Pas lajmeve se djali i ish- liderit të Lega Nord në Itali, Umberto Bossi-t, ka një diplomë të një universiteti shqiptar, ka reaguar edhe universiteti Kristal që ka lëshuar këtë diplomë. Ata thonë se ai ka qenë student konform ligjit.
“Në lidhje me informacionet që janë transmetuar në mediat shqiptare mbi diplomimin e shtetasve italianë Pierangelo Moscagiuro dhe Renzo Bossi, Universiteti “Kristal” dëshiron të sqarojë opinionin publik si më poshtë vijon: Shtetasi italian Pierangelo Moscagiuro është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2008-2009, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Shtetasi italian Renzo Bossi është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Në Universitetin “Kristal” aktualisht janë të regjistruar përveç shtetasve italianë edhe shtetas të tjerë të huaj. Universiteti jonë është i hapur për çdo informacion në lidhje me këtë çështje,” thuhet në deklaratën e Kristal.
Në dokumentet e publikuara nga mediat italiane thuhet se Renzo Bossi ka qenë një student i shkëlqyer dhe ka arritur rezultate shumë të mira në të gjitha degët.
Hetuesit e Milanos dhe Napolit dyshojnë se djali i Bossi-t nuk e ka frekuentuar fare fakultetin dhe se diploma është blerë me fondet e fushatave elektorale të Lega Nord. Në dokumente u gjet edhe një kopje e diplomës së marrë nga Pierangelo Moscagiuro (partneri i senatores legiste Rosy Mauro), në të njëjtin universitet privat, në Shkenca Politike me drejtim Sociologji.
po qe eshte regjistruar e kuptuam, po miqte e univ nuk thone gje per diplomimin …
Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare! Gjithandej skandale pafund.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/adhe-un-e-pelcej-shum-pjeshken.html
Nga Wikipedia.it:
Renzo Bossi riuscirà poi a passare l’esame di maturità solo nel luglio 2009, a 21 anni, al quarto tentativo, dopo essere stato respinto per tre volte.
Per t’u regjistruar ne nje universitet, minimalishit duhet te kesh perfunduer shkollen e mesme te cilen Renzo(la trotta) e ka perfunduar pas shume peripecish vetem ne korrik 2009, nderkohe qe vazhdonte “Kristalin” ne menyre te trubullt nga 2008-2009.Pra eshte regjistruar me diplomen e shkolles se mesme false dhe pa qene prezent ne asnje provim…. ose do te thone qe i ndiqte on-line…..
Jo vetem cfare thuhet me siper, por mjafton edhe nje kontroll i pashaportave qe ka pasur ose asaj qe ka te Bossi-t te vogel, Troftes dhe atij tjetrit, dhe merret vesh nese ata kane ardhur apo jo ndonjehere ne Shqiperi, per mendimin tim nuk kane ardhuru ndonjehere dhe sigurisht Un. Kristal nuk eshte nga ata trima qe ofron diploma ne Internet.
S.B. je i sigurt per keto te dhena? sepse kristali ka te dhena te tjera.sipas tyre bosi ka nja 35 vjeç ?
po unvestiteti uk eshte i hapur per cdo gje te verifikohet ka dekumenta kure eshte rregjistruar ka fakte dhe regulla nuk besoje se kjo qe thuhet munde te jete e vertete eshte nje gje e reme uk ka petagoge shume te mire me grada shkencore petagoget qe japin ne shtete ne japin dhe neve dhe me te njejten literature si te fakulteti te ekonomise.
Me qe keta te UNIVERSITETIT PRIVAT “KRISTAL” po hiqen si te ndershem,nuk eshte shume veshtire per te VERTETUAR ne se ky TRAPI i Bossit ka qene apo jo ne Tirane si student i rregullt!!!
Mund te vertetohert lehte se Universitetet KIOSKA te Shqiperise nuk JAPIN KULTURE E ARSIM,POR VETEM DIPLOMA,PRA COPA LETRE!!!
NJELLOJ SIC NA DHA BERISHA LETRAT ME VRIME NE SHQIPTAREVE!!!
Ore ju te Kristalit sa te forte e keni menazherin qe e di se ku peshkon, i mbaroi pazaret ne Tirane dhe na qenka hedhur nga Itali..Na gajaset fare Renzo Bossi student i shkelqyer, ha ha ha ha.Po cdo bente ky idiot me diplomen e Kristalit do fshinte b….n, apo ja kane dhene per kusur nga ndonje pazar i Tacit.
po ja normale se do te dilte dhe emri i tacit…. pfff sa injorante o zot! thjeshte me thene fjale koti.
Me te tille studente te shkelqyer me diploma Kristali si ky Kullufi ngeles-gjimnazi i Bossit eshte mbushur administrata profesioniste shqiptare ?
Dhe rezultatet dihen
do ishte me shume interes qe kristali te sqaronte edhe ne cilen gjuhe jane dhene keto provimet nga trapi i bosit
e thjeshte fare shikoni hyrje-daljet ne sistemin TIM sa kohe ka qendruar ne shqiperi dhe italianet ti shohin pasaporten dhe merret vesh pastaj sa e ka frekuentuar universitetin. pyeteni se ku ka qendruar ne shqiperi dhe a di shqip.
Nuk eshte e thene se italianet mund te hyjne pa pasaporte mjafton karta e identitetit
o SHLLAKO ,po deshe trego dhe numrin ekomes ti,por prap regjistrohesh ne sistemin TIMS
Te kete hyre me pashaporte pa pashaporte,3 muaj mund te rri ne Shqiperi si turist,po ndenjti per studime duhet te marre edhe tek ne leje qendrimi per arsye studimi.
edhe nqs hyn me karten e identitetit ai rregjistrohet si kalues udhetar,sepse po kalon nje kufi te nje shteti tjeter. nuk eshte se po kalon nga nje lagje ne nje tjeter,por nga nje shtet ne nje tjeter.
Sipas teje çdo i huaj me nje karte identiteti mund te hyje ne shqiperi pa u rregjistruar???
Po ça konform ligjji djali i psikopatit Umberto Bossi i quajtur ndryshe “il Trota” pra peshk asht i budall kronik nuk ka arrit te maroje shkollen e mesme ne Itali ka ngel ne klase disa vite rresht.
Po te kishte shtet ky vend i mallkuar Bossi dhe familja e tij nuk duhet te hyjne fare ne territorin shqiptar per deklaratat kunder shqiptareve ne rastin e Otrantos dhe luftes se 1999 ne Kosove.
po mire qe eshte regjistruar ne 2007 po ai shkollen e mesme e ka mbaruar ne 2009
“Universiteti jonë është i hapur për çdo informacion në lidhje me këtë çështje” shkruhet ne deklaraten e Universitetit Kristal. Por une e di qe shkruhet “universiteti yne”. Mbase e kam gabim, pastaj pa shkolle jam, vetem dy universitete kam bere ne kohen e diktatures.
Si mund te jet regjistruar Bossi i vogel ne vitin 2007, kur ai ka mare diplomen e matures ne korrik te vitit 2009??????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Per kete shikoni sitin e gazetes Reppublica.com
“Il ‘Trota’ ha preso il diploma di maturità in Italia nel luglio 2009 a 21 anni”
Pra nje nxenes i paafte ne Itali, qe ka mare maturen 21 vjec!!!, ne Kristal paska marre shkelqyeshem 30 provime brenda vitit…shkelqyeshem….Mjere ku jemi katandisur…
“Kristal” ka dhe dy kampuse, njeri ne Fier dhe tjetri ne Korce.
Po sikur ti kete marre leksionet dhe provimet per menaxhim biznesi ne kampusin e Fierit, c`do te thoni ju pastaj?
Njeri ngre problemin e kontrollit me sistem TIS per hyrje dalje.
Ndoshta rruget i ka bere me skaf vajtje-ardhje brenda dites direkt nga Semani?
Ja pra qe cdo gje eshte e qarte si kristali per “Kristalin”.
Shkollen mund ta kete mbaruar online,keshtu qe ska pasur nevoje te vije ne Shqiperi,prandaj edhe kohzgjatja ka qene relativisht e shkurter.
Ne kohen qe eshte regjistruar ne universitetin Kristal sipas kristalit
Trota eshte zjedhur konsiljer ne Lombardi dhe nuk mun te jete larguar nga Lombardia me shume se 1 jave. Si u zjodh trota konsiljer.Umberto Bosi,
ijati i (Trotes) Renzos hodhi kandidaturen ne Komo ku banon vetem duke shkruajtur vetem mbiemrin dhe jo emrin.Populli votoi per Bosin dhe jo per
Troten.Pasi mbaruan zjedhjet fitusi nga Komo per Lega Nord doli Trota.
Trota e ka pershkuar jeten dhe aktivitetin e tije ne emisionin qe drejton
Daria Bignardi ne kanalin La7,kanal shum i preferuar per italianet.
Keshtu rektori i (Kristal)del plotesisht i zbuluar.
Po pse beheni krapa ore te uruar!
Nje popull qe udhehiqet nga malokeria pas ca vitesh do te jete shndruar ne rezervuar peshqish!
Universiteti “Kristal” eshte organizata me e madhe mafioze ne’biznesin’ e diplomave FALSE!
Mjafton te futesh ne ‘face book’dhe: N.q.s. njihni ne qytetin tuaj apo kudo ne Shqiperi,njerez me reputacion te dyshimte si,militante P.D.-eraste,qe jane pasuruar ,shperndares droge,te ardhur nga emigracioni te pasuruar me pune te pista,me nje fjale i gjithe llumi i lidhur me pushtetin dhe mafian ne fuqi,keta nuk e kane problem te “diplomohen” nga ky ‘Uniqelbesirsitet’ i quajtur ‘Kristal’ Une , personalisht duke qene ne nje fare moshe dhe njohje te vendit e ‘shoqerise’ shqiptare,njoh disa nga keto te ‘diplomuar’,te cilet nuk kane mbaruar as shkollen e mesme.
Se ç’nivel ka “Kristal”-i, shihni fundin e deklaratës: “Universiteti jonë” në vend të “Universiteti ynë”. Të ngatërrosh gjininë e mbiemrit pronor!
SHQIPERIA;KAZAN PLERASH.BERISHA&NANO
Ore po sa kushton diplloma dhe a duhet vajtur te kjo shkolla per te marre diplomen? A po mund te shkoj dhe dikush tjeter ne vendin tend? Na jepni ndonje informacion me shume. Vetem ne jashte shtetit mbetem pa shkolle te larte.
“Kristal” duhet ta dije shqipen djali i Umbertos.
UNIVERSITETET E DOMOSDOVES …. DHE AKADEMITE E VICIDOLIT !
– Mos valle numri i unversiteteve dhe instituteve private
ne Shqiperi do tua kaloje numrit te studenteve !?
– Institucione arsimore apo “fabrika pasaportash per asgjekundi” !?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Pothuajse cdo jave lexoj ne internet apo faqe gazetash, shoh ne ekrane televizionesh apo degjoj ne vale radiosh per nje univesitet te ri, per nje akademi te padegjuar me pare, per nje institut gradash shkencore ne Shqiperi .
…Kam 17 vjet ne SHBA, nje super-shtet, superfuqi boterore e shkencore qe jep rreth 90 per qind te Nobelisteve, me mbi 300 milione banore, me nje siperfaqe pa fund e pa ane ku nuk perendon Dielli kurre dhe me gati 250 vjet Kushtetute dhe nuk kam pare as degjuar per kaq shume universitete, kolegje, institute, akademi private te reja sa Shqiperia.
Kryeministri me vota te vjedhura Sali Beriaha dhe krejt klani i tij u bien tupanave te shkollimit masiv…
Shkollim masiv me nje papunesi masive.
Arsimin ekstensiv me nje kosto marramendese per familjet shqiptare.
Pagesa fantastike qe konkurojne me shkollat me ne ze te Amerikes e Perendimit.
Nivel shkollimi aq i larte sa shume prej te diplomuarve shprehen me krenari se po ta kishim ditur se eshte kaq kollaj per te kryer universitetin, do te kishim kryer edhe shkollen e mesme!
Mos u cudisni kur neser te degjojme per Universitetin e Domosdoves, sic ironizonte dikur eruditi Fan Noli regjimit e anadollakut Ahmet Zogollit.
E cfare ndryshimi ka me te Universiteti i Plepave, qe eshte bere fidanishtja e pothuajse krejt gjyqtareve te Berishes…
Nuk do te jete e larget dita kur studentet te ftohen per te filluar studimet ne Akademine e Vicidolit !!
Me keto ritme qe hapen institute, kolegje, universitete e deri edhe akademira ne Shqiperi nuk do te jete e larget dita kur numri i tyre do t’ua kaloje edhe numrit te studenteve!
Pse jo!? E vetmja gje qe prodhojne ato jane pasaportat per asgjekundi, sic jane kthyer me vite diplomat e tyre, ne nje vend ku papunesia shtohet paralel me numrin e Universiteteve te Domosdoves, Instituteve te Plepave apo Akademive te Vicidolit.
Rendesi ka qe diplomat e tyre shiten sa frengu pulen nga spekullatore e dallaverexhi te nje qeverie dallkauke qe ne vend te qeverise kerdis popullin e vet !
Nuk ka se si te ndodhe ndryshe me keto fabrika parash pa fund per pronaret e tyre dhe fabrika papunesie pa fund per viktimat e tyre shqiptare!
Nuk ka se si te ndodhe ndryshe me nje qeveri qe vjedh voten e popullit!
Nuk ka se si te ndodhe ndryshe me nje popull, qe akoma nuk e ka kuptuar mesazhin e nje prej baballareve boterore te demokracise Abraham Linkoln se “cdo popull ka qeverine qe meriton” !
SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 7 MARS 2012
Djalit te Bossi-t,Renzos,nuk kishte universitet ne bote ta pranonte,jo me ta diplomonte.Renzo,o njerez eshte i semure,qe ne pamje te pare nuk te le shije tjeter,dallohet qarte sindroma down.Ne moshen 21 vjec mezi i dhane shkollen e mesme,si duket nuk e dinin qe ka ne Shqiperi edhe shkolla te mesme private.Per te justifikuar vendin e punes ne Itali(paga rreth 10.000 euro ne muaj) i duhej nje diplome,dhe ate e mori tek nje nga universitetet e famsheme per prodhime diplomash,Kristali.Tani Salia mund te krenohet akoma me shume per sistemin arsimor shqiptar,duke thene se ne Shqiperi vijne dhe studiojne edhe studentet nga Europa,dhe jemi te paret ne Europe per universitete,se tek ne vjen elita europiane per te studiuar dhe pallavra te tjera.Te gjithe e dime,nga i pari deri tek i fundit,qe sistemi yne arsimor privat eshte komplet informal,fallco ne kuptimin e edukimit arsimor,d.m.th. qesharak,por fitimprures per nje grusht njerzish dhe sigurisht edhe qeveritaret.
Cfare paska ndodhur keshtu ne vendin me te zhvilluar te Europes,sigurisht mbas Gjermanise,jane dhene diploma jo te rregullta?Edhe per te huaj?Na vjen keq,po jemi bere internacional tani,do integrohemi apo jo,Ilir Kokelopes po i del goja mbrapa per integrimin,po shkelyet i shkreti gjithe diten per kete integrim…. Shqiperia ka kohe qe eshte bere nje shtet qesharak,dhe dite per dite na del nga nje cope kallaji ne sy te botes,aq sa shtetareve si ben me pershtypje.Kjo puna e dipllomave dihet nga te gjithe,qe nga pushtetaret e deri nga me i fundit, qe universitet shqiptare jane fabrika diplomash.E vetmja risi eshte qe tani na njohin edhe nderkombetarisht.Jane bere universitete internacionale,ku te gjithe budallenjte e botes,mashtruesit mund te marrin cfaredo dipllome qe i do qejfi.Ne Shqiperi sigurisht qe jane thyer rekorde guinnes per marrje diplomash,nuk ngel mbrapa edhe universiteti i Tetoves,per kete pune.Shqiperia ka rekord universitetesh per numer popullsie,rreth 50,me te ike truni kur i numeron,dhe te gjitha jane cope-cope.Te gjithe,te rinj,te vjeter thone qe jemi ne shkolle,studenta dhe per cfare studion-e pyet,dhe shumica te pergjgjen se jane per shkenca sociale,histori gjeografi,insitut bujqesor,neper rrethe ka plot universitete si Shkoder,Kukes,Gjirokaster,Elbasan futja kot me kot.Te gjithe kemi njerez qe vazhdojne ose kane mbaruar keto fare universitetesh pa shkuar asnjehere,dhe te gjithe pajtohemi me kete,sidomos pushteti qe e perkedhel dhe e lejon kete bicim arsimimi,e ben si puna e fajdeve,e stimulon.Shkaterrimi i shoqerise nuk ka brire,nje hallke shume e forte dhe e rendesishne eshte edhe arsimimi(ne fakt ne i kemi te shkatarruara te gjitha hallkat)qe shoqeria te ece perpara,ndersa neve,per cdo gje,na punon ora mbrapsht, ne drejtim te kundert nga bota.O Shqipni, e mjera Shqipni.
Ngado qe ta kapesh eshte skandal.Pergjegjesit e te gjitha rangjeve duhet te denohen per vrasje te se ardhmes se vendit.C’ben prokuroria?Apo dhe atje ka te tille? Sigurisht qe ka.Nje personazh i petro Markos tere librin therriste:”Mjera ne!”
TROFTA APO TRU-PESHKU!?
Fjala “Trofta” e perkthyer nga italishtja fjale per fjale nuk jep kuptimin e saj te sakte ne shqip.
Perkthimi me i sakte ne shqip e kesaj fjale do te ishte ” Tru- Peshk” qe perdoret ne shqip dhe jep nuancen dhe kuptimin me te sakte te fjales “Trofta” te perdorur ne italisht
E para e punes duhet te shpjegojne si eshte regjistruar pa mbaruar ende shkollen e mesme? Nje nxenes ngeles ne Itali del me nota te shkelqyera ne Kristal.E dyta, ai duhet te kete qene ne klase me dike? nuk po del dikush i diplomuar ne 2008-09 te thote qe e ka patur djalin e Bosit ne klase.Fantazem ishte ky? Keto jane fakte te pamohueshme te cilat tregojne se Bossi jo vetem qe nuk ka studjuar ne Kristal por as qe ka shkelur fare ne Shqiperi dhe ate diplomen ja keni derguar me poste ekspress pas pagese se fatures. Ja keto jane universitet pacavure te Shqiperise te cilat po furnizojne me diploma injorantet,kriminele dhe militantet e administrates(Ky eshte dhe funksjoni i tyre kryesor)
per HENRI QQILIN ne fshatin tim jan disa bollica ,,nga shtazet jan ma budall,, deshta me jav ble nji ksi DR diplome sa kushton ,ndoshta ne legjislacionin tjeter e nndrrojn JOZUHIN ne kry te parlamentit HAHAHAHAHAHAH PO QQFAR SHTET MUTI KU SHITEN DIPLOMAT ME LEJE TE SHTETIT OJ MILET SHTAZ
Ose eshte nje lapsus i deklarates se Universitetit Kristal, ose nje tjeter drite qesharake i shtohet skandalit te marrjes se diplomes se Renzo Bossit ne Tirane.
Pak ore pas publikimit te lajmit se i biri i kreut te Leges se Veriut kishte mbaruar brenda nje viti studimet e larta ne Universitetin Kristal, ky i fundit doli me deklaraten konfirmuese se Bossi vertet kishte qene student i tyre. “I regjistruar konform ligjit ne vitin shkollor 2007-2008” deklaron Kristal.
Por ne ate vit, Renzo Bossi nuk kishte mbaruar ende shkollen e mesme. Karriera shkollore e djalit të Umberto Bossit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së medieve për faktin e thjeshtë që Renzo e ka marrë diplomën e shkollës së mesme në korrik të vitit 2009, në moshën 21 vjeçare, pasi e ka dhënë tre herë provimin e shtetit.
He ore ju sa llafosni, jeni bere si grate e liga. Djali ka diplomen ne xhep, varju leshin dijeve.
He mor ministri i arsimit te S,Berishes , fol, perse nuk flet.Ne Itali i thone skandal, ashtu sic eshte, shteti ne Shqiperi fle gjume. Po si nuk zbuluat nje problem vete mor,mor…qe cfare tu them!. Vetem po ua nxorri ndonje gazetar guximtar, fiksi, apo strukturat e shteteve te tjera.
O Kristal o mashtrues koke e kembe.A e di c?jane ata studentet italiane qe ke aty? Jane idiote si ai trofta i Bossit.Po te kishin tru keta studente e benin ne Itali universitetin.Mirepo ne Itali universiteti kerkon kellqe shume te forta dhe keta gomere nuk e bejne dot dhe vijne ketu e blejne diploma.Ikni po ua mbjati te studioni ne Itali more truderra si trofta i Bossit
Urime Renzos. Diplomimi i tij ne Shqiperi ka rendesi te madhe sepse tregon qe Padanet nuk kane komplekse per Shqiperine dhe shqiptaret, te pakten nga te thenat dhe nga keto qe bejne. Nuk e di nqs Renzo e di ku bie Universiteti Kristal, por urojme qe te pakten te kete kontrolluar njehere ne harte se ku bie Shqiperia, se per te ardhur ne Shqiperi nuk besoj qe te kete ardhur. Urime edhe Universitetit Kristal se paska diplomuar burra shteti. Bravo!!!!
Nuk me befasojne disa komentues me fjalorin e tyre jo fort etik qe perdorin(jo vetem ne kete rast), sepse po u bere per tu tallur, mire ta bejne o i pasterti e i ndriteshmi ,,KRISTAL”! Por, te gjithe ata institucione a sipermarrje te ndryshme cilado qofshin, por kryejne veprimtari te demsheme per mbare shoqerine, e kane ,,hazer xhevap” pergjigjen:,,Gjithcka e kemi kryer konform ligjit!”. Dhe keni te drejte se keshtu mund te jete e verteta. Po, se si eshte ky apo ai ligj, e c’rendesi ka? Juve nuk doni t’ia dini, qe ligjet ,,made in Berisha” nuk jane ligj por MALIQ! Mbahet mend se c’far tha S.Berisha, menje here sapo i rihipi ,,kalit” ne 2005-en:,,Do te bejme ligje per ti rikthyer vendit shtetin ligjor…”(!?)Nuk jeni vetem ju te ,,KRISTAL”-it ne rrugen e ,,MALIQIT”. Gjithcka qe behet ne Shqiperi, udhehiqet nga ,,MALIQI”- Anti shtet-ligjor! Vazhdoni se mire e kini. Por nje dite do ti villni!
i paska dhje meti me fanin nja 10 mije euro, hallall
O ju te universitetit kristal,kujtoni se te gjith shqiptaret jane polica qe duan diploma koti .
Trota i Bosit kur e keni rregjistruar ju nuk kishte dhene akoma provimin e shkolles se mesme ne Itali por si Meta dhe ju do ja kaloni vetem paguani noj lek se jeni trash shume
Ky universitet gjynah qe quhet Kristal, duhet te quhet Llum, ose Qelbesire.
po te kishte halla k**e…
PO ME DYSHIMET DHE HAMENDJET NUK BEHEN GJYKIME.KUR ATA TE HETUESIS ITALIANE TE THONE PO KJO ESHTE DIPLOME FALLCE ATEHERE KUTU LIND ??? SE CFARE BEHET NE SHKOLLAT TONA.UNE NUK DUA TE FLAS PARA KOHE POR DYSHOJ SE KETO LAJME I HAPIN UNIVERSITET E TJERA QE TE ULIN REPUTACIONIN E UK.KUTU KAM DISHIME DHE JO TEK DIPLOMA.
Urime Kristali, eshte duke i dhen nje reputacion te shkelqyer sistemit tone arsimor tashme te ditur.
Une kam mbaruar vete te Kristali,dhe nuk ka qene aq e thjeshte sa thoni ju..Te tere si klase jemi impenjuar per tu diplomuar,kush me shume e kush me pak,si kudo…Keshtu qe lerini llafet e rruges,se nuk mund ti fusni te tere studentet aty ne nje thes….!!!
O Valbona ndoshta duhet te provosh njehere ndodnje universitet shteteror ose te huaj qe te vleresosh sic duhet “impenjimin” tuaj si klase.Ky eshte nje skandal qe u be i tille sepse mori permasa nderkombetare po ne nivel kombetar kristaliti ka dal era.”Te shkojme ta kemi i leter se nuk i dihet jetes,kshu si kan ardh punet sot” – kto jane fjalet qe perdorin studentet shkollave private si kristali, vitrina apo nai dege e ufos.
Megjitheate per te mos te futur te gjithe ne te njejtin thes, jam i mendimit qe ky skandal tregon cilesine e diplomave Shqipetare e vecanerisht ate te universiteteve private.
Mjafton te paguash!
Jam teper i interessuar te dija, cili nga ju do te ishte i gatshem te perfundonte ne duart e nje dentiste ose farmaciste e te tjera professione duke ditur qe shumicen e provimeve e ka kaluar vetem me mik ose duke paguar.