shekuj Civilizim.Nuk i zevendeson dot duke ble 1 iPad apo 1 Mercedes.Sikur thote edhe populli:Eshte nen lekure.
    Prandaj edhe ne shqipetaret,si dy Raca me karakteristika te ndryshme,duhet te ndahemi dhe gjithsecili ne pune te vet.Me ata qe jetojne andej Lart,plas edhe derri,lene mo njeriun.
    Ne jemi me ATA te maleve sikur jane Kroatet me Serbet.Flasin te njejten gjuhe,por vetem kaq.

    1. Shqiptari says:

      Mos ndjehesh Grek?
      Nese po, eshte momenti ta tregosh dashuring per atdheun tend e jo te merresh me tonin.
      Miqesisht nje Shqiptar.

      1. Latif Dreqi says:

        o shqiptar,
        me fal qe po fus hundet por nuk ndenja dot indiferent. Perse duhet te ndihet grek ai? po e zeme se nuk ndihet ‘shqiptar’ sa ty, por fare mire mund te ndihet malazez, maqedon, serb apo italian..pse ne mendje te shkon vec greku? Jam i sigurte qe s’te ka lidhe kurre puna me greke..por e ke nje fobi si shumica e verioreve dhe kosovareve, te cileve emrat ortodoks iu ngjallin alergji.Nese do nje shembull ku verioret mburren me ‘topet e axhes’ eshte Jozi, e cila s’na le rast pa na thene perjardhjen e saj, ku gjyshi na paska qene nje fare Ndoc Coba…

        1. andon ashiku says:

          Latif une spo ju them qe jeni greke por filogreke deri me kohen e te madhit Fan Nolit ju ortodokset e jugut keni shkruajtur vetem greqisht (dhe perpjekja e Negovanit) u vra nga greket te cileve sot ju beni be ne koken e tyre.
          E pame si ju versulet At Nikolla Markut te Elbanit i cili tha qe Kisha Ortodokse duhet te drejtohet nga nje klerik shqiptar.

          Keshtu vazhdoni me mentalitetin provincial te mbylljes

          1. X says:

            o andon ashiku po ty o injorant kush ta hapi shkollen e pare shqipe?A nuke e hapen ortodokset e korces ne jug shkollen e pare shqipe nderkohe qe ti shkruaje turqisht me alfabet arab.Te kishte dash jugu i shqiperise te ishte bashkuar me greqine e kishte bere kur te donte sidomos qe greqia eshte nje vend i zhvilluar qe dhe tani ne kohe krize prape eshte me mire se shqiperia.Ju jeni filo turq dhe vdisni pas turqise shyqyr qe nuk e kemi turqine vend fqinje se ju do ishit bashkuar me turkun sic thoshim dikur dum baben.

            1. andon ashiku says:

              Nuk mund te debatoj me ju zoteri qe njohurite e juaja fillojne me 1945 dhe ato pacavuret e komunizmit hoxhist,,
              Shqip te paret kane shkruar kleriket katolike shqiptare
              Faktet tregojne se shkolla shqipe jane hapur ne viset e veriut rreth 400 vjet me pare
              At Donat Kurti ne nje studim te botuar ne revisten Hylli i Drites me 1935 flet per te paren shkolle shqipe te hapur me 1638. Si te parat shkolla ‘’per sa dijm na’’ ai permend shkollat e Pdhanes (lexo:Pllanes) ,e Blinishtit dhe e Shkodres. Per te paren ai thote se eshte hapur me 1638.Ndersa studiusi amerikan Edwin Jacques ne librin e tij te njohun ‘’Histroria e Popullit Shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme’’ (The Albanians:An Ethnic history from Pre-Historic Times to dhe present ) i con shkollat e para shqipe pak me perpara ne kohe ne vitin 1632. Shkolla e pare e dokumentuar ne gjuhen shqipe u hap ne Velje (Vele) te Mirdites me 1632.Po nje tjeter shkolle e hershme eshte edhe ajo ne Kurbin e vitit 1632. Ne keto shkolla pervec shkrimit e leximit aty mesohej edhe gramatika shqipe e perdoreshin librat e Bardhit,Bogdanit e Budit. E.Jacques shton se nje tjeter shkolle u hap ne Pllane nje fshat afer lumit Mat me 1638, ne Troshan me 1639 dhe ne vete qytetin e Shkodres me 1698. Ne keto shkolla terhjekun vemendjen emrat e mesuesve su :Shqiptari (Gjon) Shkodrani (Filip) e Dhermiu me prejardhje nga jugu i Shqiperise nga Dhermiu.
              Deri me 1878 u hapen shkolla ne gjithe veriun e deri ne Durres.Kishte 21 shkolla fillore qe zhvillonin veprimtarine e tyre me nga 30 nxenes secila duke perjashtuar ate te Prishtines qe kishte mese 80 nxenes
              Te gjtha keto shkolla ishin fetare katolike gje e kuptushme per kohen dhe nuk kishte si te ishte ndryshe. Katolicismi perfaqesonte fene e pare te shqiptarve. E.Jacques citon nji klerik franceskan me emrin Leonardo i cili lidhur me thelbin e shkollave pohon: Ne Jemi me shume misionare te qytetnimit se sa te fese.
              Me kete fryme mbahet edhe Kuvendi i Arberit me 14-15 janar 1703 te dielen e dyte te Epifanise ne Kishen e Shen Kollit ne Mirkinje te Lezhes.
              Kuvend i organizum nen drejtim e nji Pape te madh Klementi XI pape me gjak shqiptari i cili sunonte te mbante gjalle shqiptarizmin e kombin shqiptar nga asimilimi i perandorise Osmane. Sic dihet historikisht dokumentet u botun si ne latinisht si ne shqip 300 vjet me pare gja qe deshmon se ishin te shumte ata njerez qe dinin te shkuanin e lexonin shqipen pra as shkollat ku ata ishin shkolluar.

              E.Jacques thekson se ne Shkoder ne 1877 kishte nji qender me ndikim e arsimim te larte Kolegji Shen Francesk Savierit, qe paiste me arsim tregtar e teknik mese 400 studente.
              Kjo shkolle e larte ishte edhe nji qender shkencore per krejt Ballkanin.Ne kete Kolegj Shen Francesk Savierit ndollej edhe Observatori astronomik i themelur me 1888 si i pari observator astronomik ne Ballkan. Observatori astronomik vazhdoi funksinimin e tij deri me 1947 kur u konfisku na komunistet.

              1. elio says:

                ka nje problem zoteri, i citon dokumenta te shkruara por te pabaza. Shume nga librat qe ti citon nuk merren as si baze ne historine e shqiperise se fillores e jo me si argument historik i mirefillte. Eshte tashme e njohur se veriu i shqiperise (perjashto mirditoret qe atehere ishin jo me shume se 40 mije) bashke me camet kane mbeshtetur alfabetin arab (vini re berisha citon vllazerine me turqit).Deri ne proven e kundert Shkolla e pare eshte hapur ne Korce llafet e tjera jane derdellitje. Asnjehere nuk kemi thene qe jemi arber, ne jugoret NUK JEMI ARBER dhe nuk na pelqen te na kategorizojne te tille sikurse jemi shqipetare e jetojme ne tokat tona pa dashur te pranojme asnje vjedhje qe po na behet sot nga veriu. Sa per Greket, i kemi patur gjithmone miq, e kemi shkembyer kulturen dhe krushqine ne te mire e ne te keq sejcili ne shtepine e tij. Nuk e morem vesh cdo te thuash me fene sepse nese do te thuash se feja fillestare ka qene katolikja dhe te tjerat jane te importuara, atehere je injorant historik. Dua te te kujtoj se te dyja fete u ndane ne mesjete dhe shqiperia bente pjese ne perandorine bizantine e cila e gjithe kaloi ne fene ortodokse. Mjafton te te permend fiset arbereshe ne itali qe aplikojne ritin fetar grek nen kishen katolike…Informohu i nderuar dhe kujto Pirron…ishte Yni…

            2. Aldo says:

              Jugu i Shqiperise beri gabimin me te madh qe s’u bashkua me Greqine e,si rezultat e pesoi ,i ”hengri” gjith te keqiat qe mbarti shteti shqiptar pas clirimit nga Turqia.Tani shqiptarojugoret do ishin pjese e 1 shteti per se mbari,qe,per hir te se vertetes esht ne 1 nivel evropian e nuk i perket nivelit te ulet te mjaft vendeve te ballkanit.Me 1993-1996 Korca ishte ne meshire te fatit,e lene nga ”shteti” pa drita e uje,e terrorizuar nga disa palo bandite me emrat e bandave ”5 dyqanet ” etj,te cilet vrisnin e vidhnin ke t’iu donte qejfi.Ne ate periudhe ,kur erdhi per 1 vizite kryeministri ngaTirana,pasi ua vuri syrin disa mobiljeve te bukura te zyres se Drejtorit tePolicise,i dha urdher ketij qe mobiljet te shkonin ne zyren e vet ne Tirane.Ja ku e katandisi ”shteti” korcen,kete qytet te perparuar ekonomikisht e te kulturuar,te perparuar qe prej viteve 1800,atehere kur zona te tjera te shqiperise ishin ende ne epoken ”e gurit”.Apo harruat krimet qe i beri ”shteti” ketij qyteti me 1945-1950, kur njerezit burgoseshin,torturoheshin,iu merrej prona e florinjte ? Se E.Hoxha ua kishte inatin njerezve te ktij qyteti ,jo vetem se ishin nga me te pasurit e Shqiprise e nga me te civilizuarit,por sepse Korcaret e perbuzen dhe s’e qasen ne shoqerine e tyre kur ai punonte aty si mesues dhe s’pranuan t’i jepnin bijat e tyre per nuse.Shtepia qe kishte enveri,kryetari i ”shtetit” ne Tirane iu mor me dhune nje korcari,i cili me pas u burgos e u torturua.Ja ne c’derexhe e sollen korcen ! I bene Korcaret te marrin arratine ne emigracion,ne amerike,Greqi e ku te mundnin.Ptuuh !!

          2. feniks says:

            O Andon dashnori,
            -Ti nga trute dukesh,qe je ANTI SHQIPTAR,se kerkon ta thellosh PERCARJEN,qe ka mbjelle agjenti i SERBISE Sali Berisha,duke i ndare shqiptaret ne pro grek e pro serb,ne komunist dhe anti komunist,ne verior e jugor,ne demokrat e anti demokrat etj!!!Kujt i sherben kjo LLAPAQENIAJA jote per shqiptaret,qe mendojne ndryshe nga ti dhe BANDITI SERB Berisha se jane greke???
            -Ja disa fakte kokeforte,o SHPELLAR:Sali Berisha perdhosi tere LUFTEN e RILINDASVE TANE PER LIRI E PAVARESI,PER GJUHEN DHE LETERSINE SHQIPE,PER PAVARESINE E KISHES AUTOQEFALE ORTODOKSE SHQIPTARE,duke VENE NE KRYE TE ORTODOKSISE SHQIPTARE NJE GREK ANTI SHQIPTAR SI JANOLLATOSI!!!Kisha greke ka djegur me ZJARR NJEREZIT ME TE SHQUAR TE KISHES DHE GJUHES SHQIPE!!!Kisha greke ka djegur me ZJARR te gjitha perpjekjet e HERONJVE TANE PER GJUHEN SHQIPE,ndersa sot mbajme prej 20 vjetesh nje pasardhes te armiqve tane,JANOLLATOSIN,kur kemi plot PRIFTERINJ SHQIPTARE,QE MUND TA KRYENIN KETE PUNE ME NDER E PERKUSHTIM!!
            -Sali Berisha U FALI 360 KM/2 UJRA DETARE ME PASURI KOLOSALE PER VENDIN TONE,njelloj si TRADHETARI TJETER VERIOR AHMET ZOGOLLI,u fali Vermoshin dhe Shen Naumin serbeve!!!
            -Sali Berisha ka qene kunder RAMBUJESE dhe ka furnizuar tanket serbe me nafte per te VRARE boshnjaket e kosovaret!!!!
            -CFARE DUHET TE BENTE ME TEPER ,PER TA DAMKOSUR SALI BERISHEN TUAJ,O SHPELLARE ,SI TRADHETAR I ATDHEUT???
            -MALLKUAR QOFTE RRACA JUAJ SLLAVE!!!
            -ASGJE NUK KENI SHQIPTARE,SE KENI 22 VJET,QE KENI PERCARE POPULLIN TONE ME KEQ SE CDO PUSHTUES!!!

            1. andon ashiku says:

              Lexo me siper çfare kam shkruar disa ore me pare per Nolin dhe Janullatosin pastaj fol.

        2. ronin says:

          Un jam Labe dhe me vjen keq qe i pergjithsoni gjerat , nuk eshte Jozi dhe Sala qe flasin ne emer te gjithe Malesise , behuni te arsyshem dhe flisni si burra. Un jam i mendimit qe dhe po shikojm nje gje qe s shkon te malesoret tua themi dhe ata po shikojn dicka qe s shkon dicka te ne te na i vene ne dukje , mendoj se keshtu shkohet perpara dhe jo me te shara . Shkurt ai qe shane nuk eshte gje me pak e as me shume se nje tradhetar i keti kombi qe do te sjell percarje . Ju faleminderit .

          1. elio says:

            Ne leberit jemi malesore po aq sa edhe ata te tjeret qe jetojne ne per male…ka nje ndryshim…nuk jemi maloke. E sa per Klosin, me vjen keq por keto jane tragjedi personale qe po i kthejme ne viktimizem kombetar. Zoteria kishte nje vajze ne paris e nje tjeter neper kurse e shkolla muzike, dhe nuk kishte baze ti mbante…keni provuar ndonjehere te mbani dike ne paris…apo te paguani leksionet e muzikes …ne paris kushton te pakten 25.000 eur ne vit kurse 1 leksion muzike kushton 4500 leke te reja… jane thuajse te paperballueshme per dike qe ne shqiperi nuk ka ndonje zanat. Me vjen keq per te, por shqiperia me keto rezurse nuk ta lejon kete jete luksi..

        3. beso says:

          Latifo,kisha nje shok une ne klase,qe kur shkruante emrin ne kopertinen e fletores vinte dhe emrin e te atit,hahahhaaa,si tani e mbaj mend.Ishte nje rrote,po çfare rrote se,megjithate merrte nota te mira.Shiko Latifo,se e ka Qoba jo çoba,se qekiqi fillon me ç…Latifo,per nje gje e kam zili Kimi Kardhashianin,qe nuk mburret as me mbiemrin,as me bythet e te tjerave.

      2. Dean says:

        Shqiptari?!,pse duhet me domosdoshmerisht te ndihet dikush grek,vetem e vetem pse thekson diferencat me 1 grupim tjeter paralel shqiptar.Prinderit e mi kan fol SHQIP,po keshtu edhe gjyshrit,po keshtu edhe stergjysherit…etj.Deri ne 6 gjenerata i njoh vete te dokumentuara,me date lindje dhe vdekje.Dhe me e bukura eshte se as1 prej tyre nuk ka fol,luftu apo eshte ndjere ndo1here ”grek”.Pra,sa mendon ti se une jam grek????????????
        Une kame vetem dy lloje IDENTITETESH qe i njoh vetvetes:
        1-Shqiptaro JUGOR,dhe
        2-Qenie njerzore,qe eshte edhe streheza ime e fundit ku aratisem nga MIZERJA e te qenit ”shQIptar”,qe eshte 1 IDENTITET Hibrid qe po mundohemi te krijojme duke u perzier me ata te maleve.Por,sikur njihet edhe nga ligje te natyres,Vaji me Ujin nuk perzihen dot,sado t’i shkundesh dhe trazosh.
        Kupto ti plako,qe te paskan ”rremby atdheun”,se cfare jam duke thene?????????
        Dhe here tjeter mos e konsidero Atdheun tim,si prone PRIVATE tenden dhe te ”shqiptareve safi dhe origjinal” te vetshpallur.Eshte prone e cdokujt qe ka lind atje.Vjen nga fjala e ”Bukur” Turke:AT,dhe nga fjala e Bukur Shqipe:DHE.Pra,dheu i te pareve te tu/mi..etj.
        Pasi t’i shpjegova te gjitha keto,a mendon akoma se jam Grek?????
        Miqesisht nga 1 Shqiptaro JUGOR.

    2. haha says:

      Dean

      Aman mor burre kur do na vish ne fshatin tone.
      Te presim me pa durim. mos rri kot ne Europ .
      Te ne e gjene lumturin o mendje ndritur kemi kemi nevoje per ty.
      Me rrespekt katnari

      1. Edi Ramovici says:

        Dean Ramadani nje fashtarê Jugore ka ikur ne Europe dhe u cilivizua me ritem te shpejtê sa po i urrenê me têrê qenjen e tij edhe bashkê fshataret e vetê. Jugore hesapi

        1. Jam nga Toskëria ! says:

          Kur ngelet edhe ju çeçenet te kapeni me ne jugoret, vaj hallit ketij vendi qe quhet Shqiperi. Fajin kryesor e paten te paret tane tosk qe krijuan RILINDJEN KOMBETARE, pa kete rilindje ju do te kishit mbetur akoma kafshe primtive, mjafto te hedhesh syte ne Bathore dhe mjafton vetem me kaq.

      2. Dean says:

        ”HAHA”?!,nesr je JUGOR,merru me ato qe po them une dhe jo me mua.Je shume i mirpritur te kundershtosh me fakte.Ndersa per kthimin tim ne shQIperi,ndoshta ne jeten tjeter mund te kthehem si i rimisheruar,por jo ne kete jete.
        Megjithate,Ti nuk duhet te kesh frike sa te kesh Berishen si K/Minister.Ka per t’a ”ndrit” BACA jeten tate,mos u merzit.
        Thjesht SHIJOJE BARBARIN dhe vjershen e famshme qe kemi mesu ne femijeri:
        Qe nga JUGU,
        e ne veri,
        1 do jemi
        une e ti.

    3. andon ashiku says:

      Dean na jep ca detaje si e ku do e ndaje te pakten sa per kuriozitet dhe Tiranen ku do e fushen me geget apo me tosket??

      p.s une nuk e shof gjithe ate qyterim te madh ne Jug, vrasje mizere, pafyteresi, babezi si Veri ashtu edhe ne Jug

      Me te mira.

      1. ronin says:

        o Andon dhe ti Dean dhe te gjithe qe jeni ne kete faqe Jemi Shqipetar dhe Kush se ndien nje gje te tille jan hap Vuzat le te bej zgjedhjen e vete. Sa per ty Dean S te ka ven njeri per te ven ndarje se s je vetem ti jugor kur te vish ne Shqiperi ather ke te drejte te flasesh dhe te kesh mbeshtetjen tende po me keto tru qe ke ne laberi do te cojme coban.Ne labrit i themi nje fjale peshku ne det tigani ne zjarr . Nese vertet mendon se je shqipetar kthehu ne shqiperi dhe jep kontributin tend po me mend ne kok . Do te thoja dhe dicka nese vertet mendon se malesoret qenkan te keq dhe ti i mire sikur te kishe nje vella qe babai jot s de edukonte dhe aq mire ti do ta perzije apo do bisedoje me te . Per mendimin tim nese ti do ta perzije per mua shkurt do te quaja shtepi e prishur dhe ti s ke dashuri per kombin tend .

      2. andi says:

        o andon ashiku kur jugu eshte kaq i keq perse turizimi eshte i zhvilluar vetem ne jug dhe jo ne veri?Te tere turren te ven ne vlore ne dhermi ne srande askush nuk i plasi te veje ne durres apo shenngjin apo te shikoj malet e tropojes?E mban mend c ju ndodhi turiteve ceke qe vajten ne diber njeren e perdhunuan tjetren e grabiten.Ik o shoku mos krahasoho kot.Ndraja behet keshtu nga lumi shkumbin e siper veriu nga shkubini e poshte jugu.Po te doni bashkohuni dhe me kosoven.

      3. Dean says:

        Tirana,Kavaja,Durresi JASHTE.
        Sa per qytetrimin Jugor,une nuk jam per faktin se jemi me te mire.Thjesht JEMI NDRYSHE.Ka shume ndryshim.
        Veprojme,ndijejme dhe mendojme njesoj,pak a shume,ndersa me ata te maleve jemi krejt NDRYSHE.
        Vjedhje,Vrasje,Mashtrime….etj.,ka ne cdo vend te botes,duke filluar nga Sh.B.A.,Angli,France…etj., dhe JUGU nuk eshte 1 perjashtim.
        Gjith te mirat.

  3. Berlin says:

    Nuk e ka permendur asnjehere gjyshin sepse dhe pemet e bajgat e cdo gje ne Shqiperine e athershme e dinin shume mire se kush ishte fisi i Bilbil Klosit. sipas parimit kush nuk e di se kush jam une dhe familja ime te fluturonte koka e jo vetem e jotja por e tere familjes …keshtu e kishin bere dhe Klosat alias Vicidolsat e 45

    1. Shqiptar says:

      Eshte fjala per gjyshin nga nena, Aleksander Xhuvanin.

  4. Shqiptari says:

    Viktime e Shoqerise se Eger.
    Turp per Institutin i cili e pushoi nga puna dhe per miqte dhe te afermit qe nuk ju gjenden prane ne kete moment te veshtire per ta ndihmuar.

  5. lulja ne saksi says:

    Oj Kozaro, po nuk eshte e ndershme oj qyqe te konstatosh arsyet per te cilat ky njeri e ka mbytur veten. Kush je ti dhe kush te jep te drejten ty te flasesh ne emrin e tij, dhe te sillesh si perfaqesuese e vdekjes se tij. Moj e varfer, po perfiton nga rasti qe e ke pasur “shok”, per te dal tani nga anonimiteti! Ik, se eshte tragjike, dukesh si nje nekrofile e terbuar! Si guxon te futesh aq thelle, ne boten intime te nje njeriu qe pretendon se e ke pasur shok! Shoku-n e ruan, nuk ia ekspozon fshehtesite dhe dhimbjet ne treg medial, idiote. Pse i flet ti gjerat, te cilat ai ka dashur ti mbaj sekrete? Manjake!

  6. I sikterisuri nga vatani. says:

    Institucioni i heshtjes.
    Shqiperia nuk eshte per intelektualet,artistet,shpirt miret,te ndershmit,per shqiptaret humane,keta ose vuajne o jane larguar vendlindjes,o durojne nje jete mjerane sa tu soset fryma.
    Opozitaret e tyre,maskojne veten duke u shfaqur ndryshe c’jane realisht dhe sipas hyqeve se c’kerkon eprori i tyre marin forma dhe ngjyra,mimikeri dhe psikologji,qe kenaqin bosin duke bere c’do ai,keta tipa jane te kundertit e te ndjerit Klosi.Per ta eshte Tirana,c’do regjim qe vjen i adaptohen pa care koke c’lloj njeriu behen,permes metamorfozave qe marin sipas eres qe fryn.Ata shqiptare qe s’pelqen qeveria qe nga 8 nentori 1941 jane ende neper lista,me synimin drejt regresit me metodat urte e bute,pa u ndjere,goditje me pambuk.Puna qe kryen eshte treguesi sa e si mbrohesh nga qeveria,sa dhe si jeton pa ndihmen e saj.Si u debua nga puna i ndjeri Klosi,kush e deboi,pse,ketu filloi plagen,gangrenen,qenia e tij.Per kete kapitull punon institucioni i heshtjes ne Shqiperi.

  7. plaku says:

    Me Kozara Katin, Ermira Klosin kam qene ne nje klase ne shkollen fillore Murat Toptoni ne Tirane. Eh more miq kultura mbetet kulture. Qe te dyja vajza te thjeshta dhe inteligjente. Me vjen me te vertete shume keq qe diktatura e goditi Kozaren shume ashper.
    Mire i thone se, injoranca te vret, ne kuptimin qe, me trishtoi shume pjesa e shkrimit : “menduam se nuk do të vije për një kohë të gjatë në punë. Nuk na shkoi në mendje se do të ktheheshe shpejt…”
    Djema, kam mendimin se, jo gjithshka qe shkelqen eshte flori. Une jetoj ketu ne Zvicer dhe tani jam pensionist. Di tju them vetem se, ne se je ketu pa pune je njeri pa vlera. Shoqeria zvicerjane eshte shume e padrejte kur vjen puna tek humbja e vendit te punes. Me besoni ju lutem kam njohur zvicerjane me pune te mire ( zyre ) qe kur kane humbur punen i kane lene grate, femijet nuk i flasin, shoqeria largohet sikur te kesh zgjeben. Shume prej tyre vrasin veten. Djema, nuk dua ta nxij por eshte e vertete. Nuk them se nuk kane te drejte por fatkeqesisht kjo eshte kultura e tyre. Me besoni ju lutem se edhe une shpesh kam qene pa pune, dhe kuptohet se merrja nga shteti zvicrjan leket e te papunit, me te cilet jetohet nje qind here me mire se ne Shqiperi. Dua tju them se djali im ( ishte atehere 5 ose gjashte vjec ) vinte ne shtepi duke qare se, femijet zvicerjane ne kopesht nuk donin te luanin ne kopeshte me te se, babai i tij ( une ) ishte pa pune dhe se, baballaret e femijeve te tjere duhet te punonin per familjen e tij (time).Ka shume zvicerjane qe nuk marrin leke te pa puni sepse ju vjen zorr se diskriminohen nga te njohurit e tyre.
    Djema, me kuptoni drejt, nuk eshte se ne Zvicer nuk eshte mire, perkundrazi, por ama mentataliteti i tyre eshte krejt tjeter. Une kam qene ne Verona te Italise ne te zeze per tre vjet, pa familje. Nuk e di por mentatiteti italjan ishte dicka krejt tjeter ne kuptimin shume pozitiv te fjales.
    Djema, me falni se e zgjata dhe dola nga tema. Nuk arrij te kuptoj se si ka mundesi qe nje njeri normal mund te pushoje nga puna nje njeri i cili sapo ka bere tentative vrasje. Ku eshte humanizmi ketu ? Pse kemi kaq injorante me shkolle ne vendin tone ? Ne linkun poshte

    http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/04/familja-Meta1.jpg

    keni festimin e datelindjes mbreterore se gruas se hajdutit Ilir Meta dhe nga ana tjeter friken per te nesermen e nje njeriu te madh te letrave shqiptare.
    Nuk di se cfare te them, shkrimi i Kozares me beri shume pesimist dhe rriti numurin e pseve ne koken time. Disa horra dhe injorante pushojne nga puna nje njeri te madh te letrave shqiptare. Me siguri qe, Getja i madh ka levizur ne var. Pushohet nga puna nje njeri qe, punon ne nje shoqate shqiptaro-gjermane, nje njeri qe ka bere kaq shume per futjen e kultures gjermane ne Shqiperi. Pse nuk hapet dheu dhe ti perpije keta horra keta lilipute injorante dhe cmirzinj qe, bejne keto gjera.
    Pershendetje.

    1. ladi says:

      Pershendetje Plaku,
      sa per saktesim dhe kuptim me te mire te situates deshiroj te them se drejtoresha e Qendres Goethe ne Tirane eshte gjermane. Ndoshta dhe ajo nuk eshte larg mentalitetit qe mbizoteron ne Zvicren qe permend ti?
      E ne kete rast e shfrytezoj kete gje per te thene se ka boll edhe jo shqiptare qe me sjelljen e tyre tregojne se nuk ndryshojne shume per mire nga ne shqiptaret.

      1. plaku says:

        ladi,
        – Shume faleminderit per informacjonin.
        – Jam plotesisht me mendimin tend te mencur se “ka boll edhe jo shqiptare qe me sjelljen e tyre tregojne se nuk ndryshojne shume per mire nga ne shqiptaret.”
        – Gjermanet kane nje proverb te bukur : “Ne pemen e rrezuar, kushdo mund te shkoje dhe te beje dru.”
        – Landi, desha te konfirmoj mendimin tend te mencuar me faktin se edhe ketu ne Zvicer ka shume si puna e kesaj “gjermankes”.
        – Ne fakt mua me pelqen shume thenja e bukur e popullit tone se per cdo gje duhen degjuar te dy kambanat. Ne po degjojme si te thuash VETEM kembanen e Ardian Klosit.
        – Landi, nuk e di ne se ke ndjekur kohet e fundit se, cfare po behet me LEGA NORD ne Itali, ku shefi i saj Bossi i dha te birit te tij injorant nje funksion te larte ne partine e tija. Partia e LEGA NORD e cila pretendonte se ishte luftetarja kunder korrupsionit duke e quajtur qeverine qendrore ne Rome “Ladrona” “hajdute” tregoi se, vete shefi i saj Bossi dhe familja e tij ishin te korruptuar deri ne kocke.
        Keshtu qe, une mendoj se edhe demokracite e vjetra si ajo italjane, gjermane ( sot doli se ministria aktuale e aresimit ka vjedhur pjesen me te madhe te temes se doktorates se saj te vitit 1992),franceze, amerikane kane problemet e tyre te medha ne lidhje me korrupsionin.
        Landi, me fal se e zgjata.
        Pershendetje.

        1. beso says:

          plaku,te lexova dhe nuk shtoj asgje me teper.Problemi themelor,mesa kam kuptuar une eshte qe njeriu te jete fleksibel.Te hoqen nga inxhinier,shko te besh edhe saldator,apo nmekanik,apo lavapjates;s’ke ç’i ben,ky eshte sistemi dhe ky te ha po s’e hengre.Mirepo mosha eshte problematike,se pas te 45-50-ave nuk gjen kollaj as edhe kete.Une kam kaluar sezone pa pune dhe e kuptoj shume mire situaten,shto pastaj qe Klosi i ndjerre ishte marre vetem me letra dhe ndoshta nuk ishte mesuar me egersine e tregut te punes.Lexoj gazetat perdite ketej dhe faqet mbushen me vetevrasje,sot psh nje person ka marre peng njerezit ne nje banker dhe tani po kercenon me vetvrasje.Plaku,ndoshta s’me lexon,por librin Ujku i Stepes po e mbaroj dhe do çuditesha qe Klosi te mos e kishte lexuar;flet tamam per kurthin e vetvrasjes,nje eksperience shume personale e Hermann Hesse.Pershendetje!

  8. Askush , me mire sesa Klosi nuk e di perse u vetevra ai, kjo gruja me siper ia fut kot dhe se besoj se ia takon te flase. nuk gjykohet aq kollaj dikush qe ka kaluar jeten e tij mes librave. si kurdoehre, sa je gjalle te gjuajne me gure, me pas te ngrejne nje lapidar em guret qe te kane hedhur. Kjo po ndodh me Klosin. Turp per ate fondacion qe heq nga puna nje njeri te tille e ve ca shurra te Saliut ose ca sahanlepires. Si nip i te madhit Xhuvani, Klosi ka treguar vetem thjeshtesi, se po te ishte nonje nga keta rrumpallat e Sales, ai do kishte kthyer Tiranen permys per te filluar pune, jane me keq se komunistet e dikurshem kur vejn fjala per trakte e per tia fut njeri tjetrin. Ai ka jetuar ne nje nivel dhe ne nej bote tjeter, qe nuk ia nxinin dot mendimet ne kete rrumpalle kafanesh e piratesh. Njerezit e thjehste heshtin, dhe fatkeqesisht shkoje deri en vetevrasje. I madhi Heminguej apo Van Gogh e te tjere, tregjen se mendjet e medha vetevriten jo per buken e gojes, por sepse nuk i perkasin ketij realiteti te trishte e te ashper.

  9. vanesa says:

    Ne kete shkrim del ne drite e verteta.Gjithesesi eshte familja dhe shoqeria qe nuk kane qene te kujdeseshem me gjendjen shpirterore te Danit.Diku eshte e shkruar se te vret ai qe te do me shume.Nuk jame me kete shprehje se dashuria eshte virtyt i te gjitha miresive.Nuk jame edhe me shprehjen se vetevrasja eshte dobesi.Ne momente te caktuara kure shpirti i artistit rendohet nepermjet nje presioni te jashtem e qe ndrydhet brenda vetvetes, eshte nje vrasje apo vetvrasje.Nuk duhet te largohej ne kete menyre.Te ndjerin Dan e ka vrare shperfillja dhe fakti qe ai jetonte ne boten e pasure dhe te paster te tijne.Nuk mund te suportonte ngjarje qe e shvleftesuan duke i lene te vetmen rruge.Sa e paralajmeruar mbeti e pakuruar.Moralishte jemi te gjithe fajtore, sepse e shikonim ne buze te gremines e nuk e terhoqem dote, por e morri era dhe e ngriti ne Qiell, nga ku do te vazhdoje te na jap drite.
    I perjetshem kujtimi i tij.

    1. Berlin says:

      Sipas llogjikes tende te gjithe ata njerez qe dulla ne komunizem e nano rama sala ne demokraci kane hedhur rugeve duke u lene familjet pa buke duhet te kishin vrare veten ???

  10. zeppelin says:

    Turp dhe keqardhje ndiej per ju… Na kane vjedhur gjithcka, dashurine, dinjitetin..po i lejoni tju percajne dhe tju vjedhin shpirtin e vellazerise.. Po helmoni token dhe nenat qe ju rriten. Nuk jeni te denje per paraardhesit tuaj. Jemi nje popull, kemi nje histori, jug dhe veri. Turp te keni shqiptare. Sidomos ne keto momente te veshtira kemi nevoje per solidaritet, perndryshe nuk kemi shpetim!

  11. Kot says:

    Cfare idiote fenomenale kjo qe qenka intervistuar. Eshte e turpshme te japesh te tilla deklarata dhe intervista te papergjegjshme nderkoh qe duket qarte qe vete Individi qe gjoja e paskur Klosin mik konfidencial nuk paska bere asgje per ta ndihmuar. Futja ne punet e brendshme familjare pastaj eshte idiotsi e lloqe qe mund ti thuash vec ne pazar apo rrugeve. Turp kjo qe eshte intervistuar dhe ca me turp ata qe e Kane intervistuar e botuar kete pacavure.

  12. ana says:

    Komenti me fisnik,me i drejti dhe me i duhuri per artikullin , ishte i lules ne saksi.Te tjeret kot fare sidomos ai Dean, eh mor Din sa burra te zgjuar ka ne veri e ne jug e sa budallenje ka ne jug e ne veri.Duhet me dal o Din e jo me nejt ne shpi e me ngju prrallat e gjyshit, duhet me njofte njerzit nepermejt komunikimit,aktivitetit te tyre. A me kuptove o i “MADHI” Dean? Ndonjeher them shyqyr qe ka njerez si ti ne kete bote.Sherbeni per tte mbajtur ne ekuiliber mendjen e shoqerise.
    Pershendetje

  13. lec li says:

    armiqte e shqiperise i duan shqiptaret te percare kjo gje dihet nga te gjethe shqipetaret.po tani lojen e kujt mbeni,boll me patriotezem falc o jena ,o neperka, o njerez pa dinjitet o te shitur .bolle une jam mysliman,ortodoks,katolik boll jug e veri jemi te gjithe shqipetar .fatin e kemi perbashket.armiqte njesoj na urrejne per ta jemi shqipetar nuk na ndajne sic mbejme ne.si katolikun ortodoksin myslimani njesoj na urrejne se per ta jemi vec shqipetar,

  14. Bardhi Tolabi says:

    Per te gjithe komentuesit!
    Armiqte e Kombit Shqiptar,kane ditur te shfrytezojne kete ves(dobesi)tonen,qe shprehet ne ziline ndaj njeri-tjetrit.Edhe ne reagimet e sotme dhe jo vetem te sotmet,stimulohet dhe perhapet ky difekt i yni.Veriu dhe jugu,Kosova dhe Cameria,viset e banuara me Shqiptare ne Maqedoni dhe Mal te zi,kane qene dhe jane Shqiptare.Eshte e vertete,se sikurse ndodh ne cdo komb dhe shtet,ka dhe njeres te ligj,deri dhe kriminele.Te tille ka dhe ne gjirin e Kombit tone ne hapesirat qe thashe me lart.Vese negative ka dhe ne veri dhe ne juge,ka dhe brenda familjes ne veri dhe brenda familjes ne juge.Ka si Zogu,Esat Toptani dhe Sali Berisha veriu,ashtu sic ka dhe jugu,Ali Kelcyra,Mithat Frasheri apo Enver Hoxha,te cilet pervec aneve pozitive,kane kryer dhe veprime qe kane demtuar interesat e Kombit dhe vendit tone.Por keta jane disa,te veshur me pushtetin e kohes.Pjesa tjeter e popullsise ka qene dhe mbetet patriotike,atdhedashese,mirekuptuese dhe bashkepunuese ndermjet njeri tjetrit.Ata qe e demtojen kete jane njeres me ngushtesi mendimi dhe injorance politike.Njeres te tille,nxiten nga interesa te castit,te nxitur nga influenca te njerezve te vene ne sherbim te klaneve te huaja,qe nuk ja kane dashur dhe nuk ja duan te miren ketij Kombi dhe Shteti.Fjala vjen Dean S,thote se fjala Atdhe vjen nga At vjen nga Turqishtja AT(baba) dhe Dhe nga Shqipja.Jo i nderuar zoteri.Pyet verioret te cilet e kane ne te folmen e tyre edhe sot foljen a (folja baze me qene).Psh.ata pyesin:A a Kola ne shtepi?Dhe pergjigjen:po A(dmth eshte)Pra ATDHE dmth ESHTE DHEU YNE.
    Prandaj,larg frymes percarese,larg influencave te predikuara nga te huajt,nga keqdashesit e Kombit dhe Shqiperise.

  15. R2D2 says:

    Natyrisht pas komenteve te para filluan sulmet e egra kunder njeri-tjetrit,me perjashtim te 2-3 komentuesve.Po Tourkofagos pse nuk komenton me ?

  16. Hesapi says:

    Asnji s’di me ba hesap m’pyesni mu. I numeroj e s’me dalin tamam.Mendohem ,e mendohem kur shoh se DEAN kishte ik per lesh,e mbrapa mbante nji presh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje