Presidenti Topi, i vendosur të mos emërojë beniaminin e Berishës në krye të KLD-së

18 Maj 2012, 18:56Politika TEMA

Disa javë më parë, mes Presidentit Topi dhe shumicës parlamentare u hap një debat i ashpër në lidhje me emërimin e nënkryetarit të KLD-së. Topi propozoi një prej anëtarëve që është gjyqtar, ndërsa Ministri i Drejtësisë Halimi kërkoi që zgjedhja të bëhet pas betimit të presidentit të ri.  Si rezultat votimi ende nuk është bërë. A është tërhequr Presidenti Topi nga pozicioni i tij, apo ka arsye të tjera për këtë vonesë? Kjo ishte pyetja që iu bë atij sot në një intervistë në Zërin e Amerikës.

Dhe ja si u përgjigj Presidenti Topi: “Unë nuk njoh tërheqje në linjën time, ju e dini që kam qenë konsekuent. Problemi është tek një vendimmarrje racionale, por ajo që është shumë e domosdoshme, do të thoja, është që askush nuk duhet të mendojë, që dikush tjetër që vjen mbrapa duhet të bëjë emërimet. Unë mendoj që kjo është vlera që kanë institucionet. Institucioni i cilitdo mbyllet në momentin që atij i mbaron afati kushtetues dhe puna për atë që vjen mbrapa fillon kur atij i nis afati kushtetues. Këtu nuk është çështje emrash dhe individësh, këtu është çështje e stabilitetit dhe performancës së institucioneve. Nga kjo pikëpamje, në vijim të takimeve që do të ketë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, do të marrë në shqyrtim edhe kjo çështje, sepse nuk mund të funksionojë në kapacitet të plotë në rast se nga pikëpamja strukturore këto institucione nuk plotësohen.”

Duket se Presidenti Topi është i vendosur të mos emërojë beniaminin e Berishës në krye të KLD-së.

E.Zaloshnja

http://respublica.al/artikuj/2012/5/18/presidenti-topi-i-vendosur-te-mos-emeroje-beniaminin-e-berishes-ne-krye-te-kld-se

6 komente në “Presidenti Topi, i vendosur të mos emërojë beniaminin e Berishës në krye të KLD-së”

  1. RUDINA says:

    Po u be Josefina presidente eshte turpi i shqiperise eshte nje femer pa edukate dhe pa nivel per te qene presidentja e shqiperise.

  2. bc says:

    O Bamir tregoje vehten dhe rri deri ne fund presidenti i vertete demokeat i shqiperise se keto jane leksionet qe i duhen politikes shqipetare per krijimin e shtetit te se drejtes ejo te bandave politike…urime

  3. Arjani says:

    Zoti Topi ju siguroj se Amerika është aleati më i ngusht i zotit Berisha.

  4. Albana says:

    Nuk e ke treguar veten deri tani. Je shprehur qe shprehesh me heshtje, por me heshtje mund te shprehemi ne te tjeret e jo Presidenti i vendit. Shpresoj se kete here do te besh cfar eshte detyra juaj, e ne do te mendojme se kemi President. Eshte shansi juaj i fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje