Lëvizja Mjaft ka protestuar para selisë së Presidentit në Tiranë, për t’i kujtuar politikës shqiptare se posti i Presidentit nuk është një lavatriçe për figurat e njollosura të politikës shqiptare. Përmes disa bluzave T-Shirt, ku duken fytyrat e njollosura të Nanos, Metës dhe Topallit, lëvizja Mjaft ironizoi përpjekjet e politikës shqiptare për të ricikluar figura të konsumuara në krye të shtetit.
“Pazaret mes kampeve politike majtas dhe djathtas për zgjedhjen e Presidentit të Republikës po cenojnë moralin dhe domethënien e postit më të lartë shtetëror. Sot emri i kreut të shtetit po mundohet të përcaktohet përmes riciklimit të personazheve të njollosura si Ilir Meta dhe Fatos Nano, apo përmes promovimit të zyrtarëve tashmë me dëshmi paaftësie për të mbështetur konsensusin dhe për të mbrojtur paanshmërinë e interesit të përbashkët siç është Jozefina Topalli. Tashmë në sytë e gjykatës së opinionit publik është provuar në mënyrë përfundimtare dhe të pakundërshtueshme se çfarë përfaqësojnë secili prej tyre”, thuhej në deklaratën e tyre.
Më poshtë Mjaft theksoi se procesi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës mbështetet mbi parimet e shumicës jopartizane dhe mbikëqyrjes së rolit demokratik të institucioneve.
“Në tenderin e Presidentit të sotëm nuk përfshihen këto kritere. Vullneti i shumicës së shqiptarëve, votues ose jo, nuk përfaqësohet nga ryshfeti politik. Në Shqipërinë ku të gjitha palët flasin ditë e natë për korrupsionin nuk është e pranueshme që të gjitha palët që flasin për korrupsionin, të përfshihen në këtë aferë të madhe korruptive, përfshi këtu edhe ata që e miratojnë në heshtje.
Ne, nën petkun e thjeshtë të qytetarit të përgjegjshëm, e kemi për detyrë ta kundërshtojmë çdo marrëveshje që riciklon në procesin e emërimit të Presidentit të Republikës, figura të njollosura si individët e përfshirë. Ne gjykojmë se parimi i kompromisit politik me çdo kusht dhe i stabilitetit të korrupsionit nuk mund të legjitimojë asnjë lloj nëpërkëmbjeje të parimeve të demokracisë.
Kemi qenë gjithmonë kundër zhvlerësimit të postit të Presidentit që në Maj të vitit 2008 në zgjedhjen e tij nga vetëm një shumicë e thjeshtë deputetësh, ndaj dhe kundërshtojmë një zgjedhje të tillë. Ne besojmë se shtrëngimet e duarve dhe buzëqeshjet para kamerave nuk mjaftojnë e as munden të pastrojnë njollat e së shkuarës dhe të së tashmes”, përfundon deklarata e Mjaft.
shume pak, per nje nisem te tille. Nje shoqeri qe nuk reagon nuk ka sesi te meritoj me te miren.
Blegerini mi dele, kullosni mi dele! President do behem une!
Kauza e ketyre te rinjve eshte NOBILE!
Demonstrimi eshte shume domethenes!
POR!: vetem 10 vete!
Vetem 10 njerez jane te gatshem te protestojne kunder llumit!?
A e shikoni,a e merrni vesh’ cfare populli leshi qe JEMI?
Shko edhe ti beheni 11,vij edhe un behemi 12,therrasim edhe miqt tan behemi 100,miqt tan therrasin miqt e tyre behemi 500….. Deri sa t’behemi 10.000 edhe ta rrezojm Sali Bordellon.
Pjesmarja tregon organizimin e dobet dhe mbeshtetjen e paket.Spontanisht nuk mund te mblidhen njerez,vetem kur shtyp ndonje makina.
Kjo eshte nga te rrallat proteste ne bote ku numri i policeve eshte me i madh se i protestuesve.Ajo qe nuk arrij te kuptoj eshte se kush do ti marri ato 3 legenat plastike me i cu tek shtepia.Me duket se nje nga policet qe ka nipin ne chikago ja ka vene syrin dhe legenave dhe bluzave.
Me gjunah po me vjen per njerin qe ka ne plasmas buken me vehte.
O Tema nuk kam ku te pyes tjeter pse nuk keni shkrue per Darken e Rames me Arvizune?
Kur shkoji per darke tek Basha Arvizu shkruat edhe biografine e gjate te Bashes.
Ju lutem na njoftoni kur u takuan oren e sakte si ne rastin e Bashes dhe biografine e Rames si ne rastin e Bashes.
Ju lutem mos heshteni.
Po presim te na kthielloni mendjen cfare u bisedue more aman.
or mahmut tivari
Nuk ke nevoje me u kthjellu se ke ken i kthjellet qe kur rrije
prapa enverit dhe para ramizit dhe po hiqesh si desident se ke vujt ne ate kohe se ti jepjte nexhmija petlla te nxehta nuk i ftohte nje cike perpara.
Sa per Ramen me Arvizune po tregohesh shume i trashe.Edi Rama u vra si politikan ne 21 janar.Ky i shkreti tani e ka kuptuar qe k/m shqiperise ate dite ishte arvizu dhe berisha ishte komandant garde.Hajt mos boj hajgare
qe nuk shiqon yjet ne ngjitje.Mire se gomari ngordhi por nuk e le rehat dhe mahmuti.
Jemi katandisur si mos me keq ja si veprohet ne shqiperine tone:Kandidatin per deputet e zgjedh partia duke i vene ne zona te ndryshme ku se njeh njeri populli voton mer nje grusht miell dhe nja 20 euro dhe ja ku u zgjodhe besniku i partise,shkon ne parlament deputeti fiton nje thes me para ja ku u zgjodhe dhe presidenti mendoni o popull per partite se ato e regullojne vendin dhe juve,populli ngahera eshte quajtur turme qe udhehiqet nga kollaret mjafton nje cope buke me kripe per popullin,duhette presim derisa kaubojsat tane te mbushin mire thesat te behen kapitaliste pastaj eshte radha e juaj o popull.
Kete riciklimin ta kishit pasur me kujdes kur dolet bashke me Berishen. Kurse persa i takon plehrave, organizata “mjaft” eshte burimi me i madh i plehrave. Po infekton PS, LSI, dhe kudo ku ka futur plehrat made in mjaft
nuk mblidhen shume qytetare se kane frike se mos perseritet 21 janari,sepse Saliu eshte bere me keq se Enveri me banden e tij
saliu eshte si nje cope m.t ne kepucet e enverit
Po keta mire e kane me kete qe kane bere por puna eshte se duhet te ndryshojne organizate se po jane trashegimtaret e erion velis me shoke duhet edhe keta ti futesh ti lash si ato bluzat.
Mjaft me 14 veta hahahahah qesharakeik e bleni shkume dhe ca brisqe se me ju Saliu nuk rruan as 1 qime.
Edhe Ver Llapa eshte ne gjendje te mbledh tre veta per te protestuar!
Presidenti eshte Zhozi, Kryetar parlament ishte Meta, ndersa Rama ka zhigun ge mori nga takimi me Meten!..
Mire qe ai(Rama) beri budallallikun, qe vete ndryshoje kushtetuten per zgjedhjen e presidentit, por tani shkon e takohet me Meten ne ferrat e Lalzit. Kush fitoi ketu?! Saliu, dora vete!
Me ate kryetar opozite qe kemi, dy gjera duken qarte:
1-Do na duhet te meremetojme piramiden se do na duhet per Saliun njatje ma vone.
2-Ne veren e vitit tjeter do ta gjejme Edin duke henger makarona ne rrethinat e Parisit.
MJAFT ka harruar Saliun dhe riciklimin e atyre deputeteve plehra te djathtas e majtas cilet kane qysh nga viti 1992 ne paralament