Kryetari i këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi, ka kërkuar nga kreu i bashkisë, Lulzim Basha, që t’i lërë prezantimet e maketeve, por të dalë dhe të zgjidhë problemet e qytetarëve. Reagimi i Dalipit ka ardhur pasi banorë të zonës së Shkozës kanë ngritur fort shqetësimin e tyre për mungesën e ujit të pijshëm. Ata ankohen se mbi katër muaj nuk furnizohen me ujë të pijshëm edhe pse e paguajnë rregullisht atë e nuk janë debitorë ndaj kompanisë së ujësjellësit që administrohet nga Bashkia e Tiranës.
Revoltën banorët e kësaj lagjeje në periferi të kryeqytetit e kanë ndaj kryetarit të Bashkisë, që edhe pse u ka premtuar për zgjidhje të problemeve, premtimet e tij kanë rezultuar një mashtrim.
“Dua t’i bëj thirrje, bashkë me ju sot, kryetarit të bashkisë të vijë të zgjidhë këtë problem. Të dalë nga sallat dhe maketet. Tirana e ka planin e saj urbanistik prej vitit 2008. Basha t’u kthejë shërbimet qytetarëve që paguajnë taksat dhe faturat rregullisht pavarësisht çmimeve të rritura”, ka thënë Dalipi pasi është takuar me banorët e Shkozës, që kanë prej katër muajsh pa ujë.
Basha me procedure i shpetoi burgut, me procedure, mori Bashkine e Tiranes, dhe po me Procedure po i vjedh projektet Edi Rames.
http://mdcal.blogspot.com/2012/05/si-u-bashkuan-hajdutet-vrasesit.html
Mire more Alban se Basha po ja vjell projektet Rames po ky Rama pse i mbante ne syrtar dhe nuk i shfaqte?
Nuk i kishte dale pazari akoma?
Sa qesharake.Vetem per Tiranen te pakte Rama me Ps duhet te heshti pak kohe.
Dalip hesapi, qêllimi me be pak zhurmê
Po kelmendas Edi Rama duhet te heshti per Tiranen…Sidomos nga ish qeveria e Sali Barakes ne 97..Tirana ishte nje vend ku benin shurren kelmendasat mbas kjoskave dhe urave te lanes..Nje vend i pushtuar deri ne palce me kjoska dhe plera edhe tek Parku Rinia…Nje kopsht zollogjik ku derrat dhe njerezit ndanin te njejtin banjo..Si tiranas qe jam, mos na fol si ishte dhe c’fare eshte tani..Sa per ate projektin e Rames, Gadafi nuk i kishte leket ta financonte jo e jo per ate projekt qe kushton nje mal me leke, por nuk i jipte fonde te shtronte nje rruge me gropa qe si e si qytetaret te merziteshin me bashkine…Ju jeni njerez te poshter, vrases, hajdut dhe te pakultur…Mjere ajo Shqiperi qe ka ngelur ne duart e ca injoranteve..
Bosha per Tironen!
o tema mund te na tregoni 6o taksat qe ka hequr luli ose kur te dale ne konference shtypi beheni kete pyetje nuk po shof te me jete hequr ndonje takse ose te jete ulur buka
luli mashtrim e zhgenjim i papar. Kur flasin qytetaret duhen degju, bravo keshilltareve te opozites qe shkojn ku e kan problemin qytetaret e nuk kan zgjedh salla per konferenca. Kur njerzit flasin se nuk kane uje te tjeret duhet ti mbeshtesin e mos flasin kot pa lidhje te kene respekt, se nuk mund ti leme te vdesin njerzit se dikush e quan zhurm. Zhurme ben lulja qe ngeli duke pagu salla e makete me parat tona e ne e degjojm.