Arvizu: Ndërkombëtarët do e pranojnë një president me 71 vota, por do e quajnë një rast të humbur

18 Maj 2012, 22:50Politika TEMA
Arvizu: Ndërkombëtarët do e pranojnë një president me

Ambasadori amerikan tha se deri më tani duket se nuk ka bisedime për një president konsensual, por negociata se si të arrihet tek 71 vota. Arvizu vlerësoi figurën e Fatos Nanos dhe tha se ai është një person pak i kontrollueshëm

 

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, duke folur në emisionin Zonë e Lirë, tha se se ai ndërkombëtarët do e pranojnë një president me 71 vota, por do e quajnë një rast të humbur.

“Unë jam përpjekur të shmang përdorimin e termit konsensual sepse termi konsensual nënkupton gjëra të ndryshme për persona të ndryshëm. Nëse nuk arrihet një konsensus ky nuk duhet të jetë shkaku i një krize politike. Ka një proces kushtetues, dmth ka tre raundet e para. Do doja të shihja 84 vota, madje dhe 140 vota. Nëse ata përpiqen më të mirën e tyre, unë mendoj se ata do ia dalin,” tha Arvizu.

“Nëse vjen puna tek zgjedhja e dikujt me 71 vota dhe kjo bëhet në përputhje me Kushtetutën, a do ta pranonte bashkësia ndërkombëtare? Nëse bëhet në përputhje me Kushtetutën, them se po. Por unë dhe SHBA do e shihnin si një rast i humbur,” vijoi më tej ai.

Ambasadori përcolli një mesazh për Berishën. “Unë mund ta kuptoj se Berisha do dikë që beson dhe influencon. Por mendoj se ai duhet të largojë për çështjen më të madhe. Megjithë respektin për personat që janë në kabinet, ky nuk është post në kabinetin e kryeministrit, është presidenti,” tha Arvizu.

Sipas tij, deri më tani nuk ka pasur negociata për një president konsensual, por më shumë pazare për të arritur 71 vota.

“Berisha ka thënë se personi duhet të vijë nga PD. Rama thotë se do pranojmë cilindo, mjafton që të mos vijë nga PD. Ka njëfarë mënyre një hendek. Por është e mundur që të afrohen. Dhe kemi parë disa persona që janë takuar. Shikoni zotin Nano që ka qenë shumë i ngarkuar me takime. Kjo është gjë e mirë që ata të takohen. Shqetësimi që kam është se nëse po takohen për të pasur një kandidat konsensual, kjo do ishte e madhe dhe SHBA do ishin të lumtura. Por kam ndjesinë se ajo që po ndodh është se grupe të ndryshme po mendojnë se si të arrijnë tek 71 vota,” tha Arvizu.

Ambasadori amerikan komentoi edhe takimin Rama- Meta.

“Ata kanë një të shkuar interesante së bashku. Ata duhet të flasin me njëri- tjetrin. Kjo është gjë e mirë. Nuk u habita nga takimi i tyre,” tha Arvizu.

Duke komentuar darkën e ditës së enjte me Ramën, Arvizu tha: “Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Ndihem shumë mirë me të.”

I pyetur se tani pas takimit Meta- Rama, a ka ndryshuar qëndrimi i ambasadorit për 21 janarin, ai tha: “Në cilëndo rrethanë, ajo që ka ndodhur më 21 janar ka qenë e tmerrshme. Nga të gjitha ato thënie që kam dëgjuar, ajo ka rimuar me mua ka qenë ajo që ka thënë Fatos Nano.”

Ambasadori komentoi edhe deklaratat e Ekrem Spahisë për homoseksualët.

“Përsa i përket zotit Spahiu, ai ka të drejtë të ketë opinionin e tij, por e ka gabim. Kryeministri e ka bërë të qartë se cila është pozita e qeverisë. Gjithashtu kam parë se si policia ka mbrojtur dhe ka qenë aty gjatë gjithë aktivitetit.”

Ndërsa duke komentuar qëndrimin e presidentit amerikan për martesat mes homoseksualëve, Arvizu tha: “Ato janë edhe ndjenjat e mia. Bashkëshortja ime ka ide liberale dhe ka qenë gjithmonë në favor të martesave të gay-ve. Unë kam qenë në favor të të drejtave të gay-ve, por për një kohë të gjatë nuk kam qenë rehat me martesat mes gay-ve. Për mua martesa është e natyrshme mes burrit dhe gruas. Sërish një pjesë e imja thotë se kjo duhet të jetë rezultati. Por si presidenti Obama kam kaluar përmes një transformimi. Kështu që kur pashë presidentin, mu duk se pashë veten.”

22 komente në “Arvizu: Ndërkombëtarët do e pranojnë një president me 71 vota, por do e quajnë një rast të humbur”

  1. toni says:

    Ky eshte si policet e trafikut ne Tirane qe ne vend te eleminojne rremujen me teper e shtojne ate …………….

    1. Vlora1912 says:

      Pse s’thua ti mor Harvixhiu… e paske bere dercklen!!!!

      Qenke marr vesh me Barbarin per presidentin dhe tani na thua se c’far ke ndermend te deklarosh me 25 Korrik….

      Per fat te keq nuk ke ndryshim nga Wolfi i OCSE…Turp te te vij

      Po mir e ke pyet veten apo Juristet qe te rrethojne se si do shkohet deri tek Votimi i Katert qe te mundesohet presidenti i 71 votave..

      A do quhen te kryera 3 Votimet e para kur nuk arrihet pjesmarrja e nevojshme, 84 deputet te pakten, ne salle per te hapur votimin….

      Po ndonje dreq gazetar pse se pyet kete Harvixhiun se si behet ne keto raste???

  2. one says:

    hej arvizu, edhe ti u transformove? Po cte gjeti a derezi? apo ke vendosur ti n gjash udheheqesit barack? Po si eshte e mundur qe nuk te mendoni ne koken tuaj? Si eshte e mundur qe te deformoni personalitetin tuaj per shkak te shefit? tjeter gje eshte detyra e tjeter gje bindjet burazer… hajt se ku i dihet ndodhta te vjen mbaresia nga keta homot!!!!!!!!!!!!!!

  3. Lanabregesi says:

    E po te vesh ne emisionin e nje teveqeli si puna e Canit,un mendoj se ambasadori ka rene shum posht.

  4. arvanites says:

    Nderkombetaret nuk kane pse te mos e pranojne nje president me 71 vota kur kane pranuar edhe me shume se kaq, si psh:
    Te vraret e Gredecit.
    Vjedhjet e zgjedhjeve ne 2009.
    Vjedhjet e zgjedhjeve ne 2011.
    Te vraret e 21 Janarit.

    1. Sakte says:

      Shume Sakte.

  5. kola says:

    po te vendosi ky per president ka marre

    fund ai muhabetpresident kush do jete?

  6. Kely J.Andress says:

    Jam shume dakort me lanabregasin. Nje ambasador tamam per emisionin e çanit. Nje jave me pare tek ai vend ku eshte ulur sot Arvizu ishte ulur Lek Plepi.

  7. ben says:

    Normal qe do ta pranoni Salen te beje cte doje.Deri tani ju keni pranuar vrasjet,shperthimet,genjeshtrat e tij,pse mos ti pranoni edhe caktimin e presidentit?Normale.Do ishte jo normale nga ana juaj te mos e pranonit.

  8. tezja ny says:

    Pse nuk e lini rahat Berishen te marrin mesimet e duhura per te kaluar kete situate.Miqte e tije ne Amerike jane shume te zote se kot nuk ja ka mbushur xhepat plot Berisha.Dhe si perfundim ky popull kete koke ka .Brravo Berisha nxirre kujin me ate popull qe mbasi e ke rrahe 9 here te 10 here e ule kurrizin vete.

  9. sherifi says:

    Sa poshte kemi rene; po pse nuk pyesin ne amerik ambasadorin tone se kush do te jet presidenti i radhes ne amerike ?

  10. fshatari says:

    ZOTI ARVIZU!ESHTE PER JU ME RENDESISHME MENYRA E ZGJEDHJES SE PRESIDENTIT SHQIPTAR APO KUSH DO TE JETE PRESIDENT?SHQIPTARET DUAN NJE PRESIDENT TE PAKORRUPTUAR!KJO ESHTE E RENDESISHME PER KETE POPULL!

  11. Arjani says:

    Zoti Arvizu e dime shumë mirë kush e cakton presidentin shqipëtarë keni disa dekada që e vendosni gjërat në shqiperi si i do qefi Amerikes lexojeni http://bit.ly/jAL5ep.

  12. AlIKO says:

    Letër e Hapur drejtuar: Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit amerikan Aleksander.
    :Lexojini kush do jete presidenti shqiptar.
    http://bit.ly/jAL5ep

  13. Emigranti_UK says:

    Nuk e kuptoj perse diktatori terrorist Sali Berisha udheheq akoma shqiperine. Perse Amerika nuk e ka derguar diktatorin te takoj shoket e tij te ngushte Millosheviq, Husein, Gadaf…?

    1. Arjani says:

      Akoma nuk e ke kuptuar që Amerika e mban ne pushtet.

    2. alnim says:

      Arshi Pipa, ky shqiptar i madh, i cili doli nga burgu i Burrelit më 1959- tën dhe vuri kokën përsëri në rrezik, për ti shpëtuar kthetrave të regjimit, u strehua politikisht në Amerikë dhe arriti të punësohej atje profesor në Universitet, nuk duroi dot më, kur në Helsinki, në vitin 1975, u firmos Bashkëpunimi Evropian me të gjitha vendet Evropës, përfshi edhe ato të kampit komunist. Ndërsa Shqipëria jo. Ai shkoi përnjëherë vetë i tretë për të kontaktuar me punonjësit e departamentit të CIA- s, për të kërkuar shpjegim pse ishte ky indiferentizëm kaq i madh për popullin shqiptar që po vuante mbi 30 vjet nën regjimin barbar të komunizmit. E priti sefte një nga drejtorët e drejtorive të departamentit. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe i zënë ngushtë nga arsyetimi i Profesorit shqiptar, kroi kokën ngaqë sdinte të justifikohej dhe tha. Po çtë bëjmë ne… kur ju keni mbuluar kokën me batanije dhe nuk lëvizni?!!. … “Nuk është e vërtetë, ia ktheu Profesori, populli im është i vetmi që ka bërë disa kryengritje kundra regjimit komunist… E fundit ishte ajo para dy vjetësh e të burgosurve politikë në kampin shfarosës të Spaçit, të cilët nuk i ndihmoi kurrkush. Ata kërkuan bashkimin me Evropën dhe vendet demokratike. Kërkuan çlirimin nga regjimi komunist… por i vranë, i sakatuan….
      Profesori mori vetëm përgjigjen e dy supeve që u ngritën padjallëzish dhe futën kokën e drejtorit midis tyre. Dhe iku nga ai. Kërkoi takim me shefin e madh të CIA- s… Edhe ai e priti me kënaqësi, por jo aq i padjallëzuar sa varësi i tij. E dëgjoi me vëmendje të madhe dhe në fund i buzëqeshi si njeriu më i ditur i botës.
      – Dëgjomë me vëmendje, more Profesor i nderuar, sepse vartësi im nuk ju ka thënë të vërtetën. Atë do të them unë. Por më parë më thuaj, ngaqë nuk jam fort i sigurt se sa popull jeni ju që jetoni në tokën, që quhet Shqipëri?
      – Jemi afërsisht 2 milion e gjysmë, gati 3 milion…
      – E, pra, dëgjomë mua, vërma veshin mirë, o Profesor i madh!… Sikur të ndodhë që ju shqiptarët, të shfaroseni të tërë sa jeni atje ku populloni atë tokë, kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ne prapë do ta popullojmë atë me njerëz dhe prapë komunizëm do ta lëmë. Të këshilloj të rrish i qetë se do ti vijë koha Shqipërisë të ndryshojë si të tjerët, por ama vetëm kur të na interesojë neve dhe fqinjëve tuaj nderuar.KJO ESHTE AMERIKA Faleminderit për mirëkuptimin!

  14. Kalorsi i zi says:

    Turp Arvizu kur thoni ”Shqiperia ka fat te kete Boden dhe Fullanin” ne finance. E keni pare popullin shqiptar ne cfar situacioni jeton ? Por fjala TURP nuk mjafton per ju. Politikanet qe ju sherbejne ne gjithe boten ‘neoliberalet’ jane armiqte e popullit sepse keto vite i keni transformuar popujt ne skllever duke i hequr te gjitha te drejtat. Rezultati i Gadafit eshte pergjigjia qe meritojne tradhtaret qe ju kane sherbyer. Ju i mbroni duke organizuar nje pseudopolitike por nuk mund te ndryshoni dot fatin e tyre final. Nderyrja ne rolin e presidentit ne shqiperi me figura te njollosura eshte vetem ti tregoni popullit qe nuk ka rruge tjeter pervecese keta tradhtare. JO, populli do ta zgjedhi vete qeverine qe do. Koha do ta tregoje shume shpejt dhe ju do largoheni nga shqiperia si burre i vogel

    1. dario says:

      PO KE TE KETE O KOMUNIST ANGJELIN QE E KISHTE EVAZIONIN FISKAL DHE VJEDHJET NE DOGANA NE SHIFREN 480.000.000 MILION USD NE VIT + VJEDHJEN E SHITEJES SE 15 KATESHIT (HOTEL TIRANA) VLERA E TREGUT 100.000.000.USD U SHIT PER 5.200.000 EU ,DHE MBURREJ NE TELEVIZOR.

      1. Kalorsi i zi says:

        Po ti ku e di qe mendova per Angjelin ? Apo je fallxhor ? Kur ti vij dita do ta shikosh sa e ka borxhin shqiperia dhe do kerkosh ti varresh me Angjelin te gjithe te tjeret e deri ke i fundit qe mund te jesh ti o kokbosh. Ti flet per dogana per 15 katshin po ka dhe hidrocentrale, uzina, plazhe dhe shume pasuri te tjera qe keta kane shitur, pra o i zgjebosur nuk jam komunist sepse shaj arvizun.

  15. besniku says:

    Ky, sa here qe i vjen data per te marre “pensionin” nga Sali Berisha, thote ndonje fjale, jo per demokracine dhe lirine ne Shqiperi, sepse keto nuk jane punet e tij, por mbreterimi i Sali Berishes dhe po te jete ne pushtet Sali Berisha, eshte edhe shperblimi. Thone se ky eshte “ushtar” i Sali Berishes, ne fakt ky eshte sherbyes i Sali Berishes, dhe i ka sherbyer aq mire, sa nuk i ka sherbyer asnje ambasador tjeter. Ky di dy gjera: 1) Rrofte Berisha, 2) Rrofte dollari. Nuk ka asnje ndryshim nga baba Mondi i OSBE, keta, se bashku me Z. Sequiu, dormojne nje treshe masghkullore teper dalluese: 1) Mondi ne krye, 2) anjash ky dhe 3) anash Z. Sequiu. Per kete me shume ka vlere bhytha se sa demokracia dhe pavarsia e institucioneve dhe liria e medias.

  16. besniku says:

    Ne fakt njerezit kritikojne me kot Sali Berishen. Ne te vertete, ky i dyti nuk eshte vecse nje kukull ne duart e Arvizuse. Ky eshte presidenti i Shqiperise, kryeministri, kryeprokurori, kryatari i Gjykates se Larte, Mi9nister i Mbrotjes, Drejtor i Pertgjithshem i Policise, Minister i Brendshem, Shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe …, kryetar i ShISH-it.

    Ky jep urdhera qe te mos behen protesta, ky cakton kandidatet per president, jep urdhera qe te qellohet ndaj protestueseve, percaktonb se cili politikan eshte i mire dhe cili jo, lejon qe te vidhen votat, ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Perse na duhen te tjeret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje