Pas reformës zgjedhore, në rrezik dështimi edhe reforma parlamentare

17 Maj 2012, 21:36Politika TEMA

Përballë afatit të 24 majit të vendosur nga Brukseli, veç reformës elektorale, rrezikon të dështojë edhe reforma parlamentare.

Bashkëkryetari i komisionit për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Ditmir Bushati, deklaron për Ora News se me përfundimin zyrtar të mandatit të komisionit palët nuk kanë bërë asnjë hap para, në çështje që PS i konsideron thelbësore për këtë reformë.

Duke kujtuar se përmbushja e reformës parlamentare është një nga kriteret për marrjen e statusit, Bushati thotë se ka ende kohë për reflektim nga mazhoranca.

“Në rast se ka vullnet politik koha e mbetur është e mjaftueshme dhe dua të jem optimist që kjo do të ndodhë”, tha ai.

Pak ditë më parë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh optimiste se të dyja reformat do të finalizohen në kohë.

4 komente në “Pas reformës zgjedhore, në rrezik dështimi edhe reforma parlamentare”

    1. fule says:

      Bllokqeni Berishe doli ne lojen e tij te bllokmenit, sic paralajmeroi Mero.

  1. LORA says:

    Zoti Bushati, a e shkoni ndonjehere ne mendje se ky informim deshtimesh te njepasnjeshme i shakullon edhe mendjet me racionale??????Sa duhet pritur zoteri qe Shqiperia te shembet nen veshtrimin tuaj cinik, ne breket e dhjera te kryeministrit tuaj???????????Nuk ju shkon ne mend, se keshtu nuk do ta meritoni me voten e shumices derrmuese te shqiptareve???

  2. aron says:

    Po keshtu eshte kur del nje lmn bashke me te edhe ti,ne publik deshtime do kemi ,po pasojat jane per njerezit e ndershem e te ndergjegjshem e jo per te pasurit e e te liqte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje