Presidenti Bamir Topi ka mbajtur një fjalim në punimet e Debatit të Nivelit të Lartë me temë: “Gjendja e Ekonomisë Botërore”, organizuar në Nju-Jork, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Nasir Abdulaziz Al-Naser.
Topi tha se efektet e krizës botërore po ndjehen edhe në Shqipëri.
“Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike mesatare vjetore prej rreth 5.5 për qind deri në vitin 2009, gjë që ka çuar në një rritje të mirëqenies së shtetasve tanë. Gjithashtu, janë rritur investimet e kapitalit të huaj, është përmirësuar infrastruktura e vendit, është zgjeruar rrjeti i arsimit, shëndetësisë, mediave, shoqërisë civile, si dhe pjesëmarrja më e gjerë e gruas dhe rinisë në gjithë jetën politiko-shoqërore,” tha Topi.
“Si rezultat i ndikimit të efekteve të tregjeve financiare, tregtisë, investimeve dhe remitancave edhe në një vend më pak të integruar në ekonominë rajonale dhe botërore siç është Shqipëria, tashmë vihet re ndikimi i krizës pavarësisht se rritja ekonomike e saj ishte më e madhe se sa në vendet e tjera në rajon. Politika dhe politikanët e botës së ditëve tona, do të vlerësohen nga kontributi që ata do të japin për të ngritur shpresën e popujve dhe të njerëzimit në lidhje me një jetesë më të mirë. Edhe pse disi i zgjatur në kohë, kam bindjen se kapërcimi i krizës do të jetë një zgjidhje e radhës, ndërsa parandalimi i krizave në të ardhmen, natyrisht, do të kërkojë gjithnjë e më shumë zhvillimin dhe përsosjen e institucioneve të ekonomisë së globalizuar,” vijoi presidenti.
Në kuadër të krizës botërore, Topi tha se duhet vëmendje e ndërhyrje në shmangien e praktikave të mashtrimit dhe korrupsionit politik.
“Sektori që kërkon vëmendjen më të madhe në lidhje me ndërhyrjen është lufta kundër mashtrimeve, gjë që kërkon më tepër fonde për krijimin e rregullave të reja që ndihmojnë në forcimin e ligjshmërisë për të luftuar dhe shmangur praktikat e mashtrimit dhe të korrupsionit politik, pasi miratimi “pas dasme” i ligjeve dhe rregullave të reja për të luftuar dështimet dhe gabimet do të ishte një humbje kohe e konsiderueshme dhe një kosto e tepër e lartë për korrigjimin e gabimeve. Globalizimi në të gjitha tregjet botërore u bë objekt i kritikave të ashpra në ditët e para të krizës aktuale, por kritikuesit përveç anëve negative të globalizimit, duhet të konsiderojnë edhe të dhënat burimore, të cilat dëshmojnë se dobitë e globalizimit janë shumë herë më të mëdha se sa kostot e tij, madje ato shtrihen përtej kufijve të ekonomisë në lidhjet pozitive reciproke të globalizimit me demokracinë,” tha Topi.
Në fjalën e Presidentit Topi zuri vend edhe Kosova, për të cilën u shpreh: “Më lejoni të përshëndes shtetin e pavarur të Kosovës, që brenda një kohe të shkurtër ka arritur progres në të gjitha proceset, duke ndikuar në paqen dhe sigurinë në rajon.”
� mt�����jnë së paku më të lehtë jetën banorëve të Kukësit dhe të Prizrenit duke mos u marrë taksa dhe për dhuratat e dasmave që i çojnë njëri- tjetrit. Mund të shikojnë mundësinë e funksionimit të sistemit të taksë- tatimeve mes dy vendeve dhe njohjes reciproke për të lehtësuar taksimin e dyfishtë që ndodh në disa veprimtari prodhuese dhe kështu do të bënin më shumë partnerë në biznes mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës. Mund të bënin të dy shtetet një fond për studentë të shkëlqyer të Shqipërisë dhe Kosovës dhe të jepnin bursa për ta në Prishtinë dhe Tiranë në universitetet cilësore respektive. Mundet që një student i Kosovës, që do të studiojë në Shqipëri, të kompensohet nga qeveria e Kosovës duke ia kthyer atij mbrapsht kontributin e familjes së tij në taksat për arsimin dhe me ato para të studiojë në Shqipëri, dhe e kundërta, një student shqiptar që do të studiojë në Kosovë. Mund të jenë ministrat shqiptarë dhe ata kosovarë më të hapur dhe të ndershëm në tenderët publikë dhe kompani respektive të punojnë në të dy vendet në punët publike. Mund të heqin monopolet e Lulëzim Bashës në fluturimet ajrore dhe të ringrenë një linjë me flamurin zyrtar shqiptar që të fluturojë Tiranë- Prishtinë, pasi akoma nuk e kemi. Por mbi të gjitha ta liberalizojnë këtë biznes, pasi tregu punon më mirë se mendja e ndryshkur e tyre. Nuk dua ta zgjas më tej listën e pafundme të punëve të përbashkëta që mund të bëjnë këta dy kryeministra. E vetmja punë e padobishme e tyre, biles qesharake, është ekzaltimi për një paçavure që e quajnë abetare të përbashkët historike. Ajo është një tallje e madhe, që nuk e hanë as kalamajtë që kishin dje festën e abetares.
Së treti, pashë një makth të madh për tu dukur doemos patriotë tek të dy kryeministrat! Çfarë u ka ndodhur vallë? Të jenë trembur nga rritja e valës së patriotizmit në Shqipëri dhe Kosovë kundër pazareve të tyre? Të kenë plan të nisin një konflikt me Evropën ngaqë nuk plotësojnë dot standardet që ajo kërkon? Mos duan të na mbushin mendjen se ne meritojmë këta udhëheqës dhe jo Perëndimin? I gënjen mendja. Po të mos ishte një patrioti modest dhe i papunë si Myslym Pasha, sot Sali Berisha do t’i kishte falur Greqisë 250 hektarë det. Tashmë po detyrohet dhe vetë të tërhiqet nga ajo dhuratë, por shija e hidhur e njeriut tinëzar që shet dhe atdheun për karrige të tij, mbeti. Koha e turpëroi. Greqinë e fortë që ai kishte frikë, tashmë po e shohim me brekë nëpër këmbë, nën deliret e njerëzve të rrugës dhe ekstremistëve antiperëndimorë. Tashmë atje as nuk ke kujt t’i servilosesh. Frika se dhe shqiptarët do të plasaritin pushtetin fallco të “baballarëve të Kombit”, duket se po i bën “patriotë akshami” në Prizren. Abetarja e patriotizmit të tyre nuk është e mjaftueshme që ata të marrin dëftesën e pjekurisë si patriotë shqiptarë dhe shërbëtorë të këtij vendi. E vërteta është se ata e ndjejnë se diçka i kanë borxh këtij vendi dhe kësaj shoqërie dhe po vrapojnë të alarmuar të shfaqen me një send të pavlerë në duar, me një bashkim artificial dialektesh dhe mendësish kulturore, me një bashkim artificial tekstesh që ngjan si një lugë supe, që sapo e gëlltit, e vjell përsëri. E sigurt është se këta njerëz as na bashkojnë dot me zor dhe as na ndajnë dot me zor nga njëri- tjetri. Shqipëria dhe Kosova do të zhvillohen ose jo, për shkak të vlerave të tyre dhe jo për shkak të udhëheqësve të tyre. Diversiteti mes tyre është pasuri dhe bashkimi artificial i vlerave është varfëri. Lëreni fëmijët e Kosovës të mësojnë me abetaret e tyre dhe ata të Shqipërisë me abetaret e tyre. Shqip mësojnë të dy palët dhe u mjafton për të kuptuar sa pak shqiptarë janë ata, që duan të mbulojnë hendeqet e hapura mes Shqipërisë dhe Kosovës përmes qindra miliona eurove që shkojnë për serbët, me letra abetaresh pa vlerë.
Jo mor burr, ca thu?!!! Ne kemi Vanin dhe Sali kapedanin ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html