Britanikët, fitues për Bulevardin e ri të kryeqytetit

16 Maj 2012, 16:28Politika TEMA
Britanikët, fitues për Bulevardin e ri të kryeqytetit

Këtë pamje do të marrë zona veriore e Tiranës pas 15 vitesh, të paktën sipas maketit të prezantuar sot. Zgjatimi i Bulevardit kryesor dhe të gjitha ndërtimet që do të kryhen deri në Lumin e Tiranës, do t’i referohen masterplanit të studios britanike “Grimshaw”. Juria ndërkombëtare e përzgjodhi atë si projektin më të mirë, por edhe më pak të kushtueshmin. Ndryshe nga finalistja tjetër “DAR Group”, studio britanike nuk ka pranuar të japë shifrën e përafërt të projektit. Megjithatë, burime zyrtare pranë Bashkisë bëjnë të ditur se “Grimshaw”i iu afrua kostos së kërkuar, 100 deri 130 euro për metër katror. Arkitektët britanike deklarojnë se pikat e forta të projektit që i bëri fitues janë ndërtimet e ulëta, sipërfaqet e mëdha të gjelbra dhe tre qendrat përgjatë Bulevardit. Sipas masterplanit fitues, bulevardi prej 1.8 kilometrash i gjatë do të ketë një gjerësi prej 60 metrash. Në të dy krahët e tij janë parashikuar ndërtesa dhe shtëpi të ulëta. Objekti më i lartë në projekt është Pallati i Drejtësisë, i cili do të jetë në qendër të sheshit të drejtësisë. Dy sheshet e tjera janë ai i kulturës, me kinema, galeri e objekte të tjera arti dhe sheshi tregtar me qendra biznesi e dyqane. Tre qendrat e Bulevardit janë ndërthurur me hapësira pushimi dhe sipërfaqe të gjelbra deri në të dy krahët e lumit të Tiranës. Në fund të këtij viti, firma fituese pritet të sjellë projektin e detajuar teknik dhe në fillim të 2013 parashikohet nisja e punimeve.

18 komente në “Britanikët, fitues për Bulevardin e ri të kryeqytetit”

  1. ismet says:

    po lene mor se sjan t’zot me ba kurgja as perkthyesi i kforit(nfakt ka qen spiun,erdhi me prokuroret te shtepija e verdhe)as doktorri,keshtu ne leter e ban gjithkush,

    1. O Ismetooooo , po shikojê more Hashimovicin tênd mos ia fut kodra mbas bregut, torollak

      1. wert says:

        O shqiptar i keq, o i paedukuar, o cte te them une ty o mjeran.
        Une bej nje vleresim te maketit te blvd, ti cke qe hidhesh perpjet? Me njeh zotrote?

        Po si nuk u mesuat te replikoni si njerez, o hajvane

      2. dulla says:

        mos ecni ju katnaret,mire do jete TIRONA,ju betohem,ju betohem,qe mire do jete

      3. daku says:

        po ja,me vjen per te vjelle me ju,greket

        1. wert says:

          Kurse mua me vjen per te vjelle me ju tiranasit e vitit 94, qe erdhet nga shpellat dhe e shperfytyruat qytetin tone

  2. merkuri says:

    me te kecen kane zgjedhur… keshtu pallatesh ka boll shqiperia… ta shpifin…

  3. Ben Chicago says:

    saliu do ta beje kete projekt pasi te mbaroje hekurudhen tirane pekin

  4. alket says:

    Nje shemtie e vertete,

    Me mire eshte tani se me kete projekt. Turp Tirana ka plot potencial dhe Arkitekta te mire.

  5. skenderi says:

    e dini si i kane thene shqiptaret kinemase ne hapat e para te saje;ENDRA NE BEZE,edhe kjo e lulzimes eshte ender ne beze,

  6. tourkofagos says:

    xhamija nuk po shikoj!!!!!

  7. Hasoni says:

    do marri lesht e hamomit sa te keni ne politik keta njerz primitive

  8. Edison says:

    Zbatimi pritet te filloje me 33 gusht te vitit qe kaloi. :p

  9. Kritiku says:

    Ne baze te cilit kriter u shpall fituesi? Nuk eshte bere akoma e ditur kostoja e ketij projekti, apo u shpall ashtu si “Rruga e Kombit”, qe akoma nuk dihen kostot deri ne perfundim te tij? Linja e tensionit te larte me Kosoven u anullua sepse gjoja kushtonte 7 milion me shume dhe “ministri” i ekonomise po na mbushte mendjen qe nuk mund te harxhonte kot leket e taksapaguesve dhe po luante rrolin e heroit kombetar. Tani qe kemi te bejme me nje abuzim te ri me permasa kolosale te buzhetit te qytetit te Tiranes, nuk po flet asnje “ekonomist” per kostot qe do te duhen te perballohen dhe nga do te vijne keto leke qe duhen te paguhen.
    Me kete Prokurori dhe keta gjykates qe kemi, ne na ka marre lumi per sa kohe ne te gjithe nuk ngrihemi dhe tua tregojme vendin qe ata meritojne.

  10. beso says:

    pa leke do e bejne kete Lule-vardin?

  11. kelmendasi says:

    Ne qofte se nuk e miraton Rama duhet te anullohet.
    Vetem Rama me burrin e Shamkut dine te ndertojne bukur.
    Edhe po qe i bukur ky projekt te mos zbatohet se e kane miratue keta te
    partise demokratike.Tirana u perket vetem komunisteve.Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje