Hetim mikeshave të politikanëve për pastrimin e parave

17 Maj 2012, 10:13Politika TEMA

Qeveria shqiptare ka miratuar disa ndryshime në ligjin për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, duke bërë pjesë të hetimit edhe miqtë e mikeshat e politikanëve. Disa herë ka pasur ankesa se janë pikërisht këta të fundit që pastrojnë paratë për politikanët. “Në fund të pikës 10 shtohet një fjali, me këtë përmbajtje: “Në këtë kategori përfshihen edhe anëtarët e familjes dhe lidhjet e ngushta shoqërore të personave të ekspozuar politikisht.”,” thuhet në vendimin e djeshëm të qeverisë.

Kështu, në rast se një mik apo mikeshë e një politikani bën një blerje apo një transaksion të dyshimtë, atëherë pjesë e hetimit do jetë edhe politikani i lartë që ka lidhje me të.

Megjithatë sërish mbetet një ligj, njësoj si shumë të tjerë, që nuk gjen zbatim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje