Koreografi i njohur, Agron Aliaj, ndërron jetë pas aksidentit

17 Maj 2012, 12:23Politika TEMA

Koreografi i njohur, Agron Aliaj, ndërron jetë pak më shumë se muaj pas një aksidenti të rëndë. Aliaj u përplas më 7 mars duke dalë nga Teatri i Operas dhe Baletit, ku po zhvillonte prova për një premierë.

Artisti u dërgua në spital, ndërkohë që familjarët e tij akuzuan Ministrinë e Shëndetësisë për neglizhencë në trajtimin e tij.

Mësohet se Aliaj ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aliaj u përplas nga një makinë Audi A6. Familjarët kërkuan që ai të trajtohej jashtë, por autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se transporti mund t’i rrezikonte jetën.

10 komente në “Koreografi i njohur, Agron Aliaj, ndërron jetë pas aksidentit”

  1. Vlora says:

    ngushellime familjes per humbjen e njeriut te dashur…
    shqiperia humbi nje artist.

  2. mergimtari says:

    I pa harruar qofte mjeshtri i valles tradicionale dhe moderne shqiptare, iku dhe krye ikona e artit me sakte e perzune pabuksit e djeshem sot me foristrada.Paris

  3. anonimi says:

    Te na rojne Myqerem Tafaj e Aldo Bumci per t’i zhdukur deri ne fund ato pak vlera arsimore, kulturore e njerezore qe kane ngelur pastan nuk do te vuaje kush shpirterisht.

  4. Danilo Zeka says:

    Me keqardhje dhe dhimbje e mesova humbjen e prof tone te paharruar, mjeshtrit te madh te artit koreografik, Agron Alise.
    Prof. yne i madh do te mbetet pergjithmone ne kujtesen tone si mesuesi yne, njeriu i dashur e i perkushtuar, qe nxorri nga duart e tij breza te tere balerinesh, sot te shperndare ane e kend botes dhe te suksesshem. Une jam njeri prej tyre dhe jam shume krenar qe jam produkt i punes se palodhur te tij.
    I shpreh familjes ngushellimet me te sinqerta per humbjen e njeriut te tyre te dashur.
    I paharruar qofte kujtimi i tij!

  5. Emigranti_UK says:

    Me erdhi keq shume kur mora vesh lajmin. Ngushllime familjes Aliaj.
    Shteti shqipetar nuk kujdeset per poullin tone ato jane sherbetor te Serbise. Zoti i ndershkofte Sali Millosheviqin me ministrat e tij si edhe te gjithe deputetet me perjashtim te P Majkos

  6. Bardhi Tolabi says:

    Ngushellime familjareve te te nderuarit AGRON ALIAJ,per humbjen e tij si pasoje e nje aksidenti.Humbja e tij,eshte nje humbje e gjithe botes artistike Shqiptare,vecanerisht asaj koreografike,se ciles Agroni i dha shume si balerin dhe koreograf.Me respekt dhe konsiderate te larte per njerez te tille si AGRONI,te cilet jetuan dhe punuan me ndergjegje dhe pa shperblimin e merituar dje,nuk mund te mos shpreh urrejtjen per pushtetaret e sotem,te cilet nuk treguan kujdesin qe AI meritonte.Trajtimi i tij ne klinika te specializuara jashte shtetit,do te kushtonte shume here me pak se shpenzimet marramendese qe marrin pseudoartiste per koncertet qe organizon klani ne pushtet.Me cfare fytyre do te paraqiten,sot pushtetaret,ne homazhet qe do kryhen ne nderim te ketij artisti te madh?I paharuar kujtimi dhe kontributi i tij ne koreografine Shqiptare.

    1. une mbesa e tij says:

      pushtetaret? e kush erdhi aty per te bere nderimet qe meritonte ky Kolos i artit shqiptare!!!!! une dje ne homaxhe kam pare gjithe eliten intelektuale qe erdhi ta nderoje, kam pare lot te dhimbjes, sy te shqetesuar per kete humbje te madhe, por nuk pashe ndonje dhimbje ne syte e e atyre dy figurave shteti qe u paraqiten ne homazhe. Po Agroni nuk kishte nevoje per freskun e ketyre personave te vegjel, por per respektin e gjithe aty burrave qe i afroheshin dhe derdhnin lot dhimbjeje, atyre grave qe shtrnin doren ta preknin trupin e tij te ftote, e atyre nxenesve me te cilet punoi e u dha jete nga jeta e tij, dhe sigurisht qe lamturen e fundit ja dhame me nje duartrokitje te gjate e nxehte sic Ai e meritonte. Ja per kete kishte nevoje Agroni i madh, jo pushtetaret nuk iu deshen kurre ne jeten e tij. Lamture idhudh i jetes time te mjere.

  7. Andrea says:

    U nda nga te gjallet nje shqiptar i madh! ( E aksidentuan tmerrshem, sikur kastile sepse ishte nje personalitet qe gjallshem rezatonte nje pervoje dhe nje shkolle madheshtore si vete koha qe e formoi te tille, duke sfiduar moshen e trete)
    Nje humbje e madhe per Shqiperine! Sa pak po ngelen, sa po rrallohen Rezatuesit e Shqiptarizmes! Uroj nje dite qe te shtohen si ortek, dhe te shtypin pa meshire shqipfolesit e mjere, por teper aktive ne veprimet e tyre per tu pasuruar ne dem te Shqiperise dhe Kombit shqiptar!

  8. filan fisteku says:

    Ky eshte viktima e pare, e RrethRrotullimit te Lulit te bashkise! Jam arkitekt, dhe mendoj qe cdo qytet (aq me teper kryeqytet) duhet te kete nje shesh kembesoresh! Sheshi i meparshem i parashikuar nga Rama, ishte i tille, por nuk u realizua, per arsye te mos-realizimit te Unazes se Qendres. Kjo unaze nuk u realizua per 2arsye, 1. Duhej te prishej INSIGU tek 9kateshet (qe Sala nuk e lejonte kastile) dhe 2. U gjeten ca gure te vjeter te Kalase se Tiranes tek Kinema Millenium, dhe ajo rruge u be Pedonale (KEMBESORE)….keshtu deshtoi unaza! Kuptohet qe dhe Sheshi i Rames u demtua si zgjidhje! Me pas Sala, beri nje RrethRrotullim-LINES, (sepse maloket e cecenet donin te shkonin me Benzat e tyre te vjeter deri tek kali i Skenderbeut) qe vetem per kembesoret NUK eshte!!!! Nuk ka semafore por vetem vija te bardha qe shoferet nuk pyesin! PRANDAJ vdiq Koreografi i njohur! Ai eshte viktima e pare e RrethRrotullimit te Lulit (qe u shpall se do jete vetem per 3Vjet)!!!!!

  9. Ndricim says:

    Me vones dhe me hidherim te madh, morrem lajmin e vdekjes te Artistit te Popullit dhe mjeshtrit te koreografis shqiptare te ndjerit Agron Aliaj.Nga lidhjet dhe njohjet personale e familjare ruajme kujtimet me te mira te Artistit te buzqeshure e human.Kjo humbje e madhe do te ishte “plaga e 11 e Gjergj Eleze Alise”.
    Ngushellime familjareve, te afermeve, miqeve,kolegvedhe dashamireseve te artit per kete humbje aksidentale.
    I ndjeri AGRON? ME PUNEN DHE VEPREN E TIJ, Ju ka lenure nje emer te mire, e do te vleresohet ne kujtesen e te gjitheve edhe ne vazhdim.
    I paharruar qofte kujtimi i tij, dhe nga Strasbourgu, perulemi perpara kujtimit te tij.Ndricim XHELILI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje