Deputeti demokrat, Selami Xhepa, mendon se pas zgjedhjes së Presidentit mund të jetë koha e përshtatshme për të bërë një rifreskim të kabinetit qeveritar. Pse rritja ekonomike është në rënie dhe çfarë po ndodh me minierën e kromit
Nga Renato Kalemi
Revista Klan
Procesi i zgjedhjes së Presidentit mund të jetë një pikë kruciale për politikën shqiptare. Jo vetëm pse do të njohim emrin e Kreut të ri të Shtetit, porse ka nga ata zëra që besojnë se pas kësaj mund të jetë koha e përshtatshme për të rifreskuar qeverinë. Selami Xhepa, deputet i Partisë Demokratike, është i qartë kur thotë se ky mund të jetë momenti më i përshtatshëm për të ndryshuar diçka në kabinetin qeveritar. Në këtë intervistë për Klan, ai thotë se momenti i zgjedhjes së Presidentit do të jetë koha e përshtatshme për të reflektuar për ndryshimet e mundshme, por gjithmonë duke pasur si objektiv dhënien e shtysës reformave më të rëndësishme për vendin. “Besoj se arritjet e qeverisë gjatë këtyre tre viteve kanë patur sfida më të mëdha në raport me mandatin e parë. Sidoqoftë, në kushtet e një normaliteti, qoftë të brendshëm apo të jashtëm, axhenda politike e qeverisë mund të kishte qenë më angazhuese dhe ambicioze”, shprehet ai, duke veçuar se klima e brendshme politike nuk ka qenë aspak ndihmuese për të realizuar reformat e nevojshme dhe përmbushur programin e qeverisë. Nga ana tjetër, ai përsërit se Partia Demokratike ka nevojë për një frymë demokratizuese, strukturat partiake kanë nevojë të jenë më të hapura dhe funksionale. Shpesh, PD-ja etiketohet si një parti e mbyllur, e ndoshta ka qenë kjo arsyeja pse disa figura si deputeti Gazmend Oketa apo ish deputeti Aleksandër Biberaj u larguan për të themeluar Frymën e Re Demokratike. Xhepa mendon se kjo është një zgjedhje individuale e tyre sepse eksponentë të ndryshëm të PD-së i kanë shfaqur gjithmonë mendimet e tyre. Një rëndësi të veçantë ai i kushton komentit mbi krizën ekonomike në rajon dhe efektet e saj në Shqipëri. Ai thotë se rritja ekonomike i ka ulur ritmet dhe pritet që ato të nisin ringritjen në vitin 2013, për të kapur më pas një nivel të kënaqshëm në vitin 2015.
– Zoti Xhepa, rreth dy muaj më parë ju keni qenë një nga zërat e vetëm brenda PD-së, kur keni shprehur nevojën për ndryshime në qeveri, për të sjellë një frymë të re në kabinet. I prisni ende këto ndryshime dhe pse janë të nevojshme tani?
Momenti i zgjedhjes së Presidentit të Republikës do të jetë një çast i përshtatshëm për të reflektuar mbi ndryshimet e mundshme, duke pasur si objektiv kryesor përmirësimin e veprimtarisë në sektorë të caktuar dhe për t’i dhënë një lloj shtytje të re reformave. Ato përbëjnë një element të rëndësishëm edhe në garën politike që do të zhvillohet në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013. Gjykoj se është një moment i përshtatshëm, besoj i mirëpritur edhe nga publiku, për të kryer rifreskime në administratën e lartë. Ka një sërë çështjesh që lidhen me sfidën e luftës ndaj korrupsionit për funksionimin e shtetit ligjor, të cilat përbëjnë një motiv të rëndësishëm për të pasur një mobilizim më dinamik ndaj tyre.
– Kanë kaluar tre vite nga zgjedhjet e 2009-ës, ndërkohë qeverisë i ka mbetur ende një vit për të realizuar premtimet e saj. Jeni i kënaqur me atë se çfarë është bërë? Duhej bërë më shumë?
Zbatimi i programit të qeverisë në këtë mandat ka arritje pozitive. Kam parasysh se konteksti i zhvillimeve globale ka qenë shumë armiqësor, ku kriza financiare ka dhënë efektet e saj. Mandej, klima e brendshme politike ka qenë aspak ndihmuese. Bojkoti i Parlamentit nga opozita, pa përmendur edhe aktet e dhunës në periudha të caktuara, kanë pasur gjithashtu efektet e tyre. Por, besoj se arritjet e qeverisë gjatë këtyre tre viteve kanë patur sfida më të mëdha në raport me mandatin e parë. Sidoqoftë, në kushtet e një normaliteti, qoftë të brendshëm apo të jashtëm, axhenda politike e qeverisë mund të kishte qenë më angazhuese dhe ambicioze.
– Gjithashtu, ju jeni shprehur se demokratizimi brenda PD-së është i pamjaftueshëm. Ç’keni dashur të thoni me këtë?
Strukturat politike partiake kanë nevojë të jenë më të hapura dhe funksionale. Ato duhet të kenë mekanizma më të plota në vjeljen e mendimit nga baza politike, por edhe nga të gjitha strukturat e tjera të piramidës partiake, në mënyrë që të ruhet kohezioni brenda partisë. Kur ka mekanizma funksionalë që thithin mendimin, përfshirë edhe atë ndryshe, besoj se edhe proceset politike do të ishin më pak konfliktuale dhe gjithëpërfshirëse.
– Ndërkaq, z. Oketa dhe z. Biberaj, dy ish deputetë të PD-së, kanë shpallur publikisht partinë FRD. Si e shihni këtë lëvizje? A ka të bëjë largimi i tyre nga selia blu, me mungesën e demokratizimit në parti?
Mendoj se kjo është një zgjedhje individuale e tyre. Eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike sigurisht që i kanë shfaqur mendimet e tyre, por ky forum i debatit duhet të kryhet fillimisht brenda forcës politike, dhe jo jashtë saj. Forumi i parë për të folur është ai brenda partisë.
– Le të vijmë në një çështje të nxehtë siç është ajo e Presidentit. Nëse ai nuk arrin të zgjidhet në pesë raundet e parashikuara, vendi do të kalonte në zgjedhje të parakohshme. A i trembet PD-ja kësaj?
Jemi në procesin e hartimit të reformës elektorale dhe nuk gjykoj se forcat politike janë të përgatitura për këtë moment. Por, sidoqoftë nëse pesë raundet do të dështonin, atëherë zgjedhjet e parakohshme do të ishin të pashmangshme. Në demokraci ato janë gjithmonë të pasigurta, por edhe të pashmangshme. Janë mjeti kryesor nëpërmjet të cilit qytetarët mund të zgjedhin programet dhe alternativat, sipas gjykimit të tyre. Gjykoj se edhe PD-ja ka mundësi të paraqesë në zgjedhje një bilanc punësh dhe veprash të kryera, por edhe një program reformash politike dhe ekonomike, të cilat do ta ngjallin besimin e qytetarit.
– Duket se kriza financiare e vendeve rreth e rrotull Shqipërisë, si Greqia dhe Italia, tregon se edhe ne jemi të kërcënuar. Ju jeni shprehur se viti 2012 mund të jetë një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Pse mendoni kështu?
Një sërë treguesish po dëshmojnë se efektet e krizës ekonomike kanë qenë më të fuqishme. Qoftë treguesit fiskalë apo tregues të tjerë të kërkesës ekonomike kanë sjellë prova që e mbështesin këtë tezë. Së dyti, një studim i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) konfirmon gjithashtu, se gati 60 për qind e qytetarëve i kanë ndjerë efektet negative të krizës. Zhvillimet në tregjet e çmimeve globale, tregjet e mallrave ushqimore dhe energjitike kanë vijuar të shfaqin efekte negative mbi fuqinë blerëse të qytetarëve, veçanërisht të atyre grupeve me të ardhura më të ulëta ekonomike.
Këta faktorë konvergojnë në idenë se, qoftë kriza aktuale globale, por edhe zhvillimet në tregjet e mallrave, kanë dhënë efektet e veta negative. Çështja e borxhit publik, edhe për shkak të armiqësimit të investitorëve ndaj borxheve të qeverisë, e ka minimizuar aftësinë e qeverisë për t’u kundërpërgjigjur me stimuj më të shtuar fiskalë. Në këto rrethana, roli i politikave fiskale duket pothuajse i paralizuar. Nga ana tjetër, klima e pasigurisë për shkak të kushteve të tregjeve bën që edhe investitorët privatë të hezitojnë për të shtuar investimet dhe qytetarët gjithashtu të pakësojnë konsumin, duke ndikuar në uljen e kërkesës ekonomike.
– A mund të krahasohet realiteti i ekonomisë shqiptare me atë të vendeve fqinje, të cilat po vuajnë efektet e reçesionit?
Sigurisht, ky realitet nuk ka asgjë të përbashkët me atë që po ndodh në vendet fqinje, porse ka ndikuar në rënien e ritmeve të ekonomisë shqiptare; pra, duke bërë që rritja të qëndrojë poshtë niveleve potenciale ose të dëshiruara për të përvalluar sfidat sociale që përmenda më lart.
– Kur mendoni se ekonomia shqiptare mund të kthehet në ritmet normale të rritjes së saj?
Gjasat që ekonomia t’i rikthehet ritmeve të rritjes më të lartë, edhe nga parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pritet të fillojnë trajektoren rritëse nga viti i ardhshëm dhe shpresoj që deri në vitin 2015 të shkojmë drejt normave rritëse, të cilat për ekonominë tonë mund të konsiderohen të kënaqshme.
– Opinioni publik u trondit pak ditë më parë nga disa pamje që tregonin se si fëmijët e Bulqizës shfrytëzoheshin për nxjerrjen e kromit, punë nga e cila nxirrnin bukën e gojës. Më herët, çështja e minatorëve të këtij qyteti ka qenë në vëmendjen e të gjithëve. Ju jeni deputet i Qarkut të Dibrës: Si qëndron kjo çështje?
Rasti i kontratës konçensionare e minierës është një çështje shumë komplekse, e cila në vetvete ngërthen një eksperiencë të dështuar me një firmë konçensionare të kontraktuar në vitin 2002. Nga ana tjetër, përfshin edhe mungesën e kontrollit efektiv nga ana e institucioneve të administratës publike mbi një sërë operatorësh privatë të liçensuar për të ushtruar veprimtarinë e tyre në këto zona.
Fatkeqësisht, duhet thënë se, edhe përpjekjet e kontraktorit të ri kanë qenë shumë modeste në përmbushjen e detyrimeve kontraktore, si në zgjerimin e veprimtarisë së minierës dhe kryerjen e punimeve që shtojnë jetëgjatësinë e saj, ashtu edhe në përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë në minierë. Mendoj se roli i Ministrisë së Ekonomisë duhet të jetë aktiv dhe të kërkojë fuqimisht plotësimin në kohë të të gjitha detyrimeve të marra përsipër. Po kështu, institucionet e tjera publike dhe ato të sigurisë duhet të kërkojnë zbatimin e plotë të ligjit dhe respektimin e kushteve të sigurisë nga të gjithë operatorët privatë që operojnë në atë zonë. Qytetarët ndjehen të zhgënjyer dhe të dëshpëruar nga mënyra se si janë shfrytëzuar këto pasuri dhe nga përfitimi minimal që ka patur komuniteti pas shfrytëzimit të tyre.
– Ju personalisht, si do ta komentonit këtë gjendje?
Është një situatë e ngjashme me skenat e “Far West”-it. Ndjehem i dëshpëruar nga kjo mënyrë primitive e shfrytëzimit jo vetëm të burimeve, por edhe e punës së fëmijëve duke abuzuar me varfërinë dhe skamjen e familjeve që janë në nevojë. U bëj apel të gjitha institucioneve publike që përgjigjen për zbatimin e ligjit, të bëjnë gjithçka që është në autoritetin e tyre për t’i kthyer besimin qytetarëve se shteti funksionon në mënyrë efektive me të gjitha strukturat e veta.
Zoti Xheka duhet te distancohet nga lidershipi antidemokratik dhe nese i ka mbetur edhe pak qytetari dhe ndershmeri duhet te mos marre pjese ne mbledhjet funebre te grupit parlamentar qe te kujtojne kohen e xhaxhit qe fliste per meleona dhe meleona… Sa per Bulqizen ti i more voten por nuk bere asgje dhe mos denjo edhe njehere te kerkosh voten se je i deshtuar si politikan me mire merru me investimet e huaja se aty ndoshta te ecen disi
Selo Bashkoju Partise se Bamirit se Berisha mori fund.Perndryshe te rrofte vila qe ke ndertuar ne Vlore.Qe je njeri i ditur kjo gje nuk duhet mohuar,por qe ke bere deri tani politiken e Satrapit Berisha dhe kjo nuk duhet harruar.
Jo moreeeeee! Ka lezet tjetri. Ndejti në hije por nuk u ftoh aq sa mos të ndizet.Tani që po vjen fundi i llojit të vetë,del e bërtet që në Bulqizë qënka si në perëndimin e largët.Ku ishe ti more selam kaq kohë.Apo po mblidhje lule lëndinave dhe era e barutit të thatë që po digjej kishte humbur në nektarin e luleve të tua!Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyt,legena,kalamoj të shpaifur.
Jo more Jo o servil e mashtrues Prof.Selami Xhepa, sepse Partia jote eshte Parti Mafioze, qe me bilance fantazem e fallso, qe ti i ke shume “perzemer” si profesionist, eshte Partia e “bumit” (varferise) Europiane ne te njejtin nivel si “Gjermania”…(i kemi degjuar gomarlleqet e shefit tend dhe kurves zv/shefit tend, se Shqiperia eshte diku me Gjermanine apo nje cikez poshte saj…A more kafshe, cfare mallkimi paskeni qene me ate Levizjen mashtruese te Studenteve te Dhjetorit-1990). A e kupton more moster servile e mashtruese se si ti dhe koleget e tuaj ne PD jeni hije dhe kartona te Diktatorit, qe sebashku me familjen e tij dhe paramilitaret e tij (besniket 99% maloke) ne cdo hallke te shtetit, kane vjedhur tashme shumicen e shqiperise sa femijet e diktatorit bolshevik Enverit dhe Byros se Enverit ja kane zili; edhe pse ishin ne Pushtet mbi 45-vjet. Meriton si ti dhe shumica e grupit te sorollopit tend, te shkoni ne pi… te mamas, sepse na rikthyet Diktaturen.
cfare ke bere ti zoti xheka deri tani per Bulqizen,perse ben hipokritin?
je servilosur regjimit antipopullor te sales duke dhene mendime te “cmuara ekonomike”.Pa he se tani qe sala eshte nga fundi del se te vret “ndergjegja” jote.Po ku je njeri ti more derdimen.
Shumë,shumë vonë je kujtuar zoti deputet.Më vjen shumë keq që një deputet i parlamentit shqiptar kujtohet të flas e të cyt pak qetësin për zgjedhësit e vet vetëm në fundin e mandatit të tij.Besthyer dhe zhgënjyes qëndrimi juaj sepse nuk ka njeri sadopak human që të jetë madje edhe pak kriminel ndoshta që të mos tronditet për punën skllavëruese të familjeve të varfra e veçanërisht të fëmijëve të Bulqizës e cila është një minier “ari” por që mafiozët e
kanë pushtuar dhe po e shkatërrojnë atë pasuri.
Është një situatë e ngjashme me skenat e “Far West”-it,thoni ju.Po,është e vërtet,madje mund krahasohet edhe me skllavërin afrikane ,por nuk ndodhi sot.Top chanal ka denoncuar disa herë,Shemsi Premçi së fundi denoncoj ,por u shkarkua nga detyra.Deputeti nuk është për ti bërë hosana saliut por për të zgjidhur problemet e popullit e veçnërisht të atyre që e kanë zgjedhur .Sidoqoftë ,ju e keni ngritur zërin ,por në atë parti,me ata deputet të maxhorancës aktuale që janë veçse eunuk dhe të tredhur zëri ytë i dashur deputet tingëllon si një zë në“Far West”.
Zoti Selami . Mire qe e paske mesuar kete fakt se ka deputet te tjere qe nuk po shohin fare se si jetohet ne shqiperi! Te flasin realitetin te pakten se gje nuk rregullon as ti as tjetri deputet.
Te pyes , pensioni i pleqerise i mjafton pensionistit te bleje ilace( te gjithe paguajne per ilace) e te paguaj dritat e uje? po lere ushqimin apo te bleje veshje ose Punojne burre e grua dhe me dy femije e nuk ju mjafton rroga per te ngrene jo me shume !KUDO ESHTE BERE BULQIZE=
Selo, gjithe Shqiperia eshte Bulqize! Shume vone u kujtove per Bulqizen, tani qe qeverise po i bien dhembet …
Ti me shoket e tu e ke bere.
Ti ekspert i ndritur i privatizimeve dhe koncensioneve !
Po ty vete ta ka marre bythen koncension Saliu, ti me gjithe ushtaret e bindur te parlamentit.
Po na derdh lot krokodili tani ? mqs erdhen zgjedhjet ?