Parlamenti Europian: Mbyllni në kohë reformën zgjedhore, zgjidhni një president që nuk do hapë probleme

16 Maj 2012, 20:06Politika TEMA
Parlamenti Europian: Mbyllni në kohë reformën zgjedhore, zgjidhni

Nga Arta Tozaj, TCH

Pas Komisionit dhe vendeve anëtare, edhe Parlamenti Europian po ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri, veçanërisht në lidhje me presidentin dhe reformën zgjedhore.

I djathti Eduard Kukan këshillon që të mos zgjidhet një president që do të sjellë më shumë probleme, ndërsa i majti Libor Rouçek thekson rëndësinë e mbylljes në kohë të reformës zgjedhore.

“Na duhen rezultate, rezultate konkrete. Dialogu politik është mirë, ne nuk presim që të gjitha çështjet të zgjidhen menjëherë. Por në anën tjetër nuk mund të vazhdohet kështu, pa fund, sepse koha fluturon shpejt e ju keni zgjedhjet për Presidentin”, thotë Kukan.

 

Pse është e rëndësishme mënyra si zgjidhet Presidenti?

Eduard Kukan: “Sepse çdo palë zgjedhje janë te rëndësishme për Shqipërinë, me atë histori zgjedhjesh që ka Shqipëria, e këtu vendi ka një mundësi të mirë për të treguar se drejtimi apo tendenca e re është e përhershme.

Zgjedhjet për President janë ndryshe, sepse votimi bëhet në Parlament. Por edhe në këtë rast ne presim që të dy palët politike të bëjnë përpjekje për të gjetur një person apo një personalitet, i cili do të jetë i pranueshëm.

Ndoshta jo të gjithë do të jenë të kënaqur, sepse është e vështirë të arrihet një President konsensual, por të paktën të gjejnë një person, një personalitet, i cili nuk do të krijojë probleme shtesë e të hapë çështje të reja.

Ne duam të shohim marrëveshje dhe zbatimin e marrëveshjeve. Marrëveshje që mbahen, të cilat qëndrojnë aty, e jo që të arrihen marrëveshjet e më pas ndonjë parti të thotë se nuk është më e kënaqur me të. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ne dëgjojmë lajme pozitive për reformën zgjedhore, e më pas dëgjojmë se paska probleme me përbërjen e KQZ-së, se ka probleme me kutitë, oh Zot, se kur mund të hapen ato apo jo, e gjithë këto çështje prapë. Mjaft më me “moshap kutitë” e “hap kutitë”, si në rastin e zgjedhjeve të mëparshme parlamentare.”

 

Libor Rouçek: “Miratimi i një ligji të mirë është diçka, e këtu do t’u rekomandoja të dy krahëve që të përqendrojnë tani të gjitha përpjekjet dhe energjitë për të pasur një ligj elektoral të mirë, i cili do të përmbajë të gjitha rekomandimet e bëra nga OSBE dhe ODIHR.

Por duhet gjithashtu që ky ligj i ri, kur ju të mbani zgjedhjet vitin tjetër, të kontribuojë për të përmirësuar procesin e zgjedhjes për Parlamentin e ri, që me fjalë të tjera, të mos kemi përsëritje të asaj çfarë ndodhi kur ju patët zgjedhjet lokale, apo ato parlamentare, ku pati dyshime e partitë nuk donin të njihnin rezultatin.

Për këtë arsye, është e rëndësishme që të kemi ligjin, e më pas sigurisht, na duhet të shohim zbatimin e tij. Këto janë çështje të rëndësishme si për statusin kandidat, edhe për më tej, sepse për të patur një shtet transparent e që të funksionojë mirë, ju nevojitet një administratë publike transparente.

Mbetet ende dhe pak kohë deri në raportin e progresit, ndaj shpresoj se Shqipëria do të punojë për këtë. E më pas, nuk do të varet shumë nga ne, nga Parlamenti, por nga Komisioni Europian, nga Komisioneri për zgjerim”.

Eurodeputetët kujtuan që Shqipëria duhet të japë rezultate konkrete dhe në kohë edhe në fushat e tjera të rëndësishme të përcaktuara nga Komisioni Europian.

5 komente në “Parlamenti Europian: Mbyllni në kohë reformën zgjedhore, zgjidhni një president që nuk do hapë probleme”

  1. feniks says:

    O ZOTERINJ TE EUROPES!!!
    NE SE NUK E KENI KUPTUAR,APO NUK DONI TA KUPTONI,SE E KEQJA ME E MADHE E SHQIPERISE ESHTE FAKTI SE KANE NE MES TYRE KRYEMINISTER SALI BERISHEN,NJE KUCEDER,QE PJELL VAZHDIMISHT PERCARJE,VRASJE,VJEDHJE TE VOTAVE DHE SUNDIM FASHIST!!!
    KY KOKETRASHE DHE SHPIRT ZI ESHTE I LUMTUR KUR SHIKON SI VUAJNE SHQIPTARET!!!
    HIQNI BERISHEN( mundesisht cojeni ne VARREZA0,qe ter shpetoje populli!!!
    Me Berishen ,ASGJE NUK KA PER TE NDRYSHUAR PER MIRE PER NE,NDOSHTA PER JU MUNDET NDONJE FAVOR(ndryshe do leviznit gishtin drejt tij,por kur flisni per nje te keqe,BARAZONI BERISHEN KRIMINEL ME RAMEN VIKTIME!!!
    ASNJE HERE NUK KENI PUNUAR PERR SHQIPTARET,POR PER SUNDIMIN E SALI BERISHES!!!
    JA,KJO ISHTE E GJITHA PALO DEMOKRACIA KAPITALISTE,QE NA PRUTE JU,NE KEMBIM TE RREZIMIT TE SOCIALIZMIT!!!!

  2. Donjet Liridoni says:

    Komentuesi “Feniks” ka te drejte: a cue peshe Evropa dhe Amerika dhe bejne thirrje pas thirrjesh. Kujt ia bejne? Spektri politik pergjithesisht eshte i qarte, i miredeklaruar.
    Tere keto thirrje behen vetem e vetem per nje njeri (sic), per Salibegun e Pare??! Vertet e cuditshme kjo BOTA DEMOKRATIKE!
    Dhe, kini per ta pare, qe si k…qe te terheq, ka per t’i terhequr te gjithe ne SKENARIN ME TE ZI qe i persillet neper mendje. Perse te mos i sillet, perse te mos i gjalloje?
    Cfare s’kaloi dhe ne kembe se ne kembe ky PERBINDSH, eshte e treta here qe serish sic duket s’do te na jepet statusi (ai vete eshte SABOTATORI me i madh) sa eshte kthyer ne mit i mosrrezimit nepermjet asnje rruge demokratike (sic shkruante B. Mane), nen bekimin e Evropes plake, te plakeruar, qe e coi dhe Greqine ne ate derexhe. Se Greqia per boten e qyteteruar nuk eshte Moldavi, as…
    Bota Demokratike, per here te fundit, duhet t’i tregoje kufirin te thana ketij te pabesi proverbial qe zvarritet e zvarritet, ne mos pyeteni Neritan Ceken se cfare u ka deklaruar ne 1997-en.

  3. paraziti says:

    te kapme e keni ju te europes, ose me dat 3 ose me dat 8! filloni numuroni me gishtat e dores!

  4. *king says:

    feniks Bravo ,je shum i zgjuar jepju ti mend ketyre te Europes se ato skan fare ,do e shqyrtojn shqetsimin tuaj

  5. Arjani says:

    O Europa e pist sa do u presim ju talleni me ne ju vrafte zoti i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje