UNICEF: Në Shqipëri, varfëri ekstreme

10 Maj 2012, 16:38Sociale TEMA

UNICEF publikon shifra alarmante për nivelin e varfërisë në vend, që hedhin poshtë të gjithë deklarimet qeveritare për minimizim të varfërisë ekstreme. Sipas studimit të kësaj organizate, fokusuar në familjet në nevojë, nga rreth 100 mijë familje në nevojë që numërohen në gjithë vendin, sipas një sondazhi, 23% e familjeve me fëmijë nën 18 vjeç jetojnë në varfëri absolute me të ardhura mujore jo më shume se 4800 lekë për frymë, raporton Vizion Plus. Ndërsa 10% jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstreme. Por studimi ka nxjerre në pah edhe dështimin e skemës së ndihmës ekonomike, pasi në të përfshihen pa të drejtë 59% dhe përjashtohen 47% që kanë nevojë. Vetëm 25% e familjeve që jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstreme marrin ndihmë ekonomike. E për këtë arsye fëmijët e tyre nuk plotësojnë asnjë nga pesë nevojat e konsideruara themelore. Nga ana shëndetësore më shumë se gjysma e fëmijëve me sëmundje kronike i përkasin familjeve me nivel të ulët të shpenzimeve.

10 komente në “UNICEF: Në Shqipëri, varfëri ekstreme”

  1. Munet me krahasue UNICEFIn me shifrat e Doktorit a? Po Doktori i din ma mire keto pune se osht i mbrendshem e naihere duhet me zbukuru ca gjona me mos i cu njerzit ne pesimizm

    1. Vlora says:

      po te mateshim te gjithe me standartin e doktorit do tja kalonim edhe suedise.

  2. erjoni says:

    shkoni pyesni nje here nga INSTA-ti si i kane shifrat,pastaj nga kryeministri dhe beni nje krahasim te realitetit me mashtrimet,jo per gje po jemi pas gjermanise

  3. elinor says:

    Me siguri do t’jete ndonje keqkuptim…

  4. Bardhi Tolabi says:

    “E ka gabim UNICEF!
    Eshte mashtru nga Edvin Rama.Na jemi ne vend te dyte ne Europe pas Gjermanise dhe te paret ne bote.Po,po nuk e thashe gabim.Ju zotnij te nerum te UNICEF-it,duhet te msoni nga modeli im ekonomik,por dhe nga menyra si i lexoj une shifrat.Kur kam nevoje per rritje prodhimi,une bej vetem shtesa ne numura.Kur kam nevoje per zvogelim te shtresave ne nevoje dhe varferi ekstreme,une i zvogeloj ato.Nuk mund te behen veprimet vetem me rritje sepse arithmetika njeh dhe zbritjet.Jo kte nuk muj me e pranu.Dhe une i zbatoj rregullat.Ky eshte ndryshimi im me UNICEF.
    Kete deklarate per shtyp e perpilova vet,per te sqaruar popullin,sepse njoftimi i UNICEF,ka pasaktesi “thelbesore”,te cilat nuk perputhen me modelin tim ekonomik dhe te drejtimin e shtetit.Sali Berisha dora vet.”

  5. Ben Chicago says:

    unicefi e ka gabim
    ato qe thote plaku i rjedhur jane te sakta

  6. Nabukodonosor says:

    UNICEF-i eshte grupi armiqesor i radhes.Ne jetojme te lumtur nen udheheqjen e lugatit.Po jemi keq ne,e paska marre lumi tere Europen se modeli yne ekonomik njeh vetem rritje.
    Paskemi patur shume mallkim si popull me keta plehra qe dalin ne krye.

  7. tironci says:

    Ku e ka katandisut banda e sali berishes SHqiperine tone …

  8. rezi says:

    Po me UNICEF-in a s’është dhe Liria e Berishës? I di ajo këto punë? Si i nxjerrin shifrat që s’përputhen me të doktorit që do na e cojë hekurudhën në Kinë, pasi të ketë shkrirë gjithë shinat e shtruara në Shqipëri nga brezat?
    Fshati që duket…s’do kallauz, thotë populli, kështu që kur flet doktori, të gjithë e dinë se e ka kapur kriza e psikopatisë.

  9. Bangladeshasi Rome says:

    Keni surrat e shani dhe Bangladeshin,ju jeni me keq se qytetaret dhe se shteti i Bangladeshit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje