Në biseda që kam patur me përkrahës të PS-së pas takimit Rama-Meta, kam konstatuar dy pikpamje të kundërta. E para, e ndërtuar në një rrafsh moral, nuk e pranon një afrim të PS-së me LSI-në, për shkak të “tradhëtisë” së Metës ndaj “popullit të majtë” pas zgjedhjeve të 2009-ës dhe aferave korruptive të tij gjatë qeverisjes me Berishën. Ndërsa e dyta, e ndërtuar në një rrafsh pragmatist, e pranon një afrim të PS-së me LSI-në, duke kujtuar ardhjen dhe ndëjtjen e Berishës në pushtet si rrjedhojë e ndarjes së të majtës. Në lidhje me pikpamjen e parë do të them dy fjalë në fund, ndërsa me të dytën do të merrem pak më gjatë, sepse kërkon një analizë matematikore, e cila është bërë e pjesëshme deri më sot në forume publike.
Se sa ka ndikuar në 2005-ën ndarja e LSI-së nga PS-ja në humbjen e mandateve parlamentare nga kjo e fundit, është analizuar publikisht deri më sot. (Aleksandër Meksi, Skënder Gjinushi, Arsen Zlaticanin, ndër të tjerë, kanë publikuar analiza të hollësishme për ato zgjedhje). Ndërsa efekti i ndarjes së LSI-së nga PS-ja në vitin 2009 është përmendur shpesh në media, por nuk është analizuar matematikisht deri më sot.
Në tabelën e bashkëngjitur janë paraqitur rezultatet e zgjedhjeve të 2009-ës dhe mandatet që do të merrnin koalicionet në çdo qark, në qoftë se PS-ja dhe LSI-ja do të garonin së bashku në një koalicion. Kjo tabelë është ndërtuar duke marrë si të mirëqena rezultatet zyrtare të KQZ-së (pra, po presupozojmë se kutitë që nuk pranoi të hapte Berisha nuk fshihnin ndonjë manipulim…) dhe duke presupozuar se qenia së bashku e partive të majta në një koalicion nuk do ta ndryshonte shpërndarjen e votave mes dy koalicioneve të mëdha nëpër qarqe.
Nga tabela shohim se, pavarsisht manipulimeve të mundshme të rezultatit nga KQZ-ja, koalicioni PS+LSI do të kishte një avantazh prej mbi 60 mijë votash në rang kombëtar dhe prej 4 mandatesh në Kuvend. Thënë ndryshe, ky koalicion do të kishte marrë 51% të votave dhe 51.4% të mandateve. Ndërsa koalicioni i PD-së do të kishte marrë 46.9% të votave dhe 48.6% të mandateve, ose 68 mandate gjithsej. Jashtë Kuvendit do të mbeteshin, siç mbetën, partitë e Polit të Lirisë (LZHK, PDK, etj) dhe partia e Ngjelës.
Po pse dy koalicionet e majta, së bashku, do të kishin marrë 72 mandate, nga 70 që morën duke garuar të ndara? Tabela e bashkëngjitur na tregon se, në qarqet Tiranë dhe Elbasan, koalicioni i PD-së do të kishte marrë nga një mandat më pak, në qoftë se dy koalicionet e majta do të garonin së bashku. Dhe të dyja këto mandate do të shkonin në fakt tek LSI-ja, e cila ishte shumë afër marrjes së mandatit në këto qarqe, edhe duke garuar veçazi.
Në ndarjen përfundimtare, sipas skenarit të mësipërm, mandatet e koalicionit fitues do të kishin këtë përbërje: PS 65, LSI 6, PBDNJ 1. Ndërsa koalicioni humbës do të kishte këtë shpërndarje: PD 67 dhe PDI 1.
Analiza e skenarit të mësipërm çon ujë të bollshëm në mullirin e pikëpamjes së atyre që e pranojnë një afrim të PS-së me LSI-në – ardhja dhe ndëjtja e Berishës në pushtet ka qenë vërtet rrjedhojë e ndarjes së të majtës. Por ata që e pranojnë një afrim të PS-së me LSI-në duhet të kujtojnë gjithashtu se në politikë, madje edhe në çdo fushë të aktivitetit njerzor, rezultatet e shkuara nuk përbëjnë garanci për përsëritjen e tyre në të ardhmen.
Kështu, sot në skenën politike, kanë dalë dy parti të reja (AK dhe FRD), të cilat po synojnë të marrin votat e elektoratit të pakënaqur me partitë aktuale politike. Dhe nuk i dihet se sa vota do të marrin ato dhe nga ç’krah do të marrin më shumë. Në këto kushte, mund të ndodhë që asnjëri prej koalicioneve të mëdha të mos e kapërcejë dot pragun e 70 mandateve. Pra, përcaktuese për krijimin e qeverisë mund të bëhet njëra nga këto parti të reja, ose të dyja së bashku.
Gjithashtu (dhe këtu po kthehemi tek pikpamja e atyre të majtëve që nuk e pranojnë një afrim të PS-së me LSI-në), mund të ndodhë që disa votues të PS-së të abstenojnë, në shenjë proteste ndaj një koalicioni pragmatist PS-LSI. Kuptohet që udhëheqësit e PS-së do të bëjnë të pamundurën që t’i bindin votues të tillë se “e keqja” Berishë është e keqja më e madhe, krahasuar me çdo “të keqe” tjetër, por, në qoftë se PS-ja futet në zgjedhjet e ardhshme në koalicion me LSI-në, njëfarë firoje nga elektorati i majtë edhe duhet pritur…
Tabelë: Rezultatet e Zgjedhjeve në 2009-ën, në qoftë se PS-ja do të ishte në koalicion me LSI-në
Votat e Koalicionit PD
Votat e Koalicionit PS+LSI
Mandatet e Koalicionit PD
Mandatet e Koalicionit PS+LSI
27,058
53,823
40,263
26,576
68,518
62,681
69,096
80,990
70,762
103,169
20,869
30,793
62,737
69,512
28,425
14,991
39,778
29,346
67,656
44,338
177,869
193,431
39,714
63,505
712,745
773,155
Me shume frike kam Nanon se LSI e Metes!
Nano po i gatuan te gjitha keto!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html
Bamka dhe FRD jane zgjatime te Berishes dhe do mbledhin votat e te pakenaqurve per tja çuar prape saliut …
Analiste leshi!
“E keqja me e madhe eshte Berisha”…
Si Analiza e LSI: Berisha e mban me shume fjalen se Rama!
Ketu eshte logjike thesi dhe organizimi mafioz te shtetit dhe partive.
Ju qe dilni ne miting do te votoni me detyrim PS-LSI qe te filloni pune se perndryshe edhe 4 vjet pushim!!! Kjo eshte logjika!
Nderkohe asnje nga keta analistet nuk flet per 50% te popullsise qe nuk voton. Arsyet na i thoni dot se besoj nuk do shume mend per te kuptuar se jane shumica. Apo “Vari hejbet”
Nuk na the qe o Zoti Zaloshnja , ti ne analizen tende je aq i paqarte saqe as vete nuk din te japesh shpjegim per ato qe shkruan . Una kam pasur shume respekt dhe besim per ato qe keni publikuar,por kohet e fundit eeeehhhhhh,sec te jane tollovitur gjerat. Kesaj i thone “as te hengsha e as ma hengsh” PS-ja do te fitoje ne zgjedhjet e ardhshme medoesmos ,doni apo s’doni ju…Cdo perllogaritje eshte thjesht per tu marre ju me keto gjera, e te mos mbeteni te papune.
Pa L.S.I te vin verdall dhe Ps dhe Pd pushteti u rri i ngushte kurse per fantazma te tjera qe dalin ne trege nuk kane asnje vlere
…o na rr….fsh mikun o lali!ti qënke i shkundur ose i punësuar nga LSI!e ke zanat këtë bythlëpirjen apo e ke filluar vonë!???sido që të vejë fillo e bëj në mënd për të lëpirë diçka tjetër!si dihet???kështu po thotë dhe matemetikani i politikës shqiptare ed zaloshnja!
ps:o trap mos shkruj me emrin tënd se si dihet,ndërron rrota e nga sipër përfundon poshtë!
Zoti Zaloshja, ju jeni nje statisticien shume i mire por ne kete rast dua tju pyes: kjo tabel besoj se eshte bashke me Koeficientin e Vjedhjes se Zgjedhjeve te Saliut ( KVZS ) ose Ristani shkurt???
Po keta dy lart ne foto, do dalin ne paraden e famshme L.G.T.B. qe do te mbahet ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”? pasi ne kete foto duket nje pasion i zjarrte ne mes tyre!!.
Ah te mjeret deshmore te kombit, per cka u flijuan.
zaloshnja e ka shkrujt me siper e zeza mbi te bardhe:
“Kjo tabelë është ndërtuar duke marrë si të mirëqena rezultatet zyrtare të KQZ-së (pra, po presupozojmë se kutitë që nuk pranoi të hapte Berisha nuk fshihnin ndonjë manipulim…)”