PD: Rama po kërcënon shqiptarët me bojkotin e parlamentit. Nuk pranojmë ultimatume

17 Maj 2012, 14:28Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, se kryeministri po bën shurdhin lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit.  Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së ka theksuar se kreu i PS-së Rama po kërcënon shqiptarët se ai do të rikthehet tek politika e bllokimit nëpërmjet bojkotit të parlamentit në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

“Zoti Rama në një seri deklaratash ultimative shprehet se ai do të bojkotojë parlamentin për të bllokuar sërish siç bëri dy vjet me rradhë procesin e integrimit, pasi ai nuk pranon kandidaturë për president nga Partia Demokratike, nuk pranon rekomandimet e ODHIR për procesin e votimit dhe kërkon që kryetarin e KQZ-së ta përzgjedhë me Ombudsmenin e tij”, thekson PD-ja.

Më tej në deklaratën e saj, Partia Demokratike thekson se vlerëson angazhimin e opozitës në reformën zgjedhore dhe votimin në Parlament të kodeve dhe ligjeve, që prej dy vitesh, mbaheshin peng politik në Parlament dhe nuk votoheshin nga opozita, vetëm e vetëm, për të bllokuar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.

Partia Demokratike i deklaron edhe një herë z. Rama se ajo mbetet e vendosur dhe e hapur të bashkëpunojë në parlament me opozitën për zbatimin e rekomandimeve të ODHIR per zgjedhjet, si dhe është e gatshme të nisë në afatin kushtetues negociatat per zgjedhjen e kreut të shtetit në respekt të plotë të frymës dhe gërmës se ligjit themelor të vendit”, ka theksuar zëdhënësja e PD-së.

Ajo ka shtuar se PD-ja nuk pranon asnjë ultimatum dhe aq më tepër deklaratat e zotit Rama se ai nuk do të pranojë kandidat për president nga Partia Demokratike, sepse në logjikë dhe mëndësinë e bllokmenëve të rinjë, demokratët janë armiqë të sojit të tyre.

 

11 komente në “PD: Rama po kërcënon shqiptarët me bojkotin e parlamentit. Nuk pranojmë ultimatume”

  1. Enzo says:

    Po sa kohe ju duhet per kodin zgjedhor se po cmendni boten me genjeshtrat tuaja. Ju nuk doni evropen dhe beni gallate se gallaten doni. Dita po vjen dhe do piqeni te gjalle ne urrejtjen e popullit, mjere ju.

  2. fule says:

    Kur do pastrohet PD nga bllokmentet e saj dhe krye-bllokqeni? Kurre ?

    1. Ben Chicago says:

      Ti fule duhet te kesh qene ndonje sekretar byroje ne ndonje kooperative,se ata ishin tipik injorant komunist si puna jote.Mund te tregosh nje nga PD qe ka qene ne bllok??.Lum Ed piktori me ty.

      1. Ben Chicago says:

        saliu yt ka qene doktor i bllokut
        do me per belulin

      2. NjeQytetarOptimist says:

        Ju nuk i keni ne bllok, por me bllok..Rajmonda Bulku, Arben Imami, Lulzim Basha e me shume se trecereku i deputeteve te PD-se shifi pak nga vijne shifi..Ishin ajka dhe punonjesit e komunizmit mor qafir…

        Flasim per Komunizmin pak o Ben…

        Por si mund te flasesh ti per komunizmin, kur aty ku vendi qe ti jeton (Fanari i Kapitillizmit) ka $960 Billion borxh nga Kina..?? Po ti c’do gje qe vesh more kopuk, ktheja pak tiketen e shife ku eshte prodhuar e deri tek letra qe fshin te ndenjurat..C’do gje qe aty ku jeton pervec ajrit qe thith, e ke nga Kina…Dhe ti quhesh vend kapitillist ??

        Boll fole per komunizmin o shtatanik se i ka borxh gjysma e botes…Se te ngrihet ai komunizmi e ti kerkoj borxhin, Japonise, Gjermanise e Chikagos, na del qe Kina Komuniste ka blere gjysmen e globit…

  3. geno says:

    PD dhe PS jane nje monster, keta kane mision te perbahsket serbo-grek per ta lene Shqiperine jashte BE dhe pike. Jane vetem lojera qe populli nuk i ha me. ndaj bej thirrje: te ngrihemi e te djegim per se gjalli familjarisht keta anti-shqiptar qe po na mbajne peng dhe po na shkaterrojne si popull.

  4. durrsaku says:

    pse nuk e lene te zgjedhin xhozin dhe ristanin e mbaron ky qamet.

  5. Kol .Tivari says:

    PD-ja nuk asht shqiperia.Shqiptaret nuk jane Sali Krimi.Ti moj mantenuta e PD,mos thuej se Rama kercenon shqiptaret,por ai po kercenon diktaturen fashiste,qe komunistet dhe spiunet e sig te shtetit,kan instaluar ne shqiperi.Mos fol moj vegel kurve ne emer te shqiptareve,sepse ata jan gati me ju fut flaken.Edi Rama asht kujtu vone,prandaj sa ma pare ai duhet te therrase popullin ne betejen finale kunder sekretarit te PPSH-se,qe ka uzurpu demokracine,duke e kthyer ne Shkerdhatokraci

  6. Baca says:

    Kjo me duket me shume si qarje sesa si tregues force,pd po behet gati te marri valixhet dhe te gjeje justifikimet te Edi,po me vjen keq per kete parti te te varferve qe po na le shendene ne kohe krize,sigurisht me shume me vjen keq per BEN CIKAGON se nuk ka ke te komentoj

  7. adi78 says:

    po kjo pd sikur perfaqeson te gjithe shqiptaret perfaqeson nje te cmendur kriminel me nje grup jenash cdo deklarate dhe prononcim qe bejne vetem percarje sjellin,pd ka 22 vjet themelim dhe as nuk kan ndermend ta moderojn dhe ta civilizojn fjalorin por perdorin gjithmone flale kercenuese thyese nje nivel shume i ulet ku ndigjon puce mashtrime trillime e lloj lloj ndyresirash,e car te mirash pret nga kjo shpk e ashtuquajtur pd…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje