Çfarë e ndan Greqinë nga Europa

18 Maj 2012, 18:27Politika TEMA

Nga Dietmar Pieper

Der Spiegel

 

Europa u detyrohet për shumë gjëra grekëve, për emrin e saj, filozofinë, demokracinë dhe shumë më tepër. Kur shtrohet pyetja nëse Greqia duhet të qëndrojë në eurozonë, atëherë argumenti historik del gjithmonë në pah. Në një vend që ka meritën e paçmueshme si djep i Europës, përdoren standarde të ndryshme përveç atyre fiskale.

Por a ka ndjekur Athina e demokratëve të parë si Sokrati, Platoni e Aristoteli një rrugë të drejtë deri më sot? Politikanët e mirëkuptueshëm, që flasin pro qëndrimit të Greqisë në eurozonë, mendojnë kështu. Por nuk është e vërtetë. Mes vendit të shkëlqyer antik dhe shtetit të sotëm qëndron një gropë e errët. Nga pikëpamja kulturore e historike, Greqia është një vend i Lindjes. Ky fakt është për forcat politike e shoqërore që veprojnë aty shumë më i rëndësishëm se fakti se ku gjendet Greqia sot në hartë.

Një histori e shkurtër e Greqisë tregon se pse te e bukura Greqi gjërat ishin shumë më ndryshe se tek fqinjët e BE.

Pas periudhës së heronjve, poetëve, mendimtarëve, shtetarëve dhe pushtuesve grekë, erdhi sundimi i gjatë romak. Superfuqia e atëhershme ushtarake ishte mjaftueshëm e zgjuar sa për të njohur arritjet superiore kulturore të grekëve. Këto njohuri dhe ky art u importua nga Athina në Romë. Kjo ishte faza e parë e një transferimi të madh intelektual drejt Perëndimit.

Kur perandoria u shpërbë, Greqia mbeti pjesë e Perandorisë Romake Lindore. Gjatë shkëlqimit të Konstandinopojës, Athina ishte thjesht një provincë. Perandori Justiniani i Parë, që ortodoksët e shohin si shenjt, bëri aty akademinë platonike duke e zhvendosur tashmë filozofinë në një vend tjetër, e jo aty ku ishte zhvilluar për herë të parë mendimi i zgjuar.

Pasuan shekuj kaotikë. Sllavët, frankët, venezianët dhe normanët kaluan, grekët kishin pak për të thënë. Edhe në Mesjetë, gjërat ishin të vështira për grekët, fqinjët nga Azia e Vogël morën komandon dhe për 400 vjet sunduan osmanët.

Gjatë Rilindjes, italianët, francezët, gjermanët dhe anglezët kishin zbuluar klasikët grekë, por zemra e tyre nuk rrihte për Greqinë. Antikët e shpëtuar nga tradita e lashtë tani kishin emigruar në Perëndim dhe në Veri, duke u shkëputur tërësisht nga rrënjët e tyre gjeografike.

Në fillim të shekullit 19, kur nisi koha e nacionalizmave, bota po shihte nga afër atë që ndodhi në Greqi. Beteja e tyre kundër turqve u bë simbol, dhe shumë vullnetarë nga vende të tjera u bashkuan me grekët. Mbreti i parë i Greqisë në vitin 1832 ishte Otto i Bavarisë. Pas largimit të tij, erdhi një princ danez në vitin 1863. Kandidatët nga Greqia nuk kishin asnjë shans.

Pas shumë peripecive erdhi edhe furia gjermane në Luftën e Parë Botërore. Që nga viti 1974, pas një diktature ushtarake shtatëvjeçare, Greqia është një shtet demokratik, i përket NATO-s.

Zinxhiri i shekujve të errët, kur grekët u sunduan nga fuqitë e huaja, ka lënë gjurmë të thella. Madhështia e Platonit dhe e të tjerëve është vetëm në muze.

Politika dhe ekonomia në Greqinë e sotme moderne janë oligarki, pushteti funksionon si dinasti, që trashëgohet nga familjet Papandreu ose Karamanlis. Lidhjet personale janë shpesh më të rëndësishme se rezultati i zgjedhjeve ose rregullat formale. Gjithçka është shumë bizantine.

Thellë në Evropën Lindore, grekët kanë edhe një çështje besimi. Krishterimi ortodoks është feja e shtetit. 97 përqind e popullsisë i përkasin kishës ortodokse greke. Pushteti i patriarkëve, mitropolitëve dhe priftërinjve ka lënë gjurmën e tyre në vend. Shizma e vitit 1054 mes udhëheqësve të kishës lindore dhe asaj perëndimore ka lënë një hendek të thellë në Europë. Dallime të tilla nuk zhduken pa lënë gjurmë.

A ekziston mundësia që projekti gjigand i një monedhe të përbashkët të funksionojë vetëm në ato vende që për mijëra vjet kanë pasur një histori të përbashkët? Në këtë Europë, e cila është formësuar që nga mesjeta si një trashëgimi e botës latine, grekët nuk kanë qenë aty. Nëse në të ardhmen ka një debat për euron dhe për shpirtin antik grek, duhet një paralajmërim: disa gjëra janë lënë shumë pas për t’iu rikthyer në të tashmen.

38 komente në “Çfarë e ndan Greqinë nga Europa”

  1. eno says:

    Ne se flasim per Greqine e sokrati dhe te aristotelit,
    mund te flasim per nje qyteterim grek dhe jo nje entitet
    kombetar sic eshte sot.
    shteti grek sot nuk ka asnje njashmeri me ate te lashtesise,
    prandaj europa nuk e di sa e detyruar mund te ndihetne
    kete kendveshtrim.

  2. Greqia po n`a merr te keqen. Po del nga Eurozona. tani, greket duhet te presin ne radhe per viza. http://mdcal.blogspot.com/2012/05/si-u-bashkuan-hajdutet-vrasesit.html

    1. Denis says:

      Albanian forever,

      edhe une shqiptar jam, jetoj ne Tirane, nuk jam filo-grek por nuk e kuptoj kete inat e mllef. E kupton ti cfare pasojash do te kesh po te dale Greqia nga eurozona? Kolapsi ekonomik nuk do te jete vetem i Greqise por edhe i yni. Eshte njesoj sikur te gezohesh pse shtepia e komshiut qe ke inat ka marre flake! Po a jeni ne vete apo jo? Po ata shqiptare qe kane 20 vjet qe jetojne atje? Une nuk i perkas atyre qe thone se Greqia po ndeshkohet kot etj etj, jo greket po paguajne pasojat e veprimeve te tyre, por nuk kemi perse te gezohemi pse vuajne. Jane njerez si une e si ti, dhe aty jetojne vellezerit tane, kusherinjte tane, familjaret tane.

      Habitem perdite me mllefin qe paskeni pasur ndaj Greqise.

      1. tourkofagos says:

        pune korrakesh,tradicionalisht nder shekuj pro turqeve e kunder grekeve……….!!!
        bazurrete te njohura turkoshakesh ne kete site….Zike farfalla,plaku i pabese,karagjozi i Devollit,tirronci prej Linxet,Rrahimondi i sheshit te flamurit[jeshil],Hajri cami,,,,,etj.

        1. Tani says:

          Ti grek e lexove shkrimin apo Jo.Ate po thote qe greket i perkasin lindjes,sepse nuk kane gje te perbashket me greket e 10.000 vjet para.Shiko se cfare shkruan edhe per prifterinjte dhe fene idiote qe keni.,,Denis,ti po jeton ne Tirane dhe je shqiptar, nuk ka nevoje te besh hippkritin dhe te besh kete pyetje.Shqiptaret dhe greket nuk kane shkuar asnjehere dhe e urrejne njeri -tjetrin.Sa per shqiptaret qe jetojne ne Greqi, kjo eshte zgjidhja e tyre,te shkonje ne fillim te viteve ’90 ne Greqi ishte e kuptueshme,por ne ate vend njeriu mund te rinte 5-10 vjet,dhe pastaj duhej te largohej,per ne Shqiperi apo nje vend tjeter Europian,si mund te jetosh tere jeten tende ne nje vend ku Urrejtja ndaj teje eshte kaq e madhe,si mund te lidhesh te ardhmen e femijve tend ne Greqi???.Asnjeri nuk ua ka fajin,per te ikur nga Gerqia nuk eshte vone asnjehere .

          1. Denis says:

            Tani,

            Une jam shqiptar dhe nuk i urrej greket. Une kam miq greke, serbe, italiane, britanike, franceze. Une mund te urrej nje njeri por jo nje kombesi. Ndaji gjerat dhe mos u bej njeri i ceket. Nuk te takon ty te vendosesh masen e absolutizimit, “shqiptaret i kane urryer gjithnje greket” sepse gjate pushtimit 400 vjecar turk ne kemi jetuar me grekerit si ne nje shtepi, hap dhe lexo disa libra historie.

            Perdor mendjen dhe jo pasionin. Cfare do te bejne ne Shqiperi ata emigrante? Cfare te ofron Shqiperia Tani qe ata te vijne ketu? Cfare? Kur ta gjesh kete “cfare” atehere thuaj “.Asnjeri nuk ua ka fajin,per te ikur nga Gerqia nuk eshte vone asnjehere”

            1. hajriu says:

              Denis ti mund ti kesh miq greket dhe mbaji me shendet , por harron qe me zorret e tua ata duan te bejne lidhese kepucesh . Ti bene nje llogjike te thjeshte dhe te sakte d.m.th qe kriza si ne greqi dhe si ne itali ka per ti dhene pasojat edhe tek ne dhe kjo nuk do qe te kesh mbaruar per filozofi qe ta kuptosh . Por me duket se i ke bere hesapet pa hanxhine . Edhe pse jemi dy popujt me te vjeter ne ballkan dhe ndoshta ne bote , me thuaj nje rast te vetem ndihme qe greket na kane dhene , me thuaj nje rast miqesie apo aleance qe te kemi bere me ta . Perveçse kane vjedhur shume nga historia jone ,perveçse i kemi ndihmuar kur kane qene ne kohe te veshtira , ne prej tyre kemi pare veçse te keqija dhe kurre sikur nje te mire te vetme nga ana e tyre . Greket kane bere luanin kur kane qene mire dhe dhelpren kur kane pas nevoje , keta jane grekerit . Denis ,kujdes nga greku edhe kur te bene dhurate . Kurre mos harro !

              1. Denis says:

                hajriu,

                As ne as greket nuk jemi popujt me te lashte ne bote, mos e ekzagjero. Te thashe, kemi jetuar shume vjet miqesisht, dhe per kete ben mire te lexosh disa libra historie. Historia e Shqiperise nuk fillon ne vitin 1912 as ne 1945 as ne 1992. Une nuk paragjykoj nje popull te tere perse nje toge kendon se do beje lidhese kepucesh me zorret e mia. Tregohuni pak me te qete dhe dilni mbi keto nivele te ceketa arsyetimi. Une as thashe jane populli me i mire ne Ballkan sic na thone disa maloke ketu qe kane vajtur ne Greqi, e kane bere emrin nga Hajrulla ne Spiro dhe na hiqen me greke se greket. Jo, une thjesht thashe qe nje popull i tere nuk mund te paragjykohet dhe une personalisht kam shume miq te mire greke. Prandaj habitem me inatin dhe mllefin tuaj.

                Respekte,

            2. Dashamirësi says:

              Është e vërtetë se shqiptarët dhe grekët, gjatë sundimit 400 vjeçar turk (dhe jo vetëm atëhere), kanë jetuar si në një shtëpi, por këta shqiptarë ishin shqiptarët e krishterë, ndërsa shqiptarët muslimanë kanë jetuar si në një shtëpi vetëm me turkun dhe u vunë në shërbim të tij për të skllavëruar popujt e krishterë të ballkanit midis tyre edhe shqiptarët e krishterë. Ndërsa në kohët aktuale, shqiptarët e krishterë përpiqen që të krijojnë një shtëpi të përbashkët shqiptare që të jetojë në fqinjësi të mirë me popujt fqinjë, ndryshe ndodh me shumicën e shqiptarëve muslimanë të cilët mendërisht vazhdojnë të jetojnë në shtëpinë e përbashkët me turqit dhe armiqësinë që shprehin ndaj grekëve është rezultat i asaj mendësie; emigrantët shqiptarë në Greqi (midis të cilëve shumë jane muslimanë) kanë krijuar një jetë normale, jetojnë në të njëjtin pallat ku jetojnë edhe grekët, fëmijët e tyre shkojnë në të njëjtat shkolla me fëmijët e grekëve, kanë hapur bisneset e tyre etj et . Sigurisht që ka edhe shqiptare që bëjnë prapësira për të cilat duhet të ndjehen të turpëruar të gjithë shqiptarët. Ndërsa përsa i përket artikullit,e shoh si një shfryrje dufi të një gjermani, i cili po shikon që ëndrra për ta bërë Evropën një Gjermanopë po dështon dhe për më tepër ky dështim udhëhiqet nga ata që i kanë dhënë gjithmonë diçka njerëzimit. Grekët po kërkojnë që të ndryshojë Evropa e ndërtuar vitet e fundit nga Merkozia dhe të bëhet një Evropë për të gjithë dhe jo një Evropë ku disa të jenë pronarë të saj dhe disa qiraxhinj.A është normale që një shtet i eurozonës të blejë armatime nga një shtet tjetër po i eurozonës për të mbrojtur kufirin e tij që në të njëjtën kohë eshtë edhe kufiri i Europës, apo që shtetet ne kufi të Europës të shpënzojnë për të përballuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm apo të gjitha pasojat e tjera që vijnë nga vëndet e pastabilizuara të botës dhe që përplasen pikërisht tek këto shtete, ndërsa shtetet në qënder të Evropës,të paprekura nga asnjë nga këto fenomene, të kërkojnë edhe llogari se pse ndërtohen mure në kufi për të penguar vërshimin e refugjatëve etj etj. Për ata që mezi presin që të falimentojë Greqia, më duhet tiu them se do vazhdojnë të shohin ëndrra, ndërsa për dashamirët e Greqisë dhe emigrantët shqiptarë atje, kristian apo musliman, nga veriu apo nga jugu duhet të bëjnë durim dhe të përpiqen të përballojnë këtë krizë të përkohëshme duke ndënjur në Greqi sepse një kthim në momentet e tanishme në Shqipëri është një e keqe më e madhe si për ata edhe për popullin që banon në atje

              1. hajriu says:

                I kishe pi ilaçet kur shkruajte kete artikull o dashamires? Te merresh akoma me teorine greko-turke , qe çdo ortodoks eshte grek dhe çdo mysliman eshte turk , do te thote qe je i marre komplet, dhe ti nuk beke perjashtim . Une jam mysliman dhe si i tille i them si grekerve dhe turqeve: pragun dhe mizat e dheut ku ti keni or rraca te ndyra.

              2. Shqiptar e ortodoks 100 % says:

                Ne dymbedhjete radhet e para vetem dy te parat ke te sakta ,pastaj dhjete te tjerave ja ke mbytur kot,sepse historia na tregon per nje sulltan Mehmeti i 2 me nene GREKE qe i dha liri te plote kishes ortodokse greke dhe shume privilegje grekeve edhe ne kurriz te popullatave te tjera ,informohu pastaj shkruaj .Gjithe pjesa tjeter e shkrimit me pelqen dhe e me duket 100 % e sakte .

              3. Denis says:

                Dashamiresi,

                Feja nuk ka qene ndonjehere pengese ne nje vend si Shqiperia dhe per shqiptaret te cilet ishin populli me numrin me te madh te konvertimeve nga te krishtere ne muslimane. Mos harro kemi qene vendi i pare dhe i vetem ne bote qe shpallen shtetin ateist. Kete nuk arriti ta bente dot as Stalini i tmerrshem sepse ne kulturen ruse ishte e rrenjosur thelle respekte per kishen si institucion dhe ortodokesine si besim. Nuk arriti ta bente dot as Hitleri pavaresisht se dogmat e tij binin ndesh me mesimet e krishterimit. Arriti ta bente vetem Enveri sepse populli yne nuk e pati problem te behej spektator i maskaradave dhe gjyqeve e pushkatimeve te intelektualeve te shumte, mes te cileve edhe klerike. Nese populli yne do te ishte besimtar, asnje diktator nuk do te kishte guxuar te ndermerrte ate vale spastrimesh mes klerikeve sic beri Enveri. Ta thashe, nuk e beri as Stalini e as Hitleri. Ka plot raste gjate Luftes II Boterore kur prifterinj jane kapur duke shkelur urdherat e nazisteve dhe nuk jane ndeshkuar si gjithe te tjeret thjesht nga frika e reagimit te masave. Do te te keshilloja miqesisht te lexoje mbi kete teme ne shume libra historike rreth Luftes II Boterore si edhe librin e mrekullueshem te At Zef Pllumit “Rrno per me tregue” dhe do ta kuptosh sa te drejte kam kur them qe per ne besimi s’ka qene asnjehere pengese sepse s’ka qene kurre i rendesishem.

                Sa per dijeni une per vete jam ateist dhe nuk i kategorizoj miqte e mi sipas prejardhjes, kombesise apo besimit, dhe besoj se kete ben cdo njeri me dy pare mend ne koke.

                Respekte,

            3. raimondi says:

              E ke gabim ti –Greku behet i mire me ty nqs ti i thua qe je me origjine grek –Ndryshe ai nuk behet mik me ty

              Por qe sidoqofte ka edhe njerez te mire –por absolutisht te gjithe e urrejne kombin shqiptar

              Ata jane komb armik –dhe kjo kriza ishte gje shume e mire , se e frenon politken e tyre agresive kundrejt Shqiperise…

              Edhe atyre prifterinjve greke ne Shqiperi tani ju bije llamba e zeriit dhe shteti shqiptar do bente mire qe ti ndiqte ata nga Shqiperia ,se tani eshte casti me i mire

        2. Denis says:

          tourkofagos,

          Fakti qe une debatoj me vellezerit e mi shqiptare nuk do te thote qe te mbeshtes ty dhe bukeshkalet e tjere qe jane gati te shesin edhe prapanicen per 300 euro pension dhe qe harrojne ku kane lindur e nga e kane koken. Trap!

          1. tourkofagos says:

            Denis bajkaran,te kam dhjere mu ne vellezer shqipetare e ku di une,pervec pak ngjyres me te hapur,ti ne ADN je njelloj si gjithe korraket e tjere……! Karagjozi,re karagjozi!

            1. Denis says:

              qirio tourkofagos,

              vetem tek bytha e ke mendjen mo burre, nderro organ ndonjehere mos perdor vetem ate apo forca e zakonit thuaj!

            2. salistalin says:

              xaxaxaxxaxaxaxaxaxa, re file ( largqofte) torkofagos. Po sa per ADN greket e kane nga ethiopia dhe kjo eshte me fakte. xaxaxaxaxaxaxaxaxaaa
              Ade tgf ade, u katandiset një me Disho nekrofil.
              xaxaxaxaxaa

      2. Ivani i madh says:

        edhe une jam dakort me komentin tuaj po keta qe flasin ne kete menyre o skane qene ndonjehere ne emigracion o jane dembele sokaqesh e kafenesh se po u shkatrua fqinji e ti qe je prane nuk ke fitim humbje ke thoi ketyre injorantve qe i pelqen shpreja popullore ti pa lope pa mua le te me thahet buza per nje pike dhalle

  3. Ben Chicago says:

    grket e tanishem jane te ardhur nga siria
    nuk kane te bejne me greket e lashte

  4. homeri says:

    Artikull i thjeshte por qe te ben te mendosh se e ardhmja e monedhes se perbashket do bazohet tek mentalitete e popujve apo nga progresi ekonomik i tyre . -do vleresohen nga e shkuara apo e tashmja.
    —Ne se eshte keshtu ne Shqiptaret jemi shume larg saj

  5. tourkofagos says:

    nje titull qe i ndalon korrakeve te Erdoganit te vjellin vrere,nje titull qe i ben korraket te mendohen sesa e rende eshte te lindesh…korrak!!!

    1. disk says:

      Ti je palle fare

    2. aldo says:

      gojor, mos lexo vetem titullin, lexo komplet shkrimin te kuptosh cfare po thote, qe Greqia ka komplet mentalitet lindor dhe anadollak, e aspak perendimor si te gjitha vendet e tjera europiane.

    3. hajriu says:

      Tani perveçse çupke fanaresh po me jep pershtypjen qe je edhe shushke …. goijor , nuk po te thote as me shume e as me pak por thjesht po te thote qe nuk ke asnje lidhje me grekerit e lashte dhe se ju tani jeni veçse ca jevgjite qe kur keni lyeni edhe menderen. Ik punohu tani se eshte fundjave …. hajt bofsh evro nuseeeeee

  6. shqiponja says:

    Ne dokumentarin me poshte del qarte se sa ‘perendimore’ jane greket e sa lidhje kane me greket e lashte. Ishin perendimoret qe e krijuan si shtet dhe ngaqe ata kishin lexuar per greket e lashte i thane popullsise se kohes se kryengritjeve se ky vend do quhet Greqi dhe ju jeni pasardhes te grekeve te lashte.
    http://www.youtube.com/watch?v=fqMmFS14JjA&feature=related

  7. tik tak says:

    Ha ha ha ha ku jan ato korraket e Dules e Bollanos me ne krye paranoidin Turkofagos ta lexojn ket artikull dhe ta lexojn mire e kuptushem kuptushem per ato korrak qe shqipen e kan mesuar ne katunet e minoritetit dhe te HJimares ja kush eshte Greqia juaj ore kunguj mentalitet lindor me keq se turqit qe Turkofagos i ka per zemer ha ha ha ha dhe tani mjaft me at propaganden tuaj shpifse per shqiptaret ne kete artikull e keni te shkruajtur me se te qarte se kush jeni ne te vertete

  8. Taulant says:

    Per te qene te sinqerte ne jemi dy popuj qe urrehemi.Theniet e qeverive qe duhemi etj, jane propagande politike.Shikojeni popujt tane ne ndeshjet e futbollit midisnesh ose shiko greket per njohjen e Kosoves.Ky eshte realiteti pa dorashka.Aty duket populli.Une si individ shqiptar e kam trasheguar kete urrejtje ,dhe ata po ashtu.Lajle -lule bejme sa te duash

  9. h says:

    Une kam 16 vjet qe jetoj dhe punoj ne Greqi ,Greqia eshte bere atdheu im i dyte .Kam nje pune te mire . Nje pune dhenes te shkelqyer , marr nje rroge disi te mire dhe jemi si nje famije atje ne pune me respektoje dhe i respektj, po te nisemi nga aspekt tjeter jam me i respektuari atje .mbaj nje eteri te tere si elektromekanik me paguajne benzinen e makines dhe serviset , po ju qe i shani greket ju shani te gjithe italianet gjermenet jeni buke shkele , jeni njerez injoranta me shpirt shume te ngushte , ju mbyt xhelozia , shkurt i keni te gjithe armiq si xhaxhi juaj Enveri , po nuk punove ste do njeri , ju nuk keni lene shtet pa share jeni bere sharsa si Sala juaj

  10. salistalin says:

    POSHTE GREKET NEKROFILE !

  11. Landi- Sverige says:

    Pra ashtu sic shkruan Der Spiegel Europa u krijua nga emri, historia, kultura, filozofia e demokracia qe i dhuroje Greqia. Pra nuk shkoj Greqia ne Perendim, por Perendimi shkoj ne Greqi. Mbas keti shkelqimi antik, grek e me pas romak, gjith popujt e Europes pesuan nje periudhe te erret. Futja e kristianizmit ne Europe, sulmet e barbareve, arabet, mongolet kryqezatat, inkuzicioni, ishin ato qe e lane Europen ne nje peridhe te zeze mbi 1000 vjecare. Roma u be qendra e kristianizmit katolik europian deri ne ndarrjen me ate ortodoks ku Konstandinupoli u be qendra e atij ortodoks. Ne kete peridhe te erret mesjetare Athina e shkelqimit nuk mund te perfaqesonte erresiren, por duhej te qendronte drita e Europes. Ajo ishte nje porosi e “perendive” te saj dhe po te ndodhte dicka e tille ato do te hakmerreshin ndaj saj ashtu sic u hakmorren ndaj Odises. Kjo nuk vonoj te ndodhe kur barbare te lindje ju sulen Konstandinupolit duke e shkaterruar ate dhe me pas gjith Bizantin. Ne periudhen kur Europa filloj Rilindjen e saj, greket ashtu si dhe gjith ballkanasit vuanin sundimin otoman. Kjo vazhdoj per shekuj me radhe bile edhe atehere kur njerezit e pyjeve filluan zhvillimet e para industriale. Por cuditerisht kur Europa filloj kete zhvillim dhe Ballkani po ndahej nga perandoria osmane ishin gjermanet qe ne 100 vitet e fundit e futen Boten ne dy luftra te tmerrshme. Pra per ke qyteterim na flasin gjermanet sot?! Mos valle e bejne si Dia, ne mitologjine greke, qe per tju afruar Evropit, vajzes se mbretit Aginora, u kthye ne nje dem te bukur e te bardhe dhe Evropi u dashurua dhe u martua me te? Pra a mund te kene goje keta qe shkaterruan boten te shesin “qyteterim”, duke u mbeshtetur vetem ne 50 vitet e fundit dhe aq me keq periudhen e kristianizmit katolik ta quajne si zhvillim te kultures europiane perendimore?! Nuk mund ta mohojme qe kristanizmi eshte pjese e kultures europiane po rrenjet e saj jan pikerisht kultura, demokracia, qyteterimi dhe filozofia greke. A do te kishte kuptim sikur David Bekam te mos shkonte ne Olimpian e lashte per te marre flaken e Olimpiades per ne Lojnat Olimpike te Londres, por te shkonte ne Banken Europiane ne Frankfurt dhe atje te kerkonte nje shkrepse moderne gjermane per te ndezur pishtarin?! Jo, eshte e pamundur, ashtu sic eshte e pa mundur dhe e pa baze qe Greqia te jete jasht Europes sepse shume thjeshte Europa nuk mund te jete jashte Greqise!

  12. xhejmsi tp says:

    Shqiptareve u ka ikur mendja ,ketej jane pa buke per darke e ketej shajne grekun. harrojne qe greku ju hapi dyert,shkuan nga mali dhe i futen ne shtepite e tyre.! Imagjino si te vijne nga malet nje komb tjeter as nje prej jush qe hiqeni si patriota nuk ua hapni dyert.! Dhe ceshte me e keqja flasin te gjithe ata qe nuk kan shkelur njeher te vetme ne token greke.Duam Sduam ne Greqia do te jete ne Europ,dhe Eurozone. Dhe te gjithe ata qe luten per te dale greqia nga EU do te ngelen me bisht ne goje. Ne vend qe te merremi me ata qe kemi ne krye ,se perse shqiperia eshte kaq larg Evropes,merremi me grekun,tamam si ai qe thote,vetem gjitoni mos te kete lop,pa le te vdes une per piken e qumeshtit.!

  13. eleYΘeriskepsi says:

    Sot , zoti Martin Schulz, dha ne Net tv, ne nje hotel me pamje Akropolin nje intervist. Ne fund te intervistes me dheos dhe admirim e mbylli intervisten duke thene.
    “””Kam dhene ne jete shume intervista ne jeten time,por nuk jam ndjere kur si sot,me pamje Akropolin”
    Eh file Gjermane!!!! Sot shfaqe hapur kompleksitetin e gjithe Gjermaneve ndaj Grekeve !!!!!

    File Gjermane! Dashur padashur ne shkrimin e mesiperm tregoni inferoioritetin tuaj!
    Dhe kur njerezit jan inferior dhe komleks sillen ashtu sikurse po silleni ju sot me popullin Greke.

    File Gjermane ! Ky popull nuk ka ngelur ne histori per PO-te por per JO-te qe ka thene.

    File Gjermane, me rastin ,mjaft u tallet me popullin Grek dhe historin e tij sepse edhe durimi ka kufi .

    Por as leme Friedrich Nietzsche te flas per ju dhe te shpjegoj inferioritetin tuaj.

  14. Shqipetaria says:

    Bravo,Denis.Hajriu me shoke jane çamer,me shqip,filoturq.Keta tipa,po ju dhà greku tokat,do te vijne te na therin à djegin naten,(neve qe u hàpem deren,zemren,qe u dhame strehe,buke,toka).Perveç kesaj,nuk kane njohuri te sakta per mardheniet shume shekullore me greket.Nje pjese e konsiderueshme shqipetaresh,(jo vetem arvanitasit e jugut),prej brezash jane greke dhe e duan popullin Shqiptar.Une personalisht kam jetuar 10 vjet ne Greqi dhe pershtypja ime eshte se populli grek eshte dashamires ndaj nesh,(perjashtuar ekstremistet dhe injorantet).Mua e familjes time na jane bere shume padrejtesi nga Asfalia greke,Por kjo s’do te thote qe une te pajtohem me filoturqit qe kane lene gjurme te keqia per 5 shekuj ne Ballkan e Europe.Njoh shume mire historine tone,te çdo tréve shqiptare,midis te cileve ka plot me shume flamuj ne xhep;ata qe te vrasin naten e te “qajne” diten…Eshte ne interesat tona te gjithanshme mbarevajtja e mireqenia e Greqise.

    1. hajriu says:

      ………… tani ik shko e perr pensionin …. e meritoke treqindeshen.

    2. salistalin says:

      Ahaaa te paska rene rende lazua, mos tymos me se do i thuash derrit dajë ndonje dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje