Garë përfitimesh politike dhe nga… tragjedia!

22 Maj 2012, 18:56Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Mbasdite e datës 21 maj 2012. Ishin orët e pas tragjedisë së Himarës. Familjarët e studentëve që ishin në atë udhëtim tragjik, përjetonin gjithë tmerr situatën e krijuar, duke pritur me lot pasojat e aksidentit, emrat e viktimave. Gjithkush e të gjithë së bashku luteshin për “FAT”. Shqiptarët krejt natyrshëm krijuan ”frontin e solidaritetit”, duke ndihmuar maksimalisht me mjete transporti, me dhurim gjaku, me mbështetje shpirtërore në zbutjen e pasojave të kësaj fatkeqësie. Edhe pse siç thotë populli, në raste të tilla “nuk është vendi e kuvendi për të treguar nderet dhe hyneret e bëra”, politika dhe politikanët shqiptarë nuk nguruan ta bënin këtë “TURP”, për të treguar se “çfarë kishin bërë” në këtë rast. Me një “finokëri” ekstra djallëzore e tinzare, ata tentuan të përfitonin “kredite” politike secili për vete e për forcën e tij politike, duke shfrytëzuar në mënyrë të pacipë tragjedinë e rëndë që ndodhi në Himarë, me jetët e studentëve. Madje e bënë këtë TURP përfitimi politik, duke përcjell “kontributet”, “dhimbjet”, por edhe shfajësimet e tyre publikisht me kronika e intervista të porositura enkas me media. Ndërsa familjarë, profesorë, shokë të studentëve mjekë, infermierë, banorë të zonës ku ndodhi aksidenti dhe qytetarë të shumtë, po përjetonin prej orësh ankthi dhimbjen e madhe, politikanët në mënyrë të paskrupullt si të ishin në fushatë elektorale, garonin tinëz e qëllimisht kush e kush të shfaqej sa më shpesh me fytyrë e “bëma” në ekranet e mediave. Pa bërë komente, po citojmë pjesë nga kronikat e garës së politikanëve shqiptarë, për të përfituar “vlera” edhe nga kjo tragjedi:

 

– Televizionet “KLAN”, “TVSH” e “ABC” : Zyra e kryeministrit, njofton shqiptarët se kryeministri Sali Berisha ndërpreu urgjent vijimin e punimeve të Samitit të Çikagos dhe është duke u kthyer në Shqipëri. Por Samiti, kishte përfunduar 3 orë e 20 minuta më parë se momenti kur kishte ndodhur aksidenti, ndërkohë që kryeministri ishte në takim-kafe “propagandistike” të lobuar me një grup shqiptarësh të diasporës në Çikago.

 

– Televizionet “KLAN”, “TVSH” e “ABC” : – Kryetarja e kuvendit zonja Jozefina Topalli, gjithë ministrat dhe deputetët e mazhorancës, sipas një plani të detajuar, gjenden në vendin e tragjedisë dhe në qendrat spitalore, duke kontribuar për të lehtësuar pasojat e tragjedisë.

 

– Kronikë televizive: Pamje ekskluzive, duke treguar hipjen e disa ministrave të “përlotur” në helikopter, për të shkuar me urgjencë në vendin e tragjedisë.

 

– Kronikë televizive: Flet kryeparlamentarja Topalli: – Qeveria është ngritur e gjitha në këmbë dhe po bën gjithçka, kemi marrë të gjithë masat, jemi pranë njerëzve në fatkeqësi.

 

– Kronikë televizive: Shfaqet kryeparlamentarja Jozefina Topalli në vendin e tragjedisë dhe njoftohet se kryeparlamentarja, së bashku me disa zyrtarë të lartë të kuvendit dhe disa ministra të PD kanë dhuruar gjak.

 

– Kronikë televizive: Flet kryetari i LSI: – Ne jemi këtu, për të bërë të pamundurën që të kaloj me sa më pak pasoja kjo tragjedi. LSI ka dërguar qindra të rinj të LRI në spitalin Ushtarak dhe në spitalet Himarë, Vlorë e Sarandë për të dhuruar gjak.

 

– Kronikë televizive: Flet Monika Kryemadhi:- Tragjedia na ka pikëlluar shumë, sidomos mua që jam nënë. LSI po bënë gjithçka është e mundur për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë, duke organizuar grupet e të rinjve për dhurimin e gjakut dhe duke qëndruar pranë të plagosurve e familjeve të viktimave. Unë si nënë, nuk i çoj kurrë fëmijët e mi në ekskursion me autobus, nuk kam besim.

 

– Kronikë televizive: Kreu i opozitës Edi Rama, niset urgjent për në spitalin Ushtarak dhe së bashku me disa deputetë të PS dhuroi gjak për të plagosurit.

 

– Njoftim zyrtar i PD: – Deputetët dhe drejtuesit e PD të qarkut Vlorë, u gjendën që në momentin e parë të aksidentit pranë studentëve, duke kontribuar për të shpëtuar jetët e studentëve.

 

– Njoftim zyrtar i PS: Deputetët dhe strukturat e PS të qarkut Vlorë, që prej momentit kur ndodhi aksidenti e në vazhdim, gjenden në vendin e tragjedisë, duke u bërë pjesë aktive e ndihmës maksimale për të shpëtuar jetët e të rinjve studentë.

 

– Njoftim zyrtar: – Ministria e Brendshme, me porosi të veçantë të kryeministrit Sali Berisha dhe nën kujdesin e ministrit Bujar Nishani, ka vënë në dispozicion 7 helikopterë dhe gjithë mjetet e policisë së shtetit, si dhe ekipet zjarrfikëse të rretheve Vlorë, Sarandë.

 

– Njoftim zyrtar: Me porosi të posaçme të kryeministrit Sali Berisha dhe nën drejtimin e ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, janë vënë në Spitalin Ushtarak janë vënë dispozicion 60 mjekë e 150 infermierë, janë prenotuar spitalet private dhe janë në shërbim të plotë me gjithë nevojat mjekësore spitalet Himarë, Vlorë e Sarandë.

 

– Njoftim zyrtar: Me porosi të posaçme të kryeministrit Sali Berisha dhe nën drejtimin e ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj, janë marrë masat që të bëhet e pamundura që kjo tragjedi të kalojë me sa më pak dëme e dhimbje.

 

– Kronikë televizive nga Vlora: Dega e LSI Vlorë gjendet pranë të plagosurve, duke ndihmuar të plagosurit në bashkëpunim aktiv e të specializuar me drejtorinë e spitalit Vlorë (drejtor i spitalit Vlorë është Shkëlqim Selami, i LSI)

 

– Kronikë televizive: Flet Sokol Olldashi: – Rruga ka qenë e mirë sepse është rikonstruktuar. Nga informacionet që kemi, nuk ka qenë shkak rruga për aksidentin. Mendohet se ka qenë një humbje vëmendje e shoferit.

 

– Kronikë televizive: PDIU njofton se gjendet me kontributin e saj për dhurim gjaku e mbështetje pranë të plagosurve dhe familjeve të viktimave.

 

– Kronikë televizive: – Partia “Balli Kombëtar Demokrat”, përjetoi me dhimbje tragjedinë e Himarës dhe gjendet pranë familjeve të viktimave e të plagosurve me mbështetje për çdo nevojë që ata kanë dhe kërkon nga qeveria dhe institucionet e specializuara, të bëjnë çmos për të shpëtuar jetët e të plagosurve.

NO COMMENT!

6 komente në “Garë përfitimesh politike dhe nga… tragjedia!”

  1. Halli na ka zene says:

    Nuk e kuptoj se si mund te ndihmonte DIZENJATORJA, e politikanet e tjere ne vendngjarje, perveçse duke bere rrush e kumbulla parate e taksapaguesve shqiptare, me udhetimin me helikopter. Ate helikopter duhet ta mbushni me mjeke e infermiere e jo me kurva e bajga.
    Ngushellime familjeve te viktimave

      1. Taraboshi says:

        Lum na per kyt sokolesh te partis. Me na fal o popull po kjo s’di cka ban.

  2. Labi Vlore says:

    Jam kundra atyre qe shprehen se sot eshte dite zie kombetare dhe per rrjedhoje nuk duhet te shprehemi e te flasim.Jo zoterinj.E kunderta.Duhet qe gjithe opinnioni tr kerkoje llogari dhe sqarimet perkatese se perse rruget Shqiptare pergjate tyre jane te tejmbushura me Lapidare.Cilesite e tyre teknike te mjerushme.Ne rrugen Ne Fushkruje ka viktima cdo dite.Per spitalet pastaj nuk shprehem fare sepse ato i ka modernizuar LSI e Ilir Metes me urdher durekt te komandantit doktor Drakula.

  3. mergimtari says:

    Kur ndodh nje fatkeqesi zakonisht beheshim bashke , por kohet paskan ndryshuar sepse nuk paska me njerz qe u bekan bashke , jane pluraliste kafshet politikan qe bejne pazar me jetet e femijeve shqiptar se per vehten e tyre nuk jane djegur dhe nuk na thote zemra ti mallkojme me shpirt , kjo eshte mungese humanizmi ,,tradite nuk ke çfare thua per keta vemje qe presin çfare do u thote bajraktari si te veprojne dhe kur ai ndodhet larg , aparat shtetror prej kartoni . Paris

  4. RALDI says:

    Sipas kryetares TOPALLI…aksidenti ka ndodhur pasi shoferi eshte qelluar nga afer me nje cader-pistolet..si ato te 21 Janarit…ku u vrane 4 demostrues..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje