Berisha përkujton Holokaustin: Hebrenjtë, racë fisnike. Kryeministri sulmon Iranin

2 Maj 2012, 18:49Sociale TEMA

Kryeministri mbledh Kuvendin në një seancë të posaçme për Holokaustin pas kthimit nga SHBA. Berisha i quan çifutë, por edhe racë fisnike, duke përdorur vetë terma me ngjyrim racist. Kryeministri tha se Holokausti nuk do kishte këto përmasa nëse nuk do spiunonin fqinjët e hebrenjve

 

Pak ditë pas rikthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte në një vizitë ku fjala Holokaust u shfaq shumë shpesh, për faktin se SHBA dhe Izraeli vlerëson ndjeshëm faktin që shqiptarët i ruajtën hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Berisha foli sërish për këtë çështje, kësaj here në një seancë të posaçme të Kuvendit të Shqipërisë.

Në SHBA, Berisha mori një çmim për pluralizëm kulturor me motivacionin “për kontributet e jashtëzakonshme në çuarjen përpara të kauzës për përkujtimin e Holokaustit, duke vendosur të vërtetën historike dhe promovuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore të shtetasve amerikanë në Shqipëri.” Dhe në këtë seancë përkujtimore, Berisha synoi të çonte përpara kauzën e përkujtimit të Holokaustit.

I ngarkuar me emocione në fjalimin e tij, Berisha i quajti “raca fisnike e njerëzimit, ajo e hebrenjve”.

Berisha tha se Holokausti nuk do ishte në ato përmasa nëse kombet e tjera nuk do kishin vepruar si shqiptarët. “Unë pata rastin të vizitoj muzeun e Holokaustit. E para gjë që më vinte ndërmend mua ishte diktaturat janë të këqijat më të mëdha të kësaj toke. Holokausti nuk mund të ndodhte në ato përmasa, në qoftë se fqinjët shekullore nuk do ushqenin makinerinë naziste të vdekjes me spiunimet dhe dorëzimet e qenieve të pafajshme,” tha Berisha, që nuk la pa përdorur edhe termin çifut, që shpesh merr edhe konotacion negativ. “I përkisnin etnisë çifute, etnisë që kishte kontribute të mëdha në këtë qytetërim.”

“Ahmet Zogu nuk mbylli dyert për hebrenjtë, i hapi kufijtë dhe konsullatat e tij për të bërë atë që mund të bënte mbreti më i varfër i Europës në shërbim të tyre. Shpëtuan mbi 2 mijë hebrenj dhe e renditën kombin në krye të shpëtimtarëve. Nuk duhet të harrojmë Holokaustin sepse gjenocidet, krimet kundër njerëzimit dhe spastrime etnike kemi përjetuar edhe pak vite më parë,” tha Berisha.

Kryeministri nuk la pa sulmuar edhe presidentin e Iranit, Ahmedinaxhad, që pati deklaruar se do e zhdukë nga faqja e dheut Izraelin.

“Sërish ka shtete që kërcënojnë se do fshijnë nga faqja e dheut Izraelit, por sot një vetëdije tjetër njerëzore,” tha Berisha.

23 komente në “Berisha përkujton Holokaustin: Hebrenjtë, racë fisnike. Kryeministri sulmon Iranin”

  1. andon ashiku says:

    Po ça thu mor “infedel” se do te kapi per veshi “vllau” Erdogani si fol ashtu per Ahmadinexhadin

    1. Familja Deliu Gerdec says:

      Po holokaustin tend dhe te familjes tende, vetem pak kilometra larg Tiranes dhe aeroportit te vetem kombetar, kush do ta “perkujtoje” apo niperit dhe mbesat e tua?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html

    2. Dauti Skele, Vlore says:

      Dergo te bir para drejtesise mor maskara. Tani ke shanse ta denosh pak, se kur ta denojne te tjeret do ja hedhin celsat ne fund te oqeanit!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html

  2. ismet says:

    i paska kenaq tuj ju tha hebreive ‘cifut’.fyerja ma e madhe per popullin hebre esht kjo fjale,.deshta me dit baba apo gjyshi i berishs sa sa hebre kan majt gjat luftet.

    1. Bekimi says:

      Përdorimi i fjalës hebre është gabim ashtu siç përdoret në mediat shqiptare. Kjo bëhet për të mos fyer @ifutët, por vetë ata, çifutët kanë fjalë të ceçanta për etninë dhe gjuhën.
      Edhe në anglisht, etnia e tyre ësht “jews” dhe gjuha “hebrew”.
      Kështu, edhe në shqip ne kemi fjalën çifut dhe hebraisht.
      Jahudi i thonë vetes çifutët, dhe ivdhit gjuhës.
      Ndonjë ditë, prit kur të shpikim ndonjë fjalë tjetër për serbët se ashtu na ofendohen. Meqë ra fjala, shkije janë shqiptarët e sllavizuar prej fesë. (nga skizma)
      Sa për budallalliqet e Saliut, nuk ia vlen të komentosh.

      1. raimondi says:

        Jo ,jo , Sala aty akuzon serbet dhe greket qe i dorezuan ciftuet tek gjermanet
        Se Serbia dorezoi 80,000 cifute tek gjermanet , ndersa Greqia dorezoi tek gjermanet mbi 100,000 ciftue

        E megjithate cifutet e thjeshte sot ketu ne USA jane kudner nesh, thuaji sa te duash ti qe ju kemi shpetuar gjate luftes –Ata nuk ta dijne fare per nder dhe ne pergjithesi jane pro greke

        Ndersa intelektualet cifute jane pro nesh, si psh Soros qe eshte antigrek hahahahahaha dhe subvnencinoi kerkimin shkencor per te nxjerre genet greke te njejta me etiopianet

        Por ne pergjithesi cifutet e thjeshte jane njerez shume te ligj –Nuk behen miq kure

        Gjermani i ka njohur mire ata

        Ketu ne USA i perkrahin se Xhorxh Washington e ka lene ne testamentin e tij politik qe ciftet te ndihmohen

        Cifut eshte fjala shqiptare per ta , por kjo fjale ka mare ngjyra negative nje zot e di pse , porse kjo eshte fjala ne shqip per ata

      2. raimondi says:

        Ky Sala eshte shume gomar qe permend Iranin –Ata jane shtet i fuqishem .
        Edhe USA matet mire kur flet kunder tyre–ndersa Sala flet pa teklif
        Komplet i papergjegjeshem ky idiot

        Futet ne mes te nje konflikti pa asnje arsye –Ri ore bajge ne vendin tend , se do te fusin ndonje rakete ata qe andej te bejne hi

        Flet Sali qelbaniku , kur vendin e tij e ka lene vetem me pushke druri …..

        Shume i papergjegjeshem ky debil

  3. askushi says:

    “Ahmet Zogu nuk mbylli dyert për hebrenjtë” por ja mbathi per vete duke ikur nga Shqiperia.Atehere kur kercenohej jeta e hebrejve Ahmeti numeronte verdhushkat larg Shqiperise.

  4. hajriu says:

    Gjeja me e sakte qe ke thene deri tani ne jeten tende .

  5. Tani says:

    Po perkedhel cifutet e Patton Boggs qe po i garantojne nje agoni te qete.. do te lepije cdo dore qe do ti fale edhe 5 minuta pushtet

  6. Django says:

    fut shqiperine maloku ne Konferencen Islamike dhe pastaj flet per Hebrenjte…ky as qe ka idene kush eshte Mossad dhe i ndjek miqte e tij kudo qe jane …dhe sbeson njeri dike me probleme mendore si ky

  7. Dulla says:

    Saliu eshte mik i te gjitheve kur ja do puna Turqise dhe Greqise,arabeve dhe izraeliteve,ShBA dhe Iranit.Nderonte Fan Nolin tek Vatra ne Amerike dhe ngre lart Ahmet Zogun armikun e Nolit.E do Kosoven por bizneset i ben me serbet.Eshte antikomunist i flakte por ka foto me familjen e Enverit dhe me antare te byrose komuniste.Ka miq ish armiqte si Tosin,Meten,Ceken,Imamin sa kohe me ta mban gjalle pushtetin.Por urren deri ne vdekje cilindo kundershtar qe i rrezikon karrigen.

  8. Treviso says:

    Hebrejt qe kan ardhur gjate luftes ne Shqipri kan qene me fat te madh qe s’ka qene drejtues shteti sali Berisha se po te kishte qene ai nuk do kish ngelur gjalle asnje.Kete e them per shqiptaret se Hebrejt e dine mire.

  9. alban says:

    Shqiperia eshte i vetmi vend i botes i pushtuar nga gjermanet qe nuk u vra asnje cifut.Dhe kjo gje nuk ndodhi ne sistemin komunist por ishte pakt i qeverise se asaj kohe me gjermanet.Kjo eshte e verteta.Dhe mbreti zog i dha cifuteve pasaporta shqiptare.Xhaxhi enver i futi ne burgje per tu mbledhur floririn.

    1. TEFTA ALIKAJ says:

      Te gjithe cifutet u trajtuan nga Sistemi i Enverit shume mire DERI NE GJENERALE;TE SHUMTET PEDAGOGE ;MESUES DHE TREGETAREDHE RIPARIM SHERBIMI NE ARGJEDARI DHE ORESH DHE JURISTE

  10. perlat spahiu says:

    BAJRAM-CURRI NGA SHPELLA E DRAGOBISE KUJTON CIFUTET,O EBRENJTE,O IZRAELITET QE ME MBESHTJEN E AMERIKANEVE E DISA SHTETE TE TJERA EUROPIANE KRIJUAN SHTETIN IZRAELIT DHE SOT MBAJNE TE OKUPUARA TOKAT PALESTINESE,BAJRAM-CURRI DUKE QENE MBYLYR NE SHPELLE NUK KOOPERATIVEN SHQIPTARE E CILA ESHTE KOOPERATIVA ME E KOORRUTUARE ME E VARFER DHE PA ASNJE SHERBIM SOCIALE,KU DOMINOJNE E DREJTOJNE NJEREZ PA DINJITET,PERSHEMBULL HAJDUTI I NDIHMAVE PALLUQJA FATOQ-NAQUA DON TE BEHET PRESIDENT KOOPERATIVE.RINI E PASTER SHQIPTARE ORGANIZOHUNI E LARGONI NE MENYRE DEMOKRATIKE KETA KOOPERATIVISTE PA DINJITET,KETA NJERZ TE KORRUPTUARE.

  11. niku says:

    shum race fisnike jane
    vrasin femije te porsalindur
    gra
    pleq

  12. valter says:

    Ah mor sal, leri hebrenjte ne punen e tyre se nese na perkrahin ose nderojne se bejne per ty por per shqiptaret se sa per ty ata te njohin edhe dhembet sa te kane mbetur dhe çnjeri je. Ti je siç thot edhe nje komentues “Dulla” qe une skam çfare shtoj vetem se po te ishte koha e nazizimit ti do ti kishe ber terroriste dhe do ti kishe dorzuar te tere. Por edhe kandili yte po fiket dhe prandaj po mundohesh mos ta zgjasin edhe pak keta qe po i quan fisnik.

  13. Dritaniny says:

    Saliu nuk ka shtylle kurizore,sic nuk kan 90% e politikaneve qe na I la trashegim momstra enver.Para nje muaji deklaroi:une dhe erdogani kemi pikpamje identike,kur erdogani sa nuk po nxjerr syte izraelit per dominim ne rajon.

  14. Shkopi says:

    Cdo dite dhe me qyp se qypi i nerdenit tregohet ky Sale Trapi. Dyert e xhudeve nuk i hapi Zogu sepse Zogu s’ishte fare aty, por ishte vete neper dyert e Europes si refugjat. Xhudeve iu hapi dyert vete populli shqiptar dhe jo qeverite e asaj kohe.

  15. Veterani says:

    Te dashur bashkekombas te mi ku do ku jeni,nuk e di a do te ma pranoni mendimin tim,por nje gje eshte e vertete,qe Saliu eshte i cmendur dhe nje psikopat qe nuk di se cfar flet e si flet kjo eshte me se e qarte,po qe dhe te kemi tere keta udheheqesa Shtetesh si Turqia,Irani,Izraeli po dhe te tjere kaq koqe gomeresh kete se besoja,a e shikojne kete hajvanin tone si flet e si vepron? shkon ke Izraeli shan Iranin e Turqine,shkon ke Turku te kam vella se je Shqiptar ti i thote Turkut,ne anen tjeter anetar i devotshem i Konferences Islamike e peshtyn Izraelin,dergon zagarin e tij ke Kadafi e i thote tije lideri i madh,nje te vrar Kadafin i pari qe e peshtyu Kadafin etj,hajde mere vesh kete njeri,po mire ne si Shqipetare po keta te ketyre shteteve a i kane syte ne balle me kte njeri????? vertet eshte per tu habitur kaq te humbur qenkan keta? sikur kane dhe perfaqesi diplomatike keto shtete ne Tirane.

  16. Albert says:

    Nje komunist,spiun i sigurimit te shtetit,denoncues gjyqesh makabre te kriminelit Enver Hoxha,njeriu qe me diplome mjeku ne xhep,me grua femije,nipa e mbesa ne familje quan horr kryetarin e shtetit dhe lavire kryeprokuroren e shtetit,na paska dhembshuri per hebrejte?!…
    Ka njeri me dy pare mend ne koke t’i besoje keto brockulla?!…
    Ky xhenaze politike kujton se mund te perdore kontributin e shqiptareve te thjeshte si krem per te fshehur ngjyren e vdekjes ne surrat!
    Eshte i pa kohe aty ku eshte,eshte thjesht nje uzurpator kriminel! Si rrjedhoje,nje dite qendrimi me shume ne zyren e kryeministrit eshte me pasoja te pallogaritshme. Po nje jave me shume?! Po nje muaj me shume?!..Po nje vit me shume?!…Shqiptare,ju qofshi qe duroni kete lloj poshterimi!!!!…

  17. Argjiri says:

    T’i quash hebrenjtë “çifutë” është fyerje e vërtetë për ta, sepse kjo fjalë ka kuptimin “i pangopur” në turqisht, dhe populli shqiptar e ka marrë prej tyre dhe e ka përdorur pa të keq, duke mos e ditur konotacionin negativ. Por, përdorimi i këtij termi nga një politikan, tregon injorancë dhe përbën fyerje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje