Berisha: Deklarata e Spahisë për ambasadorin holandez, e papranueshme

16 Maj 2012, 16:19Politika TEMA

Kryeministri Berisha ka pritur gjatë ditës së sotme në një takim, ministrin për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Nicolai Wammen. Gjatë takimit, ky i fundit ka ngritur shqetësimin për deklaratat e bëra nga zëvendësiministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, për shpalljen si person të padëshiruar të ambasadorit holandez në Tiranë. Berisha ka thënë se qendrimi i Spahisë është personal dhe i papranueshëm.

Në takim Ministri Wammen ngriti çështjen e deklaratës së fundit të bërë nga Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe zëvëndësministri i Mbrojtjes, zoti Ekrem Spahia për ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në vendin tonë zoti Henk Van den Dool. Kryeministri theksoi se kjo deklaratë është një qëndrim krejtësisht personal i zotit Spahia dhe tërësisht i papranueshëm e që nuk shpreh qëndrimin zyrtar dhe vlerësimin më të lartë të qeverisë shqiptare për rolin dhe kontributin e ambasadorit të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta si përfaqësues i një vendi mik siç është Mbretëria e Bashkuar ndaj të cilës ka një mirënjohje të thellë për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Në lidhje me zgjedhjen e presidentit, Berisha nuk ka lënë të nënkuptohet se do të ketë konsensus, pavarësisht këmbënguljes së ndërkombëtarëve për këtë pikë, duke thënë se ai do të zgjidhet sipas Kushtetutës. Pra, do t’i përkasë PD-së.

Në takim u diskutua edhe për cështjen e zgjedhjes të ardhshme të Presidentit të Republikës. Kryeministri  e siguroi ministrin Wammen se  zgjedhja e Presidentit do të behet me konsultime dhe në zbatim të plotë të germës dhe frymës të Kushtetutës”, thuhet në njoftim.

11 komente në “Berisha: Deklarata e Spahisë për ambasadorin holandez, e papranueshme”

  1. Altin-K says:

    Pas ketij qendrimi ministri Wammen duhet te kete ngelur i shokuar nga Berisha sepse ose ky duhet ta shkarkoje Spahiun, ose Spahiu, per mosperputhje qendrimesh me kryeministrit duhet te jepte doreheqjen.
    v.o.Tema, korrigjoni lajmin, jo Mbreteria e Bashkuar (=UK), por Mbreteria e Vendeve te Ulta.

    1. Argita_B says:

      E sakte, problemi eshte se çfare do te thote fjala e papranueshme ne gjuhen e Berishes, se Berisha eshte ndofta poliglot, po nuk flet sake asnje nga gjuhet qe pohon se i praktikon, e ne keto gjuhe ben pjese dhe shqipja.

  2. Sali verdikti says:

    “Reflektim” pa koke nga ana e Sales.

  3. Ben Chicago says:

    eqeremi eshte me trap se saliu

  4. lili says:

    Problemi qe Zotni berisha bene sikur nuk e kupton eshte se Spahija eshte ne nje pozite zyrtarete RePUBLIKES SE SHQIPERISE!
    nese do me fol ne emer te vete,le te dorezoje postin e tij! Edhe nese kryeministri mendon se eshte qeverisje nje qeveri ku sicili bene si t’ia doje qefi,atehere le ta dije kryeministri se kjo nuk na çon n’evrope!
    loja mes berishes e ekremit eshte falco,sa per te menjanuar vemendjen e publikut nga ngjarjet e renda ne kete vend!

  5. kurveleshi says:

    Brenda një harku kohor mbase dy muaj,zv/ministri i mbrojtjes,pra i një ushtrie anëtare e Nato-s,mban deklarata ekstremiste,më përpara ndaj një deklarate të një grupi me orientim të kundërt seksual,dhe tani po përsërit tënjëjtin qëndrim ndaj diplomatit të një vendi europian…!Spahia,ky jeniçer i kalorsisë..(qeverisë…) shqiptare,nëse donte me doemos të dëshmonte shqiptarizmën që i zien në deje..Edhe si pasardhës i njerëzve që hanin pula dhe mendonin malet më pas…medemek,i ka pasur të gjitha mundësitë,që ti dëshmonte..Pikërisht në shesh të burrave..Aty ku e ka caktuar partia,pa asnjë meritë…(Një parti me votues,vetëm fisin e spahinjve të laçit,në mos gaboj…)a mbase atyre që ju ka shërbyer si magazinjer,gjatë diktaturës…,Pra,ai le ta dëshmonte me shembull në qeverisje…thjesht në sektorin e tij,në ministrië e mbrojtjes…-në vend se të fshihej në ndonjë vrimë e të kalonte pa u vënë re,se paguhet me paratë e shqiptarëve,si një parazit…del dhe bën kësisoj deklaratash…për të zezën e tij,mbase…!Nëse tregohet,a ja tregojnë këtë punë K/ministrit,ai do ta dëbojë si një qen të zgjebosur…Sepse një qeveri me dy qëndrime të ndryshme për të njëjtin problem,nuk mund të ketë…ose k/ministri ose zv/ministri(po ka ”b….”më të forta se i pari i vendit..)do të qëndrojnë në detyrën që kanë…!

  6. Alfonci says:

    Pse zoti Berisha mendoni ju se e ka thënë pa pëlqim tuaj. Faleminderit

  7. tiku says:

    ata e dine vete cbejne me pasurine e tyre fut ketu dhe kete ambasadorin berisha ska ctju bej dhe ky spahia reklame po ju ben

  8. ben says:

    Eshte gallate e madhe.Ekrem trapin e ka fut Saliu per te dale kundra homove,dhe kjo eshte me qitje te larget.Neser,kur Europa te thote qe nuk plotesoni 12 pikat,nje nga pikat do jete kjo per te drejtat dhe mos diskriminimin e pakicave,njerzve me drejtim seksual tjeter etj,Sala do fokusohet tek kjo pike dhe do thote,ja pse nuk na pranoj Europa,sepse ju nuk i perkrahni ato,do harroje ti thote gjerat e tjera pse nuk na pranojne,do justifikohet me kete problem.Vazhdimi dihet,lloqe per integrimin(Integrimi eshte bere si kryefjale qe fshihet dhe justifikohet nga mazhoranca,si Enveri qe thoshte po shkojme drejt komunizmit)tani duhet me punuar dhe zbatuar,me nje fjale xhiro ne vend,dhe shume here edhe mbrapsht.

  9. deshmitari says:

    asnje nga shqiptaret qe ishin te vorri i Mbretit Zog e qe i sherbyen atij e Familjes Mbretnore per 50 vjet nuk pranoj me qendruar prane Spahijes gjate vizites se tij ne prill ne Pariz! …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje