Qeveria e re franceze e ka nisur punën me një sinjal: jo vetëm populli do të kursejë, por edhe qeveria. Në mbledhjen e parë të qeverisë është vendosur shkurtimi i pagave të presidentit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar me 30 përqind.
Pagat e presidentit Francois Hollande dhe kryeministrit Jean- Marc Ayrault do të ulen kështu nga 19 mijë euro në 13.300 euro. Kurse pagat e ministrave do të ulen nga 12 mijë euro në 8400.
Socialistët e kishin premtuar uljen e pagave që në fushatë elektorale.
Në të kundërt Sarkozy kur pati marrë detyrën e rriti pagën me 170 përqind nga 7 mijë euro në 19 mijë.
Ndërkohë kabineti francez përbëhet nga 17 gra dhe 17 burra. Shtatë anëtarë t qeverisë janë nën 45 vjeç dhe 20 përqind prej tyre kanë prejardhje nga vende të tjera.
Sala shkurton konkurrentet dhe shton monopolet ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html
Une i lutem zotit qe Hollande te punoje me Merkelin qe krahas bashkimit taksor te behet edhe bashkimi per RRITJEN EKONOMIKE TE VENDEVE TE EUROZONES me anen e Eurobondasave. Nuk ka mundesi qe vendet qe jane tashme ne recesjon tju merret fryma me rrugen e vetme te kursimeve. Kam mendimin se Merkeli duhet te behet me teper europjane dhe te mos harroje fjalet e kancelarit te madh gjerman te vitit 1945 i cili tha se ne fillim vjen Europa dhe pastaj Gjeramanie. Kam frike se zonja Merkel po e prish enderen e bukur te burrave te shteteteve Europjane per krijimin e Europes se bashkuar, ender kjo qe ben te mundur eleminimin e luftrave ne Europe. Eshte fakt se bashkimi ekonomik europjan ishte ne gje e shkelqyer dhe se bashkimi monetar europjan po tregon se ishte nje gabim fatal, para se te behej bashkimi politik.
Une shpresoj se vuajtjet e popujve greke, spanjolle, italjane, portugese etj. do te marrin fund ne se Hollande do jete ne gjendje qe se bashku me socjalistet gjermane, qeverite e italise, Spanjes, Portugalise, Hollandes etj. krahas bashkimit taksor dhe futjes ne kushtetutat e vendeve te BE te ligjit te frednimit te borxheve te futet edhe bashkimi per RRITJEN EKONOMIKE me anen e Eurobondesave.*
*Probelemi me Eurobonsat eshte keshtu :
Te krijohej nje agjensi europjane e borxheve, e cila do te emetonte ne treg Eurobonsa, per te cilet te garantonin te gjitha shtetet e Eurozones.Ideja eshte qe vendet me borxhe si Greqia, Italia, Portugalia dhe Irlanda te marrin, sic thua ti, kredi me norma interesi te ulta. Tani Italia dhe Spanja marrin aktualisht kredi me 7%, Greqia, Portugali dhe Irlanda me reth 10%, ndersa Gjermania me reth 2%. Ne se emetoheshin eurobonsat taksa e intersit do ishte reth 3,5 ose 4%, pra i del qe ne se Gjermania do leke ajo duhet te paguaje interesa ne vend te 2% tani ne masen 3,5% ose 4%. Eshte e qarte se, populli gjerman dhe sidomos Merkeli nuk e don nje gje te tille.
Sa mire do ishte per Shqiperine sikur Gjermania vertete te kishte nevoje per leke ne vend te eurove.
O xhixo mos e gaterro Zviceren me ekonomine evropiane he paç uraten , ne Europen e soçme eshte si ne kohen e Enverit qe punonte qorri dhe hante horri ,kete nuk pranon Merkel dhe gjermanet ,keshtu eshte dhe ne France qe punon puntori si shtrese e mesme dhe fiton Patronati dhe ata qe jane ne asistence qe nuk nxjerrin gje nga xhepi por vetem fusin .Pershendetje Paris