Si nuk është zhdukur gjakmarrja?

5 Maj 2012, 12:33Sociale TEMA

Thuajse çdo ditë ka të paktën një shkrim nga mediat e huaja, kryesisht amerikane, për filmin e amerikanit Joshua Marston “Falja e gjakut”. Fabula e gjakmarrjes në Shqipëri vazhdon të tërheqë median.

Kësaj here është Financial Times, që i ka kushtuar një shkrim të gjatë këtij filmi dhe çështjes së gjakmarrjes e Kanunit në Shqipëri.

Pasi vlerëson filmin, gazeta merret me gjakmarrjen.

“Gjatë një diskutimi në aktivitetin e organizuar me rastin e shfaqjes së filmit në Nju Jork, në fillim të këtij viti, një grua shqiptare tha se ai sjell një panoramë të paqenë të Shqipërisë si e prapambetur dhe primitive, kur në realitet gjakmarrja është zhdukur. Marston replikoi me të duke thënë se kishte zbuluar të kundërtën. Ai tha se kishte vizituar disa familje që izoluara, pasi janë subjekt i kërcënimit për vrasje për gjak. Këto familje i thanë atij se ka akoma familje të tjera. Një organizatë joqeveritare shqiptare madje mendon se problemi po vjen në rritje. Marston tha se kishte pyetur një kryebashkiak në një nga qytetet e mëdha në Shqipëri se si do reagonte ndaj lajmit se një anëtar i familjes së tij kishte vrarë dikë. Pa asnjë hezitim, zyrtari i kishte thënë se do të izolonte menjëherë të gjithë meshkujt e familjes, përfshi fëmijët dhe do i siguronte ata në shtëpi. Fuqia e Kanunit është akoma e fortë,” shkruan Financial Times.

“Një nga aktorët kryesorë, Refet Abazi, bëri që audienca në Nju Jork të heshtë kur zbuloi se vetë vëllai i tij ishte vrarë. Familja e tij ishte detyruar të vendoste nëse do merrte hak mbi familjen e vrasësit. Ata vendosën kundër duke thyer një cikël vrasjesh e hakmarrjesh që mund të zgjasë me breza,” vijon Financial Times.

Gazeta e njohur shkruan se filmi është pritur mirë në Shqipëri.

“Disa shqiptarë besojnë se filmi mund të përshpejtojë zhdukjen e këtij problemi, të tjerët megjithatë, me këmbë në tokë, thonë se Kanuni i ka mbijetuar shekujve, pushimit otoman, komunizmit dhe diktaturës së Enver Hoxhës, që thoshte se e kishte zhdukur atë. Kanuni madje jeton edhe pas 20 vitesh demokraci kushtetuese. Është vështirë që një film, sado i fuqishëm, të zbusë pushtetin e Kanunit,” e mbyll shkrimin FT.

15 komente në “Si nuk është zhdukur gjakmarrja?”

  1. aqif pallaska says:

    Katoliket e veriut jane me tamam “highlander” barbare te vertete nuk i nenshtroi pushtimi osman per 500 vite as komunizmi gjakatar i E.Hoxhes per pseudo-shtetin berishian qe kemi sot as e rruajne fare.

    1. Asgaard says:

      Kjo sepse ti dhe 99% e Shqiptareve qe flasin mbi kete fenomen jo vetem qe nuk e kane studiuar Kanunin, por as e kane lexuar qofte ndonje nen te vetem. Cdo gje qe dihet nga shumica per Kanunin eshte me te shkruar nga Gazetat qe nuk jane ne gjendje te lidhin dy llafe e jo me te analizojne Kanunin apo shoqerite ne veri, nderkohe qe une personalisht kam mbi 30 volume me komentare nga Prifta Italiane e deri tek Doktorra Japoneze apo Amerikane mbi Kanunin, pa perfshire disa perkthime e pershtatje anglisht, shqip, italisht, gjermanisht, etj. Kanuni nuk shuhet duke e share dhe e ofenduar institucionin me te lashte ne bote te kodeve njerezore, ai ne fakt nuk shuhet kurren e kurres, po u shuajt ai ta dishe qe dhe ne jemi shuar si komb, jo sepse njerezit jane barbare, jo sepse Kanuni eshte barbar(sepse me ate meter Kurani dhe Bibla duhen djegur se kane barbari plot), por sepse ne nuk jemi lejuar ta studjojme per ta implementuar ne sistemin tone edukativ neper shkolla, duke e analizuar dhe duke e pershtatur me koherat moderne. Pra Kanuni nuk shuhet ore njerez, Kanuni as mund te kete faj, e as njerezit qe jetojne shume te vecuar ne ato zona, Kanuni kerkon transformim dhe erudicion te larte qe sot per sot askush nuk e ka ne Shqiperi, sepse e kane mendjen tek kafja, leku, vjedhja e pronave dhe biznisi, si dhe ti bien gjoksit me grusht si ata te AK-se se jemi Shqiptare.

      Lavdi Anton Cettes qe arriti ti mbledhi qindra mijera shqiptare qe tremben gjithe Ballkanin jo nga barbaria e tyre, por nga akti me madhor me sublim, ne nje ceremoni te paimagjinueshme ne kohen kur njerezit jane bere si makina, kane humbur humanitetin e tyre nga industria, ose nuk e kane patur kurre si ne rastin e perbindshit sllav. Ceremonia e faljes se gjakut, akti me sublim qe i jep fund konfliktit shumeshekullor. Dikush duhet te japi llogari pse Shqiptaret u rifuten ne konflikt nga Sali Berisha dhe Miloshevici. Kush u tremb nga falja madheshtore e gjaqeve e viteve 1990 , nga bashkimi i shqipes? Kush jane ata nderkombetare te felliq qe sot na cojne ne Gjykate Nderkombetare te provojme pavarsine e popullit tone dhe te drejten e vetvendosjes sot, dhe dje, kur u dha PAQESISHT komform ligjit Pavarsia e Kosoves nga Presidenti Rugova nuk na njofi askush pervec Shqiperise ? Kush e deshi qe te derdheshin me miliona jete ne jugosllavi dhe te mbante gjalle konfliktin ?
      Verrat e Llukes 1990 – ngjarja me madheshtore qe nga shpallja e Pavarsise, por nga pikpamja SOCIALE, qe nga vdekja e Skenderbeut.
      http://www.youtube.com/watch?v=xgMTC1lAaSg
      Nje nga ngjarjet humaniste me te medha te 500 viteve te fundit. Kurre nuk eshte pare nje gje e tille ne asnje popull “te civilizuar”. Nuk ishte rastesi perse Nene Tereza, humanistja me e madhe qe njihet ne historine e njerezimit, lindi pikerisht nga gjiri i nje populli te vuajtur e te perlare me gjak nga perbindshat selxhuke e sllave, tek Europa ben sehir, pasi ky humanizem i djeg deri ne palce elitat e tyre qe e kane te domosdoshme nga pikpamja sociologjike te mbajne gjalle teorine e konfliktit ndermjet njerezve, ti kene gjithmone ne lufte. Dhe cfare bene, aktivizuan miloshevicin vete. E tash ne duhet te provojme cka kemi fitu ligjerisht qysh ne 1990 se perse duhet te jemi te pavarur, pasi u krijua precedenti i konfliktit, e pasi sollen me kuc e me mac per te na nenshtruar Kosoven dhe per te na vendosur hajni mbi krye qe konflikti gjithmone te vazhdoje. Mos e shani Kanunin e popullin e vuajtur Shqiptar ore njerez, se po shani veten tuaj, po vononi bashkimin, po beni katerciperisht nje loje te ndyre nderkombetare qe ka si synim zhdukjen e humanizmit kudo ne bote, dhe vecanerisht aty ku eshte me problematiku, aty ku e ka potencialin me te larte, ne mes te Europes.
      http://www.youtube.com/watch?v=Braqs43CnmU&feature=related
      http://www.youtube.com/watch?v=YZKEy8SI7Ak&feature=related
      http://www.youtube.com/watch?v=AQKqL6di9rM&feature=related

      1. shkodrani says:

        As edhe nji presje nuk i heq komentit tend asgaard,je shum i sakte me kete koment,bravo.

    2. Marin says:

      Per ate qe do te thuash ne kete koment, fjala “barbar” me duket e papershtatshme.

  2. gjergji says:

    Kanuni i sotem ska lidhje me kanun e dikurshem ngaqe ka gjithandej nje degjenerim vlerash. Por fakt eshte qe kanuni gjithmone mbush hapesirat boshe qe krijon mungesa e ligjit dhe e shtetit.

    Ne kohen e PPSh as qe behej fjale per gjakmarrje, se kishte shtet dhe ligji funksiononte, pamvaresisht se shteti ishte nje shtet kriminel ne aspektin e luftes se klasave dhe kundrejt te drejtave te njeriut, por kur vrisje futeshe brenda dhe te hidhej celesi.

    Tani futesh brenda per vrasje dhe me 30-40 milione del perjashta. Ne keto raste duhet nje instance alternativ,e ngaqe shteti nuk funksion dhe nevoja e nje instance alternative con ne krijimin, ose ringjalljen e fenomenit te hakmarrjes (gjakemarrjes). Po te kishte drejtesi ky fenomen nuk do egzistonte se thjesht do ishte i panevojshem. Nuk do njeri te shkaterroje jeten e tij per tu hakmarre por mungesa e drejtesise e ben dhembjen akoma me te madhe dhe te detyron te hakmerresh!

  3. Aleksandri says:

    ceshtja e gjakmarjes dhe aktualisht eshte nje problem qe e gjithe shoqeria jone duhet te sensibilizohet sepse po behet gangrene e jona…kjo se nuk zbatohet tamam kanuni..po kush kanun….ai i Lek Dukagjinit apo ai i Gjegj Kastriotit, se duhen te ndahet ajo pjese e marjes se gjakut, pra gjak per “krah” apo gjak per “fis”, e them kete se jane kryqezuer aq keq keto dy terma sa po basterdohen dhe vete institucioni i marjes se gjakut qe per mua marja e gjakut eshte me se normale por marje gjaku tamam me normat e kanunit…dhe jo te kalojme ne krim te njerzve qe nuk kane lidhje me kanunin panvaresisht te seksit apo te njerzve qe jetojne ne nje kulm me gjaksin…etj.Te me falin ata qe nuk i kane lexuar te dy kanunet..

    1. Asgaard says:

      Po e perseris se po humbni kohe me llomotitjet e historianeve qe vec kane ngaterruar:

      Verrat e Llukes, ngjarja me madhore qe ka ndodhur ndonjehere, mbi 60 familje nen kujdesin e Anton Cetes dhe me BEKIMIN e Nenes tone Tereze(qe sot disa e quajne Maqedonase), mbi 500,000 vete dhane BESEN. Kurre nuk ka ndodhur nje fenomen i tille i ketyre permasave biblike, por ky fenomen nuk mesohet sot, ky fenomen nuk studiohet. Falja e Gjaqeve ne 1990 qe momenti ku Shqiptaret si komb, nga me te vjetrit, me te civilizuarit po i kthenin faqen te kaluares, jo Kanunit, por GJAKMARRJES, fenomen qe pasi u futen xixat nga Serbet e Osmanet per 500 vjet mori me dhjetra mijera jete dhe ndau shqiptaret ne fraksione e fise, duke forcuar identitetin fisnor ne kundershti me ate shoqeror. Sepse po mbete i ngujum me frike me gjenerata, nuk te behet vone per asgje pervec ruajtjes se familjes tende. Por ja pra qe pas 500 vitesh Shqiptaret treguan se jane KOMB, komb me aftesi te jashtzakonshme VETKURUESE, nuk kishim ne nevoje e as nuk kemi per qoftexhite nderkombetare qe vijne e te na tregojne se si do e ndertojme shtetin tone, e as per ata qe “eksportojne demokraci”. Ku po e eksportojne demokracine ? Ne vendin ku kane lindur perendite, padrejtesia dhe drejtsia ne te njejten kohe? Ne gadishullin ku ka lindur kjo fjale keta do na eksportokan demokraci ? Jo keta vijne te menaxhojne situaten pasi e kane menderosur mire e mire si ne Kosove si ne Shqiperi. Kjo falje ishte nje veper e denje per mijera dizertacione shkencore qe do afirmonin katerciperisht se HUMANIZMI eshte i gjalle, se ai ekziston, madje ai qenka masivisht i perqendruar ne kete popull qe ambasadori Fred Williams e quajti nje mekat te civilizimit perendimor qe eshte lene ne ate gjendje. Dikush, interesa te fuqishme korporatash, industria e armeve, klanet e droges ne Serbi, Itali e kudo nuk e deshen kete pajtim, kete shembull, dhe inskenuan nje lufte duke na quajtur ne terrorista.
      Ne Kosove ne 1990 nuk ju fal gjaku vetem shqiptareve me njeri tjetrin, por ne nje fare menyre ju fal gjaku edhe Serbeve edhe Turqve, sepse ata jane aresyeja pse ky institucion shkoi kaq larg dhe nuk ju lejua me cdo kusht vetkorrigjimi, sepse njerezit gjithmone mbaheshin te ndare. Kosova ktheu faqe, dha pavarsine QETESISHT dhe PAQESISHT konform kushtetutes se re Jugosllave te 1974, ku Kosova kishte dhe fuqine e Vetos ne parlamentin Jugosllav. Dikush nuk donte prishjen paqesore te Jugosllavise sic ndodhi me ndarjen CekoSllovake. Ne fakt edhe keta te fundit shpetuan kot fale Havelit qe tha le te ikin ku te dojne, nderkohe qe nderkombetaret deshin ta mbanin unionin me force qe te gjeneronin konflikt ne te ardhmen per te menaxhuar. Jo me kot, ky njeri, Haveli qe dhe nje nga miqte me madhor te Shqiperise ne cdo hap qe pati ajo drejt hapjes.

      http://www.youtube.com/watch?v=Braqs43CnmU&feature=related

  4. agim says:

    o qife (palok) ENVER HOXHA i ka ………. hahahahahahahaha + i bani tan spiuna

    1. aqif pallaska says:

      Gime une e kisha fjalen per eliten anti-komuniste jo per disa fshatare, ti ndoshta vazdhon me historine e servirur nga koministet.
      Po te jap nje shembull Pal Melyshi u be hero 6-7 vite pas vdekjes, i jati ishte antikomunist i bindur u arratis ne USA.
      Cila eshte e verteta sipas teje?????

  5. rezi says:

    “Por fakt eshte qe kanuni gjithmone mbush hapesirat boshe qe krijon mungesa e ligjit dhe e shtetit”- e drejtë kjo që shkruan Gjergji, s’ka shtet do veprojë vetëgjyqësia. sa për kohën e socializmit, të gjithë e dimë se kanuni e kish humbur terrenin, vrave-do dënoheshe në bazë të ligjit, vrave për gjakmarrje apo për arsye tjetër. Edhe dicka…bota e shikon dhe e lejon si dhe shteti jonë që e bën sehir, ju kujtohet në mes të Tiranës ajo banesa që s’prishej? mu përpara syve të pushtetarëve dhe urbanistëve…

  6. george says:

    ne epoken e verit nuk kishte burra nga keta “burrecet” e veriut.keta jane akoma ne kohen p,,,,.

  7. ketani says:

    …po ju tregoj nje rast qe nuk ka shume qe ka ndodhur ne shkoder..
    Nje burre 40 vjeçar dhe baba i 3 femijeve po kalonte rrugen ne vija te bardha,kur e ka perplasur nje makine per vdekje.Nuk mund te them qe rreziku mund te ndodhe, por kur drejtusit e makines jane te dehur tape ashte nje faj i madhe e per ma teper qe keta persona mbs tre ditesh jena pare ne shkoder tuj beregiro me makine……pra kur nuk funksionon ligji i shtetit… atehere duhet me perdore ate te L.Dugagjinit sepse tja marresh jeten atij tjetrit e mos ta qashe koken fare eshte diçka shume e rende..
    ….por edhe malesoret nuk jane si dikur,edhe ato kane ndryshuear…shiko faktin qe E.Hoxha i beri te gjithe spiuna e xhelate……..

  8. ??? says:

    dhe ne munizem jan vra por i ka nda familjet ne qytete te ndryshme dhe dorasin e kan fute ne burg per nja 25 vjet.sot ashte kulmi ai qe vret del mas 2 deri ne 4 vjetesh dhe pastaj sillet neper qytet si gankster me nje makin pa letra se dhe polici nuk e ndal se ka friken e vete.athere qa mbetet vetem vetgjygjesi ne mes te pazarit. pjesa katolike me te vertet jan fukarej por jan njerze te mire ne pergjithsi. per ty gim qe ta dish ne 54 ashte pushtuar pjesa katolike nga komunistat dhe po ate vite ashte nda mirdita ne 5 administrata. 1 lezha 2 burreli 3 dibra 4 puka 5 shkodra .njerzit me shkoll te lart i vrau te gjithe dhe la do legena per spiuna.kanuni ashte gjaja ma e arritur per kombin shqipetare po ta mendosh qe eshte shkuajt para 5 shekujve.

  9. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Eshte ndjenja e pasigurise qe ka mbjelle Saliserbi dhe banda e tij qe ringjallen plaget e mesjetes, hamarrje, erresiren,batakçillekun, kurverine per nevoja ekonomike, hashashin dhe me ne fund por i pari nga rendesia, braktisjen e Atdheut.Ky kriminel kryeminister eshte mjeti dhe vegla e shovinisteve antishqiptar dhe i vullnetshem per kete rol vazhdon me intesitet te denigroje dhe destrukturoi identitetin dhe dinjitetin kombetar.Po ne çduhet te bejme? do vazhdojme te lehim si ai qeni qe nuk te kafshon?…..

  10. Marin says:

    Kanuni, njelloj si kushtetutat e shkruara, ka ndryshuar shpesh gjate historise.
    Kohe me pare, sic thuhet ne variantin e Sh. Gjecovit, vritej vetem vrasesi. Me vone u vendos per ngujimin, gjakmarrjen ne fis, etj qe i dime.
    Para disa vitesh, ne zonat shqiptare te Malit te Zi eshte vendosur kthimi i ligjit te vjeter, ne rast se shteti nuk vepron sic duhet.
    Nuk eshte vrasja “dorerasit” ajo qe krenon nje malesor, por kur nuk burgoset, mundesite e zgjedhjes jane ta pakta.
    Nje kohe qe levdohet si koha kur Kanuni “i poshter” u zhduk mbahet komunizmi. Me lini t’ju kujtoj pushkatimet pa gjyq/me gjyqe show, internimet farefisnore, etj. Ku ndryshojne keto prej gjakmarrjes dhe ngujimit? Une do thoja qe vec se jane me te uleta e meskine:
    privimi nga e drejta e mbrojtjes, fabrikime, deshmitare te rreme:
    Si thoshte dikush: E pyeta djalin e vrare: Kush te vrau? – , M’U PERGJIGJ (nga ajo bote)!! Per te qeshur e per te qare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje