Oketa e Biberaj, takim me Volfarth

16 Maj 2012, 17:04Politika TEMA

Drejtuesit e partisë më të re në vend, FRD, Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj, janë takuar gjatë ditës së sotme me kreun e OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth.

Ky takim shënon çeljen e dialogut të FRD-së me komunitetin ndërkombëtar në emër të njohjes së miqve dhe partnerëve të Shqipërisë me angazhimin e FRD-së si forca më e re politike në vend”, thuhet në një njoftim të FRD-së.

Në takim u shkëmbyen mendime rreth pikësynimeve strategjike të FRD-së për krijimin e klimës së nevojshme politike dhe bazën ligjore për të siguruar pavarësinë e institucioneve kushtetuese, në respektim të parimit themelor të demokracisë për ndarjen dhe balancimin e pushteteve, pa të cilat nuk arrihen dot as rezultatet e dëshiruara në luftën ndaj korrupsionit.

FRD ka theksuar në takim edhe angazhimin e kësaj force për të zgjidhur përfundimisht problemin e pronësisë si dhe atë të dëmshpërblimit e të integrimit të ish-të përndjekurve politikë”, thuhet në njoftimin e partisë më të re politike në vend.

Në takim janë diskutuar gjithashtu edhe dy çështjet kryesore politike në vend: reforma zgjedhore dhe zgjedhja e presidentit të ri.

7 komente në “Oketa e Biberaj, takim me Volfarth”

  1. Ben Chicago says:

    ky biberaj eshte me dinjitoz se topi apo oketa

  2. bushi says:

    Mister Chicago, ne kete subjekt politik te rilindjes se shpreses te shqiptaret ka shume dinjitoze. Ata nuk kane nevoje per gare sterkembash ndermjet tyre, sic ka ndodhur ne te gjitha subjektet e tjera ne keto 20 vite te demokracise se brishte ne Shqiperi, sidomos tek te dy te “Medhenjte”, ku lufta e klaneve (me mire bandave) ka qene tipari kryesor…
    Shqiptaret po i njohin dalngadale dinjitozet e FRD-se dhe nuk do te zhgenjehen prej tyre…

  3. Mondi says:

    mos u beni naiv mer njerez…nuk e kuptoni keta i paguan Sali Ram Berishe,,…dhe ky volarth a ca dreqin e seme e ka emrrin eshte i blere nga Berisha

  4. Andrea says:

    Vleresimet nuk behen nga ty o trapi cikagos.Mire komenton dhe jep mendimin tend po ce kete cigago o injoranti Kolonjes me banim ne Korce ,fshires oxhaqesh ne cikago.

  5. shkodrani says:

    FUTJA PORDHE E GRIJE SALLATE,SA TE KALOJNE EDHE KJO NATE
    Jepni ma mire nji pjate me qebap(qofte)nja dy shishe birre Korçet,hapjani televizorin te NEWS 24 edhe ai jau miraton te tana ça ti thoni ju:Ky asht nji zagar i Sali Pjeshkes

  6. mergim tari says:

    Thone qe gomari sjell fat. Ndoshta kjo eshte arsyeja perse FRD e ka nisur takimin me kete krijese, pasi nuk ka asnje arsye tjeter per te harxhuar kohen me nje qoftexhi…..

  7. Dike Mullai thote- says:

    Gjetet KISHE te faleni!!! Me siguri do t’u prij e mbara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje