I sinqertë dhe i gjallë

16 Maj 2012, 12:24Blog TEMA

Nga Nikolin Dodaj

Në një letër  që Wagner i dergonte mbretit,  i thoshte se masa duhet drejtuar permes iluzioneve te patriotizmit, ose ndonje dogme tjetër. Pa mbrojtjen e këtyre iluzioneve, ata do të bëjnë vetëvrasje. Vetëm disa nga elita që mund ta durojnë mungesën e kuptimit, le ta dinë se pas iluzioneve në fakt është asgjëja. Një mik para disa vitesh më tha, “sa mirë që shqiptarët nuk i kanë  punët aq mirë, sa të kenë kohe të bëjnë pyetjet e mëdha. Përse jetojme, përse jemi, përse rrimë, cfarë kërkojmë?”. Këto janë pyetje të thjeshta, por janë pyetje të rrezikshme. Qe sipas Wagner, masat se do t’i dërgonte në vetëvrasje. Interesant është se Wagner vete nuk besonte, por mendonte se vetem genjeshtra do te mbante gjalle masat. Njesoj si Wagner, por më pak filozofik, miku im thosh sa mirë që shqiptarët nuk e bejnë pyetjen e rrezikshme. Sa mire qe janë të zënë me hallet e jetës në nivelin fiziologjik. Sepse sapo ti sistemojnë këtohalle, kanë për të bërë pyëetjet e veshtira dhe sipas Wagner, duke mos patur pergjigje, i vetmi vazhdim eshte deshperimi dhe vetevrasja. Pra, ose të jënë të zene me jetën, ose te jene te gënjyer. Kjo është e vetmja zgjidhje qe kane ateistet, nese duan të jënë të sinqertë. Shumë shpesh thonë njërezit sa të lumtur ishim në atë kohë dhe i referohen kohës kur nuk kishim asgjë.

Mendoj se kanë të drejtë në kohën kur nuk kishin asgjë, ishin të lumtur, se ishin të zënë me Jetën.Tani kanë filluar të bëjnë disa pyetje të vështira. Nëse nuk ke pergjigjie, do të perballesh me alterantivat që thotë Wagner. Por, në Shqipëri një nga elita i dha fund jetës se nuk mund te duronte “vulgaritetin e jetës”, sipas nje miku te tij te aferm. Pra, edhe masat, edhe elitat, janë njësoj te dobëta përpara vulgaritetit dhe gënjeshtrës së jetës. Nëse jemi ateistë të sinqertë, e vetmja mënyrë se si do te rrinim gjallë, është duke mos menduar per keto pyetjet e veshtira. Nese përplasesh disi me këto pyetje, do te ishte mirë të kishe përgjigje, përndryshe do të kesh pak zgjidhje dhe te mbetesh i sinqertë dhe i gjallë.

Per ata që janë përballur me pyetjet e rrezikshem, besimi eshte arsyeja përse të vazhdojnë.  Por, dikush do të thotë se po ti po thua njesoj si Wagner, pasi po na jep një dogme religjioze sa për të vazhduar.Unë po them se nëse besimi nuk është udha e vërtetw dhe jeta, atëherë ti duhet të mos i bësh pyetjet e mëdha vetes, sepse do ta kesh te veshtirë të mbetesh i sinqertë dhe i gjallë.Une po them se besimi nuk është vetëm një alternative e mire, në fakt është e vetmja alternativë që kjo botë të ketë kuptim.Une e di se njerëzit do të shpikin iluzione për vete dhe për të tjerët, sepse nëse ndalojnë turravrapin e jetës dhe bëjnë pyetjet e rrezikshme dhe nuk u pelqen alterantiva e besimit, e shohin se cila është altrenativa.Prandaj, disa duan të rrinë në karriken e protagonistit deri sa ti gjeje vdekja në skenë. Kanë frikë të zbresin, sepse do të kenë kohë të bëjnë pyetjet. Nuk duan të kenë kohë të bëjnë pyetjet. Prandaj unë nuk i kuptoj disa kur u bejnë kerkesë disave të lëshojne skenën për të tjere, sikur nuk po u kerkojnë ndonjë gjë të madhe. Në fakt mënyra se si u duket kerkesa atyre është sikur t’u kërkosh të vdesin. Peshkaqeni duhet të jetë në lëvizje gjithnjë, përndryshe do të ngordhte.

3 komente në “I sinqertë dhe i gjallë”

  1. drita bashaj says:

    Shkrim shume interesant dhe realist. Faleminderit Nikolin

  2. Kapterri says:

    Nikolin! kjo eshte thjesht nje filozofi, ose perpjekje filozofike personale, por eshte fatkeqesisht nje thjeshtesim i kompleksitetit te vete pyetjeve qe ju permendni ne shkrimin tuaj. Pyetje jo vetem te ateisteve, por edhe vete besimtareve me te devotshem. Ajo qe na ndan nga kafshet eshte cilesia e te menduarit dhe si rrjedhoje, i shtrimit te pyetjeve. Vetem fete radikale dhe diktaturat jane kunder pyetjeve. Keto te fundit nuk kane jete te gjate. Por edhe doktrinat fetare vete kane dhe do te kene probleme serioze me morine e pyetjeve qe po u drejtohen dita dites. Nje dhenderr i ri beri viziten e pare tek familja e nuses se ardhshme nga rrethinat e Shkodres. E priten me te gjithe te mirat dhe ne tavoline nuk mungonte asgje. Midis pjatave te shumta, dhenderrit i pelqeu/shijoji nje embelsire karakteristike e krahines te cilen ai nuk e njihte. Per kete pyeti te fejuaren. Ajo ju pergjigj “ha e rras bythen”. Dhendri nuk beri ze. Prinderit e vajzes ju luten dhendrit qe te shijonte edhe gjellet e tjera, pasi e pane qe ai po hante vetem emblesiren. Ai pergjigj “faleminderit per gjellet e tjera, mua me pelqen shume kjo “Rrasbythja”.

  3. Armand Llakaj says:

    Nikolin me lejo ti kembej nja dy mendime per sa ke shprehur.
    Kam pershtypjen se ai miku yt te cilin e ke permendur dukshem jo shqiptar nuk i ka njohur mire shqiptaret.E kush e ka thene qe shqiptaret nuk bejne pyetje te “rrezikshme”?Jeta eshte e njejte per te gjithe edhe ne kohet e Krishtit ku njerezit i kishin hallet ne nivelin fiziollogjik e gjenin kohen per pyetje te tilla.
    Ne lidhje me permendjen e intelektualit fatkeq jam i mendimit le te mos e perdorim fatin e tij te keq per qellimet tona apo te aludojme per shkaqet.Arsyen e vertete e di ai dhe vete Zoti.
    Per sa i perket pjeses se fundit ku dhe “fle lepuri” dua te them se ato pyetjet e rrezikshme duan edhe pergjigje te rrezikshme dhe nuk duhet te jemi naive e te japim pergjigjen llokum.
    Megjithate urime per mendimet pasi nuk jane te pavlera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje